Rrugëtimi i dosjes së “Kcimit të Tropojës prej vitit 2016 deri pranimin nga UNESKO, si pjesë e Listës përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit
“Tropoja me anë të këtij identiteti të fortë kulturor dëshiron t’i tregojë botës këtë trashëgimi unike si dhe të shprehë vetëdijen e ruajtjes dhe të vazhdimësisë së saj kulturore, historike shpirtërore në këtë fushë”.
“K’cimi i Tropojës” është pranuar dje, më 3 dhjetor 2024, si pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit nga UNESKO.
Tropoja, e njohur ndryshe edhe si “Malsia e Gjakovës, është një nga zonat më të famshme të trashëgimisë kulturore shpirtërore dhe materiale të vendit dhe botës. Qytetërimi i saj fillon prej antikitetit deri në ditët tona, duke qënë një thesar i rëndësishëm i popullit tonë.
Ajo me anë të këtij identiteti të fortë kulturor dëshiron t’i tregojë botës këtë trashëgimi unike si dhe të shprehë vetëdijen e ruajtjes dhe të vazhdimësisë së saj kulturore, historike në këtë fushë.
Pas një pune të gjatë këmbëngulëse dhe profesionale të një grupi pune të përbërë nga koreografi i mirënjohur Skëndër Haklaj, akademiku i shquar Vaso Tole, autori i këtyre radhëve si kordinator dhe bashkedrejtues i kosnferencës me zotin Skëndër Haklaj, prof. Shpend Bengu dhe studiuesi i folklorit i ndjeri Zog Hysenaj, u arrit që në dhjetor 2016 të mbahet në Tropojë, konferenca e parë shkencore rajonale për “Kcimet e Tropojës”, e cila hodhi një hap të rëndësishëm për t’i paraqitur Ministrisë së Kulturës propozimin për të shpallur “ Kcimin e bjeshkës me tupan, të Tropojës”, si “Kryevepër të Trashëgimisë Shpirtërore, Kombëtare.”
Qendra Kulturore Nacional dhe gazeta letrare dhe kulturore “Nacional”, me Shoqatën “Kcimi i Tropojës”, në bashkëpunim me Bashkinë e Tropojës, me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Arsimit, Qëndren e Studimeve Albanalogjike Tiranë dhe Institutin e Studimeve Albanologjike Prishtinë,”, organizuam me sukses Konferencën e Parë Kombëtare, “Kcimet si thurimë e ritualeve të jetës dhe trashëgimisë shpirtërore në Tropojë”. Konferenca dedikuar tërësisht kcimeve të Malsisë së Gjakovës u mbajt në mjediset e Muzeut Historik, Bajram Curri prej 15-16 dhjetor 2016.
Konferenca kishte për objektiv të sillte praktikat më të mira si dhe qasjen e tyre, përfshirë zhvillimin e politikave të përshtatshme për ruajtjen e trashëgimisë jomateriale dhe materiale në Tropojë, duke gjeneruar përgjigje konkrete për nevojën vendimtare për ruajtjen, konservimin dhe prezentimin ne nivel kombëtar dhe ndërkombëtar të këtyre vlerave të trashëgimisë shpirtërore.
Qëllimi përfundimtar i Konferences ishte për të sjellë së bashku sa më shumë aktorë që të jetë e mundur, nga institucionet Qeveritare (qendrore dhe lokale), nga institucionet kërkimore dhe shkenore të vendit, nga menaxhuesit e trashëgimisë kulturore, etj, në mënyrë që të arrihet një nivel sa më i lartë i mirëkuptimit të ndërsjellë për nevojat, kërkesat dhe mjetet financiare e teknike për mbrojtjen, ruajtjen, konservimin, dokumentimin dhe prezentimin e trashëgimisë kulturore, të kësaj treve të begatë të kombit tonë, sic konsiderohet Tropoja.
Konferenca në të gjitha kumtesat, si dhe konkluzionet e saj, i rekomondoi zonjës Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës dhe Komitetit Kombëtar të Trashëgimisë Shpirtërore, pranë Ministrisë së Kulturës për të shpallur: “ Kcimin e bjeshkës me tupan, të Tropojës”, si “Kryevepër e trashëgimisë shpirtërore, kombëtare.”
Në pranverën e vitit 2017 unë, Skëndër Haklaj, Rovena Vata e Zog Hysenaj, plotësuam gjithë dosjen e nevojshme për aplikim në Ministrinë e Kulturës, duke ja vënë në dispozicion bashkisë së Tropojës për ta dorëzuar në ministri, me qëllim për t’i dhënë vlerat e një përfaqësimi qytetar.
Po në vitin 2017 bashkia e Tropojës, i paraqiti zyrtarisht ministrisë së Kulturës propozimin për të shpallur: “ Kcimin e bjeshkës me tupan, të Tropojës”, si “Kryevepër e Trashëgimisë Shpirtërore, Kombëtare,” bashkë me dosjen përkatëse shkencore të përgaditur nga shkenctarët më të mirë shqiptarë të fushës: Studiuesi i shquar Prof. Dr. Ramazan Bogdani, studiuesi i mirënjiohur Prof. Dr. Anton Papleka, Akademiku i mirënjohur Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj, Prof. Dr. Zymer Neziri,” Prof. Dr. Agron Xhakolli, Prof. Dr. Bashkim Lajci , prof. dr. Vaso Tole, Prof. Dr. Shpend Bengu, Dr. Rovena Vata, muzikanti i njohur Kolë Susaj, koreografi i mirënjohur Arjan Subashi, koreografi dhe studiuesi i mirenjohur Skënder Haklaj, poeti dhe studiuesi i njohur, dr. Mujë Buçpapaj, autor i ketij shkrimi.
– Me datë 25 maj 2018 Ministria e Kulturës e Shqipërisë , përkatësisht, Komiteti Kombëtar i Trashëgimisë Shpirtërore, shpalli “ Kcimin e bjeshkës me tupan, të Tropojës”, si “Kryevepër të Trashëgimisë Shpirtërore, Kombëtare.”
Ky ishte një hap tjetër për të vijuar aplikimin për në UNESCO.
-Më 14 gusht 2020, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jo Materiale vendosi për të kandiduar “Kcimin e bjeshkës me tupan të Tropojës”, si “Kryevepra të trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit”, nën mbrojtjen e UNESCO-s.Lajmin e pati bërë të ditur ministrja e radhës Kulturës, Elva Margariti, ndërsa vlerësoi ritmet marramendëse, energjinë shpërthyese dhe ngjyrat e këtij kërcimi.
Për përgatitijen e dosjes për UNESKO përsëri koreografi Skëndër Haklaj pati rol vendimtar për
dokumentimin dhe plotësimin e dosjes duke përfshirë hulumtime në terren, krijimin e një përshkrimi të detajuar të elementit, mbledhjen e materialeve arkivore dhe dëshmive nga komuniteti dhe të gjitha me shpenzimet e veta, të familjes dhe të miqve të tij.
– Me 3 dhjetor 2024, pas vlerësimit pozitiv nga Organizmi i Vlerësimit të UNESCO-s, gjatë sesionit të 19-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, në Asuncion, Paraguaj, “K’cimi i Tropojës” është pranuar si pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit. Lajmin e bëri të ditur ministri i Kulturës Blendi Gonxhe i cili tha me këtë rast se “K’cimi i Tropojës”, është një vallëzim i njohur festiv shqiptar me vlera universale.
2
Plot tetë vjet prej fillimit të punës tonë për Kcimin e Tropojës, kemi një përgjigje të shumëpritur dhe të merituar.
Është një moment vlerësimi dhe homazhi për disa breza kërcimtarësh të Tropojës që e ruajtën për shkeuj me radhë këtë vlerë të njerëzimit të pa prekur, origjinale dhe kaq vitale edhe në kohërat moderne.
Ne jemi duke jetuar një periudhë që karakterizohet nga ndryshime radikale në shoqëri, në mënyrën e jetesës, në teknologji dhe në kulturë e cila mbetet një sfidë për shoqërinë dhe trashëgiminë tonë kulturore, gjithnjë dhe më shpesh e kërcënuar, e cila mbetët një obligim për të gjithë ne për ta ruajtuar sidomos për femijët dhe të rinjtë shqiptarë.
Projekti ynë vinte në frymën e ligjeve të Bashkimit Europian, të UNSKO-së dhe atyre kombëtare, konkretisht të ligjit Nr. 9490, datë 13.3. 2006 “Për ratifikimin e Konventës për Ruajtjen e trashëgimisë Kulturore jo materiale”, Paris 2003, Ligjit Nr. 9048 datë 07.4. 2003 “Për Trashëgiminë Kulturore” si dhe akteve të tjera ligjore dhe nënligjore me objekt ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Republikën e Shqipërisë.
UNESCO posaçërisht qysh nga Konventa e vitit 2003 thekson rëndësinë e trashëgimisë kulturore jomateriale si një garanci e zhvillimit të qëndrueshëm.
Miratimi i kësaj Konvente u bë një moment historik në zhvillimin e politikave ndërkombëtare për promovimin e diversitetit kulturor, ku për herë të parë komuniteti ndërkombëtar kishte njohur nevojën për të mbështetur llojin e manifestimeve dhe shprehjeve kulturore që deri atëherë nuk e kishte përfituar nga programet e UNIKO-s si një pjesë e madhe e Kuadrit ligjor dhe programor.
-Në si grup studiuesish kemi propozuar që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, bazuar edhe në disa praktika ndërkombëtare, në shkollat 9 – vjeçare dhe të mesme të rrethit Tropojë, të realizohet përfshirja në programin mësimor të disa elemëntëve të trashëgimisë kulturore të Tropojës si “Kcimi i vënit” , por edhe njohja me disa rite, zakone dhe tradita etj, që konsiderohen nga ne si vlerë e trashëgimisë tonë kulturore në rrezik zhdukje, por edhe si trashëgimi botërore që duhet përcjellë për brezat që vijnë.
Kjo gjë mund të realizohet në përputhje me programin e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve për arsimin parauniversitar.
-Po kështu prashikohet edhe organizimi i konkurseve në shkolla, të cilat mëndohet se do të ndikojnë në rritjen e informimit të kësaj grupmoshe me këtë trashëgimi, por edhe për formimin e koncepteve të drejta për ruajtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale dhe materiale në Tropojë.
Këto konkurse, të shoqëruara edhe me biseda nga ekspertë të fushës, do të fokusohen përvec të tjerash edhe në në temën e rëndësisë së trashëgimisë kulturore jomateriale në zhvillim e qëndrueshëm të rajonit.
Qellime të tjera:
• Rritja e ndërgjegjësimit të nxenësve, të të rinjëve dhe komunitetit për çështjet e ruajtjes së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe Materiale në Tropojë.
• Përshtatja graduale e kurrikulave mesimore në të gjitha nivelet e arsimimit, në Tropojë, duke përfshire në to edhe tëmat e “Kcimit të vendit” si orë mësimore përfshirë mësimi për ritet, zakonet, zejtarinë tradionale etj.
• Të të kuptuarit më mire të marrëdhënieve në mes të trashëgimisë kulturore jomateriale e materiale, si dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, në zbutjen e varfërisë, fuqizimin e komunitetit, rinovimit urban, arsim, etj, për të fuqizuar OJQ në rreth nëpërmjet shkëmbimit të informacionit të dobishëm në aktivitetet e tyre, dhe për të forcuar rrjetet e OJQ-ve në Tropojë.
• Hartimi i një liste me vepra të trashëgimisë kulturore jomateriale dhe material origjinale të trevës së Tropojës që mund të propozohen për Listën e Trashëgimisë Botërore jo materiale, si vlerë e njerëzimit.
• Krijimi i një koncepti të qëndrueshëm se asnjë zhvillim nuk mund të jetë i qëndrueshëm pa një komponent të fortë të kulturës. Në të vërtetë vetëm një qasje e njeriut në qendër të zhvillimit të bazuar në respektin e ndërsjellë dhe dialogut të hapur ndërmjet kulturave mund të çojë në rezultatete përfshirëse dhe të drejta kulturore, për të parë kulturën si një ekuacion zhvillimi.
Pritshmëritë:
Pritshmeritë nga futja e “ Kcimit të bjeshkës me tupan, të Tropojës”, si “Kryevepër e trashëgimisë shpirtërore, të mjerëzimit” të mbrojtur nga UNESCO, do të jenë pozitive.
Edukimi dhe informimi i brezit të ri është themelor në ruajtjen e trashëgimisë kulturore në një vend. Eksperienca botërore ka treguar rezultate të dukshme dhe realiste në këtë drejtim. Ajo cka synohet të arihet nëpërmjet kësaj arritje të madhe janë:
Përcaktimi i roleve dhe i përgjegjësive që kanë Institucionet Arsimore, Kulturore, se bashku më ministritë përkatëse dhe autoritete lokale, lidhur me zbatimin e politikave të ruajtjës së trashëgimisë materiale dhe jomateriale kulturore.
-Zhvillimi i kurrikulave mesimore në të gjitha nivelet e arsimimit, duke përfshire në to edhe temat të vecanta të kësaj trashëgimie.
-Fushata periodike ndërgjegjësimi që bazohen në krijimtarinë e zhvilluar nga vetë nxënësit. Fëmijëve dhe familjeve të tyre duhet t’u përcillen mesazhe të qarta duke përfshirë, për shëmbull organizmin e “Ditëve të trashëgimisë kulturore” në secilën shkollë.Një praktikë kjo që nxitet edhe nga ministria e Arsimit dhe Sporteve.
PËRGJEGJËSITË
Bashkia Tropojë:
• Në bashkëpunim me DAR, duhet të organizojë veprrimtarinë “Ditët e trashëgimisë kulturore” në secilën shkollë të rrethit, me biseda, ekspozita dhe paraqitje të artefakteve.
* Ministria e Ministria e Arsimit dhe Sportit si dhe DAR marrin përsipër:
– Dhenia e lejes për venien në dispozion të ambjenteve të shkollave;
– Disponueshmërinë e mesuesve të letërsisë për të organizuar konkurset në shkolla për trashëgiminë materiale dhe jo materiale të Tropojës si dhe organizimin e tyre;
– Ministria e Arsimit dhe Drejtoria Rajonale Arsimore, do të mundësojnë dhe disponibilitetin e inspektorit të aktiviteteve kulturore për të përmbyllur me sukses gjithë këtë aktivitet.
*Bashkia Tropojë, Ministria e Kulturës dhe MAS marrin përispër bashkarisht fushatën publicitare në mediat lokale dhe kombëtare.
Ministria e Kulturës
-Vë në dispozicion ekptërtët e saj për të dhënjen shërbimeve këshilluese rreth politikave në fushën e trashëgimisë kulturore jomateriale, për ofrimin e trajnimit dhe këshillimin e shërbimeve sipas programit botëror të UNESKO-s, të ndërtimit të kapaciteteve.
-Në bashkëpunim me MAS organizon dhe drejton zhvillimin e seminareve në shkolla me titull “Zhvillimi i politikave në fushën e trashëgimisë kulturore jomateriale në vënd dhe në Tropojë”, me qellim nxitjen konstruktive të metodave për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
– Ndërton në bashkëpunim me Bashkinë e Tropojës një sërë bisedash në mediat lokale dhe në shkolla me tematikë: Çfarë është zhvillimi i politikave për ruajtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale? Cilat janë nevojat e Tropojës në këtë fushë? Si përshtatet kjo trashëgimi në programin global të UNESCO-ndërtimit të kapaciteteve për zbatimin e Konventës së vitit 2003 dhe legjislacionit të vendit ?
– Bashkëpunim me UNESCO-n, nëpërmjet zyrave të saj përgjegjëse për të drejtuar koordinimin e programit në rajon si dhe të qënë e pranishme në ecurinë e tij në terren.
-Është një ndërmjetëse mes komunitetit vendas të Tropojës dhe qeverisë, për të përcaktuar masat dhe aktivitetet e tyre, për të ndërtuar një rrjet të vitalizimit të aktiviteteve të tyre, për ruajtjen dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj trashegime të papërseritshme kulturore në rrezik.
-Të informojë opinion vendas dhe institucionet ndërkombëtare duke vlerësuar rolin e rëndësishëm të medias me autoritetet kombëtare për të rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe vlerësimin e trashëgimisë kulturore jomateriale, e materiale për të inkurajuar dialogun ndërkombëtar dhe kohezionit social nëpërmjet trashëgimisë kulturore jomateriale e materiale për zhvillimin paqësor dhe të qëndrueshëm.
Në këtë ditë të gëzuar për të gjtihë shqiptarët,
u shpreh mirënjohjen time të gjithë atyre që punuan për këtë projekt të rëndësishëm kombëtar, përfshirë Bashkinë Tropojë, Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë, Qendren e Studimeve Albanalogjike Tiranë dhe Institutin e Studimeve Albanalogjike Prishtinë, Qendren e Kulturës dhe Arteve Nacional, shoqatës “kcmimi I Tropjës” etj.
Trashëgimia përbën një burim të identitetit dhe kohezionit kombëtar, një trashëgimi e ndërprerë apo e rrezikuar të zhduket nga ndryshimet marramendëse teknologjike dhe sociale e shoqërore, si dhe jostabiliteti ekonomik është një humbje e kombëtare për sot dhe të ardhmen.
Kreativiteti kulturor i bazuar tek trashegimia kontribuon në ndërtimin e shoqërive të hapura, gjithëpërfshirëse dhe pluraliste. Të dy trashëgimitë materiale dhe shpirtërore të kulturës dhe krijimtarisë mbajnë themelet e jetës tonë, të gjallë dhe të begatë si dhe krejt shoqërive të dijes.