Dr. ERMIR XHINDI Shtëpia Botuese ” NACIONAL ” sjell për lexuesin shqiptar dy vëllimet e reja me Lirika të poetit të mirënjohur vlonjat, Pajtim Xhelo

Shtëpia Botuese ” NACIONAL ” sjell për lexuesin shqiptar dy vëllimet e reja me Lirika të poetit të mirënjohur vlonjat, Pajtim Xhelo

PAJTIM XHELO DHE POEZIA E TIJ IDENTITARE

Këto ditë u publikuan dy vëllime me Lirika të poetit Pajtim Xhelo, me tituj: ” Në sytë e shpresës do shohësh mua ” dhe ” Mos më prit kur zë troket agimi.”

NGA Dr. ERMIR XHINDI
Pedagog në Departamentin e Gjuhës Shqipe dhe
Letërsisë në Universitetin ” Ismail Qemali” Vlorë

Të nderuar lexues! Marr shkas nga mundësia që mu dha për të bërë vlerësimin e këtij vëllimi me lirika të poetit, shkrimtarit , studjuesit të historiografisë dhe gjuhësisë dhe publiçistit Pajtim
Xhelo , që të bëj një analizë të thjeshtë dhe të shkurtër te nje autori, qe se bashku me veprën, ne gjykimin tim mishëron nje dukuri me te vertete interesante. Ndërsa ne njërën ane rrethi i interesimeve te autorit eshte me vertete i gjere, pothuaj per çdo aspekt te albanologjisë, veç krijimtarisë se mirefillte letrare ne poezi e proze, ne anën tjeter puna e tij artistike behet funksion I drejtperdrejte i bindjeve e parimeve te tij diturore, kulturore, madje i nje etike te caktuar te te jetuarit ne ate qark te identitetit.
Po i bashkoj autorin e tekstet, jo pa qellim, sepse shoh aty nje implikim qe shkon përtej deshmive qofte gjinore, qofte lendore te teksteve e qe, po e them qysh ne fillim, meritojnë te lëvdohen per nje hijshmeri e ndjeshmëri te pazakonte. Po përpiqem ta shpjegoj pak kete duke sjelle si argument diçka nga përvoja ime. Me shume se dhjete vjete me pare, duhet te kete qene nje përvjetor i rëndësishëm, besoj 100 vjetori i Pavaresise, kemi zhvilluar ne Vlore nje konference qe asokohe, per kënaqësinë time mori njëlloj vëmendjeje. Veç joshjes qe Vlora krijonte ne menyre te natyrshme, ato dite te jashtëzakonshme, besoj se edhe mëtimi qe ne titull e sillte
konferenca “Ne fillim ishte fjala” (Humanane Literae vs Respublika),
pra, nje përpjekje per te shkuar drejt fillimit te pushtetit te fjalës mbi marrëveshjet njerzore, vendimet, vullnetin e shoqërisë e te popujve mes historise – kishte ndikimin e vet.
Ne gjithë ate përpjekje per te kontekstualizuar qofte edhe me emfaze marrëdhënien e jashtëzakonshme te letërsisë shqipe me shtetin shqiptar me kujtohet se ra si uje i akullt, pohimi qe qarkullonte qofte edhe me nguriim: ne nuk kemi e nuk do te kemi mbase per nje kohe te gjate
kritike letrare, perballe dukurisë se çuditshme te leximit masiv.
Me ka bere përshtypje, sa me kujtohet, se ndërsa fakti i mungesës se kritikes letrare mori vemendje, nëse kjo duhet pranuar a kundërshtuar, duke ngjallur njëlloj debati per te cilin une besoj se edhe sot ka njëlloj gatishmërie, pohimi mbi leximin masiv nga shqiptaret, kaloi ne
heshtje. Ky element i rendesishem, lexuesi, leximi ne vetvete si proces, e menyre paradoksale shkëputeshin nga kritika letrare duke i dhene kësaj te fundit nje status qe nuk e përfshinte leximin si nje akt kolektiv, por duke e shkëputur, veçuar kritiken e mirefillte si nje veprimatari
me nje autoritet mbi leximin e zakonshëm e jashtë tij. Ne gjykimin tim, kishte me sa dukej nje keqkuptim qe lidhej me marrëdhënien e veçante qe letërsia kishte me leximin përpara viteve
’90 dhe jo vetëm. Ne traditen tone letrare eshte letërsia qe e ka udhëhequr leximin dhe vetëm ne raste te rralla ka ndodhur e kundërta. Duke u kthyer te librat e Pajtimit – ato shënojnë njelloj iniciimi te kundërt, ate ku leximi e udhëheq letërsinë, ne kuptimin e dekostruksionit, te çmitizmit, te kundërvënies ndaj veskut agresiv shpesh te letërsisë se elites. Per kete shkak edhe kritika letrare ndaj kësaj letërsie eshte nje aktivitet me i natyrshëm, sepse nuk buron nga homologjia e tyre e përbashkët me nje ideologji te dhene. Flas per nje letërsi te lire, e cila ka kohe qe eshte kthyer ne prirjen kryeosre te zhvillimeve te sotme letrare, ne te dy krahët e
saj te sotëm: ne të ashtuquajturën letërsi e identitetit dhe ndoshta ne përpjekjen e quajtur letërsi urbane.
Tekstet qe shkruan Pajtimi, sipas meje, u takojnë këtyre prirjeve, me gjuhen, poetiken, ndjeshmërinë e tyre, çka dëshmon jo vetëm talentin e shijen e njeriut qe nuk e ka humbur kurrë garën me kohen, por edhe etike intelektuale te nivelit te larte, cilësi qe ndeshet rralle këto
kohe kur konformizmi eshte ktheyer ne menyre jetese, madje kusht per te jetuar.
Sa i përket poezisë, Pajtim Xelo duket se ka arritur majat e përsosmërisë në të gjitha drejtimet. Nuk po hy në një analizë të detajuar, mjafton të them me bindje të plotë, pa asnjë rezervë, se
poezia e Pajtim Xhelos të fton në magjinë e saj e lirë, e pa ngatërruar në sajesa të kota e të panevojëshme, të cilat dobësojnë efektin estetik, shpirtëror e psikologjik, aspak imponuese , larg
empirikes, të rëndomtës, larg ” të të shkruarit poezi për poezi”.Poezia e tij rrjedh natyrshëm, e pa sforcuar, siç zbret ujët e një përroi malor, fëshfëritës dhe i kulluar, që të përfton qindra
melodi hyjnore, të papërsëritëshme, të cilat të mbajnë shpirtin peshë dhe të qetësojnë e të qartësojnë mendimin. Stili klasik i srofës me katër vargje ( shpesh edhe me dy, edhe sonetet) me vargje 8, 9, 11, 12, 14 dhe 16 rrokëshe të përshtatura me përpikmëri të formës me përmbajtjen, rima, ritmi, përzgjedhja e fjalëve sa më larg atyre që përdoren rëndom në jetën e përditëshme, eleganca e të shprehurit, figuracioni i përdorur me një mjeshtëri të rrallë, përdorimi i fjalëve
të përngjitura dhe fjalëve të sajuara nga vet autori sipas ligjësisë leksikore të dy dialekteve, të gjitha këto e bëjnë që të dallohet dukshëm, jo vetëm nga poetët e kohës, po edhe nga ata të kohëve të tjera.
Ajo që e bën më të pranueshëm nga të gjitha moshat dhe kategoritë shoqërore Pajtimin si poet është tematika e gjerë, e pafundme e poezisë së tij. Nuk gjen në poezinë e Pajtim Xhelos trajtesa pa kuptim, fare të rëndomta të natyrës, si yjet, hëna, bilbili, trëndafili, etj, siç I gjen te poetët e tjerë…Asgjë nuk shkruhet për asgjë. Gjithçka ka përmbajtje, ka lëndë…Ka jetë njerëzore , shpirtërore, ka mendim të thellë , psikologjik. E ndërsa përfytyrimi i poetit pushton të padukëshmen, të paarritëshmen, qielloren, gjykimi dhe arësyeja i zbresin ato në tokë, bashkë me hapat e kujdesëshme që ai hedh me urtësinë dhe mençurinë e tij. Pajtim Xhelo nuk fluturon, ai është ectar i përditshëm, i zakonshëm, në jetën e përbashkët me njerëzit e tjerë. Nuk është nevoja të përmend emra poetësh, mjafton të them se Lirikat e Pajtim Xhelos mbajnë aromën Eseniniane…Kjo besoj mjafton. Me kujtohet romani i njohur i shkrimtarit amerikan Feliks Xhekson, I botuar edhe te ne me titullin “Keshtu mund t’i ndodhe kujtdo” (So help
me God) perkth, nga Reshat Konçi (1970), mbi makthet e makkartizmit, kurthet e pafundme ndaj dinjitetit e moralit te njerëzve te lire, sprovat e karakterit qe disa i marrin përsipër ne emër te krejt shoqërisë, duke mbrojtur nderin e tyre.
Per këto dy elemente, dekonstruksionin si parim krijues dhe ndershmërinë intelektuale qe i jep funksion veprës se Pajtimit dua te ndalem pak me gjate, përkatësisht mbi dy-tri tregime qe e shprehin ne menyre me te plote veprën e tij. Përkatësisht, po flas shkurt per “Gruaja dhe Vdekja”, “Testamenti I Aleksandrit te madh”, “doktori i vdekjes”. Tregimet i lidh filli i vdekjes, por jo siç ne kuptimin e fatalizmit.
Eshte interesante se eshte zgjedhur Vdekja, kjo rrafshuese e pamëshirshme e jetës, per te kryer te kundërtën: per te sublimuar kuptimin e nje jete te plote, te pashkaterrushmerise se saj. Ne kuptimin poetik, strukturor, vdekja e kushtëzon tregimin, ne çdo rast, me nje dinamike te detyruar veprimesh, zhdërvjelltësi ne shpalosjen e karaketereve dhe fund simbolik te pashmangshëm. Padyshim zgjedhje e veshtire, por autori ka arritur qe per çdo rast te kontrolloje
ndërlikimet e kuptueshme. Ne tregimin “Gruaja dhe Vdekja” tensioni simbolik eshte me vertete i
rralle, sidomos pse eshte mbërritur te konvertohet nje gjendje e njohur, e dhene, pranë përvojës se çdo lexuesi, ne nje permase psikologjike e morale te interpretuar plotësisht nen kontrollin e
autorit, ose ne versionin e tij. Ne kete kuptim, ky eshte nje nder tregimet e “hapura” te Pajtimit, ku simbolikja dhe konkretja ngjeshën ne traditën e mësimeve te Heminguejit (apo jo, Pajtim?). sprova e vdekjes, farkëtimi i vetëdijes, trupit, ëndrrës, kllapisë, me praninë e saj, i jep njëlloj qetësie e dinjiteti te pashmangshëm jetës, me shijen e triumfit mbi harresën. Vullneti per te jetuar nuk buron prej frikës nga vdekja, përkundrazi,.
Teksti (Pajtimi) i braktis klishetë, nuk druhet te ofroje versionin e vet, sipas nje kodi qe koherencën nuk e gjen nder aktoret qe vene ne lëvizje fabulën, por ne tensionin simbolik qe krijon pështjellimi I vdekjes: tregimet e Pajtimit ne kete kuptim jane dëshmi romantike te
nje bote etike, por jo dëshmi naive te saj. Une besoj se jane njëlloj arkeologjie shpirterore e psikologjike, ne kohe ne hapesire, njëlloj aventure e kujtesës, qe shpie, si te gjitha aventurat e mëdha te njerëzimit ne zbulime te jashtëzakonshme.
Ne kete pike, per kete shkak, tregimet qe duket sikur i lidh vdekja, ne te vertete i bashkon eksplorimi i fuqisë se jetës. Vërej me kënaqësi, tregimet e Pajtimit i përmbahen nje rendi ne
sintoni me zhvillimet e sotme te letërsisë shqipe- siç e përmenda. Ne njërën ane, dramat urbane, ne anën tjeter kaosi i identitetit. Ne ndonjë rast dëshmohet edhe nje version i integruar i tyre.
Ne tregimin e dyte, ndodh pikërisht kjo. Aleksandri përveçse përmasës historike e tregon edhe ndërlikim shpirtëror qe vjen prej pafuqisë, fizike, kur trupi s’i pergjigjet me shpirtit, kur vullneti moral ndesh kufijte e se pamundurës – drama e vetedijes se njeriut qe e di se koha
e tij po përfundon dhe se e pret nje horizont i panjohur te cilin nuk mund ta ndaje me asnjë tjeter, drejt te cilit eshte i vetëm. Prania e te tjerëve vetëm sa e përforcon kete, ndaj ne mundimin per te kuptuar ç’vjen me pas, ai kërkon te hyje ne përmasën e vdekjes dore per dore
me gjerat e tij me te dashura. Nëse do të duhej ta përkufizoja, në shërbim edhe të bindjes sime mbi llojin e letersise qe shkruan Pajtimi, humanizmi, brishtesia emocionale, përkushtimi bindja e njeriut, e shenjojnë atë pashlyeshëm.
Doktori i vdekjes e rrefen fundin nga nje tjeter pikepamje, perms asimetrise se qendrimeve ndaj saj, besimi, shpresa perballe cinizmit, shpirtesia perballe materialitetit te jetes. Nese vdekja shkon me pare shkonte permes stoicizmit, ketu shkon permes trishtimit te thelle, zhgenjimit te besimit. Tani, disa konsiderata pak me te detajuara kritike: Si fillim, nuk mund te mos vihet re erudicioni i autorit – po e theksoj kete si mekanizëm ne funksion te vlerës simbolike te
tregimeve. Eshte njëlloj ekonomie narrative qe Pajtimi e ka perdorur me zgjuaresi e me intuitën e shkrimtarit te talentuar. Subjektet, situata, karakteret janë funksione të topikut të vdekjes,
instrument narrativ i zgjedhur mençurisht. Për një gjini të vështirë si tregimi ka dy rrugë: ose të prodhosh shenja të reja narrative, ose të interpretosh ato klasiket. Ne tre tregimet e tij Pajtimi ka
eksperimentuar me te dyja, çka më shtyn te besoj pranine e nje pune krijuese në kërkim te teknikave më të përshtatshme për shkrimin.
Subjekti, pavaresisht nga fabula e thjeshte, eshte pothuaj gjithmone materie e perpunuar mire, proporcionale – situatat, edhe per shkak te perzgjedhjes tematike, por kryesisht per shkak te nderhyrjes autoriale kane tension te brendshem, nuk bien ne rrafshtesine apo deklamacione
sentimentale. Karakteret – ketu Pajtimi meriton vletesim te veçante – jane entitete shpirterore e morale te krijuar përmes konfesionit. Mbi këtë skemë topik – mekanizen poetik, pra vdekja – konfesion ne prag te saj, ndertohet tregimi, njelloj kodi origjinal, koherent, njëlloj religjioni poetik ne miniature.
Pa u zgjatur, per te mos e humbur interesin, per aq sa e njoh krijimtarinë e Pajtimit, qofte ne proze, ne poezi, ne publicistike, ne interesimet historigrafike e gjuhesore, ne albanologji,
përgjithësisht, e shoh te mbushur me kode te tila koherente, gjej shenjen e nje njeriu plot pasion, kërshëri e dije. I vetëdijshëm per kete, me shembujt qe solla, vlerësoj se krijimtaria
e tij eshte nje sistem vetjak i organizuar rreptësisht e I miremenduar, dëshmi e talentit, e akumulimit te nje jete plot pune, shenje e nje letërsie qe, siç e përmenda ne hyrje te fjalës sime,
eshte pjese e nje prirjeje te re letrare, te nje letërsie qe buron prej përgjegjësisë ndaj lexuesit e leximit e jo si sundim mbi te. Te uroj, Pajtim, per veprën, Paç krijimtari te begate e shëndet te mire!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here