DRITA NE EMRIN TEND   Poezi nga Lucilla Trapazzo, (Zvicër, Itali) Solli në shqip Dashamir Malo  

 

 

 

 

I shqetësuar sonte është bregu i detit

Re hijerënda që lëvizin ngadalë

tregojnë Afrikën. Mani dhe

rozmarina fërgëllojnë dhe këndojnë

shi. Eshtë i ëmbël kundërmimi i myshkut

dhe likenet me sy gjysmë të mbyllur.

 

Çon tek ty e gjithë kjo kripë

e barkave dhe e peshqve në rrethin

e hënës, në një natë të ndarë

(e uritur për dashuri dhe fllad)

prej ujqërve dhe prej emrave dhe shushuritjeve.

 

Rastësisht gjejmë fjalë dhe lule

të cunguara –

dhe pastaj melodi prej mijëra e mijëra notash

të kapura pas lamtumirës.

 

I pasigurt mbi det shfaqet agimi.

Në emrin Tënd Drita e Lindjes.

 

 

 

*

 

Ndoshta nuk na shpëton kjo gjë

antike dhe poetike

na trand dhe na bën det

dritë gjethe zjarr

dhe mandej duar kurme dhe mish.

 

Absolute dhe kalimtare

hapësira e një nate të lëngët

e kryqëzimeve dhe gjeometrive të këmbëve

syve dhe gjuhëve të mbytura.

Në agim kemi vetëm një degë dhe macet

dhe fjalët si lumë për të kënduar

shpresat e kota të pafundme.

 

Më lër, ëndrra nuk ka vdekur ende

dhe e kuqja e buzëqeshjeve dhe borronicave.

 

*

 

Nuk kam  për të dhënë nesër

(as skuqjen e fytyrës të herës së parë)

Vetëm sot midis gishtit dhe një lumi të ardhur plot

Përkundemi të çartur në natën e huaj dhe të

shndritshme.

Nga një hënë që varet dhe re’ të zeza të mbledhura

Në atmosferën dyshuese  te një dhome,

më ke thënë

dhe më ke pikturuar përrallën.

 

Të kam vështruar. Me ke vështruar.

 

Tani mbahu pas puthjes. Ndodh në heshtje.

Ndodh në çast, ndodh ndoshta dashuria.

 

*

 

Do të doja të të pyes se çfarë bën atje

mbështetur në kastëk

për çfarë mendon

pastaj vallëzon përreth dhe arrin

ngadalë heshtjen tënde (fortesë e padepërtueshme)

kumbon krenrr si vazo Ming

të vështroj dhe mbaj frymën

 

edhe qielli im.

 

 

 

*

 

Vështro, bie përsëri hija

në lindje – atje poshtë, në anën tjetër të perëndimit.

Tani përkulet në errti pesha e yjeve

Qëndro me mua këtë natë

do duhet të vëzhgojmë bombat e mbetura

që shkëlqejnë në lumë.

Qëndro vetëm një natë

Përziej puthjet sytë e mi dhe fatin

Do të doja vështrim rrëqebulli, do të doja të isha

gur i flashkët.

Por kam krahë klloçke

hije mëngjesore, në prehër

grushtin me yje të zhubrosur.

Ti qëndro. Të ndezim natën

(me shkëlqimin e dyshimit dhe vezullimin e idesë).

 

Ndjesë, prej viteve dhe hormoneve harroj

gjithçka dhe flas pak si shumë. Anëshkruaj në qiell

jemi në folje, në kohën e pakryer.

Ti qëndro me mua, të ndriçojmë natën.

 

 

*

 

E njoh vjeshtën e gjetheve

ngjyrë alle

thërrmijat e pluhurit dhe gishtat

në ditët e numëruara.

 

Do të doja të të jepja të kuqen e mollës

Do doja të  të jepja sy lazer

që sfidojnë botën

që përmbajnë çastin.

 

Por kam vetëm veten time këtu

në këtë trup në këtë kohë

që nuk ka më kohë.

 

Kam dashuri që është lumë i heshtur

dhe hap dyert e pranverës

që është stina jote.

 

Ti pret të tjera vera

dhe në secilën prej tyre kërkon timen

pastaj e vendos për ta ruajtur mes farërave

në dimër.

 

 

*

 

Limbo (1)- përtej Akerontit

Nuk mëkatojmë kur zbulojmë

thelbin dhe paradoksin e pasayrës.

E megjithatë jemi të dënuar pa faj.

Në zgripin e sfilitur të pritjes

Të varur midis natës dhe diellit

Të përjashtuar, jo të zgjedhur

 

Dhe gjithmonë jemi lumë i ardhur

mish i ngjeshur ende

Jemi emra rrathë dhe atome të dritës.

 

(1) – venbanim i supozuar i shpirtrave në disa besime të krishtera

*

 

Je larg mijëra netë – larg

roitja e bletëve dhe zhurma jote

(ndërsa unë vishem me polen)

larg ngrohtësisë së duarve dhe buzëqeshjeve.

 

Vetëm lumi më rrjedh në bark.

 

Një gjarpër i vogël uji me sy të artë

nxjerr kokën prej shkëmbit mbi shakrën time diellore(1).

E njoh.

Kur isha ende fëmijë vëzhgoja zallishten e lumit

e mbështjelle kutullaç numëronte vezët.

 

  • – një nga 7 pikat fokale në trupin

 

 

*

 

Po, të pres akoma matanë lumit

dhe këtej arsyes

Jetojmë në hapësirën blu të qashtër

të duarve matanë fjalëve

të thëna dhe lejuara

përpara se ti të lindje.

 

Dhe ti pritmë përtej kohës

prit që unë të kthehem në vallen

e një fotoni, në feksjen e një iride (1)

që për fat të mirë të tejshpon

pa indet e tua në erë

ose mishëruar në kurorën e pemës tënde

në papërsosmërinë e turpshme të dashurisë.

 

(1) – irida e syrit 

 

 

 

*

 

Të gjej kudo në çdo

gjë, në fushën e pllenuar

nga plugu, në vajin cicëritës

të një pjate bujku.

 

Unë kam kërrmill i asaj fushe

lëkundem mbi një tufë marule

dhe vrapoj – në një thyesë pafund

më të shpejtë se drita

 

dhe gjithmonë më çudit

vrulli i jetës.

 

 

 

Lucilla Trapazzo, (Zvicër, Itali)

 

Lucilla Trapazzo ka lindur në Cassino, Itali në vitin 1964.

Pas dipllomimit në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane, Masterit në “Film & Video” në Universitetin Amerikan, Ëashington D.C. dhe një formimi të vazhdueshëm teatral dhe artistik, punon si aktore, performer, kritike dhe regjizore teatrale.

Poezia dhe proza e saj janë vlerësuar me disa çmime ( Çmimi San Bernardino,Stimigliano; Çmimi Kombëtar “Delfini” Pisa;  Çmimi “Viareggio” dhe publikime në antologji, revista dhe libra arti në Itali, Spanjë e Maqedoni.

Pikturat e saj janë përfshirë në ekspozita të ndryshme personale dhe kolektive internacjonale. Performancat e saj artistike janë prezantuar në disa  festivale  të Artit Multimedial ( Signal,Cagliari; It’s Liquid, Londra ; Buenos Aires, Roma, Venezia).

Aktualisht jeton mes Zvicrës dhe Neë York- ut dhe bashkpunon me shoqata arti, muzike kontemporane e letrare në organizimin e eventeve dhe festivaleve  të ndryshëm.

Libri i saj i parë me poezi titullohet “Ossidiana” botuar nga  Edicioni Volturnia Isernia, në shtator 2018.  ” Botë të vogla” është libri i saj i dytë i cili do të botohet në pranverë 2020.

Lucilla ka qënë gjithashtu pjesë e Antologjisë poetike të Takimit Ndërkombëtar Poetik 2019, të Klubit të Krijuesve Jonianë, Sarandë.

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here