NË PLANETIN E DASHURISË
U largove duke më premtuar shumë,
Flas me hënën dhe yjet si miqtë më të mirë
U flas per ty, sepse i kemi pasur dëshmitare të dashurisë…
Afrohu pranë meje,
Të ndjej frymarrjen tënde,
dhe aromen e trupit tënd,
Afrohu!…
Sonte dua të dëgjohet zhurma e dashurisë sonë,
lëkura e trupit tënd le të jetë veshja e pasionit tim të zjarrtë,
Që digjet për ty.
Eja, shuaje etjen e buzëve të mia me puthjen tënde,
Lëri gishtat të rrëshqasin lehtazi mbi trupin tim,
Duke më dhënë drithërimën e pasionit dhe kënaqësisë.
Të dua kaq shumë,
Sepse gjithmonë më flisje ëmbël dhe me ndjenjë,
Kur jam me ty më duket vetja se po shëtis në planetin e dashurisë,
Ku pamja më
e bukur dhe më magjepse është emocioni i dashurisë.
Brenda ketij planeti të bukur
Shikoj veten si një fëmijë i llastuar,
Të shikoj edhe ty,
Jemi një trup i vetëm,
Dy sy dhe dy duar që s’kanë nevojë për asgjë,
Mjafton nje shikim sensual
Dhe panorama më e bukur e jona është deshira për dashuri,
Që po trazon çdo qelizë të trupit tonë…
U largove, me dëshirën për t’u kthyer përsëri,
Une të pres, se e di pranë meje së shpejti do vish ti!…
PA TITULL!…
Natën vetëm po eci,
nuk degjoj asgjë,
Përveç zhurmês,
Pastrueseve të qytetit .
Tek tuk dëgjohet një lehje qeni,
Si për inat më tërheq nga mendimet,
Por mendja përsëri aty shkon,
Tek ti që ike duke lënë lot dhe dhimbje.
Flas me ty, mërzitem dhe qesh me veten,
Eh jetë sa shumë luan me ne…
Diku në një qoshe një çift po puthen,
Një maçok ndjek nje mace,
Inatin ja paska e do per vete,
Jo ta ndaj me të tjerë.
Fustanin e bardhë për ty ajo e veshi
Vetë ja kishe kërkuar,
Më ngjan si një zanë mali i thoje
Unë me ty jam i dashuruar,
Si një meteor shkëlqenin sytë e saj nga dashuria,
Ulej në pragun e shkallëve dhe të priste,
Udhëtonte me imazhin tënd cdo ditë, e me ty zgjohej cdo mëngjes,
Si një fëmijë i llastuar,
Emrin tënd thirrte, sa shumë Të dua…
DUKE RENE SHI NE U PUTHËM
Gjumi sonte nuk po më merr,
Edhe pse shiu kaq ëmbël bie,
Shi ishte kur ne u puthëm,
Bekimin prej tij e morëm.
Vjeshta kishte hedhur mbi supe,
Pelerinën e saj plot lule,
Poshtë tapetin e bukur na kishte shtruar,
Aty u shtrimë me përqafime e puthje,
Aty thurëm ëndrrat e dhamë premtime.
E dua vjeshten se është piktore,
E dua se di të luajë me ngjyrat,
Luan si piktori me penelin,
Luan si macja me kotelen,
Si ne të dy luan…
As sot nuk e harrojmë atë ditë vjeshte,
Prandaj dhe gjumi luan me ne,
Na çon në tapetin e gjetheve të rëna,
Na hedh tutje nëpër ëndrra,
Aty ku pika e shiut lagte floket tona,
Aty ku lindi dashuria…
BUZË LIQENIT
Muzgu i mbrëmjes e mbuloi vendin,
Hëna doli si një zonjë e rëndë
E hodhi shkëlqimin e saj mbi liqen,
Aty ku shelgu përkëdhelte valët e tij.
Ndërsa djali ledhatonte flokët e saj të hedhura mënjanë.
Pasqyrë e magjishme,
Ishte liqeni atë natë,
Heshtjen ia thyen me puthjet e tyre,
U zhytën në thellësi të tij,
Hëna dhe yjet i përqafuan,
Kur panë se pasqyra e liqenit shkëlqeu më shumë,
Nga zjarri i dashurisë së tyre.
Prandaj sa herë dua të flas,
Buzë liqenit shkoj,
Dialog me të bëj,
Bisedoj dhe me hënën e yjet.
Muzgu i mbrëmjes aty do më gjejë,
Aty ku lindi dashuria e vërtetë,
Aty ku hëna shkëlqen më shumë,
Aty ku shelgu ledhaton valët e tij,
Aty ku buzët e dashuruara puthen.
PER TY KAM MALL…
Me gotën e verës u ula pranë oxhakut,
Aty ku uleshim gjithmonë,
Gotat i kthenim njera pas tjetrës,
Nata ishte e jona, s’mund të na ndante askush…
Sonte këtu dua të rri,
zjarri i ndezur fare nuk po më ngroh,
As vera sonte nuk po më deh.
Eh, kjo natë sa e gjatë qenka
Unë pres, pres këtu te vendi ku u dehëm nga dashuria,
Në gotën e mbushur është imazhi yt, është puthja dhe lotet e mi…
Nuk dua telefon të degjoj,
Në këtë orë ti nuk sjell mirësi,
Në natën e vonë ti sjell mërzi
Je si fantazma qe leshon hije.
Nuk ndjen për dashurinë…
Sonte për ty malli më mori,
Ti erdhe në ëndrrën time,
Dhe ike duke më lënë puthjen,
Më premtove se perseri do vije,
Jeta pa ty nuk kishte kuptim,
Une isha parajsa jote,
E ti shpirti im.
GOTA ME LOT
Gotën me lot
E le mbi piano,
Ekzekutoj notat e pentagramit,
Ngatërroj melodi,
Këngën me shi
Për dashuri.
Shiu nuk më lag,
as pianoja nuk tingëllon melodine e shpirtit të dashuruar.
Loti është më i rëndë
Se dhembja e shpirtit
Mallkoj për ty
Për dashurinë.
Po po për dashurinë
Që ma ke premtuar,
Buzët më jane çarë
Sytë më janë enjtur
Për ty duke të pritur.
71. KUR MALLI UDHËTON NË KUJTIME…
Më merr malli të ulem në lulishten e gjimnazit,
Të mblidhemi si dikur,
Me bisedat tona të sinqerta,
E me ethet e testeve të vështira.
Më merr malli për atë gjimnaz të bukur,
Për mësuesit fisnikë e misionarë,
Për këshillat e tyre, e për orët letrare.
Më merr malli për aktivitet e ndryshme,
Për mbrëmjet e shpeshta që organizonim,
Për xhelozitë e bukura të djemve në vallëzime,
T’ja marrin damën kavalierit duke i lënë trënfafilin në dorë.
Më merr malli për thjeshtësinë dhe miqësinë,
Për sinqeritetin dhe mirësinë,
Për filmat që shikonim në kinema,
Për dashurinë e atyre viteve,
Kam shumë mall,
Eh.sa mall, mall’ i pa shuar!!…
ËNDËRR E VRARË NË UDHËTIM…
Mendonte se kishte gjetur njeriun e ëndrrave të saj,
Ndjehej si nje zog i lirë në hapësiren e pafundme,
Do të udhetonin shtigjeve të pashkelura kurrë më parë,
Një planet i pazbuluar për të do ishte,
Do ishte princesha e lumtur e ëndrrave flakadar.
Ëndrra mbeti ëndërr e vrarë në shpirt,
Shpejt u ndez e u shua,
Shpirtin e saj lëndoi,
Krenarin dot sja rrëzoi.
Netët e gjata me të ëndërronte të ishte,
Tjetrên, ai në mendje kishte,
Sytë e saj të përlotur dhe shpirtin e vrarë
I flaku tutje në humnerën e pafundme…
73. GËRSHET I SHTHURUR
Gërshetimi i dy shpirtrave,
Në ndjeshmërinë e thellë,
Përtej lëkurës,
U tradhtua,
Dhe gërsheti u shthur
Doli mbi lëkurë
U tret!
Po mund të bëhej dhe litar
Ku ajo të varte çdo dashuri!
Laku i atij litari do i shfaqet
Në çdo moment,
E shpirti i tij do lëkundet
Përjetësisht
E paqe kurrë s’do ketë!
TOKA LËVIZ NËN SHPËRTHIME DHE RËNKON
Jetë, sa e shtrenjtë je,
Gëzojmë kur na jepet,
Se njeherë na vjen,
E më nuk na kthehet.
Pse toka po rënkon,
Vallë kush e vrau,
Jemi ne të ligj’ ,
A mēndja na shkau?!
Tokē pse uturon?!
Kush të ka shqetësuar!
Njeriu a se kupton?!
Pa ty s’ka tē jetuar..!!
Mblidhu o botë,
Shijoni këtë jetë,
Ushqehuni me dashuri,
Jo me ligësi.
SOLIDARITET
Erdhëm në këtë botë pa e ditur ç’është jeta,
Fëmijëri e pastër, e çiltër si drita,
U rritëm krahë njëri-tjetrit me ngrohtësi,
Pa shume t’mira materiale,
Por me dashuri.
Koha ka ndryshuar, a, ne ndryshuam?!
Dashuria ēshtë ftohur, pothuajse harruar.
S’dim ku po shkon bota, kjo botë e arnuar.
Sulmon njeriu- njerin si çakenj të tērbuar!
Kjo jetë është e shkurtër,
Askush se di sa rrojmë
Ndaj t’jemi solidarë,
E bashkë të gëzojmë.