“Faktet dolën. Dorëheqja është detyrim,” slogani i PD-së për protestën e 11 shkurtit

“Faktet dolën-Dorëheqja është detyrim,” është një nga sloganet me të cilët opozita pritet që të protestojë më 11 shkurt kundër qeverisë Rama.

Partia Demokratike ka publikuar pasditen e së hënës spotin e protestës ndërsa u bën thirrje shqiptarëve të bashkohen kundër “skandalit Rama – McGonigal.”

“Pluralizimit i dalim Zot. Votës së lirë i dalim Zot,” janë po ashtu slogane të protestës që do të mbahet në orën 12.00 para kryeministrisë.

Disa ditë më parë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për media u shpreh se protesta e 11 shkurtit në Tiranë do të jetë më e madhja që ka parë ndonjëherë kryeqyteti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here