Dr. Durim Çaça: Promovohet monografia “Shqiponja e lirisë, Indrit Cara- “Kavaja”, nga Muharrem Shqarri

Promovohet monografia “Shqiponja e lirisë, Indrit Cara- “Kavaja”, nga Muharrem Shqarri

INDRIT CARA- “KAVAJA”, NGA E KA BURIMIN NJË SHPIRT HEROIK?

Veprimtaria u mbajt në sallën e konferencave të Ministrisë së Mbrojtjes, Tiranë

Nga: Dr. Durim Çaça

Një djalë, pa mbushur 30 vjet, emigrant në Londër, lë kryeqytetin e mrekullueshëm perandorak britanik, arritur dhe integruar atje me sakrifica e mundime, (ëndërr e çdo të riu të vendeve në zhvillim të botës së tretë) dhe ikën në një luftë, mijëra kilometra larg, në një plojë të përgjakshme që Ballkani i ka të përherëshme, (por aq afër zemrës së tij), lë punën e mirë, kitarën e këngëve të mbrëmjes, futbollin, shetitjet londineze të dielave me diell, me skaf, në lumin e Tejmzit, dhe takimet, ndoshta, me të dashurën e re, lë gjithë projektet ëndërrimtare të djalërisë dhe shkon e vritet në moshën më të bukur të rinisë së tij!
Nuk ishte as nga stratiotet e hershëm, as nga vegimtarët e ndonjë urdhri kalorsiak, as nga harkëtarët e famshëm gjenovezë të Europës mesjetare, as nga husarët me krahë të mërgimtarëve polakë, as nga heshtarët e shkëlqyer gjermanë, as nga divizioni i dhjetë mijë mercenarëve grekë, as nga konditierët e furishëm banditeskë të Italisë, as nga tigrat fluturues të veteranëve aviatorë amerikanë, as nga heshtarët e jashtëzakonshëm zviceranë, as nga kuturisësit gjakësorë e aventurierë të ushtrisë së sotme private ruse “Vagner”, nga asnjë lloj formacioni të fshehtë militarist, mercenarizmi e luftëtarësh me rrogë, grupesh okulte paraushtarake dhe kompanish sipërmarrëse luftarake private, të hershme e të ditëve tona.
Në zemër të çdo inspirimi, shpirtërimi që dridhet sikur një zjarr, gjithmonë është një lloj forme e frymëzimi e pranisë së tij në botë. Dhe jeta e këtij heroi të pabujshëm kishte si prani të saj në botën e kohës sonë, frymëzimin e lirisë për kombin e vet.
Këtë rrahje zemre të kësaj jete e shpirtërimi rreh të shpërfaqë monografia historike e studiuesit tashmë të njohur, Muharrem Shqarri, “Shqiponja e lirisë, Indrit Cara, -Kavaja”, (Botimet Toena, 2024), mbështetur në shënimet, shkrimet dhe refleksionet thellësisht njerëzore të të atit të heroit, Lulzimit, (kthyer në vetën e tretë, nga autori i këtij libri), brenda dramës së dhembshme të tij e të familjes së vet, dramë sa e madhërishme si akt flijimi në emër të lirisë së shqiptarisë, që ngjall krenari për gjithëkënd, aq dhe tronditëse dhe ngashëryese për prindin e zhuritur nga malli për birin në mërgim prej shumë vitesh, publikim që përfshin dhe mbresa, vlerësime e nderime të më se 50 bashkëluftëtarëve dhe eprorëve të Indritit si dhe të dhjetëra shokëve të tij të fëmijërisë, rinisë dhe viteve arsimore në shkollat ushtarake “Skënderbej” dhe në atë të akademisë për oficerë e që paraqitet si vepra më e plotë dhe më emocionuese, kushtuar Dëshmorit tonë të Kombit. (Ngaqë dhe në zemër të çdo shkrimi, që dridhet sikur një zjarr, gjithmonë është një lloj forme e pranisë së tij në botë).
Shpërfaqur në disa projeksione, heroi del i plotë në përmasat e qytetit të lindjes, Kavajës, me sokëllimën e saj të revoltës dhe protestave popullore për liri politike dhe demokraci shoqërore, ndër të parat protesta në Shqipërinë komuniste të kohës; në përmasat e fisit dhe prejardhjes së tij familjare të traditës atdhetare me stërgjyshin Mustafa Cara që ngriti flamurin e Pavarësisë më 27 nëntor 1912, në Kavajë; në përmasat e idealistit në emigrim, të kontakteve me përfaqësues të UÇK-së në Britani; në përmasat e përballjes së vet me zjarrin dhe gjakun e luftës, si pjesë e “partisë” së heroizmit kombëtar dhe, së fundi, në përmasat e lavdisë së tij prej heroi të lirisë, projeksione që po i paraqesim në një pamje të vetme, si të një imazhi e tabloje të përjetshme.
“Për mësuesit, kujton mësuesja e shkollës së mesme “Skënderbej”, Sanije Tabaku, nxënësit që mbeten në mendje janë ata që kanë shkëlqyer në mësime. Në këta nxënës bënte pjesë dhe Indriti, një djalë i sjellshëm, me një edukatë shumë të mirë familjare, shquhej për pasion të veçantë në shkencat shoqërore, bënte pjesë dhe dallohej në rrethet shkencore si në atë të gjeografisë, ku i pëlqente gjeografia botërore, por merrte pjesë gjallërisht dhe në rrethin e fizikës…”.
“Në mars 1990, Kavaja kishte marrë në dorë flamurin e lëvizjes demokratike. Më 25 mars të këtij viti, në stadiumin e këtij qyteti, në ndeshjen “Besa” –“Partizani”, në minutën e 80-të, shpërthyen për herë të parë thirrjet, që do të jehonin më pas, si kushtrim, në të gjithë vendin: ”Poshtë diktatura!”, “Liri-Demokraci!”, “Poshtë komunizmi!”, Enver-Hitler!” dhe të nesërmen, në sheshin kryesor të Kavajës, demostrata e parë antikomuniste në Shqipëri, me thirrjet: “Duam pluralizëm!”, “Poshtë Nexhmije Hoxha!”, “Liri-Demokraci!”, etj…Më pas protestat u përhapën në të gjithë vendin. Indrit Cara nuk iu bind urdhrit të komandantit të Shkollës së Bashkuar, (Akademisë ushtarake) për të shkuar, të organizuar si formacion luftarak, për të shtypur lëvizjen studentore në qytetin “Studenti”, dhe protestat popullore në qytete të tjerë të vendit, sepse ata që ishin ngritur në revoltë, nuk ishin armiku, ishin vëllezërit, motrat, baballarët tanë. Dhe ai nuk do të shkonte kundër atyre që protestonin për të drejta e demokraci…”.
“Në nëntor 1995, një vit pasi Indriti, kishte shkuar nga Italia në Londër, ai takoi, në një veprimtari nderimi përkujtimor, të titulluar “Të paepurit”, (për dy veprimtarë udhëheqës ilegalë të viteve ’80, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazlliu dhe drejtues të LPK, (Lëvizjes Popullore të Kosovës, krahu i armatosur i së cilës ishte UÇK-ja, që u shfaq publikisht, më 28 nëntor 1997), të vrarë nga serbët, më 3 nëntor, 1989), dr. Pleurat Sejdiun, drejtuesin e LPK, në Britani, teksa sillte në mendje, gjatë kësaj veprimtarie, proverbin e moçëm shqiptar: “Kush kujtohet, nuk harrohet”. Dhe, në fillim të vitit 1998, u anëtarësua dhe ai në LPK. “Kjo është dita më e lumtur e jetës sime”, u shpreh Indriti, sipas kujtimeve të dr. Sejdiut.
“Të dashur redaktorë të gazetës “Zëri i Kosovës”, do t’i shkruajë Indriti nga Londra, gazetës në fjalë, që shtypej në Zvicër, më 8 dhjetor, 1997, duke vijuar më tej në artikullin dërguar kësaj gazete: Ju lumshin duart juve që me punën tuaj të artë përpiqeni të rizgjoni ndërgjegjen, shpresën dhe krenarinë e kombit tonë të shumëvuajtur. Gjithashtu, iu lumtë dora trimave të UÇK-së. Aksionet luftarake të UÇK-së na e ngrejnë lart moralin dhe na bëjnë optimistë për të ardhmen, ne shqiptarëve kudo që jemi! Siç shihet, kanë më tepër efekt nëpër botë aksionet e UÇK-së, se sa politika paqësore, përulëse e nënshtrimit…Shqiptarëve dhe, sidomos, pjesës më nacionaliste të kombit tonë, kudo që ndodhen, iu them që nuk është terrorizëm të luftosh kundër pushtuesit, por një detyrim i madh ndaj vetes, familjes, atdheut, për të gjithë ata që në dejet e tyre kanë gjak shqiptari…Për të gjithë ne, liria e Kosovës dhe bashkimi kombëtar do të jenë çelësi i përparimit dhe i fuqizimit të kombit shqiptar…Të ndihmojmë UÇK-në, këtë filiz shprese, force dhe krenarie, që të rritet e forcohet dhe, si një lis madhështor, t’i bëjë ballë shtrëngatës serbe…”.
“Komandant “Kavaja” u gjend në mesin e luftëtarëve të UÇK-së, pikërisht në kohën e mobilizimit të përgjithshëm, mars-prill, 1999. Hyri në UÇK, mu atëhere kur nëna Shqipni, i thirri bijtë dhe bijat e saj për t’i dalë zot. Ai e ndjeu thirrjen e nënës dhe menjëherë iu përgjigj, rroku armët dhe iu bashkua luftës çlirimtare që po bëhej për liri dhe bashkim kombëtar. Fillimisht u emërua oficer i stërvitjes në pikën e mobilizimit nr. 1 në Kukës dhe më pas, (dhe rreth datës 10 mars,1999, mes luftëtarëve të UÇK-së në kompaninë autonome të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, në Kosovë) -kujton komandanti i mobilizimit të përgjithshëm dhe komandanti i brigadës së 128- të UÇK-së në Kukës, Ruzhdi Saramati,- në vrullin e luftës çlirimtare që po bënte kombi shqiptar ballë për ballë forcave vrastare dhe kriminale të Sllobodan Milloshoviçit, (presidenti i Serbisë i kohës), ushtri kjo e cila gjithmonë ishte përpjekur për të na shfarosur nga tokat tona, por këtë ëndërr krajlët e Serbisë nuk mundën ta realizonin kurrë, sepse përballë tyre ka patur trima shqiptarë, mes të cilëve dhe luftëtari i ri nga Kavaja”.
“Indriti mori detyrën që, me togën e tij të rimerrte dhe të mbante majën e malit të Gallushës, me qëllim që të goditej armiku nga shpina, për t’u tëhequr prej luginës dhe të kishin rrugën e lirë, 60-70 mijë pleq, gra dhe fëmijë që do të kalonin nga mali i Pagarushës, që të shpërnguleshin për në Shqipëri, për të shpëtuar nga masakrat serbe të cilët, për humbjet e tyre nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, hakmerreshin me barbaritë ndaj popullsisë civile shqiptare. Bora ishte e madhe. Të ftohtit ishte i jashtzakonshëm, por toga e Indritit, pasi e mori me sulm, qëndronte e patundur në majën e Gallushës. Detyra u realizua”.
Kujton Gëzim Hazrolli, komandanti i Brigadës së 123-të të asaj zone luftarake: “Kishim zënë një vijë fronti rreth 15 km nga Pagarusha në malet e Berishës dhe rezistonim fort duke thyer sulmet e shkjeve. Kur u ngushtuam keqas na erdhi ndihmë nga Shtabi i Përgjithshëm, më 25 mars, një togë prej 18 luftëtarësh. Mes tyre ishte një djalë i ri që binte në sy nga bukuria, si engjëll, me trup atleti, me një mjekër të vogël që i shkonte shumë. Na bëri përshtypje sjellja e tij e kulturuar, me një finesë mbresëlënëse dhe një fjalor të ëmbël”.
“Si komandant i batalionit të tretë në atë territor lufte, u njoha me të gjithë pjesëtarët e njësitit, shprehet Shkëlzen Idrizaj, ndryshe nga luftëtarët e tjerë , unë e thërrisja Indritin “O Shqipni”. E shihja gjithnjë në lëvizje, në çdo pozicion të ushtarëve të njësitit, i mësonte si të mbroheshin nga bombardimet e artilerisë serbe, iu jepte zemër në situate të vështira”.
“Bashkëluftëtari i tij, Ramiz Qeriqi, kujton çastet e fundit: Edhe i plagosur ka folur! Qe aq guximtar i fortë, aq trim i paepur, saqë ka ecur 10 metra, ashtu i plagosur është kthyer nga ne dhe na e ka bërë me dorë: Hajdeni, djema, përpara! Atëhere e ka rrokur predha e dytë e minahedhësit dhe Indriti ka rënë në gjunjë e pastaj mbi tokë. Kam shkuar menjëherë duke e tërhequr në krahë. Ramiz, më tha, unë po vdes! Hiqma gjoksoren, se fryma po më ndalet. Jo, i thashë, ti nuk vdes. Je plagosur pak dhe do shërohesh…Ia kam shpërthekuar gjoksoren dhe e kam mbështetur në gjoksin tim. Shokët ishin grumbulluar rreth tij. Ramiz, më tha, unë po vdes, por në qoftë se do të jesh shëndoshë e mirë dhe shpëton, që të bëhet mirë, tha, armët e mia jepua shokëve të luftojnë! Që të bëhet mirë, nënës time, të shkosh për të parë familjen time në Kavajë, se s’kam pasur kohë për të shkuar, për të parë familjen time… “.
“Trupin e luftëtarit e dërguan në fshatin Ngucat, larg vijës së frontit të luftës…Pasi i bënë shërbimet e domosdoshme dhe shërbimet fetare, u bë varrimi i trimit me nderime, ashtu sikurse i ka hije një luftëtari të vrarë në luftë. Trupi i tij i mbuluar me flamurin kombëtar me shqiponjën dykrenore, ngjante me vetë shqiponjën që po pushonte. Varrimi i Indritit në Ngucat është bërë në rrethana të jashtzakonshme, në një natë me shi dhe sipas ceremonisë ushtarake, në orën 8 të mbrëmjes, pranë një peme…”.
“Pranë varrit të djalit qëndroi vetëm i ati, Lulzimi. Ai u ul në gjunjë, e preku sërish dheun me dorë, sikur të përkëdhelte të birin dhe me dorë e puthi sërish. E puthi dhe për nënën e Indritit…për të gjithë. Nisi të lutej. Trupi herë i mbulohej me djersë të nxehta, herë i mbulohej me djersë të ftohta…Nisi t’ia përshkonin mornica. Dukej se po i lëkundej gjithë trupi, kokën e kishte të turbulluar, sytë i ishin errësuar dhe asgjë nuk shikonin…Në këto çaste një zë i brendshëm e përmendi. Me këtë ndjesi, vuri duart në gjunjë dhe nisi të ngrihej si pa vetëdije. Shikoi se ishin grumbulluar njerëz dhe ishin rreshtuar. Shkoi drejt tyre…”.
“Indriti shkoi si pëllumb në luftë dhe u kthye si engjëll i lirisë…Ceremonia e rivarrimit të Dëshmorit të Kombit, më 10 tetor, 1999, – kujton Dilaver Goxhaj, zv-komandanti nga Shqipëria i Shtabit të Përgjithshëm i UÇK-së, – ishte madhështore. Kurrë nuk mban mend Kavaja një nderim të tillë. I gjithë qyteti ndaloi çdo lloj aktiviteti, ishte veshur me të zeza dhe flamuri kombëtar ishte ngritur në gjysmë shtizë…Kavaja mbante zi për djalin e saj hero. Homazhet zgjatën mbi 5 orë. Deri në banesën e fundit, trupi i Indritit u përcoll nga orkestra frymore e Ushtrisë Shqiptare, e shoqëruar nga kolona dhjetëra mijëshe e popullit. Në krye të kolonës së pafundme njerëzore, që po përcillte Indritin në përjetësi, ishin shokët e luftës që e mbanin atë në krahë. Atje ishte e gjithë Shqipëria…”.
“Për të përjetuar kujtimin e Indritit, vendosa që fëmijën tim të parë ta pagëzoj me emrin e tij, thotë Besim Gashi, Indriti i të cilit lindi më 7 maj, 2001. Po kështu me bijtë e tyre të lindur, Gëzim Hazrolli, dr. Baki Bala, etj.”.
Emër që ndriçon lavdinë në dekorata, tituj të lartë nderi, buste, monumente, në emërtime sheshesh publikë, rrugësh, shetitoresh qytetesh…
“Më thotë gjaku, mos harro, -shkruante Indriti, vargjet e këngës “Bashkëmoshatarëve” që e këndonte me shokët e tij kadetë, – moshatarët që nga plumbat bien!/ Është ky gjak trëndafil Lirie!/ Dritë shprese për Atdheun, kush ngrihet!”
U shenjtëroftë emri i tij i ndritshëm, nëpër vite e vite!
Atje, në majën e malit të Gallushës, ngrihet me madhështi, lapidari i lartë i trimit, djalë i ri! Atje nuk e dërgoi asnjë trill aventure kalorsiake për lavd, asnjë ushtri mercenare, asnjë pagesë për zejen e luftës, asnjë kuturisje për pasuri e plaçkë lufte, asnjë grup-formacion i fshehtë ushtarak terrorist paramilitar e sipërmarrje luftarake private, por vetëm zemra e vet atdhetare, të qenët shqiptar me gjakun e kombit të vet, nga ku buron vetëdija e thellë e ideales së lartë dhe e shpirtit heroik!
Se thirrja e idealistit, që sheh mahnitjen, brenda së dukshmes, realitetit të heroizmit, është të ndjekë entusiazmin e vet, energjizmin e tij të shenjtë!
Ngaqë në zemër të çdo jete, dridhet sikur një zjarr, një lloj frymëzimi e pranisë së saj në botë dhe, në ajthin shenjtëror të idealizmit patriotik të këtij martiri, në një jehonë të pavdekshme…
Nga vepra, lufta e gjallë dhe historia e saj e kujtimeve të bashkëluftëtarëve për shokun e tyre dëshmor, paraqitet kjo pamje historike mbresëlënëse e studiuesit Shqarri, në një narrativë polifonike dokumentare-publicistike, me shumë zëra rrëfimorë protagonistësh, rreth kryepersonazhit të aktit sublim, Shqiponjës sonë të lirisë, prej së cilës burojnë dhe këto radhë shkrimi në këtë përsiatje tonë eseistike. Kështu, nga vepra në vepër, shfaqet dhe rishfaqet gjithëherë fytyra e heroit, si një dritë e flakëritje e përjetshme…

Të gjitha reagimet:
7Burim Januz Blakaj, Kadri Gacaferi dhe 5 të tjerë

NGA E KA BURIMIN NJË SHPIRT HEROIK?
(Lexim i “Shqiponja e lirisë, Indrit Cara- “Kavaja”, monografi historike nga Muharrem Shqarri)
Një djalë, pa mbushur 30 vjet, emigrant në Londër, lë kryeqytetin e mrekullueshëm perandorak britanik, arritur dhe integruar atje me sakrifica e mundime, (ëndërr e çdo të riu të vendeve në zhvillim të botës së tretë) dhe ikën në një luftë, mijëra kilometra larg, në një plojë të përgjakshme që Ballkani i ka të përherëshme, (por aq afër zemrës së tij), lë punën e mirë, kitarën e këngëve të mbrëmjes, futbollin, shetitjet londineze të dielave me diell, me skaf, në lumin e Tamizit, dhe takimet, ndoshta, me të dashurën e re, lë gjithë projektet ëndërrimtare të djalërisë dhe shkon e vritet në moshën më të bukur të rinisë së tij!
Nuk ishte as nga stratiotet e hershëm, as nga vegimtarët e ndonjë urdhri kalorsiak, as nga harkëtarët e famshëm gjenovezë të Europës mesjetare, as nga husarët me krahë të mërgimtarëve polakë, as nga heshtarët e shkëlqyer gjermanë, as nga divizioni i dhjetë mijë mercenarëve grekë, as nga konditierët e furishëm banditeskë të Italisë, as nga tigrat fluturues të veteranëve aviatorë amerikanë, as nga heshtarët e jashtëzakonshëm zviceranë, as nga kuturisësit gjakësorë e aventurierë të ushtrisë së sotme private ruse “Vagner”, nga asnjë lloj formacioni të fshehtë militarist, mercenarizmi e luftëtarësh me rrogë, grupesh okulte paraushtarake dhe kompanish sipërmarrëse luftarake private, të hershme e të ditëve tona.
Në zemër të çdo inspirimi, shpirtërimi që dridhet sikur një zjarr, gjithmonë është një lloj forme e frymëzimi e pranisë së tij në botë. Dhe jeta e këtij heroi të pabujshëm kishte si prani të saj në botën e kohës sonë, frymëzimin e lirisë për kombin e vet.
Këtë rrahje zemre të kësaj jete e shpirtërimi rreh të shpërfaqë monografia historike e studiuesit tashmë të njohur, Muharrem Shqarri, “Shqiponja e lirisë, Indrit Cara, -Kavaja”, (Botimet Toena, 2024), mbështetur në shënimet, shkrimet dhe refleksionet thellësisht njerëzore të të atit të heroit, Lulzimit, (kthyer në vetën e tretë, nga autori i këtij libri), brenda dramës së dhembshme të tij e të familjes së vet, dramë sa e madhërishme si akt flijimi në emër të lirisë së shqiptarisë, që ngjall krenari për gjithëkënd, aq dhe tronditëse dhe ngashëryese për prindin e zhuritur nga malli për birin në mërgim prej shumë vitesh, publikim që përfshin dhe mbresa, vlerësime e nderime të më se 50 bashkëluftëtarëve dhe eprorëve të Indritit si dhe të dhjetëra shokëve të tij të fëmijërisë, rinisë dhe viteve arsimore në shkollat ushtarake “Skënderbej” dhe në atë të akademisë për oficerë e që paraqitet si vepra më e plotë dhe më emocionuese, kushtuar Dëshmorit tonë të Kombit. (Ngaqë dhe në zemër të çdo shkrimi, që dridhet sikur një zjarr, gjithmonë është një lloj forme e pranisë së tij në botë).
Shpërfaqur në disa projeksione, heroi del i plotë në përmasat e qytetit të lindjes, Kavajës, me sokëllimën e saj të revoltës dhe protestave popullore për liri politike dhe demokraci shoqërore, ndër të parat protesta në Shqipërinë komuniste të kohës; në përmasat e fisit dhe prejardhjes së tij familjare të traditës atdhetare me stërgjyshin Mustafa Cara që ngriti flamurin e Pavarësisë më 27 nëntor 1912, në Kavajë; në përmasat e idealistit në emigrim, të kontakteve me përfaqësues të UÇK-së në Britani; në përmasat e përballjes së vet me zjarrin dhe gjakun e luftës, si pjesë e “partisë” së heroizmit kombëtar dhe, së fundi, në përmasat e lavdisë së tij prej heroi të lirisë, projeksione që po i paraqesim në një pamje të vetme, si të një imazhi e tabloje të përjetshme.
“Për mësuesit, kujton mësuesja e shkollës së mesme “Skënderbej”, Sanije Tabaku, nxënësit që mbeten në mendje janë ata që kanë shkëlqyer në mësime. Në këta nxënës bënte pjesë dhe Indriti, një djalë i sjellshëm, me një edukatë shumë të mirë familjare, shquhej për pasion të veçantë në shkencat shoqërore, bënte pjesë dhe dallohej në rrethet shkencore si në atë të gjeografisë, ku i pëlqente gjeografia botërore, por merrte pjesë gjallërisht dhe në rrethin e fizikës…”.
“Në mars 1990, Kavaja kishte marrë në dorë flamurin e lëvizjes demokratike. Më 25 mars të këtij viti, në stadiumin e këtij qyteti, në ndeshjen “Besa” –“Partizani”, në minutën e 80-të, shpërthyen për herë të parë thirrjet, që do të jehonin më pas, si kushtrim, në të gjithë vendin: ”Poshtë diktatura!”, “Liri-Demokraci!”, “Poshtë komunizmi!”, Enver-Hitler!” dhe të nesërmen, në sheshin kryesor të Kavajës, demostrata e parë antikomuniste në Shqipëri, me thirrjet: “Duam pluralizëm!”, “Poshtë Nexhmije Hoxha!”, “Liri-Demokraci!”, etj…Më pas protestat u përhapën në të gjithë vendin. Indrit Cara nuk iu bind urdhrit të komandantit të Shkollës së Bashkuar, (Akademisë ushtarake) për të shkuar, të organizuar si formacion luftarak, për të shtypur lëvizjen studentore në qytetin “Studenti”, dhe protestat popullore në qytete të tjerë të vendit, sepse ata që ishin ngritur në revoltë, nuk ishin armiku, ishin vëllezërit, motrat, baballarët tanë. Dhe ai nuk do të shkonte kundër atyre që protestonin për të drejta e demokraci…”.
“Në nëntor 1995, një vit pasi Indriti, kishte shkuar nga Italia në Londër, ai takoi, në një veprimtari nderimi përkujtimor, të titulluar “Të paepurit”, (për dy veprimtarë udhëheqës ilegalë të viteve ’80, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazlliu dhe drejtues të LPK, (Lëvizjes Popullore të Kosovës, krahu i armatosur i së cilës ishte UÇK-ja, që u shfaq publikisht, më 28 nëntor 1997), të vrarë nga serbët, më 3 nëntor, 1989), dr. Pleurat Sejdiun, drejtuesin e LPK, në Britani, teksa sillte në mendje, gjatë kësaj veprimtarie, proverbin e moçëm shqiptar: “Kush kujtohet, nuk harrohet”. Dhe, në fillim të vitit 1998, u anëtarësua dhe ai në LPK. “Kjo është dita më e lumtur e jetës sime”, u shpreh Indriti, sipas kujtimeve të dr. Sejdiut.
“Të dashur redaktorë të gazetës “Zëri i Kosovës”, do t’i shkruajë Indriti nga Londra, gazetës në fjalë, që shtypej në Zvicër, më 8 dhjetor, 1997, duke vijuar më tej në artikullin dërguar kësaj gazete: Ju lumshin duart juve që me punën tuaj të artë përpiqeni të rizgjoni ndërgjegjen, shpresën dhe krenarinë e kombit tonë të shumëvuajtur. Gjithashtu, iu lumtë dora trimave të UÇK-së. Aksionet luftarake të UÇK-së na e ngrejnë lart moralin dhe na bëjnë optimistë për të ardhmen, ne shqiptarëve kudo që jemi! Siç shihet, kanë më tepër efekt nëpër botë aksionet e UÇK-së, se sa politika paqësore, përulëse e nënshtrimit…Shqiptarëve dhe, sidomos, pjesës më nacionaliste të kombit tonë, kudo që ndodhen, iu them që nuk është terrorizëm të luftosh kundër pushtuesit, por një detyrim i madh ndaj vetes, familjes, atdheut, për të gjithë ata që në dejet e tyre kanë gjak shqiptari…Për të gjithë ne, liria e Kosovës dhe bashkimi kombëtar do të jenë çelësi i përparimit dhe i fuqizimit të kombit shqiptar…Të ndihmojmë UÇK-në, këtë filiz shprese, force dhe krenarie, që të rritet e forcohet dhe, si një lis madhështor, t’i bëjë ballë shtrëngatës serbe…”.
“Komandant “Kavaja” u gjend në mesin e luftëtarëve të UÇK-së, pikërisht në kohën e mobilizimit të përgjithshëm, mars-prill, 1999. Hyri në UÇK, mu atëhere kur nëna Shqipni, i thirri bijtë dhe bijat e saj për t’i dalë zot. Ai e ndjeu thirrjen e nënës dhe menjëherë iu përgjigj, rroku armët dhe iu bashkua luftës çlirimtare që po bëhej për liri dhe bashkim kombëtar. Fillimisht u emërua oficer i stërvitjes në pikën e mobilizimit nr. 1 në Kukës dhe më pas, (dhe rreth datës 10 mars,1999, mes luftëtarëve të UÇK-së në kompaninë autonome të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, në Kosovë) -kujton komandanti i mobilizimit të përgjithshëm dhe komandanti i brigadës së 128- të UÇK-së në Kukës, Ruzhdi Saramati,- në vrullin e luftës çlirimtare që po bënte kombi shqiptar ballë për ballë forcave vrastare dhe kriminale të Sllobodan Milloshoviçit, (presidenti i Serbisë i kohës), ushtri kjo e cila gjithmonë ishte përpjekur për të na shfarosur nga tokat tona, por këtë ëndërr krajlët e Serbisë nuk mundën ta realizonin kurrë, sepse përballë tyre ka patur trima shqiptarë, mes të cilëve dhe luftëtari i ri nga Kavaja”.
“Indriti mori detyrën që, me togën e tij të rimerrte dhe të mbante majën e malit të Gallushës, me qëllim që të goditej armiku nga shpina, për t’u tëhequr prej luginës dhe të kishin rrugën e lirë, 60-70 mijë pleq, gra dhe fëmijë që do të kalonin nga mali i Pagarushës, që të shpërnguleshin për në Shqipëri, për të shpëtuar nga masakrat serbe të cilët, për humbjet e tyre nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, hakmerreshin me barbaritë ndaj popullsisë civile shqiptare. Bora ishte e madhe. Të ftohtit ishte i jashtzakonshëm, por toga e Indritit, pasi e mori me sulm, qëndronte e patundur në majën e Gallushës. Detyra u realizua”.
Kujton Gëzim Hazrolli, komandanti i Brigadës së 123-të të asaj zone luftarake: “Kishim zënë një vijë fronti rreth 15 km nga Pagarusha në malet e Berishës dhe rezistonim fort duke thyer sulmet e shkjeve. Kur u ngushtuam keqas na erdhi ndihmë nga Shtabi i Përgjithshëm, më 25 mars, një togë prej 18 luftëtarësh. Mes tyre ishte një djalë i ri që binte në sy nga bukuria, si engjëll, me trup atleti, me një mjekër të vogël që i shkonte shumë. Na bëri përshtypje sjellja e tij e kulturuar, me një finesë mbresëlënëse dhe një fjalor të ëmbël”.
“Si komandant i batalionit të tretë në atë territor lufte, u njoha me të gjithë pjesëtarët e njësitit, shprehet Shkëlzen Idrizaj, ndryshe nga luftëtarët e tjerë , unë e thërrisja Indritin “O Shqipni”. E shihja gjithnjë në lëvizje, në çdo pozicion të ushtarëve të njësitit, i mësonte si të mbroheshin nga bombardimet e artilerisë serbe, iu jepte zemër në situate të vështira”.
“Bashkëluftëtari i tij, Ramiz Qeriqi, kujton çastet e fundit: Edhe i plagosur ka folur! Qe aq guximtar i fortë, aq trim i paepur, saqë ka ecur 10 metra, ashtu i plagosur është kthyer nga ne dhe na e ka bërë me dorë: Hajdeni, djema, përpara! Atëhere e ka rrokur predha e dytë e minahedhësit dhe Indriti ka rënë në gjunjë e pastaj mbi tokë. Kam shkuar menjëherë duke e tërhequr në krahë. Ramiz, më tha, unë po vdes! Hiqma gjoksoren, se fryma po më ndalet. Jo, i thashë, ti nuk vdes. Je plagosur pak dhe do shërohesh…Ia kam shpërthekuar gjoksoren dhe e kam mbështetur në gjoksin tim. Shokët ishin grumbulluar rreth tij. Ramiz, më tha, unë po vdes, por në qoftë se do të jesh shëndoshë e mirë dhe shpëton, që të bëhet mirë, tha, armët e mia jepua shokëve të luftojnë! Që të bëhet mirë, nënës time, të shkosh për të parë familjen time në Kavajë, se s’kam pasur kohë për të shkuar, për të parë familjen time… “.
“Trupin e luftëtarit e dërguan në fshatin Ngucat, larg vijës së frontit të luftës…Pasi i bënë shërbimet e domosdoshme dhe shërbimet fetare, u bë varrimi i trimit me nderime, ashtu sikurse i ka hije një luftëtari të vrarë në luftë. Trupi i tij i mbuluar me flamurin kombëtar me shqiponjën dykrenore, ngjante me vetë shqiponjën që po pushonte. Varrimi i Indritit në Ngucat është bërë në rrethana të jashtzakonshme, në një natë me shi dhe sipas ceremonisë ushtarake, në orën 8 të mbrëmjes, pranë një peme…”.
“Pranë varrit të djalit qëndroi vetëm i ati, Lulzimi. Ai u ul në gjunjë, e preku sërish dheun me dorë, sikur të përkëdhelte të birin dhe me dorë e puthi sërish. E puthi dhe për nënën e Indritit…për të gjithë. Nisi të lutej. Trupi herë i mbulohej me djersë të nxehta, herë i mbulohej me djersë të ftohta…Nisi t’ia përshkonin mornica. Dukej se po i lëkundej gjithë trupi, kokën e kishte të turbulluar, sytë i ishin errësuar dhe asgjë nuk shikonin…Në këto çaste një zë i brendshëm e përmendi. Me këtë ndjesi, vuri duart në gjunjë dhe nisi të ngrihej si pa vetëdije. Shikoi se ishin grumbulluar njerëz dhe ishin rreshtuar. Shkoi drejt tyre…”.
“Indriti shkoi si pëllumb në luftë dhe u kthye si engjëll i lirisë…Ceremonia e rivarrimit të Dëshmorit të Kombit, më 10 tetor, 1999, – kujton Dilaver Goxhaj, zv-komandanti nga Shqipëria i Shtabit të Përgjithshëm i UÇK-së, – ishte madhështore. Kurrë nuk mban mend Kavaja një nderim të tillë. I gjithë qyteti ndaloi çdo lloj aktiviteti, ishte veshur me të zeza dhe flamuri kombëtar ishte ngritur në gjysmë shtizë…Kavaja mbante zi për djalin e saj hero. Homazhet zgjatën mbi 5 orë. Deri në banesën e fundit, trupi i Indritit u përcoll nga orkestra frymore e Ushtrisë Shqiptare, e shoqëruar nga kolona dhjetëra mijëshe e popullit. Në krye të kolonës së pafundme njerëzore, që po përcillte Indritin në përjetësi, ishin shokët e luftës që e mbanin atë në krahë. Atje ishte e gjithë Shqipëria…”.
“Për të përjetuar kujtimin e Indritit, vendosa që fëmijën tim të parë ta pagëzoj me emrin e tij, thotë Besim Gashi, Indriti i të cilit lindi më 7 maj, 2001. Po kështu me bijtë e tyre të lindur, Gëzim Hazrolli, dr. Baki Bala, etj.”.
Emër që ndriçon lavdinë në dekorata, tituj të lartë nderi, buste, monumente, në emërtime sheshesh publikë, rrugësh, shetitoresh qytetesh…
“Më thotë gjaku, mos harro, -shkruante Indriti, vargjet e këngës “Bashkëmoshatarëve” që e këndonte me shokët e tij kadetë, – moshatarët që nga plumbat bien!/ Është ky gjak trëndafil Lirie!/ Dritë shprese për Atdheun, kush ngrihet!”
U shenjtëroftë emri i tij i ndritshëm, nëpër vite e vite!
Atje, në majën e malit të Gallushës, ngrihet me madhështi, lapidari i lartë i trimit, djalë i ri! Atje nuk e dërgoi asnjë trill aventure kalorsiake për lavd, asnjë ushtri mercenare, asnjë pagesë për zejen e luftës, asnjë kuturisje për pasuri e plaçkë lufte, asnjë grup-formacion i fshehtë ushtarak terrorist paramilitar e sipërmarrje luftarake private, por vetëm zemra e vet atdhetare, të qenët shqiptar me gjakun e kombit të vet, nga ku buron vetëdija e thellë e ideales së lartë dhe e shpirtit heroik!
Se thirrja e idealistit, që sheh mahnitjen, brenda së dukshmes, realitetit të heroizmit, është të ndjekë entusiazmin e vet, energjizmin e tij të shenjtë!
Ngaqë në zemër të çdo jete, dridhet sikur një zjarr, një lloj frymëzimi e pranisë së saj në botë dhe, në ajthin shenjtëror të idealizmit patriotik të këtij martiri, në një jehonë të pavdekshme…
Nga vepra, lufta e gjallë dhe historia e saj e kujtimeve të bashkëluftëtarëve për shokun e tyre dëshmor, kompozohet kjo pamje historike mbresëlënëse e studiuesit Shqarri, për Shqiponjën tonë të lirisë, prej së cilës burojnë dhe këto radhë shkrimi në këtë përsiatje tonë eseistike. Kështu, nga vepra në vepër, shfaqet dhe rishfaqet gjithëherë fytyra e heroit, si një dritë e flakëritje e përjetshme…

Tiranë, më 11 korrik, 2024.
Durim Çaça