Dr. Mujë Buçpapaj : Pse e shkrova librin “Kombi i tradhtuar” gjatë Luftës së Kosovës 1998-1999 dhe refleksionet për këtë çështje më 2023

Gjatë Luftës për Çlirimin e Kosovës (1998-1999), shkrova dy libra. Librin e parë “Partitë politike dhe çështja kombëtare” dhe librin e dytë “Kombi i tradhtuar”. Këtë të fundit e kisha titulluar “Kombi i tradhtarëve” por kolegët e mij të gazetës “Rilindja Demokratike”, ku i kisha botuar shumicën e këtyre shkrimeve, më sygjeruan ta emërtoja “Kombi i tradhëtuar”, pasi sipas tyre kjo ishte shumë e rëndë sido që dukej qartë se çeshtja kombëtare shqiptare ishte duke u tradhtuar edhe njëherë siç kishte ndodhur më 1912, si më 19944 dhe tani më 1999.

Po ju ofroj lexueve shqiptarë këtë shpjegim se pse e shkrova librin “Kombi i tradhtuar” 24 vjet më parë, i zemëruar biles i revoltuar nga qendrimet e kryeministrit socialist Edi Rama, i cili si përson ndërkombëtar, në vend që të mbrojë kauzën e shtetit ligjor, rendit kushtetues dhe demokracisë që po mbron në të vertetë Albin Kurti, ka zgjedhur të bëjë të kundërtën t’i dalë në krah presidentit serb Vuçic që po minon demkracinë, rëndin kushtetues dhe lirinë e qytetarve në Kosovë.

Më ka çuditur fakti që ndërsa Edi Rama nuk lë dalje publike, intervistë apo forum ndërkombëtar, deri në NATO, pa justifikuar qendrimet pro ruse të Vuçiçit dhe Serbisë në krah të Vladimir Putinit, me gjoja lidhjet etnokulturore mes serbëve dhe rusëve, nuk gjen një fjalë të mirë për kryeministrin e Kosovës, i cili nuk ka qënë ministër i propandës së luftës shfarosëse të Milloshevicit në Kosovë si Vuçiçi, por i burgosur i tij për shkak të luftës së tij për Pavarësinë e Kosovës, i cili nuk është mentor i Presidentit seperatist të Republikës Serbcka, Dodiç, një ultranacionalist që i kundërvihet faktorit Amerikan përendimor me ushtri dhe armatimve të rënda, duke hedhur në erë paqen dhe demokracine në BH vendosur pas Marrëveshjes së Dejtonit të verës së vitit 1995 dhe as përkrahës dhe sponsorizues i strukturave paramilitare anti NATO në komunat e veriut të Mitrovicës, si Vuçiçi.
Albin Kurti po sillet në atë mënyrë që na kanë mësuar SHBA-të, të cilët kërkojnë jo bindje të verbër por partner luajalë në liri, që ndajnë me miqtë amerikanë çdo mendim, çdo ide për demokracinë dhe shtetin ligjor edhe kur ato janë të diskutueshme dhe të vështira, në mënyrë të hapur dhe të sinqertë, pasi kjo eshte demokracia. Vetë politika amerikane është e tillë dhe prandaj shqiptarët i besojnë aq shumë dhe perhere. Liria demokracia dhe drejtësia shkojnë gjithmonë bashkë.
Kurti po lufton tek e fundit për çlirimin e Mitrovicës së veriut nga diktaura e bandave të kontrolluara dhe të paguara nga Beogradi, instalimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe integrimin në rregullat demokratike, perendimore të shtetit të Kosovës. Pas kësaj të mbahen zgjedhjet e lira dhe pakica serbe të zgjedhë drejtuesit lokal në liri dhe demokraci të vertetë.
Kryeministri i Shqipërisë duhet t’u shpejgojë ndërkombëtarëve se për Serbinë nuk ka asnjë rëndësi mbajtja nën kontroll e tre komunave të vogla në veri të Mitrovicës, përveçëse synimit të lig për të minuar autoritetin e shtetit të Kosovës, poshtruar atë, mbajtur një konflikt të ngrirë, rrënuar demokracinë dhe penguar integrimin ndërkombëtar të Kosovës.
Ndërsa për Kosovën ka rëndësi jetike kontrolli demokratik i tre komunave, integrimi në shtetin e Kosovës dhe mbyllja e kësaj çështje që po i merr të gjitha energjitë shtetit të Kosovës, të paktën prej 14 vjetësh bseidimesh të stërzgjatura, duke anashkaluar problemet e verteta të Kosovës dhe të qytetarëve të saj.

2.

Duke ju rikthyer pyetjes së shtruar në fillim të këtij shenimi, dua të them se krahas dhjetra demonstratave dhe organizimeve të bëra në Tiranë, bashkë me mqitë e mij, në përkrahje të luftës së shqiptarëve të Kosovës, gjatë viteve 1998-1999 kam shkruar qindra shkrime në mbeshtetje të luftes së UÇK-së, me synim inkurajimin e faktorit shqiptar në Ballkan për të rezistuar ndaj agresorëve serbë dhe denoncimin e qendrimit tradhtar të shtetit shqiptar të kohës ndaj vëllëzërve shqiptar në Kosovë, i cili në vend që të përfshihej direkt në luftë për çlirimin e gjysmës së territorit të grabitur nga Serbia, zgjodhi rolin e spektatorit dhe të lëpirjeve me kriminelin e luftës Millodsheviç. Kam shkruar qysh atëherë se nëse ushtria shqiptare do të hynte në luftë krah UÇK-së, si një aleat toksor i NATO-s dhe kualicionit nderkombëtar të udhëhequr nga SHBA-të, që po bombardonte makinerinë ushtarake të Serbisë pushtuese dhe agresore, më 12 qershor 1999 Kosova do të bashkohej me Shqipërinë, duke ndrequr një padrejtësi historike ndaj kombit shqiptar.
Kam theksuar se nëse Kosova do të çlirohej nga koalicioni ndërkombëtar, bashkimi kombëtar do të vështirësohej, pasi do të ishin ndërkombëtarët që do të merrnin administrin e Kosovës dhe ruajtjen e sigurisë dhe ata do të përcaktonin rregullat dhe jo shqiptarët, siç po ndodh edhe këto ditë me Mitrovicën e veriut.
Ngjarjet e fundit, plot tension, të provokuara nga Serbia e dëshmojnë drejtësinë e atyre shkrimeve, të shkruara 24 vjet më parë, por edhe të komenteve dhe analizave të bëra nga unë në librin “Kombi i tradhtuar” dhe “Partitë politike dhe çështja kombëtare”.

Kam denoncuar qysh atëherë lidhjet telefonike mes kabinetit të Millosevicit dhe kabinetit të qeverisë socilaste të Shqipërisë, por edhe kam theksuar se
po të kishte qenë në krye të shtetit shqiptar ish-presidenti Sali Berisha do ta kishte orientuar kombin e vet drejt një qëndrese kolektive kundrejt agresorëve serbë. Fakti që shqiptarët në Ballkan mbetën të paorganizuar dhe në ikje totale, duke përjashtuar një pjesë të konsiderueshme që u radhitën me luftëtarët e lirisë, flet qartë për atë se ata që erdhën në pushtet pas Berishës më 1997 nuk kishin as vullnetin politik, por as edhe kurajën për të mbrojtur kombin e tyre nga barbaria serbe.

3.

Si president i Shqipërisë, Berisha në pranverën e vitit 1992 do të bënte që kryetari i ri i shtetit të ndiqte një kurs kombëtar në politikën e tij edhe për shkak se ai ishte zgjedhur në këtë post pa influencën e qarqeve të huaja me interesa të mëdha në Shqipëri, siç kishte ndodhur të paktën gjatë 50 viteve të fundit me krerët e shtetit shqiptarë. Sali Berisha ashtu siç rrëzoi diktaturën më të egër komuniste në Evropë, më po ato energji dhe kurajo do të orientonte vendin e tij drejt reformash thelbësore politike, ekonomike dhe institucionale, do të prishte edhe skemën e mëparshme të qëndrimit të Shqipërisë ndaj Kosovës dhe çështjes kombëtare në tërësi. Duke i dhënë asaj përmasat e nevojshme në politikën e shtetit të ri shqiptar.

Qysh tani do të merrte fund politika e vjetër e shtetit komunist, e cila kishte rezultuar si një skemë e manipulimit dhe e përdorimit të çështjes së Kosovës për interesat e brendshme, të mbajtjes me çdo kusht të pushtetit politik, e cila rezultonte me kompromise të njëpasnjëshme me jugosllavët ndaj çështjes së Kosovës. Sipas dokumenteve të publikuara pas vitit 1992 nga historianët e njohur Luan Malltezi dhe Ndreçi Plasari, ky kompromis shkon deri në tradhti të plotë ndaj Kosovës dhe çështjes tonë kombëtare në tërësi.
Ndryshe nga kjo histori lëpirjesh dhe kontradiktash fallco mes Tiranës dhe Beogradit, e cila kishte flijuar gjatë 50 vjetëve interesin e rreth 3 milionë shqiptarëve në ish-Jugosllavi, në programin e parë të PDSH-së, të dhjetorit 1990-të, vetë lideri Berisha do të insistonte që aty të përcaktohej qartë qëndrimi i kësaj force të re politike ndaj Kosovës. Në programin e parë të PDSH-së, thuhej shprehimisht se “populli shqiptar i Kosovës kishte të drejtë të vetëvendoste rreth të ardhmes së tij”, çfarë do të thoshte se pavarësia ishte zgjidhja më e mirë për Kosovën.

Politika e diktatorit Hoxha ishte orientuar tërësisht kundër vullnetit politik të shqiptarëve të Kosovës, e cila kërkonte vetëvendosje dhe shkëputje nga Jugosllavia, qysh prej konferencës së Bujanit, 31 dhjetor 1943-2 janar 1944, ashtu siç i lejonte edhe vet kushtetuta e ish-Jugosllavisë së pasluftës së Dytë Botërore. Politika e Hoxhës kishte synuar një demagogji të brendshme që shkonte në interes të mbajtjes së pushtetit si dhe për ngritjen e disa grupeve marksiste-leniniste në Kosovë dhe në disa vende perëndimore, përsëri për t’i përdorur për llogari të pushtetit të tij.

Me ardhjen në pushtet të demokratëve dhe Berishës më 22 mars të vitit 1992 kjo politikë do të ndryshonte. Ata do të shpallnin një politikë të qartë rreth çështjes kombëtare dhe veçanërisht asaj të Kosovës.
Ata që deri tani e kishin trajtuar çështjen e Kosovës si “një çështje të brendshme të Beogradit” do të dështonin hap pas hapi, sa më shumë që problemi kosovar prezantohej në kancelaritë evropiane dhe amerikane.

Në takimin e parë që zoti Berisha pati në Shtëpinë e Bardhë në korrik të vitit 1992, do t’i deklaronte presidentit Xhorxh H. Bush, në lidhje me Kosovën se “Ne jemi të përcaktuar për zgjidhje politike dhe ne e mbështesim zgjidhjen politike, por në rast se Milloshevici do të bombardojë fshatrat dhe qytet e Kosovës, ne nuk kemi asnjë mesazh tjetër, veçse do të qëndrojmë si komb i vetëm.”

Presidenti amerikan Xhorxh Bush në Krishtlindjet e vitit 1992 do të hiqte “vijën e kuqe për Milloviçin në Kosovë”. Sipas së cilës “në rast se Milloshevici do të dërgonte forcat në Kosovë do të përballej me atë që u përball në 78 ditët e pranverës së vitit 1999, pra do të bombardohej me fuqinë ajrore të SHBA (24 mars 199-12 qershor 1999).

4.

Qysh atëherë Berisha pati deklaruar se “Rruga e vetme për pavarësinë e Kosovës do të ishte bashkëpunimi i ngushtë me aleatët perëndimorë, kryesisht SHBA-të dhe NATO-n”.

Ish –Presidenti Berisha më 1999 , do të bënte publik një fakt shumë tronditës: “Në vitin 1990 diktatori i fundit shqiptar do të shkrinte sigurimin e shtetit dhe shërbimet e tjera me Sllobodan Milloshoviçin, vetëm e vetëm që ata të përballeshin dhe të mos lejonin Perëndimin të instalohej në Shqipëri dhe në këto hapësira.”

PRESIDENTI BERISHA KËRCËNON QARTË MILLOSHOVIÇIN SE DO TË REAGONTE SI KOMB NË RAST TË NJË SPASTRIMI ETNIK TË SHQIPTARËVE NË KOSOVË

Viti 1997 do të sillte në pushtet atë grup politikanësh që në historinë shqiptare do të mbeten “si politikanë të tre simboleve’’, për shkak se revoltat e armatosura që shoqëruan shembjen e skemave mashtruese piramidale kryesisht në jug të vendit kishin si simbol të kësaj revolte të drejtuar kundër shtetit dhe institucionev etë tij tre simbollin serb apo tre gishtat. Nuk dihet se pse u përdor ky simbol, por thuhej se revoltat qenë sponsorizuar nga Serbia.Televizioni i Serbise pati transmetuar një deklaratë të Sheshelit bërë në parlamentin serb i cili i kërkonte llogari qeverisë serbe se “ku kishin shkaur 150 milion dollarë të dhënë për destabilizimin e Shqipërisë”.

Në Shqipëri sapo lideri i socialistëve erdhi në pushtet, shpalli martirët e Gostivarit që ranë për flamur në korrik të vitit 1997, si “primitivë Ballkanikë.’’ Disa muaj më vonë në takimin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të Ballkanit, i mbajtur prej 4-6 nëntor 1997 në Kretë të Greqisë kryeministri shqiptar Nano do të akuzohej nga PD se kishte shitur interesat kombëtare të shqiptarëve, duke bërë pazare të ulëta me Milloshoviçin. Kreu i socialistëve e quajti më vonë Kretën si një “takim historik’’, ndërsa PD dhe Berisha do ta demaskonte atë si “tradhti kombëtare historike,” si një “akti i tradhtisë së shqiptarëve ndaj shqiptarëve.’’. Në fakt, siç do të merrej vesh më vonë nga shtypi italian në këtë takim, “kasapi i Ballkanit dhe kryeministri shqiptarë ranë dakord në Kretë që të mos i përziheshin njëri-tjetrit në çështjet e tyre.’’Siç deklaron ish-Presidenti Berisha“qysh në atë kohë përfaqësuesit e SHBA-ve, Gjermanisë dhe të vendeve të tjera më njoftojnë se ne nuk e përfillim këtë qëndrim të qeverisë shqiptare“. Për ish-Presidentin shqiptar Berisha “Nano e inkurajoi Milloshoviçin të ndërmerrte masakrën mbi shqiptarët e Kosovës, siç edhe e mori.“ Në vazhdim të kësaj linje antikombëtare të pushtetarëve të tresimbolit, më vonë dhe presidenti komunist Rexhep Meidani do të deklaronte në Trieste se “Milloshoviçi ishte e keqja më e vogël.’’ Apo se “njeriu që bën luftën është në gjendje të bëjë edhe paqen.’’ Kjo deklaratë që marrë si një mbështetje për diktatorin serb dhe pati bërë, siç do të shprehej Berisha që “ky kasap, ky mizor të triumfonte në zgjidhje.”
Pushtetarët e rinj neo-komunistë me lidhje shpirtërore ideologjike dhe familjare me ish-byronë e vjetër politike pas rikthimit të tyre në pushtet me 1997, do të nxirrnin nga dosja e vjetër e Komitetit Qendror të PPSH edhe terminologjinë zyrtare ndaj Kosovës. Kjo terminologji ishte e ndërtuar mbi dy elementë kryesorë: I pari në retorikën e pafund për gjoja “vuajtjet e vëllezërve tanë kosovarë, nën regjimin e egër serb’’, dhe i dyti në dhënien e garancive të plota ndaj regjimit të Beogradit për mosndërhyrje në punën e brendshme të Jugosllavisë, parime këto që e përjashtonin tërësisht njëra-tjetrën. Pas Fatos Nanos i cili kishte folur sistematikisht për zgjidhjen e çështjes së mbi 2 milionë shqiptarëve në Kosovë “mbi bazën e statusit të minoriteteve’’ apo që “Kryeqytet i Kosovës do të jetë Beogradi” , tani është Presidenti Rexhep Meidani i cili e mbron këtë tezë edhe jashtë Shqipërisë në takime dhe konferenca ndërkombëtare. Meidani më 28 prill 1999 në sesionin e Asamblesë Parlamentare të KE në Strasburg, duke ju referuar shkurtimisht Kosovës foli‚ për minoritetin shqiptar atje. Ai tha se “çdo zgjidhje duhet të përfshijë një prezencë civile, duke implikuar organizatat si OSBE.
Këshilli i Evropës dhe UNESCO-s, për të ndihmuar në rikonstruktimin e trupave administrative.” Pra Presidenti shqiptar mohonte çfarëdolloj ndërhyrje ushtarake në Kosovë, kërkonte të zgjidhte çështjen e Kosovës nëpërmjet organizmave arsimore si UNESCO. Mohonte jo vetëm pavarësinë e deklaruar të kosovarëve, por edhe një autonomi të ulët që e paralajmëronte edhe diktatori serb. Menjëherë pas kësaj deklarate, përfaqësuesi i PDSH, prezent në këtë seancë dëgjimore posaçërisht për Kosovën do ta kundërshtonte fjalimin e zotit Meidani. Ai do të deklaronte se opozita shqiptare dhe shumica e shqiptarëve pavarësisht nga bindjet politike, janë për pavarësinë e Kosovës, për ndërhyrjen tokësore të NATO-s në Kosovë.

Menjëherë pas kësaj ndërhyrje përfaqësuesi rus në Strazburg, si dhe disa miq të tjerë të Serbisë do t’i thoshin eurodeputeti demokrat se “ç’të duhet ty që kërkon pavarësinë e Kosovës kur kryetari i shtetit tënd kërkon një zgjidhje minimale të natyrës së minoriteteve dhe jashtë çdo mundësie për vetëvendosje.’’ Këtë habi, siç deklaron edhe zoti Berisha ia kishin shfaqur këto dy vitet e fundit edhe shumë diplomatë, politikanë të shquar, kryetar shtetesh dhe qeverishë, miq të Shqipërisë dhe shqiptarëve, të cilët i kishte takuar në Tiranë, apo në Evropë.
Ata i kishin dëshmuar ish-Presidentit Berisha se jo në pak raste kur ata kishin ngritur çështjen e shqiptarëve në Kosovë ishin gjendur përpara pyetjes se “ç’doni ju kaq shumë për Kosovën kur vetë përfaqësuesit e shtetit shqiptarë kërkojnë aq pak’’, duke e lidhur këtë mbështetje perëndimore ndaj shqiptarëve dhe Kosovës me qëllim përfitimi, zona influence etj. Ky ka qenë një nga qëndrimet më të ulëta të krerëve të athershem të shtetit shqiptar, ndaj të ardhmes politike të Kosovës e cila ka qenë dhe është një platformë e pandryshuar pavarësisht nga retorika e tyre. Kur Këshilli i Evropës do të vendoste për të hapur një zyrë në Prishtinë në prill të këtij viti, përsëri përfaqësuesi i socialistëve shqiptarë do ta kundërshtonte hapjen e saj. Me mendimin se “këtë nuk e pranon Milloshoviçi.’’

5.

Pas largimit të Fatos Nanos dhe ardhjes në fuqi të qeverisë së zotit Majko në fund të shtatorit 1998, Berisha bëri përsëri përpjekje të tjera për të arritur një qëndrim të përbashkët të politikës shqiptare ndaj çështjes së Kosovës. Në një takim të realizuar më 21 dhjetor 1998 mes Berishës dhe Majkos, siç do të bënte të ditur vetë zoti Berisha disa muaj më vonë “do të diskutonin gjerësisht çështjen shqiptare, ku zoti Majko pranoi konceptin tonë për vetëvendosjen e Kosovës. “Pavarësisht pse Majko do të angazhohej për një politikë tjetër ndaj Kosovës, Tirana zyrtare do të krijonte sindromin Rugova dhe përçarjen e faktorit shqiptar.“ Siç ka informuar ish-Presidenti Berisha një tjetër çështje që ishte diskutuar në takim ka qenë “armatosja e UÇKsë, që të pajiseshin ata me të gjitha mjetet kundër blindave të ushtrisë serbe.“ Ne kërkuam që të armatoseshin luftetarët e lirisë që të mbronin jetën e popullit të pambrojtur, të Kosovës, pati deklaruar Berisha. Ndërkohë që propaganda zyrtare e akuzoi UCK-në si “të financuar nga Ben Ladeni’’. Berisha kishte kërkuar gjithashtu në këtë takim, por edhe më vonë që “SHIK-u t’i hiqej qafe UÇK-së, pasi ai e shihte këtë shërbim nën ndikimin rus. Berisha insistoi që shteti shqiptar të armatoste dhe stërviste UÇK-në me njerëz profesionistë. Marsi i vitit 1999 solli zhvillime të reja në Kosovë. Dislokimi i mijëra trupave dhe mjeteve të rënda në terren nga Milloshoviçi, ishte një tregues i qartë se ai po përgatiste luftën dhe spastrimin etnik në Kosovë. Ish-Presidenti Berisha, tani kryetar i opozitës shqiptare i bëri thirrje kombit për qëndresë duke deklaruar se “Lufta kur të vjen duhet bërë. Jemi shtatë milionë shqiptarë në Ballkan, prandaj duhet të luftojmë dhe të fitojmë, nuk duhet të lëshojmë asnjë pëllëmbë tokë shqiptare, pasi nuk kemi tokë për barbarët’’.

Ish-Presidenti Berisha do ta përshëndeste i pari konferencën e Rambujesë, e cila filloi punimet më 6 shkurt 1999 në Francë, konferencë e cila për Berishën do të hapte një “epokë të re për Ballkanin dhe kombin shqiptarë.”
Berisha në këtë kohë u angazhua seriozisht në një veprimtari politike, e cila kishte si qëllim unifikimin e faktorit shqiptarë në këtë konferencë. Ai disa herë do të bënte thirrje që shqiptarët “të tejkalonin krizën e përfaqësimit“, e cila po shndërrohej në një problem të mprehtë për zgjidhjen e shpjetë të çështjes së Kosovës.
Gjatë gjithë konferencës së Rambujesë, Berisha do të ndiqte zhvillimet dhe të papriturat e saj.
Me 18 shkurt ish-Presidenti Berisha u bëri thirrje përfaqësuesve shqiptarë në Rambuje që të mos firmosnin marrëveshjen, e cila siç doli më vonë ishte falsifikuar nga negociatori rus Majorski. Berisha u ngrit me plotë të drejtë kundër këtij varianti-komplot, i cili po përpiqej që nëpërmjet presioneve të pandershme t’i imponohej delegacionit të shqiptarëve të Kosovës. Në këtë variant ishte hequr e drejta e referendumit për shqiptarët, referendum i cili duhej të mbahej pas tre vjetësh. Ishte hequr nga kushtetuta, vendi i presidentit të Kosovës, ndërsa parlamenti i Kosovës ishte parashikuar me dy dhoma, në Dhomën e Lartë apo Senatin do të kishte përfaqësim të barabartë për të gjitha pakicat dhe etnitë.
Një tjetër komplot kundër Kosovës në këtë variant të projektit rus ishte edhe prania e policisë dhe ushtrisë serbe në Kosovë, kontrolli i doganave nga Serbia e të tjera masa të cilat e shndërronin Kosovën në një koloni serbe të ngjashme me statusin që kishte patur ajo në vitin 1945. Berisha u ngrit kundër këtij varianti i cili do të hiqej nga diskutimi më insistimin e Seke
retares Amerikane te Shtetit e cila udhëtoi urgjent për në Rambuje, por edhe të delegacionit shqiptar, me idenë se askush nuk kishte të drejtë të firmoste skllavërinë e Kosovës, mbetjen e saj nën Serbi. Për Berishën megjithëse gjysma e kombit kishte mbetur jashtë territorit të shtetit të sotëm shqiptarë, asnjë shqiptarë nuk kishte hedhur firmë për aneksimin e tyre nga fqinjët dhe kjo nuk duhet të ndodhte as tani.
Berisha do të kërkonte pastaj që delegacioni shqiptarë të firmoste variantin përfundimtar të dokumentit të Rambujesë bile përpara konferencës së Parisit, e cila do të mbahej më 15 mars 1999 në Paris. Berisha dhe PD do të denonconin në këtë periudhë politikën e Tiranës zyrtare e cila në fakt ndikoi në vonesën e nënshkrimit të marrëveshjes nga një pjesë e delegacionit shqiptar.

6.

Me 24 mars 1999 do të fillonin bombardimet e NATO-s, nën komanden e SHBA-ve, kundër Serbisë. Më 18 Prill 199 Serbia ndërpret në mënyrë të njëanshme marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë. Këtë akt ndërmerr me shumë vonesë edhe qeveria e socialistëve të Tiranës. Opozita e cila kishte kërkuar ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Serbinë qysh kur shumica vendeve anëtare të NATO-s i larguan misionet e tyre diplomatike nga Beogradi me 18-20 Mars 1999, e quajti këtë gjest të vonuar dhe të pa ndonjë kuptimi patriotik.
Ndërkohë që vendet perëndimore me në krye SHBA-të i kishin shpallur lluftë Serbisë dhe kishin larguar misionet e tyre diplomatike nga Beogradi, Shqipëria nuk ishte treguar e gatshme për të kryer një veprim të tillë qoftë edhe sa për të qënë në unison me aleatët perëndimor të shqiptarëve. Shqipëria kishte vazhduar të ruante “gjakftohtësinë”, thua se nuk po ndodhte asgjë, jo vetëm në Kosovë por edhe brenda kufirit të saj administrativ, kur po shkelej sistematikisht kufiri, po vriteshin civilë dhe bombardoheshin fshatra. Nga ky qëndrim i autoriteteve socialiste të Tiranës ishte krejt e qartë se frazeologjia e kryeministrit Majko dhe Presidentit Mejdani për Kosovën ishte thjesht një retorikë.
Autoritetet zyrtare të Tiranës, jo vetëm që nuk mbyllën ambasadën tonë në Beograd edhe kur ajo u dogj dhe u shkatërrua nga ultranacionalistët serbë, por e mbrojtën për jetë dhe vdekje ambasadën serbe në Tiranë, kur disa mijëra banorë të kryeqytetit shkuan për ta ulur flamurin serb që tundej në mes të Tiranës, ndërkohë që nën atë flamur, ushtria dhe paramilitarët serbë kishin vrarë, deportuar dhe masakruar rreth 2 milion shqiptarë të Kosovës.

Pavendosmëria e qeverisjes socialiste për të mbrojtur çështjen e kosovës i kishte rrënjët në lidhjet historike që kishin ekzistuar mes kësaj partie dhe Partisë Socialiste serbe prej vitit 1941 e këtej. Millosheviçi me të vetët i kishte bërë që të harrohen Popoviçi, Mugosha, Stejanoviçi, Dizdoroveçi dhe të tjerë komunistë klasikë serbë deri tek Tito, të cilët sipas Enver Hoxhës kishin themeluar Partinë Komuniste shqiptare (sot PSSH).

7.
Sot pas 24 vjetësh qendrimi i qeverisë socialiste të Tiranës po përseritet pikë për pikë, biles në një mënyrë edhe më të shëmtuar dhe të papërgjegjshme, ndërsa Serbia ka dërguar trupat ushtarake në kufij me Kosovën, mban të kontrolluar territorin në veri të Mitrovicës, rrembeu tre policë shqiptarë, duke përdorur dhunë dhe përjashtuar çdo prani të forcave të sigurisë së Kosovës në veri.

Kryemsinistri Rama në vazhdën e qendrimeve historike të socialkomunistëve shqiptarë për Kosovën
i është rikthyer kësaj retorike aspak dinjitoze për një vend të NATO-s.

Në deklaratat internacionaliste të kryeministrit të Shqipërisë rreth zhvillimve në Kosovë, duket qartë jo vetëm njëanshmeria por animi tërësor nga Serbia dhe presidenti i saj Vuçiç. Për mua si studiues është e qartë PS ish- komuniste këtë qendrim ka patur gjithmonë ndaj Kosovës dhe shqitarëve etnikë në ish-jugosllavi.
Ja një tjetër fakt. Sipas historianëve Ndreçi Plasari dhe Luan Malltezi në librin e tyre “Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1945-1948” gjithë kuintesenca e këtyre marrëdhënieve ka qënë “çështja e bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë që përbënte edhe thelbin e politikës së PKSH me kryeprotagonist E. Hoxhën”. Kjo politikë që më vonë Hoxha do ta quante “si ndërhyrje në punët e brendshme”, kishte flijuar Kosovën dhe çështjen shqiptare në Ballkan. Pleniumi i dytë i K.Q të PKSH (Shtator 1948) do t’i shtronte Kuvendit Popullor kërkesën për bashkimin shqiptaro-jugosllav. Sipas studiuesve “në mbledhjen e Byrosë të 5 Janarit 1948 E. Hoxha shprehu mendimin se “PKSH të bashkohej me PKJ mbi bazë federative me Sekretarin e Përgjithshëm Titon, si kusht i domosdoshëm i bashkimit të Shqipërisë me federatën jugosllave”. Në këtë kohë ishte përgatitur “Bashkimi ekonomik në një plan të përbashkët si dhe bashkimi i ushtrive me një komandë dhe shtatmadhëri të përbashkët”.
Çështja e Kosovës ishte mbyllur, biles nuk lejoheshin as debatet rreth saj. Kjo direktivë do t’u kushtonte jetën qindra nacionalistëve shqiptarë që kishin marrë pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare, biles që kishin luftuar edhe në Kosovë, të cilët filluan të akuzonin Hoxhën qysh atëhere” për tradhëti ndaj Kosovës dhe kompromis me Titon dhe serbët për të mbajtur pushtetin e tij.
Enver Hoxha për të shafitur këto zëra që ishin të shumtë sidomos në veri të vendit, me lidhje të me Kosovën, edhe më parë dhe pikërisht në plenumin e dhjetorit 1946 për çështjen e Kosovës do të shprehej:
“A është në interesin tonë kombëtar të kërkojmë Kosovën? Kjo nuk është progresiste. Në këtë situatë duhet të bëjmë ç’është e mundur që kosovarët të vëllazërohen me jugosllavët. Nuk është aktuale, nuk është progresiste…ata që nuk e kuptojnë këtë, ne kemi për detyrë t’i luftojmë”. (Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane 1945-1948. Dokumente. Tiranë 1996)
jugosllavët dhe Tito kishin punuar për këtë moment, qysh kur PKJ dërgoi në Shqipëri Miladin Popoviçin, Dushan Mugashën e më vonë Velimir Stojniçin e Niaz Dizdaroçin për të formuar dhe orientuar PKSH, me cilësinë e instruktorëve pranë K.Q të PKSH-së dhe shtabit të përgjithshëm të ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. Sipas dokumenteve të vetë PKSH, që gjenden sot në Arkivin Qendror të Shtetit “Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha qenë bërë kryetarë të vërtetë të PKSH”.
Në pleniumin e dytë të K.Q të PKSH të mbajtur në Berat prej 23-27 Nëntor 1944 Enver Hoxha deklaron:
“As zgjedhjet, as mbledhjet s’janë bërë në rregull. Komiteti Qëndror u zgjodh nga Miladini, Koçoja, Vasili, Anastazi. Ata na zgjodhën… ne u zgjidhëm jo në mbledhje të rregullt… u vendos në këmbë për byronë, sekretarët”. (N. Plasari, L. Malltezi, “Politika antikombëtare e Enver Hoxhës”, Tiranë 1996).
Enveri po në këtë mbledhje tregon se “Unë mbaj mend që më zgjodhën mua sekretar politik, Koçi Xoxen sekretar organizativ, etj”. Sipas Enver Hoxhës “kështu u zgjodh byroja nga Miladini”, duke pranuar haptazi se “unë mendoj siç mendonte Aliu, asnjë presje më tepër”. Aliu ishte pseudonimi i luftës i Miladin Popoviçit (shënimi im M.B). Duke e përkufizuar kthimin e PKSH në një degë të PKJ, Tuk Jakova, një nga udhëheqësit e kësaj partie që më vonë do të pushkatohej, deklaron në këtë mbledhje. “Partia jonë s’ka qënë kurrë indipendente, por ka qënë e përqëndruar në duart e Miladinit dhe Dushanit”. (Politika antikombëtare e E.Hoxhës. Pleniumi i dytë i K.Q të PKSH, Tiranë 1996).
Deri në vitin 1992 kur në pushtet erdhi Sali Berisha, politika e “fqinjësisë së mirë” me serbët dhe mbyllja e çështjes së Kosovës do të ishte konstante për shtetin Shqiptar. Në Partinë e Punës dhe më vonë atë Socialiste ishte ndjekur një seleksionim i vazhdueshëm për të nxjerrë në krye njerëz me bindje internacionaliste, kryesisht të pakicave minoritare në Shqipëri. Kjo poltikë rezulton e rikthyer tërësisht edhe në këtë qeveri.

8.

Në qoftë se prej vitit 1941 deri në vitin 1992 marrëveshjet mes dy partive komuniste serbe dhe shqiptare kishin qënë të fshehta, pas 16 Qershorit 1993 deri më 1997 ato u bënë publike dhe të regullta, duke futur në këtë mes edhe Partinë Socialiste të Greqisë (PASOK). Presidenti Rexhep Meidani sapo erdhi në postin e kryetarit të shtetit, pritjen e parë do t’ja rezervonte të ngarkuarit me punë të serbisë në Tiranë në fillim të Gushtit 1997. Siç thotë Baleta, takimi Meidani-Vukiçeviç “bëhet inaguruesi i erës së re të marrëdhënieve të Shqipërisë me Serbinë”. Meidani më 5 Gusht 1994 deklaron pas këtij takimi tek gazeta “shqiptare” se çështjen e Kosovës “do ta zgjidhim me dialog me serbët”. Pushteti i majtë në këtë kohë kishte formuluar “teorinë e hapjes pa paragjykime ndaj këtij shteti tradicionalisht armiqësor ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve”, siç thotë ish ministri i Jashtëm P.Milo, “pa vënë asnjë kusht për çështjen e Kosovës”. Sic e permenda më lart, Shqipëria do të ishte i vetmi shtet i koalicionit antiserbi e cila nuk do të mbyllte ambasadën serbe në Tiranë as në prag të bombardimeve, as gjatë tyre. Tirana zyrtare asnjëherë dhe për asgjë, qoftë edhe pas spastrimeve etnike të shqiptarëve të Kosovës, nuk do të prishte marrëdhëniet me Serbinë.
Ajo në emër të miqësisë tradicionale me Serbinë, do t’i bashkohej komploteve të përbashkëta kundër Kosovës për të ruajtur pushtetin e vet në Tiranë.
Ai do të shihte Millosheviçin si partner në fatin e përbashkët të qendrimit në fuqi. Edhe Vuçiç në prag të zgjedhjeve kombëtare të 25 prillit 2021 pati deklaruar publiksht se nuk duhej të fitonte PDSH pasi pas saj qendron Sali Berisha i cili punon sipas tij për Shqipërinë e madhe. Biles ai pati deklaruar qe po punonte që kjo gjë të mos ndodhte, pra që PDSH të mos vinte në fuqi.

Sot 24 vjet pas mbarimit të luftës, Serbia, në vend që të ndalojë sjelljen agresive ndaj Kosovës, duhet të marrë përgjegjësitë e shtetit të mundur në luftë, që ka kryer genocid mbi shqiptarët, të kërkojë falje për krimet e kryera dhe të njohë Pavarësinë e Kosovës.
Vetëm atëherë mund të arrihet një marrëveshje paqeje e qendrueshme.

Kryeministri i Shqipërisë duhet të heqë dorë nga deklaratat e tij, gjoja në unison me faktorin ndërkombëtar, të cilat inkurajuan presidentin serb të rrëmbente tre policë shqiptarë brenda territorit të shtetit të Kosovës. Shteti terrorist serb, si në të kaluarën edhe sot, kupton vetëm gjuhën e forcës.
Kjo krizë nuk është krijuar nga Kosova, por është provokuar nga Serbia dhe asaj i duhet drejtuar presionet ndërkombëtare. Retorika e Ramës që fajson vetëm kryeminsitrin Kurti për konflitin e krijuar në veri, është e padrejtë, e pabazë dhe antishqiptare.

Kryeministri i Shqipërisë duhet të heqë dorë edhe nga inisjativa gjasme ndërmjetësuese, përderisa ka besueshmerinë vetëm të palës serbe dhe jo të asaj shqiptare në Prishtinë dhe kjo tashmë është e qartë për këdo. Besueshmeria në çdo rast është një kusht themelor i një ndërmjetësuesi, por Rama ka punuar që të jetë i besueshëm vetëm në Beograd.

Në praktikën nderkombëtare një tjetër kusht i një ndërmjetësuesi, duhet që ai të mos jetë i përfshirë në konfliktin e palëve. Në rastin tonë sido që Rama përpiqet ta lërë Shqipërinë jashtë këtij konflikti, duke i dhënë vetës një pozicion ndërkombëtar mbi palët, në të vertetë Republika e Shqipërisë është e përfshirë në këtë luftë dhe populli i saj tërësisht, pasi bëhet fjalë për gjysmën e kombit shqiptar.

Së treti pala ndërmjetësusese duhet të ketë fuqinë që të imponojë zbatimin e projektit të propozozuar dhe të pranuar nga palët, dhe Shqipëria dihet që nuk e ka këtë forcë që të bëjë të zbatueshëm këtë projekt. Këtë fuqi e kanë vetëm SHBA dhe BE.

***
24 vjet më parë kur shkrova librin “Kombi i tradhtuar”, por edhe nëpërmjet qindra shkrimve në shtypin e Tiranës, pata bërë konstatimin e tmerrshëm se krerët e qeverisë socialiste në Tiranë, duke qëndruar jashtë luftës për Çlirmin e Kosovës me trupa në terren, e tradhëtuan Kosovën dhe çështjen kombëtare pasi, nuk e shfrytëzuan momentin historik për bashkim kombëtar. Koha që erdhi në vijim deri më sot, për fat të keq e provoi këtë parashikim.
Një tjetër parashikim i librit ka qënë se ata që po e tradhëtojnë çështjen tonë kombëtare dhe bashkimin kombëtar do të përfundojnë në koshin e plehrave të historisë. Disa kanë përfunduar në atë kosh, edhe të tjerët që po i kundërvihen Kosovës dhe këtij bashkimi i pret i njëjti fat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here