FATOS RUSHITI, Kumanovë: VITI QË PO MBARON ISHTE JO I LEHTË PËR MUA…

 

 

Viti që po mbaron ishte jo i lehtë për mua meqë përjetova Virusin Korona e të cilin duket se kalova tashmë. Në sferën akademike veç më u akomoduam me  ligjëratat në formën elektronike me studentë, dhe rezultatet nuk mungojnë. Nga ana tjetë jeta letrare edhe përkundër pandehmisë pati jehonë sa i përket organizmeve letare, në Klubin e Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” të cilin e drejtoj nga janari i këtoj viti. Manifestimi Tradicional letrar i 28-i me radhë “Takimet Poetike të Karadakut”, edhe pse me masa kufizuese u mbajt me sukses në muajin qershor, me çrast me çmimin e madh Fadil Bekteshi u laurua poeti i njohur nga Korça Skënder Rusi me poezinë “Ditë pa mëngjes”. Po në këtë manifestim me çmin specal u laurua poeti i njohur Mujë Buçpapaj, për kontributin e dhënë në artin letar në Shqipëri dhe më gjerë. Poashtu, së fundmi në muajin që po kalojmë po në Kumanovë u mbajt manifestimi interdisiplinar për të rinj, i treti me radhë, “Pena Ime”, në lëminë  tregimit dhe fotografisë artistike, ku me vendin e parë u laurua Xheni Shehaj nga Tirana ndërsa për fotofrafi vendin e parë e zuri Agon Ymeri nga Kumanova. Këtë manifestim e drejtoj për tre vite dhe të cilin mëtojmë ta bëjmë tradicional dhe të zgjerohet edhe më shumë në lemi të ndryshme dhe me shumë pjesemarrës nga të gjitha trevat shqiptare. Sa i përket krijimeve, poezinë nuk kam si ta lë anash, por duke mos u ngutur të botoj. Mendoj se poezia është më shumë çështje forme, stili, ritmi, dhe po bëj kujdes të avancoj në stil dhe të jem në hap të njejtë me poezinë që shkruhet sot në Botë. Pata kënaqësinë që një cikël poetik të botoj tek gazeta Nacional, e së cilës i jam falënderues meqë ndër vite jam përkrahur si autor i ri. Po këtë vit në muajin shtator bashkë me miq krijues nga Kumanova vizituam Klubin letrar nga Korça “Bota e Re” me të cilin edhe lidhëm një marrëveshje bashkëpunimi. Poashtu në Korçë bëmë një prezantim të krijimeve tona para krijeusve dhe studentëve të Universitetit “Fan Noli” dhe për të cilin i jam falënderues mikut Eris Rusi i cili drejton klubin letrar në Korçë dhe dekanes së Fakultetit të historisë dhe filologjisë Manjola Braho. Në kuadër të kësaj vizite u mahnita nga qyteza e lashtë e Voskopojës, e cila me dha edhe frymëzim për poezi. Me interes për mua ishte dhe vizita në Stamboll të Turqisë, konkretisht prezantimi i librave të autorëve kumanovarë para krijuesve dhe publikut artdashës turk në Qendrën për Kulturë të Maqedonisë së Veriut në Stamboll. Po aq me interes ishte vizita bashkë me miq dhe bashkëpunëtorte mij të ngushtë Sunaj Rahimi, Sevdail Demiri dhe Selajdin Shabani tek Pallati i Sulltanit “Dollmabahçe” dhe momumenti i vjetër Aja Sofia. Fare në fund të këtij viti me 27 dhjetor në Prishtinë do të kem kënaqësin; që në emër të Klubit “Jehona e Karadakut” të marr medaljen Grand Prix  për kontribut në kulturë nga Televizioni kombëtar TV21 i cili operon edhe në Maqedoninë e Veriut.

Për vitin që po hymë shpresoj të botoj një libër poetik përmbledhje me poezi nga katër librat e mi tek ndonjë Shtëpi botuese në Tiranë. Rrjeti social Facebook më ka mundësuar që përveç miqve që njoh personalisht në Shqipëri të kem nje gamë të gjerë të miqve dhe mikeshave krijuese, dhe kam dëshirë që më pas të bëj një përurim dinjitoz para dashamirëve të poezisë po në Tiranë. Poashtu mendoj të jem më shumë aktiv  në manifesimet letrare në Shqipëri dhe Kosovë dhe të botoj më shpesh poezi në revistat dhe gazetat letrare. Sa i përket anës prfesionale shpresoj të botoj punime shkencore në revista shkencore në vendet tjera dhe të botoj punumin e studimeve master nga Filozofia e së drejtës. Tek poezia do vazhdoj të shkruaj poezi me afirmative, ti ikë metaforave dhe figuracinit, pra t’i ikë dhe më shumë elitizmit por duke mos heq dorë nga ritmi dhe nga struktura. Vizitat me miq shpresoj të vazhdojnë në Athinë në muajin maj të viti të ardhshëm, ku to të prezantojmë krijimet tona para miqve krijues grekdhe shqiptarë nga Athina. Për fund një përshendetje dhe një falënderim zemre për gazetën “Nacional” dhe njeriun e madh të letareve shqipe, njeriun e pakompromis për të trasuar rrugën e ilumnistëve të mëdhenj Vëllezërve Frashëri, mikun tonë të çmuar Mujo Buçpapaj.

Me shumë respekt nga unë.

26 dhjetor 2020, Kumanovë.

* Autori eshte Profesor universitar, poet dhe kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here