Familja Kupi, Dega e PLL për SHBA, përkujtoi dhe e nderoi figurën e gjeneral Abaz Kupit, në Nju Jork

Familja Kupi, Dega e PLL për SHBA, përkujtoi dhe e nderoi figurën e gjeneral Abaz Kupit, në Nju Jork

Nga Beqir SINA – New York

“Duhet që brezi i sotëm të përballen me sfidat e së ardhmes, duke kujtuar rrënjët e së kaluarës dhe për ta sjell atë në të gjithë komunitetin shqiptar në Amerikë. Por, jo vetëm! ajo duhet të përcillet me të njëjtën frymë edhe në vend/origjinën tonë”

QUEENS NY : “Partia “Levizja e Legalitetit”- Dega e saj në SHBA & Kanada, në bashkëpunim me familjen Kupi edhe këtë vit, si cdo vjet, të shtunën e parë të muajt janar, përkujtoi dhe e nderoi figurën e gjeneral Abaz Kupit, me pelegrinazhin e mbajtur tek varri i Gjeneral Abaz Kupit, në varrezat Maple Grove Cemetery, ne Kew Gardens, Queens NY, për të përkujtuar 48-vjetorin e vdekjes së udhëheqësit të nacionalizmit shqiptar, burrit që, në krye të trupave te Mbretit Zog, i zbardhi faqen Shqipërisë më 7 – Prillin e 1939-ës, dhe themeluesit të Organizatës Kombëtare të Levizjes së Legalitetit,” tha Kryetari Hakik Mena – Kryetari i Partisë Levizja e Legalitetit për SHBA & Kanada.

Peligrinazhi, i cili përkujtoi dhe e nderoi figurën e gjeneral Abaz Kupit, është një ngjarje vjetore e këtij komuniteti, duke ringjall kujtimin e paraardhësve tanë të shquar në varrezat qytetare në Queens – New York. Në çdo javë të parë të janarit, familja Kupi, dega e Organizatës Kombëtare të Levizjes së Legalitetit sot Partia Lëvizja e Legalitetit, patriotët dhe atdhetarët në mërgim, dashamirët e familjes Kupi, me pjesëmarrjen e tyre dëshmuan edhe një herë se pelegrinazhi me homazhet që ju bënë Abaz Kupit dhe disa individëve të shquar të diasporës shqiptare në Amerikë, të varrosur në Maple Grove Cemetery në Kew Gardens, Queens NY, do të jetë një traditë e suksesshme, një përkujtim e nderim që frymëzon edhe sot për rolet e tyre.

Në këtë ceremoni përkujtimore morën pjesë pjesëtar të familjes Kupi, miq e dashamirë të saj, veprimtarë dhe përfaqësues të komunitetit, anëtar të Partisë Lëvizja e Legalitetit, Federatës PanShqiptare Vatra, dhe organizatës Rrënjët Shqiptare, përfshirë edhe Nënkryetarin e Partisë Lëvizja e Legalitetit – z. Lurian Mena, ardhur nga Tirana.

Abaz Kupi, lindi më 6 gusht 1892 në Krujë, dhe vdiq në Nju Jork, më 9 Janar 1976. Për shumë njohës të kohës së tij, ai u thirrë dhe si Bazi i Canës (Abazi i Hasanit, në të folmen e vendlindjes), dhe ishte një ushtarak e luftëtar i pakursyer i çështjes kombëtare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me zbarkimin e italianëve në Durrës me 7 prill 1939, pushtimin e Shqipërisë, nga italia fashiste, ai bëri me forcat e tij, dhe qëndresën e parë për 36 orë, duke i pritur fashistët italian me armë në dorë, gjatë zbarkimit të tyre në bregdetin shqiptar.

Në ndërkohë, prej ditës së vdekjes, 9 Janar 1976, te varri i tij në Nju Jork, mbahet peligrinazhi, ku për çdo vjet, familja Kupi, Dani dhe Gjergji, në bashkëpunim me degën e PLL-së, së bashku veprimtar e udhëheqës të partive e organizatave politikë, mbretërorët, legalistët, demokratët, miqtë dhe dashamirët, e familjes Kupi, tubohen duke sjell në këtë përkujtimore, kujtimet e tyre për të nderuar figurën e gjeneral Abaz Kupit.

Ceremoninë e 48-të përkujtimore, e hapi me fjalimin e tij nënkryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit z.Lurian Mena, i cili tha se i gjendur këto ditë në SHBA, kam nderin të jem sot midis ajkës së zogizmit dhe nacionalizmit shqiptar në këtë ceremoni perkujtimore të gjeneral Abaz Kupit!

“I lindur dhe rritur në një familje nacionaliste krutane Abaz aga do të shpaloste gjatë jetës së tij virtytet e trimnisë, besnikërisë dhe mprehtesisë në gjykime dhe vendime!, tha nën/kryetari Mena, duke vazhduar “I vendosur për të qenë në anën e duhur të historisë Abaz Aga vihet nën urdhrat e gjigandit shtetformues Mbretit Zog, si komandant i Krujes dhe me pas si major i xhandarmerise se Durresit 1932-1939!.”

Ai tha se ishte pikerisht ne kete status kur ai do te udhehiqte qendresen me largpamese dhe domethenese qe shteti monarkik shqiptar me ne krye mbretin Zog kishte organizuar kundrejt nje superfuqie te asaj kohe sikurse ishte Italia fashiste! “Do te ishte data 9 prill e cila do t’i zbardhte faqen Shqipnise ne rezistencen ndaj te keqes dhe do te skaliste ne perjetesi emrin e ketij njeriu trim e vizionar!”

Mirëpo tha nënkryetari i kësaj partie :

“Ka kaluar afro gjysem shekulli nga vdekja e Abaz ages por Shqipnia londineze vazhdon te jete e pushtuar qe prej Nentorit te 1944, u shpreh ai duke quajtur farsë Ramiziane, atë çfarë ka ndodhur me populin shqiptar “ ka 46 vite diktature Enveriane dhe 33 vjet demokraci fars Ramiziane, që nese ne 46 vite diktature elitat nacionaliste zogiste u vrane, persekutuan, burgosen, në farsën me emrin demokraci, makineria e sigurimit të shtetit u perpoq me cdo kusht ta linte në hije të vetmen parti tradicionale konservatore dhe kombëtare Partine Levizja e Legalitetit!, Megjithatë përtej pengesave të shumta të mirëorganizuara nga ish sigurimi i shtetit dhe prej degëve besnike të partisë së punës si Ps dhe Pd , partira jonë PLL me përpjekjet heroike të legalistëve qëndrestar të burgjeve e internimeve si edhe me ndihmën e pakursyer të diasporës zogiste, arrin të futet në jetën politike duke u bërë faktor i rëndësishëm në mbarë Shqipninë, sidomos në Shkodër!”

Kryetari i Legalitetit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës & Kanada, z.Hakik Mena, përcolli në fjalën e tij jetën veprën, aktivitetin heroik, patriotik e atdhetar të Abaz Kupit, në atdhe dhe SHBA-së.

Mesazhin e dërguar nga kryetari z. Shpëtim Axhami, në pelegrinazhin e përvjetshëm në nderim të gjeneral Abaz Kupit, e përcolli nëpërmjet leximit z.Ahmet Hoti, nënkryetar i degës së PLL për Amerikë&Kanada.

“Të nderosh Abaz Kupin ke nderuar Kombin tënd!” thuhej në mesazhin e kryelegalistit Axhami:

“I nderuar Kryetar i PLL për SHBA z.Hakik Mena. Të dashur miq legalist mbështetës të filozofisë zogiste pjesmarrës në këtë takim të përvitshëm në kujtim të patriotit nacionalist Gjeneral Abaz Kupit.Ju pjestarë të Familjes patrotike Kupi, miq e të ftuar të tjerë rezident në ShBA. Pavarsisht largësisë dhe dëshirës për të qenë mes jush, kam nderin që nga këtu në Atdhun tuaj, në emrin Tim personal dhe në emër të Kryesisë së Partisë Lëvizja e Legalitetit të ju pershëndes duke ju shprehur gjithashtu vlerësim e mirënjohje për këtë tubim tuaj domethënës, me vlera dhe të merituar në kujtim të heroit tonë kombëtar gjeneral Abaz Kupi,” ju drejtohej të pranishmeve kreu i legalistëve z.Shpëtim Axhami.
.
Në mesazhin e tij kreu i legalistive Axhami, theksojë se : “Duke nderuar Gjeneral Abaz Kupin, ju keni nderuar kombin tonë, pasi fatet dhe jeta e Tij ishin të lidhura gjithmonë vetëm me interesin kombëtar e sidomos për një Shqipëri të lirë etnike e me Mbretin Zog si mbret të shqiptarëve. Ashtu si para-ardhësit tanë larguar në egzil politik pas vitit 1944, të cilët të organizuar nëpërmjet Organizatës Kombëtare Lëvizja Legalitetit, mbajtën gjallë frymën zogiste edhe ju sot duke nderuar Abaz Kupin po tregoni vlerat e larta fisnike që kanë karakterizuar gjithmonë nacionalistët zogist mbështetës të kauzës mbretërore.”

Më pas në emër të familjes Kupi, profesor Nderim Kupi, ri-solli disa kujtime të veçanta të veprimtarisë patriotike të Legalitetit, mërgatës nacionaliste në mërgim në dobi të atdheut e kombit shqiptar.

Këtë pelegrinazh në emër të Federatës PanShqiptare Vatra, e përshëndeti edhe editori e gazetës Dielli, Sokol Paja, duke theksuar se “nderimi për Gjeneral Abas Kupin, është respekt dhe nderim për historinë tonë kombëtare qëndresën antifashiste e anti-komuniste”.

Marinsi Marko Kepi – Presidenti i organizatës “Rrënjëve Shqiptare”, thotë se kishte nderin të merrte pjesë në memorialin përkujtimor për të nderuar figurën e gjeneral Abaz Kupit, pelegrinazhin e përvjetshëm të mbajtur në varrezat Maple Grove Cemetery, ne Kew Gardens, Queens NY, për të përkujtuar Gjeneral Abaz Kupin, atë që u ngrit kundër Italisë fashiste më 7 prill 1939, ditën kur italia fashiste sulmuan për të pushtuar Shqipërinë : “Gjeneral Kupi, luftoi heroikisht me batalionin e tij, për ti dalë në mbrojtje atdheut të tij, edhe me një rezistencë simbolike, siç ishte ajo e shtatë prillit 1939-të, për 36 orë, kundër një armiku që i kalonte ata me mijëra trupa dhe armatime”.

Gjeneral Kupi luftoi për Mbret dhe atdhe! Rroftë kujtimi i tij! thotë Marko Kepi

Pelegrinazhi i 48-të, u përmbyll me atë Homazhin tradicional të përvejtshëm, në vendin ku ndodhet varri i Gjeneral Abaz Kupit – në varrezat publike “Maple Grove Cemetery” Kew Graden – Queens NY. Atü, ku Familja Kupi, Dani dhe Ndrec Gjergji, miqt e të afërmit e tij, atdhetarët, patriotët, demokratët shqiptarë në mërgim, pranë varrit të tij – vendosën kurora me lule të freskta dhe buqeta lulesh, duke bërë edhe një fotografi të përbashkët përkujtimore