Edi Rama nga Brukseli: “Do ndërtojmë një Shqipëri të fortë

“Do ndërtojmë një Shqipëri të fortë, në një Ballkan të Hapur”! Rama nga Brukseli urim të veçantë për Angela Merkel: Urime ditëlindjen, pa të s’do ishim sot këtu!

Nga Brukseli, ku po zhvillohet sot Konferenca e Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kryeministri Edi Rama tha se do të punojë fort për të ndërtuar një Shqipëri të fortë dhe demokratike.

Rama e nisi fjalën e tij me një mesazh urimi për ish-Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, duke thënë se ajo ka ditëlindjen dhe se pa të nuk do të mbahej sot kjo konferencë.

“Dua të falënderoj të pranishmit, por edhe një zonjë që nuk është sot këtu, por pa të ne nuk do të ishim sot këtu. Ajo sot ka ditëlindjen dhe do doja t’i uroja gjithë të mirat. Gjithashtu, sot nuk do të ishim këtu pa përpjekjet e tepërta të Presidencës franceze, Presidentit Macron dhe ekipit të tij, që kanë punuar pareshtuar dhe pa u lodhur gjatë Samitit të NATO-s, natë e ditë, për zhbllokimin e një situate absurde. E kam dëshmuar këtë gjë. Populli shqiptar kurrë nuk u dorëzuar dhe kurrë nuk reshti së ëndërruar ndjekjen e rrugëtimit evropian dhe falë të cilit ne qëndruam në këmbë. Pas 3 vitesh kaq shumë të ndërlikuar, ku nga njëra anë refuzimet prej Këshillit të Evropës, dhe tërmeti, pandemia e lufta nga ana tjetër, krijuan një situatë vërtetë të vështirë, por na forcuan më shumë se ç’ishim. Ne duam vërtet të ngremë një Shqipëri evropiane të fortë dhe demokratike në një Ballkan të hapur”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here