DR. JAKUP KRASNIQI: Një libër i rëndësishëm për UÇK-në

Recension për enciklopedinë e trojeve shqiptare, “bardhësitë e atdheut”

NJË LIBËR ME SHUMË VLERA PËR ATA QË KURRË S’DUHET T’I HARROJMË

Afrim Mustafa; “ Bardhësitë e Atdheut”, monografi për dëshmorët, botoi Radio” Zëri i SHARRIT” dhe Shtëpia Botuese, “ Neëborn Publishing”

Shkruan: DR. JAKUP KRASNIQI,
Ish- Kryetar i Kuvendit dhe ish- president I Republikës së Kosovës

Libri “ Bardhësitë e Atdheut” i autorit Afrim Mustafa është i shkruar nga një autor protagonist i gjallë i rrjedhave politiko- ushtarake në dekadën e fundit të shekullit XX dhe fillimin e shekullit XXI, sidomos gjatë luftërave të fundit në Kosovë, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe Maqedoni. Autori në këtë libër trajton çështjet e panjohura gjer më sot dhe jep një pasqyrë të veçantë për të rënët në luftërat e fundit, për heronjtë dhe dëshmorët e kombit.

Shumë historianë në mënyrën e vet të studimit janë përpjekur, që të pasqyrojnë sadopak, historinë e kombit shqiptar. Jo vetëm, historianë shqiptarë, por edhe të huajt, merren me studimin e çështjes sonë kombëtare, pasi gërshetimi i shumë problemeve rajonale, në një mënyrë, apo tjetër, ka të bëjë me çështjen e paszgjidhur të shqiptarëve në Ballkan. Duke e parë se bota demokratke, mori hapat më të qëllueshëm, për ndërhyrje ushtarake, për të ndalur gjenocidin dhe eksodin, që po ndodhte në shekullin XX, është shumë e arsyeshme dhe e domosdoshme që autorë të ndryshëm, të zbardhin të vërtetën e madhe, të luftërave të pareshtura të popullit tonë dhe për të arsyetuar ndihmën e miqve tanë, duke ofruar fakte, për bëmat e ditura dhe të paditura, që ndodhën ndaj një populli të tërë në Ballkan, siç ishte populli shqiptar.

Përjetues i drejtperdrejtë i ngjarjeve të lirisë

Libri “ Bardhësitë e Atdheut” i autorit Afrim Mustafa është i shkruar nga një autor, protagonist i gjallë i rrjedhave politiko- ushtarake në dekadën e fundit të shekullit XX dhe fillimin e shekullit XXI, sidomos gjatë luftërave të fundit në Kosovë, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe Maqedoni. Publicisti i mirënjohur Afrim Mustafa në këtë libër trajton çështjet e panjohura gjer më sot dhe jep një pasqyrë të veçantë, për të rënët në luftërat e fundit, për heronjtë dhe dëshmorët e kombit.
Nëse dikush nuk ka mundur të përfytyrojë një hero, apo dëshmor, për lavdinë e të cilit, vetëm ka dëgjuar, atëherë ky libër përmes fotove që sjell, mund të plotësojë edhe këtë vakum të njohurisë, për të kompletuar veprimtarinë, lavdinë dhe jetën e vdekjen e një heroi, apo dëshmori të kombit.
Libri “ Bardhësitë e Atdheut”, është një libër tërheqës, pasi në mungesë të shumë informacioneve, ai trajton sidomos, në pjesën e dytë, ngjarjet shumë të rëndësishme, duke përfshirë eksodin e popullit shqiptar të dëbuar nga trojet e veta, nga forcat policore-ushtarake e paramilitare serbe që ishin në Kosovë, si dhe mikpritjen e madhe që i është bërë nga bashkatdhetarët në Maqedoni, e që u kthye gjatë luftës së fundit në Maqedoni, sepse, ishte obligim i ndërsjellë.
Edhe pse është një libër shumë voluminoz, kontakti i parë me të do të thotë, nuk shpëton pa e lexuar dot. Me të hapur këtë libër ballafaqohesh me shumë të panjohura, e që në vazhdimësi, do të njihesh dhe do të kuptohet rëndësia dhe atraktiviteti i librit.
Intervistat e shumta, sidomos me z. Ëiliam Ëalker dhe me z. Adem Demaçi, i japin një rëndësi të veçantë librit, gjatë trajtimit të historisë së luftërave të fundit, e sidomos të luftës në Kosovë.

Falënderimi i shkon autorit për punën e veçantë

Autori, ka bërë një punë të palodhshme, të mundimshme dhe shumë të çmuar, pasi kronologjia e ngjarjeve në Kosovë, Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe Maqedoni, paraqet një luftë të vështirë, duke marrë përbazë, raportin e forcave dhe hapësirën, se ku ishte, duke u zhvilluar, ajo. Mirëpo, raporti i moralit të forcave ndërluftuese, ishte në anën tonë, dhe kjo, si duket, ka reflektuar edhe në vullnetin e mirë dhe të fuqishëm të autorit, për të bërë një përmbledhje të madhe të ngjarjeve, gjatë Luftës.
Të gjithë ata, që do ta kenë në dorë këtë libër, padyshim se, do të gjejnë shumçka me vlerë, e që është, vëshitrë të përmblidhen, në vetëm këtë recension.
Fuqinë e këtij libri, padyshim se, pos përjetimit të drejtpëdrejtë nga autori i ngjarjeve dhe temave të trajtuara, e bën konsultimi i literaturës dhe intervistimi i drejtpëdrejtë, edhe i atyre që sot më, nuk janë në mesin tonë, por që dhanë jetën, për lirinë e popullit shqiptar dhe Pavarësinë e Kosovës.
Falënderimi i shkon autorit, për punën e palodhshme, që ka bërë, kurse rekomandimi u shkon lexuesve, për të parë dhe njohur, historinë tonë të re e të lavdishme, përmes këtij libri.

P.SH. Autori i këtij recensioni dr. Jakup Krasniqi është doktor i shkencave të historisë dhe në kohën e shkrimit të këtij studimi, ishte kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dr. Jakup Krasniqi, aktualisht në gjykimin e pamerituar në Hagë, është kryerecensent në Enciklopedinë gjithkombëtare të trojeve shqiptare, “Bardhësitë e Atdheut”, të Autorit, Afrim Mustafa.