Me shume se dhimbja me dhemb
Lumturia kur nuk kam me ke ta ndaj
Me shume se uria me dhemb
Sofra plot kur nuk kam me ke te haj.
Me shume se vetmia
Me dhemb shpirti im
I mbushur plot,por
I zhytur ne mjerim
A thua jam vetem?!
Kte pyetje cuditerisht e bej perdit.
Si larg me vjen nje ze
Vetem nuk je ,
por edhe shume rreth teje
Nuk ke
Ta dish.
Ps: vleren me te madhe gjerat e kane, kur ato ndahen me te tjeret ne te kundert asgje nuk ka vlere.
04/04/2020
DREJT QIELLIT SYTE I NGRITA
Drejt qiellit syte i ngrita
Dikush me pa me kersheri
A thua se dhimbja ime
Njesoj i dhimbte dhe atij
Qaj o njeri mu duk se degjova te thoshte dikush
Qaj o njeri tani me fuqishem
E degjova serish
Derdh nje lot e shpesh nje pendim
Lutu dhe kerko falje biri im
Token jua dhash strehe e qiellin per Cati
Cdo gje e lash ne doren tende
Thash gezoje o njeri
Mjaftohu o njeri, zullumqar mos u bej
A ka me shume nga cfare keni
Me vete per te marre.??
Qaj o njeri
nje lot te shoh ne sy
Te kulluar si kristali
Pishman te shof tek ty
I ula syte ngadal dhe qesha nen ze
Thjesht mu duk mua askush nuk foli
Dhe askush nuk tha asgje.
I qete vazhdova jeten
Ritmin aspak nuk e ndalova
Se cfare ndodhte rreth meje
Per vite nuk e kuptova
Nderkohe vitet kishin kaluar
Per te arritur ku doja
Asgje nuk me kish penguar
Me syte lart nuk i kisha cuar
Jo se kisha frike
Po thjesht dicka me kish penguar
A thua ishte ai ze qe degjova dikur
Dhe nder vite zemren ma kish ngushtuar??
Ai ze qe nuk e degjova me kurre
Apo ishte lakmia qe
Zemren ma kish bere gur??
Kur me foli per here te pare isha akoma shume i ri
Qe atehere mbylla njerin vesh
E mbylla njerin sy.
Ndersa ritmi i jetes po ngadalsohej dhe trupi Im
Me nuk kish fuqi
Dhimbja me kish pushtuar trupin
I ngrita syte perseri
U luta, qajta edhe bertita me sa kisha fuqi
A thua pishmani im bente me dobi??
Te lutem Zoti im me jep dhe nje mundesi.
Te lutem me fal, me fal te lutem e thoja serish
Bashke me mua po luteshin te gjithe
A ishin te gjithe fajtore apo per mua po luteshin?@
Kte nuk e di
Mu duk se dikush prap po me shihte
Si dikur kur isha akoma femi
Dhimbja ime po I dhimte pa dyshim
Ai nuk tha me asgje. Buzeqeshi butesisht
Dhe shi dergoj ne syte e mi
Une nuk e kuptoja pse qaja edhe pse lotet nuk kishin mbarim
Dicka kishte ndodhur nder vite
Ta mendoja se cfare nuk kisha guxim.
Isha nje fajtor dhe kte e dija
E kisha kuptuar tani
jo nga fjala e tij, por e kuptova
Kur nuk kisha me fuqi.
Zoti me foli e me tha te ndaloj
Por un kryenec edhe pak thash te vazhdoj
Sot jam ketu i gjynjezuar e kerkoj falje pa pushim
Kerkoj meshire e ndihme per shpetim.
Akoma shpresoj se Zoti nuk eshte hakmarres
Dhe qetesi do kete per shpirtin tim
Po vall nese une do kisha fuqi?!!
A do isha sot i gjynjezuar perpara teje o Zot
A do beja te njejtat gjera serish ??!
Kjo eshte frika qe me se shumti me frik.
18/03/2020
SHTEPIA IME E VJETER
E moj shpi e vjeter
Ngado qe shkova
Nuk gjeta si ti tjeter
Bera vila e saraje
Asnje nuk ju afrua bukurise tate
Tani me mall te kujtoj
Shtepia ime e vjeter
nuk mundem te te harroj.
Vetem malli e kujtimet
Me kan mbet
Tani qe jam larg teje
Nostalgjia po me vret
06.11. 2018
SOFRA E VETMUAR
Plot e mbusha Soften
Bukur e stolisa
Asnje kafshat se hengra
Femijet po prisja.
U solla dhe njehere verdalle
Mire e mire e pash
Asgje nuk mungon
Ne kte sofer te ngrate
Ushqim plot e pije pa fund
Gjithcka qe done gjithkush
Por asgje qe dua une
Nje cop buk e krip
Nuk dua me shume
Bashke me bijt e mi
Te jetoj deri ne fund
Kte sofer te vetmuar Plot
prej Zotit bereqet
Nuk mundem ta mallkoj
Vetem po i lutem Zotit
Me bijt e mij edhe njehere
rreth saj te na bashkoj
07/04/2020