Kotësi e kotësive…Një mëngjez varrosën Ciril Ivanoviçin,i cili ishte sekretar në një firmë.Fatkeqi, kishte vdekur mbrëmjen e kaluar,pasi u terrorizua për një kohë të gjatë nga e shoqja e tij e ashpër dhe nga alkooli,i cili e kishte katandisur një të gjallë të harruar.
Kur ceremonia e varrimit nisi nga kisha për në varreza,njeri nga kolegët e të ndjerit,Popllavski, mori një karrocë dhe u hodh shpejt e shpejt deri tek shtëpia e mikut të tij,Grigor Petroviç,i cili kishte një gjenialitet të rrallë retorike dhe kryesisht kishte aftësi të shkruante,të ushtronte dhe të himnizonte fjalët më të zakonshme në dasma dhe në ceremoni varrimi.Mund të fliste ku dhe kur ta donit,i ngrënë apo i pangrënë,esëll apo i bërë xurxull,gazmor apo i mërzitur,në çfarëdo gjëndjeje që të ndodhej.Fjalët i rridhnin nga goja,ashtu siç rrjedh uji i shpejtë nga burimi.Në fjalorin e tij retorik,shprehjet emocionuese ishin më shumta se buburrecët, që ndodhen nëpër hotelet e provincave. Fjalimet e tij ishin akoma më të zgjatura,sidomos nëpër dasma,ku shpeshherë për ta detyruar të ndalonte, detyroheshin të kërkonin ndihmën e…policisë !
-Për ty erdha,-filloi t’i thoshte Popllavski,sapo pa Petroviçin.Vishu shpejt dhe të nisemi.Ka vdekur një prej njerëzve tanë.Po e përcjellim tani për në banesën e tij të fundit.E,pra,duhet ta përshëndesim,t’i themi diçka,qoftë edhe ndonjë marrëzi…Për këtë punë,shpresat i kemi varur tek ti.Nëse do të bëhej fjalë për ndonjë njeri të keq,për ndonjë nëpunës dosido,natyrisht nuk do të të shqetësonim.Por,siç eshikon,bëhet fjalë për sekretarin e firmës,penën e zyrës.Nuk shkon që një njeri i tillë të varroset pa një fjalim lamtumire…
-A ! Sekretari paska vdekur !,-tha Petroviç midis dy gogësitjeve.
-Po,sekretari i firmës,në të cilën punoje edhe ti dikur…
-Ai pijaneci ?
-Pikërisht ai…E di,do të ketë edhe petulla për ceremoni…Karrocat janë të paguara.Eja të shkojmë,Grigor !Për ty,që je një Ciceron i ri,nuk është asgjë t’i hedhësh dy-tri fjalë mbi varr.Pastaj ishte edhe njeri i mirë,fatkeqi…
Grigor Petroviçi pranoi me kënaqësi të veçantë.Trazoi flokët e vet me një lëvizje të beftë prej pesëmbëdhjetëCiceronësh,mori një pamje zyrtare dhe melankolike dhe doli në rrugë së bashku me mikun e tij,Popllavskin.
-E njoh mirë sekretarin tuaj,-tha duke u ulur në karrocë.-Ishte një dhelparak,një i pacipë që nuk kishte shok.Zoti e faltë shpirtin e tij,por…
-Eja tani,Grigor,nuk është e drejtë të fyhen të vdekurit !
-Ke të drejtë,i vdekuri është gjithnjë i falur.Po ç’e do,ishte një i pacipë,një i djallëzuar !
Paspak të dy miqtë e arritën kortezhin e përmortshëm dhe u bashkuan me të tjerët.
Kortezhi ecte aq ngadalë,sa Popllavski me oratorin ndaluan tek tregtarët spekulantë dhe kthyen disa gota për qetësimin e shpirtit të atij që ndërronte banesë….
Në varrezë u krye ceremonia mortore.
Gjatë gjithë kësaj kohe,vjehrra e të ndjerit,e shoqja dhe motra e saj,sipas zakonit,mbanin shamitë në sy,për të fshirë ”lumenjtë e lotëve të tyre”.Bile kur e zbritën arkivolin në varr,e shoqja thirri e zalisur:
-Më lini të futem edhe unë së bashku me të !…Cirili im,si do të rroj pa ty ? Do të vij me ty !…
Por nuk arriti ta realizonte këtë gjë,ndoshta se mendoi pensionin,që do shkonte kotsëkoti,ndoshta ngaqë i ishteturbulluar mendja nga ”dhimbja e madhe”,e cila bëri që t’i binte të fikët.Gjatë kësaj kohe të afërmit e mbaninsipas zakonit prej krahësh,që të mos binte në tokë.Pasi u bë njëfarë qetësie,Grigor Petroviçi,me një kërcim u hodh përpara,ngriti kokën lart,hodhi një vështrim
rretherrotull dhe filloi:
-Si mund t’u besoj syve dhe veshëve të mi ?Mos vallë ky varr këtu,këta sy të përlotur përreth,ky vaj dhe kjo kujë,
janë të gjitha vetëm parandjenja ? Mos vallë janë pamjet e ankthshme të një endërre të frikshme ?… Mëkat !…
Nuk është ëndërr !…Sytë e mi nuk më gënjejnë ! Ai,i cili para pak vitesh ishte në lulëri dhe freski rinore,ai,bletapunëtore,që mblidhte mjaltin e mundimit të vet për kosheren e përbashkët të ecurisë së firmës sonë,sekretari, ai,i pazëvëndësueshmi dhe i shumëdashuri miku ynë,gjendet i vdekur para gojës së varrit.Vdekja e rëndë dhe e heshtur,e la gruan e tij të ve dhe e rrëmbeu ashpërsisht në kulmin e lulëzimit dhe të punës !…O,mungesë e pandreqshme ! Si do ta zëvëndësosh ? Sigurisht nëpunës të mirë kemi mjaft,por Prokop Osipiçi ishte i veçantë…
Në atë çast u bë njëfarë tallazitje dhe lëvizje e pjesmarrësve.Ndërkaq oratori i rrallë vijoi me durim:
-Thellë-thellë ishte i përkushtuar në shpirt ndaj detyrës.Ishte i painteresuar për fitime private,i ndershëm,i zellshëm në punë.Nuk i kursente forcat e tij shpirtërore…O,si iu kundërvihej atyre,që,për përfitime personale,mundoheshin ta korruptonin,atyre,që për ta joshur, përpiqeshin ta tërhiqnin dhe ta nxitnin,që ai ta linte mënjanë punën e tij bujare ! Por Prokop Osipiç,(ndërkaq në atë çast u bë një zhurmë e pashpieguar),ishte indiferent ndaj tyre,kishte karakter të xhevahirtë.E falte pasurinë e tij të vogël tek kolegët e tij më të varfër dhe është kjo arsyeja që tani dëgjohen vajtime të prekshme dhe të qarat e vejushave dhe jetimëve,që e ndjenin përkujdesjen e tij…(Përreth u vendos një qetësi absolute.Ku e ku dëgjohej ndonjë kollë e thatë…).O,si do ta zëvëndësojnë një koleg të tillë? (vijoi Petroviçi).Këtë njeri punëtor,të përkushtuar ndaj detyrës së shërbimit dhe punës së virtytëshme ?
O ! i shumëdashuri mik !…Ishe i huaj përsa i përket gëzimit të shërbimit,bile edhe kundër lumturisë së jetës familjare.Mbete beqar deri në fund të jetës.Më duket sikur shoh ende fytyrën e tij të ruajtur,simpatike, me atë buzëqeshjen e ëmbël në buzë.Më duket sikur dëgjoj ende zërin e tij të freskët miqësor.U prehsh në paqe,Prokop Osipiç !…
Në këtë çast Petroviçi i dha fund fjalës së lamtumirës,ndërsa pjesmarrësit filluan të përshpëritnin midis tyre.
Fjalimi u pëlqeu të gjithëve,bile disa edhe i grishi që të përloteshin,por kishte edhe shumë pikëpyetje.
Piksëpari nuk arritën të kuptonin se përse oratori e quante të ndjerin Prokop Osipiç,ndërkohë që e quanin thjesht Ciril Ivanoviç.Së dyti të gjithë e dinin se i ndjeri kishte kaluar një jetë të mundimshme,duke u grindurvazhdimisht me shamatoren,gruan e tij të ligjëshme,ndërsa ai e quante beqar.Së treti,e dinin që kishte një mjekër të dendur të kuqe,ndërsa oratori theksonte se kishte fytyrë të rrojtur dhe simpatike.
E,pra,pjesmarrësit mbetën të habitur,duke parë njeri-tjetrin dhe duke ngritur supet.Mandej vunë re se oratori kishte filluar të ishte i shqetësuar.E panë të zgurdullonte sytë dhe të trandej.
-More,ai është i gjallë !-tha me një pamje të frikësuar Petroviçi.
-Cili është i gjallë ?
-Prokop Osipiç,djall ! Ai që më gjobiti dikur me pesëdhjetë rubla.Ja,rri aty poshtë dhe më vështron.
-Po nuk vdiq ai.Vdiq Ciril Ivanoviçi.
-Po ti nuk më the që vdiq sekretari ?
-Ciril Ivanoviçi ishte sekretari.Por ti,zevzek,e ngatërrove.Prokop Osipiçi ishte sekretari ynë dikur.Ishte para dy vjetësh…
-E ku e di unë,more vëlla,se ç’dreq bëni ju.Kush dëshiron vdes,kush dëshiron jeton…Nuk mund ta kuptoj.Uf !…Uf !…
Ndërkaq Grigor Petroviçi,duke i hedhur një vështrim të fundit Prokop Osipiçit,i cili s’ia ndante sytë, duke ndukur mustaqet e zeza nga tërbimi,u dha këmbëve.
-Qen !… Horr !…Unë mendova se të kisha futur në varr,kurse ti rron akoma !…mallkoi duke ikur.
Dhe rendete,rendte si i xhindosur.