DY POEMA NGA ANILA DAHRIU: SHTRIRË NË FIJËZËN E BRISKUT dhe “TEATËR ÇMENDURIE”

Reflektime poetike, me nota të forta satire, shqetësimi shoqëror dhe një stil të ndërthurur liriko-narrativ.

 

 

 

SHTRIRË NË FIJËZËN E BRISKUT

 

 

Shtrirë në fijëzën e briskut,

dhëmbët copëtohen…

Rrëmujshëm zërat e natës copëtojnë vetveten –

kush e kush të kaplojë mbi kufomën e të ndjerit…

Dje vdiq edhe hipokrizia.

Pikëza të heshtura me ngjyrën gri,

të zbrazëta në këlirën e mbrëmjes,

vizitojnë qivurin.

 

Ç’pamje ka vdekja e saj?

Ka rënë luksi në ujëvarën e krisur të ndjenjës

së lindur me zërat shtrig të kohës…

Cila është koha?

Nuk e dimë ngaherë,

siç nuk dimë kur vdiq i ndjeri.

 

Tutje, rrëfejnë,

një mbret, si përherë,

ka përdhunuar fijën magjike të jetës.

Është i plotfuqishëm…

me lëkurën e verdhë,

të veshur nga cipa e pasurisë.

 

Sot është i lirë,

me virgjëreshat e kohës moderne,

që kërcejnë për pak reklamë,

me kofshët të kryqëzuara,

duke masturbuar në vaskat e ngrohta,

e joshur pleq pederastë.

 

Eh…

është ngjyra e verdhë e epshit në kohën e kuqe,

ku fluturojnë aeroplanët

dhe masturbohen me bombat

mbi fytyrat mishnore,

e kafka të hapura nëpër shkretëtira…

 

Kjo është koha?

Kjo ka qenë?

Është!

Ka ecur dhe është rrëzuar

në brinjë të ngrëna,

ku ndërkohë karriera flakëron

mes kofshëve të mbrujtura në shëllirë…

 

dhe luftës së dy botëve krejt të ndryshme:

Kërkojnë të rrjepin lëkurën e djallit,

të shërojnë ekzemën e sëmurë të saporënë.

 

Koha është e copëtuar

në një rreth të ngushtë gjarpërinjsh,

ku mbarsin fytyrash plakash “shtatzëna”…

mesoburrash indiferentë,

gra me vranjtësi në fytyrën e tyre të heshtur,

pllakosur mbi dyshemenë e studios së mjekut.

 

Janë të ndëshkuara vetëm nga koha,

që ikën me keqardhje,

duke përtypur “ndershmërinë e tyre”…

 

Dhe diku kambanat i thërrasin

të shlyejnë mëkatet…

Tek e fundit, përse të gjykohen,

kur kjo kohë mësoi të ndershmit martirë

dhe tinzarët cinikë,

që shtriqen në qilima

me jargët e lëngjeve të seksit kobër…

 

Kobër që të mësojnë të gëlltisësh moralin,

duke të vënë më pas

zinxhirët e një jete

mes kryqëzimesh dhe pendimesh,

ku nuk kthehet kodi…

 

Sa shumë fytyra të shformuara

me maskën e gjelbër të përvjeljes,

që përvjelin shumë pyje,

duke lënë fusha të shkretuara,

që nuk ndiejnë asnjë pikë oksigjeni,

duke u fshehur në krahët e një reje smirëzeze?!

 

Ku botës i shfryjnë mbrapa kraheve,

duke përqeshur:

“Ah, sa vonë je,

që nuk ke menduar

se kjo botë është shkerthatë,

dhe askush nuk mendon për qenie martire,

të dala nga labirinti i një manastiri…”

 

Manastiret,

duke veshur petkun e tyre

me muzikën rrënqethëse të enigmës,

varrosin enigma

në muret e marrosura të tyre.

Ndërkohë, priftërinjtë na mësojnë moralin,

dhe çfarë nuk duhet të mëkatojmë…

 

Sot një mbret u çlirua nga akuzat për pedofili,

ishte kaq i lumtur,

dhe pas tij dashnoret përqafonin gjykatësit,

që ia dolën mbanë të vinin “drejtësinë”…

 

Më tutje bombat shpërthenin mllefin e tyre,

duke përpirë fëmijë të copëtuar…

 

Më tutje, në fshehtësinë e kohës,

të tjera përdhunime…

Më tutje, përtej bregut,

dy të rinj që bëjnë seks pa ndrojtje

para kalimtarëve të rastësishëm e indiferentë…

 

Më tutje, turma burrash me barqet e varura

deri në koqet e tyre të mavijosura,

që masturbohen

duke folur keq për një adoleshente

me pantallona të shkurtra,

ku i duken vithet e formuara…

 

Më tutje, një xhip ngecet në rërën e plazhit të braktisur…

Brenda dy dashnorë.

Mashkulli është një njeri me emër.

Ajo, e martuar,

me fytyrën engjëllore,

kur kalon në qytet,

pa ndrojtje, me takat e holla…

 

Më tutje… e tutje…

gjendet përherë një botë

që duam ta prekim,

duke ikur koha…

 

Dhe përpara kryqit,

vërshojnë gratë e sapo lëna vejusha,

që nuk kanë mëkatuar…

teksa rrënqethen për mëkatet!

 

Shtrirë në fijëzën e briskut,

dhëmbët rënkojnë kalbëzimin e tyre…

Të gjithë shtriqen poshtë një ure të braktisur.

 

– ann@dahriu

 

 

TEATËR ÇMENDURIE”

 

 

 

 

Teatër çmendurie ku ngreh perden e shfaqes së vetvetes,

Në këtë mbrëmje maji ku shirat gëlltisin jetën,

Çudi, Maji është muaji im i preferuar dhe shfaqet i trishtë,

Kllapimi i ndienjave ka mbërthyer kalimtarët,

Ku shtyjnë njeri-tjetrin në brinjën e mëkatit,

Në botën e ëndrrave të lagura në enigmë,

Të heshtur gërmojnë shpinat e krrusura.

Puna shtazarake, kurora e ditës,

Kusuri i harresës dhe tërheqjes së karrocës fëmijë,

Femra të patrukuara nxitojnë të lajnë  pjatat e djeshme

të darkës së varfër,

Bëhen ngaherë pak prostitutë në shtratin e ethshëm bashkëshortor,

Ku ata prekin  heshtjen, të etur në ngujimin epshor të së përtejmes,

Eshtë uri e pashtershme.

Mendja e strukur në qoshe të dhomës së errët,

Numëron përplasjet e barqeve të rrudhosura,

Ndër kofshët të kërcyera nëpër tapet pa ngjyra,

Teatër është kjo jet!

Gëlltit rrjedha të ndryshme,

Femrat e patrukuara vriten ndër bel,

Puplave kërcejnë damarët nga lindja e kërthinjëve,

Bashkëshortët tuneleve të pafundëme me valixhet gati per udhëtim.

Neveria e “Sartit” ndër varg ka mbërthyer tryezën e tyre,

Kafka i zgjon për etjen e “Kolonisë së ndëshkuar”,

Për njeriun e pafat, të përsëritet nuk ka më kohë.

Në një poligon, meshkujt janë rrjesht, si ushtarët në pritje,

Gati me tytat e pushkëve nëpër shalët e hapura të mëngjesit

Akoma, natës i  shtrëngojnë prehërin e virgjërisë,

Ku tashmë është zgjuar nga neveria e Sartit për jetën

Kortezhi i femrave të patrukuara belbëtojnë biblotekat,

Shfletojnë internetin,

Shtrëngojnë librat, gjejnë maturinë e dashurisë që vonon,

Kortezhi i femrave të pispillosura me emrin maskë,

Mes gjinjëve, urinën e bardhë të një natë coptojnë,

Të nesërmen mendojnë trillimin përpara një ekrani të ngusht,

Ku lexojnë magnetizmin e çmendurisë të binjakëzuar me mashtrimin.

Eh pra, njeri që ngreh grilën e vetvetes,

Për famën, dyzyn  njerëzish shtrin përdhe,

Varrin e rrumbullakët shtron në tryezën e sotme të urisë.

Dikur, ato në apokalipsin e adoleshencës,

Gjimnaziste me këndellimin e mëngjesit harkonin jetën,

Sfungjer të tretshëm në nektarin e dashurisë,

Sot po ndalem të vështroj botën,

Në rrjeshtat e Oriana Fallacit zërin e vertetësisë,

Paulo Koelho, njëmbëdhjet minuta seksi,

Femrën moderne ç’orienton,

Kilometra larg nesh, pranë me perçet që mbështjellin leshrat e turpit,

Nën vete gërshërët e hekurt, të ftohtë,

Çark i kanë vënë ndjeshmërisë,

Mëkat është shija e jetës,

Me kuptimin e agjërimit ngrënia e lëngjeve të stomakut,

Të uritur në shtrat ku devet’ e urta kapërcejnë shkretëtirën e Saharas,

Ndër palma  të kuqerremta nga tërbimi i diellit.

Xhuzepe, ebrejt i hodhi në lirinë e mëkateve,

Nga skllavëria e Faraonit të  Egjyptiti shpëtoi,

Në pjatën e tyre të lirisë,

Shtrydhja e pështymave grishën premtimin.

Këndon mallkimi këngën e botës së errët…

Ah, ky teatër i shekujve kudo ndëshkim!

Shekujt shtrydhin shpirtërat në kërkim,

Mes qiellit blu të ikur në një perëndim të krrusur,

Është koha që, ndër supe mbart femrën e përdalë,

Ku mat rrugët me deven moderne të shekullit.

Pulëbardhat e vërteta çukisin perçet,

Një fije degëz ulliri të ishullit të dashurisë që  vonon..

Kjo vetëtim’ është larg,

Ku vret “Sartin” deri në neveri për të kryer krime,

Kafkës i heq mendjen për shpikje të tjera torturash,

Ndoshta një tjetër Hero po ngrihet,

Përnjimend  të gëlltisë Botën e femrës.

Nuk kam faj kur shkruaj kështu,

Epërsia e “Sartit” dhe çmenduria e” Kafkës”,

Me çon në ekstazën e rizgjimit të thellësisë së kësaj Shkretëtire!

 

 

Anila Dahriu

 

FOTO NILO DAMANICO