Lexuesit e romanit modern ose post/modernist, orientohen drejt një identifikimi më të gjerë jo vetëm të problematikave, por duke hulumtuar perceptimin e lexuesit modernist që tejkalojnë përtej librit, si pasojë e konkurimit me rrjetet sociale. Libri tashmë është vetëm një aksesor që shërben për foto, madje as nuk shfletohet, duke bërë që të humbasin dhe pak ato lexues. Por, për teoricienët e “leximit të gabuar” disa nga parimet e kritikës së reagimit të lexuesit, siç janë alternativat mes teorisë së një lexuesi model dhe të leximit të hapur dhe të papërcaktuar, është kundërshtia më e madhe, midis leximit sipërfaqësor dhe atij simptomatik, ku një shumësi lexuesish të nënkuptuar në një roman modernist, eksplorojnë thellësitë që teksti thelbësisht modernist, ka krijuar vetë (Mellet: 2024: 3), por varet dhe nga fabula që rrëfen. Tashmë kur post/modernizmi është në fundin e tij, dhe hipër/surrealiteti “ndërton” një narrativë tjetërlloj të shkrimit romanor, libri po eksploron rrugë digjitale për të arritur tek lexuesi. Dhe pse në modernitet leximi është “privilegj” i pak njerëzve, shumë autorë gjejnë fabula hibride për të “prekur” sa më shumë lexues të shtresave dhe moshave të ndryshme. Romani “Nuset e vilës blu 1944” (Buçpapaj: 2025), një roman me elemente të romanit historik, ku ngërthehen, rrëfimi klasik me atë modern.
Ngjarjet e romanit, zhvillohen në qytetin – port të Durrësit, ku një familje tregtare nga Ulqini, blen një vilë në port, Durrës. Vila më e madhe e kohës me shumë shërbëtorë dhe sipërfaqe toke e vendosur në kodrën dominante të qytetit, pas vilës së mbretit Zog. Ngjarjet fillojnë me ardhjen e nuses së parë të gjyshit Beka, Asja nga Ulqini, në vilën “Blu”. Përshkrimi i ngjarjes së dasmës, përshkrim i qytetit në vitin 1944, portit dhe gjendjes ekonomike. Kushtet sociale dhe ekonomike të qytetit dhe pasuria e Bekës si më i pasuri në rajon dhe milioneri i parë shqiptar. Një pronar fabrikash dhe tokash nga Ulqini në Vlorë, Shkodër etj. Në qerthullin e romanit historik, ku historia është një (ri)kujtesë letrare, përmes rrëfimit prozaik, me korpusin e saj të madh lëndor përmes rrëfimit ficion, me presonazhe dhe ngjarje nga historia.
Por, çështë romani historik? Romanet e para me lëndë historike fillojnë që herët në Europë me përfaqësues romanin historik skocez të Walter Scott-I, pastaj atë italian me Alessandro Manzoni dhe përfaqësuesi më i madh i romanit historik në Shqipëri ishte Ndoc Nikaj etj. Romani historik, është një formë e rrëfimit historiko-letrar, duke rikrijuar historinë përmes përfytyrimit, me personazhe histo rike por edhe të trilluar. Tipologjia e romanit historik na shëmbëllen:
- pamjet rotrespektive nga koha e shkuar,
- raportet shkrimtar-rrëfyes/shkrimtar-lexues,
- llojin e romanit historiko- iluzionist: (autori përpiqet të mbulojë
ngjarjet e përshkruara me një mbulesë legjitimiteti dhe vërtetësie),
- llojin e romanit historiko- anti-iluzionist: (autori është një narrator
shumë më subjektiv), ku vetiu termi; “roman historik” është një lloj oksimoroni që bashkon historinë (atë që është e vërtetë) me fiksionin (atë që është e trilluar) por mund të synojë një lloj tjetër të së vërtetës (Wallace: 2008)
Për, shkrimtarin dhe studiuesin Alessandro Manzoni, sipas të cilit: “romani historik është një krijim i përzier i historisë me trillimin artistik, një zhanër hibrid”. Përmes një këndvështrimi praktik, dobësimi i statutit epistemologjik të historiografisë, me mjete të reja konceptuale, lidhin edhe disiplina si: antropologjia, sociologjia, ekonomia, psikologjija, që mund të krahasojmë:
- dallimin ndërmjet historisë e letërsisë,
- ndarja e kufirit të reales dhe imagjinares,
- përqëndëndrimi përmes narracionit historik,
- zgjerimi i kufijve gjeografiko-letrare,
- ndërthurjet lëndore mes historisë dhe fantazisë,
- sendërtimi i ngjyrave universale poetiko-historike.
Ashtu si lënda e gjedhës së romanit historik europian, që u ruajt dhe u kultivua në fillimshekullin XX, vazhdon po me këtë poetikë hibride edhe në romanin historik modern, ruan po ato gjurmë dhe elemente të romantizmit, sentimentalizmit dhe të realizmit, përmes vetëdijes kritike ndaj të shkuarës historike, utori na paraqet dhe karakterizimin psikologjik të personazhit dhe jetës së tyre mendore, intelektuale (Wesseling: 1991: 28). Vetë titulli simbolizon një dualitet në marrëdhënien dashurore (gjysh – nip), ku dashuria ka anën e errët, përmes tradhtive, jo vetëm si ves por dhe si “vrasëse” e besimit, në një shoqëri ku dashuria përballet me pengesa të imponuara nga rregullat saj, por dashuria është sakrificë, që shërben dhe si katalizator për ndryshimin mes brezave dhe kohëve në paragrafin: “kur bukuria vjen për herë të dytë me të njëjtën maskë tradhtie, nuk është mrekulli, por përsëritje e gabimit të parë,” tha ai, duke hedhur një vështrim të ngjashëm me një shikim të humbur që shkonte përtej detit (Buçpapaj: Idem:7).
Romanit mund t’i qasemi në këto mënyra:
- MËNYRA E PARË: (Romani historik lidhet me elemente si);
- elemente si tregues të shndërrimeve stukturore, shoqërore
dhe sociale të kohës (janë dy sisteme të kohës së luftës ku Beka ishte një i pasur dhe sistemi i diktaturës ku nipi përpiqet të kthejë dinjitetin e humbur dhe trashëgiminë e familjes Podgorica); në këtë kohë, Beka kishte ndërtuar një perandori tregtare. Pasuritë e tij shtriheshin nga qytetet e Shqipërisë deri në Selanik dhe Shkodër, ku kishte fabrika birre dhe shumë dyqane. Po ashtu, kishte vilat e tij të shumta, të cilat ishin vendosur në qytetet më të mëdha dhe më të rëndësishme (Iden: 18-19) ose në fragmentin tjetër: kur qentë e socializmit të përndjekin me ulërima lufte klasash dhe korrupsioni, kur pushteti mbahet me dhunë dhe frikë…
(Iden:58);
- elementet e pasqyrimit të përshkrimeve të zakoneve dhe
mënyrës së jetesës,
- elementet e kulinarisë, mbi tavolinat e shtruara me pëlhurë të bardha të pastra, ishin
shtruar ushqime të shumta, të përzgjedhura me kujdes, dhe verëra të shtrenjta që rridhnin lirshëm nga shishët e kristalta. Aromat e gatimeve tradicionale dhe ato të ushqimeve më moderne ndërthureshin, duke ofruar një përvojë të paharrueshme për të gjithë të pranishmit (Iden: 28);
- kodi i veshjes: Beka dhe Asija, të veshur në mënyrë elegante, ishin qendra e vëmendjes.
Beka, i veshur me një kostum të zi të elegancës klasike dhe një kravatë të ngushtë, kishte një pamje të fuqishme, por që përcillte gjithashtu një ngrohtësi të veçantë. Asija, me fustanin e saj të mahnitshëm, të bërë nga mëndafsh dhe me një mantel të gjatë, dukej si një perëndeshë (Iden: 28);
- pamje të aristokracisë, pjesëmarrësit ishin të ftuar nga të gjitha shtresat e shoqërisë,
nga aristokracia e qytetit, deri tek miqtë dhe të afërmit e thjeshtë që u mblodhën për të ndarë këtë moment të rëndësishëm (Iden: 31-32);
- elementet e rindërtimit të saktë të veshjeve, oriendive dhe arkitekturës; dera kryesore
ishte e madhe, me pamje të rëndë, dhe lidhje të artë, që i bënte hyrjen të ngjante si një pallat mbretëror. Muret e jashtme ishin të zbukuruar me lule të ndryshme, që e bënin vilën edhe më tërheqëse, si një stoli e bukur në majën e qytetit (Iden: 21),
- elementet e rrëfimit në sfondin piktoresk brenda kornizave historike dhe intrigave
dashurore etj., ata ishin më shumë se një çift i pasur dhe i respektuar. Ata ishin dy individë që kishin gjetur njëri-tjetrin në mes të një bote të ndërlikuar, të ndarë nga klasa dhe ndarjet shoqërore (Iden: 34),
- elemente sentimentale (dashurore), çdo hap që merrnin së bashku ishte një hap drejt një
të ardhmeje që ata e imagjinonin si të bukur, të mbushur me dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin (Iden: 34)
- MËNYRA E DYTË: (rrëfimi romanor i ndërtuar mbi historinë e gjyshes Asja, sipas
Nilaj në formë kujtimesh); rrëfimtari i gjithëdishëm luan një rol kryesor në përcaktimin e strukturës poetike të romanit, duke zënë një pozicion të veçantë kundrejt rrëfimit të tij, ai krijon idenë sikur është gjithkund dhe askund njëkohësisht (Manzoni:1971: 42). Ndërveprimi bëhet përmes trillit, që ka të bëjë drejtpërdrejt me sfondin e prodhimit historik romanesk modern, ku zhanri historik ka përcaktuar dialektikën e zhvillimit të tij në kontekste të ndryshme si:
- sistemi rrëfimtar përmes rotrespekstivës (përshkrimi i traditave zakonore me ndërthurjen
e kujtimeve të plakës Nilaj),
- transformimi i formës përmes ndërthurjes së diskurseve, (diskurset ndërthuren përmes
veprimeve të personazheve, romanca vs romantikja vs sentimentalja),
- kompleksiteti i ndërtimit dhe i mesazhit kohor (përmes fakteve historike në dimensionin
katërkohor);
- koha e luftës (1944-1945 arratisja e Bekës dhe braktisja e Asjas),
- koha e diktaturës (1945-1990 jeta e Benetit dhe braktisja në jetimore dhe lindja e
Armendit),
- koha trazicionit demokartik (vendosja e Armendit si trashëgimtar i familjes, emrit dhe
dinjiteti të familjes Podgorica dhe rimarrja e vilës “Blu”),
- koha e ndërmjetme dhe koha e ardhme…(emigrimi në Itali dhe braktisja e amanetit të
gjyshit).
- elemente të rrëfimit epistolar, (letrat e Bekës vs Asjas).
- elementet e simbolikës së qytetit si qenësi fizike, duke ringjallur pemën e lirizmit urban,
me praninë e qytetit real fizik. Personazhi identifikon Durrësin si qenësi fzike, emërohet si “figura të afrisë” dhe “figura të ngjashmërisë”, të cilat janë metonimia e sinekdoka, si një shmangie nga praktika gjuhësore, sepse metaforat kanë ngjashmëri me katakrezat si një shtrembërim i ligjërimit (Brooke: 1958), përmes vetëdijes autoriale për qytetin bregdetar: deti i pafund përpara tij, dritat e Durrësit po shuheshin ngadalë në sfond, duke bërë lamtumirën e qytetit që dikur quante shtëpi (Iden: 396).
- MËNYRA E TRETË TRADHTIA; (një roman i ndërtuar mbi tradhtinë si koncept i
mosbesmimit apo si vyrtyt i “njeriut të vogël”, dhe si narrativë universale e përvojës njerëzore, por në përballjen me të kaluarën, jo vetëm në kontekstin historik, por si fijelidhëse e dashurisë/familjes/ëndërrave/e shkuara/e tashmja, ku dushuria mbart jo vetëm pasione, por dëshmi se njeriu është një “njollë e errët” e tradhtisë, një koncept sa i vjetër por rrallë ndeshet në romanin shqiptar. “Tradhtia e një gruaje që e deshe është si thyerja e heshtur e një pasqyre të shenjtë, nuk të pret më aty, por vetëm copa që të presin. E megjithatë, era e re e detit fshin kujtimet dhe ndoshta engjëjt e mi do më sjellin një dashuri të re… por plagët e shpirtit nuk mbyllen me erë. Ato mbeten të heshtura, si dallgë që godasin nga brenda” (Iden: 6), nuk është e panjohur. Tradhtia si qasje tematike, sado e paqartë qoftë, ndaj dhe letërsia në përgjithësi do ta çmontonte tradhtinë bashkë me sinonimet e saj: [tradhti, mashtrim, pandershmëri, pabesi, krim, dredhi, hile, hipokrizi, dinakëri, goditje pas shpine, komplot, pabesi… etj.], dhe rreth tridhjetë ose dyzet të tjera në shkallën e konotacioneve, si një temë ose motivim psikologjik përballë antonimeve të saj pozitive: [ besim, besnikëri, ndershmëri, vërtetësi, përkushtim, besnikëri, pafajësi, miqësi…], se tradhtia është pjesë e gjendjes njerëzore e konsideruar ndër veprat më të këqija që njerëzit mund të kryejnë kundër të afërmve të tyre (Fitness: 2001: 23). Por, çështë tradhëtia?
- si fjalë: [qëndrim jobesnik, shkelje e besës a e besnikërisë bashkëshortore (për
bashkëshortët a të dashurit). Tradhtia ndaj burrit (ndaj gruas)],
konfidence që prodhon konflikt moral dhe psikologjik brenda një marrëdhënieje midis individëve (sq.wikipedia.org). Po, në marrëdhëniet romantike? Disa lloje të tradhtisë në marrëdhëniet romantike përfshijnë pabesinë seksuale, angazhimin e kushtëzuar, një lidhje joseksuale, gënjeshtrën, formimin e një koalicioni kundër partnerit, mungesën ose ftohtësinë, tërheqjen e interesit seksual, mungesën e respektit, padrejtësinë, egoizmin dhe thyerjen e premtimeve (Gottman: 2012).
Qasja ndaj fenomenit të tradhtisë në realitet dhe rrëfimin libror, si fenomen e shohim në këto rrafshe semantike:
- si përçimi i një qëndrimi negativ ndaj fenomenit të tradhtisë;
- që shkatërron unitetin dhe tërësinë e brendshme,
- është shkatërruese për format e përmendura të bashkëveprimit shoqëror,
- thekson fenomenin e jetës së përditshme në aspektin origjinal të ekzistencës njerëzore,
- mund të përfaqësojë konfliktin themelor njerëzor,
- në rrafshin e minimit nga dy pretendimet thelbësore të njeriut për ekzistencë: identitetin
dhe komunikimin;
- rrafshi i të keqes është më e fuqishme se e mira, se tradhëtia është një formë e spikatur e
disonancës njohëse (Akerstrom:1996: 26), në pasazhin: “tradhtia që vjen e veshur me petkun e rinisë, nuk është tjetër veçse një kujtesë e bukur e një dhimbjeje të vjetër.” Nilaj s’po ikte. Nuk i pëlqeu betimi i Ermirës.Thjesht rrinte pezull në një qoshe të hapësirës, ku drita nuk arrinte kurrë të mbërrinte plotësisht (Iden: 359).
- Si një fenomen që shkatërron unitetin dhe tërësinë e brendshme ndjesore:
koncepti i tradhtisë në vetëdijen e anglezëve: një studim psikolinguistik (Ivanchenko, Kolegaeva: 2024), na paraqet me detaje në të gjitha dimensioned dhe fushat, tradhtinë si një fenomen që shkatërron unitetin dhe tërësinë e brendshme. Prandaj, “shkelja e tërësisë” është rezultat i një procesi shkatërrues që çon në destabilizimin e ekzistencës njerëzore, që shpjegojnë emocionet e shkaktuara nga tradhtia:
– si ndjenjë fizike: dhimbje/ lëndim / lëndim/ pikëllim/zhgënjim,
– si ndjenja shkatërruese: keqardhje/ urrejtje / zemërim/ neveri,
– si pasojë depresive: dhimbja mendore/shkatërrim peronaliteti/çrregullime të personalitetit (Freyd: 1994: 29). Më poshtë është një tabelë, ku përmbledhtas jepen jo vetëm personazhet por dhe karakteristikat e tradhtisë përmes tre personazheve meshkuj (Beka, gjyshi/Beneti, babai/ Armendi, nipi) dhe trasmentimi i të keqes përmes brezave. Armendi ka temperamentin e gjysh Bekës, por bukurinë e Asjas. Ai (sfidon regjimin me rebelizmin dhe shpirtlirinë e tij) për të mbrojtur trashëgiminë dhe dinjtetin e nëpërkëmbur të familjes Podgorica. Por, fati ishte paracaktuar. Tradhëtia dyfishe e grave të familjes (Ermira largohet nga shtëpia e prindërve të tij) përfundimisht. Por, nuk hakmarret. As nuk e urren. Por nuk e fal. Një vilë e mallkuar, ku dashuria ishte vetëm një “kurth” i lumturisë së çifteve që jetuan aty dhe ishin “peng” të pabesisë dhe errësirës së grave/nuseve të vilës. Në rrethin qëndror, janë emrat e nuseve të vilës “blu” që janë “nyja gordaine” e gjithë skemës së konceptit të tradhtisë.
Fig: 1. Fusha e shoqërimit të konceptit tradhti në vetëdijen e shoqërisë anglishtfolëse (Ivanchenko, Kolegaeva:2024: 78)
Nga Ku
]
Fig: përpunuar nga e.k
- Si përfaqësim të një kërcënimi themelor për identitetin e dikujt:
tradhtia, përfaqëson një kërcënim themelor për identitetin e dikujt, i cili, për më tepër, përfshin si identitetin e tradhtarit ashtu edhe të atij që tradhtohet; e rrënjosur në vetëmashtrim, kotësi dhe krenari, tradhtia pothuajse gjithmonë rezulton në shtypjen e vetes, e cila në vetëvete është një formë e dyfytyrësisë së tradhtisë; nuk është çudi që në letërsi të jetë një “hetuese imagjitative” (Ramachandran: 2012), si dhe përvijimi i konceptit të tradhtisë në letërsi si:
– personazhe biblike; Lilith/Kaini/ Juda etj.,
– poersonazhe historike; Bruti [ai që i dha gotijen fatale Jul Çezarit],
– personazhe letrare-librore; [meshkuj/femra]; Jago “Otello”/ Zhuljeta, nga “Romeo e Zhuljeta”/ Ofelia nga “Hamleti”/ Ana Karenia, nga “Tolstoi”/ Ema Bovari “Flober” etj.
- Ndërtimi stilitik romanor, që ka tre linja;
- rrëfimi i Nilajt (shoqe e fëmijërie nga Ulqini i gjyshe Asjas, e shkolluar në Vjenë për piano
dhe punon mësues e survejuar nga regjimi).
- Rrëfimi i personazhi/ krypersonazhit Armendit, përmes dy linave: a) atë të përjetimit të
dashurisë me Ermirën, b) pësimi i tradhtisë si “mallkin” i familjes. Armendi, na rrëfen dhe kohën e diktaturës ku guximi dhe liria prej geni të gjysh Bekës, çon në rimarrjen e vilës dhe gjithë trashëgimisë e familjes, por pa stradhtisë së dashurisë së tij, braktis çdo gjë dhe largohet për në Romë.
- Linja e personazheve femra: Asja, vetëvritet pasi nuk e përballon dot braktisjen e djalit
Benetit, që rritet në shtëpinë e fëmijës dhe mbrohet nga ish mikja e saj Nilaj, dhe Ermira që aq sa e dashron dhe tradhton Armendin, duke përfunduar e vetmuar. Prindërit e Armendit, dalin pak dhe shumë zbehtë. Ata, kanë një jetë të heshtur, për arsye politike.
- Emrat e qyteteve: Ulqini/Durrësi/Shkodra/Selaniku etj.
- Personazhet: Bekë Podgorica/Asja/Nilaj/Armendi/Ermira/Beneti/Nela.
- Këshilla filozofike: “Nusja e re, sado e hijshme, nuk sjell dritë, nëse shpirti i saj ecën në
të njëjtat gjurmë të errëta si paraardhësja”/ “Tradhtia që vjen e veshur me petkun e rinisë, nuk është tjetër veçse një kujtesë e bukur e një dhimbjeje të vjetër.”/ “Nuk është faji i lules që çel njësoj, por i kopshtarit që nuk mëson nga gjembat.”/ “Nëse zemra jote bie dy herë në të njëjtën grackë, është sepse kërkon dashuri atje ku ndodhet vetëm pasqyrim.”/“Nuk është faji i lules që çel njësoj, por i kopshtarit që nuk mëson nga gjembat.”/“I riu është i lirë vetëm sepse ende nuk e kupton çmimin e zgjedhjes – dhe vetëm kur e paguan, kupton se nuk ka më rini”/”Në rini kërkon një emër për veten; por bota të jep vetëm pasqyra bosh, që i mbush me frikë.”/ “Bukuria e rreme është maskë e shpirtit të lig. Ajo ndriçon sipërfaqen, por errëson thellësinë”.
Sëfundmi: një roman që na fton ta lexojmë, ku dashuria dhe tradhëtia ecin në të njëjtën udhë. Një roman për/mbi familjen, besimi/pabesinë/zhgënjimin/ heshtjen dhe fatet e njëjta njerëzore. Një roman, ku mbisundojnë elemente etno-kulturore, dhe ngërthen kohët, historitë njerëzore, traditat dhe zakonet shqiptare, që ruhen dhe trasmentohen dhe në kushte të vështira besimi dhe dashurie. Por, dashuria është themeli i çdo familjeje dhe marrëdhënia mes njerëzve (jo vetëm çifteve) dhe kur rrënohen ato themele, njeriu humbet vetëdijen dhe mbetet në errësirë.
BIBLIOGRAFIA:
- Akerstrom, Malin (1996). Betrayal and Betrayers: the Sociology of Treachery. Piscataway, NJ: Transaction Publishers.
- Bell-Davitt, Michael. (1971): Hawthorne and the Historical Romance of New England, Princeton: Princeton University Press.
- Brooke-Roze, Cristine; (1958): A grammar of Metaphor, London.
- Buçpapaj, Flamur. (2025): Nuset e vilës blu, “Nacional”, Tiranë.
- Fitness Julie. (2001): Betrayal, Rejection, Revenge, and Forgiveness: An Interpersonal Script Approach. In Mark Leary (ed.), Interpersonal Rejection. New York: Oxford University Press.
- Freyd, Jennifer J. (1994). Betrayal-trauma: Traumatic Amnesia as an Adaptive Response to Childhood Abuse. Cambridge, MA: Harvard University Press.
- Gottman, John. (2012): What makes love last? : how to build trust and avoid betrayal: New York : Simon & Schuster
- https://sq.wikipedia.org/wiki/Tradhtia
- Ivanchenko, Mariia, Kolegaeva, Iryna. (2024): The Concept of betrayal in the consciousness
- of the English: A psycholinguistic study. East European Journal of Psycholinguistics. Volume 11, Number 2:https://www.researchgate.net/publication/388017467_The_concept_of_betrayal_in_the_consciousness_of_the_English_A_psycholinguistic_study
- Manzoni, Alessandro. (1971): I Promessi sposi.Einaudi,Torino.
- Mellet, Quero Laurent. (2024): The Reader in Modernist Fiction, Brian Richardson, Edinburgh: EUP.
- Ramachandran Vilanayur S. (Ed.) (2012). Encyclopedia of Human Behavior.London/Burlington MA: Elsevier/Academic Press.
- Wallace, Diana. (2009): The Female Gothic: New Directions. Basingstoke, UK: Palgrave Macmillan.
- Wesseling, Elisabeth. (1991): Writing History as a Prophet. Postmodernist Innovations of the Hisorical Novel. Amsterdam and Philadelphia: John Benjamin Publishing. Press.


















