Drita Kosumi Syla: Ajo,shpirt i pacientit

Ajo,shpirt i pacientit
( Me respekt dr. Valbonë Tafilaj)

Ajo ka emër. Emrin më fisnik në jetë, mjeke.
Por, përveç profesionit, ajo është e stolisur me shpirtbardhësi. Kjo shpirtbardhësi rrezaton te çdo pacient. Shëron me fjalët më të ëmbla që i burojnë nga shpirti i saj finik. Për të dëshmojnë pacientët e shumtë të saj. Shpirti i njerëzve të tillë i nevojitet kësaj shoqërie. Shikimi i saj dhe sjallja, fjalët e ëmbla, paraqitja e saj para pacientëve është shkëlqim.
Portreti i dr.Valbonë është portret që kërkon respekt .Shtrohet pyetja pse? Ngase sjellja e saj me një shpirt të madh, fisnik , me një dashuri të madhe që cecilit pacient pa dallim racor, t’u ofrojl ndihmë të pakursyer, bëri që çdo pacient ta duan dhe ta respektojnë përherë.Pra, asaj i flet shpirti human prore.Nderimi do të jetë gjithmonë për aq sa mjekja e papritueshme punon me vullnet dhe dashuri.
Ajo bën rrugë të gjatë plot sakrifica për të qenë në gadishmëri të njerëzve që luftojnë me sëmundjen në çdo kohë.
Dr.Valbona ka një etikë të pakrahasueshme, që mirëkupton e respekton përballjet e ndryshme të pacientëve! Te Dr.Valbona pacientët gjejnë inkurajim, mbështetje dhe anën humanitare që e ka në shpirtin e bardhë!
Ajo ka një modesti të veçantë që ia shton edhe më shumë vlerën si mjeke, gjithmonë në shërbim të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari në nevojë.
Dr. Valbona meriton më shumë se falënderim, Ajo zë vend të ngrohtë në zemrat tona; është person i mrekullueshëm që e kthen buzëqeshjen e” humbur” të sëmurëve…
Ajo mbetet model frymëzuese për gjeneratat e reja! Valbona është shoqja jonë, e të gjithë atyre që vlerësojnë humanzimin si vlerë, në kushtet e reja të zhvillimeve shoqërore, në epokën e individualizmit.
Drita

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here