Shqipëria ka hyrë në një fazë ku siguria nuk mund të mbështetet vetëm në retorikë apo në garancinë e aleatëve. Sovraniteti fillon me mbrojtjen efektive të territorit dhe popullsisë. Ky propozim është një thirrje për veprim të menjëhershëm dhe të organizuar, që e vendos mbrojtjen kombëtare në qendër të politikës shtetërore. Me poshte kam bere nje ropozim për një reformë gjithëpërfshirëse në ushtrinë shqiptare, me qëllim garantimin e mbrojtjes territoriale, rritjen e gatishmërisë strategjike dhe përballimin e sfidave të sigurisë së kohës sonë. Propozimi im i drejtohet Ministrisë së Mbrojtjes, Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Zyrës së Presidentit të Republikës.
Drejt Ministrisë së Mbrojtjes,
Këshillit të Sigurisë Kombëtare,
Zyrës së Presidentit të Republikës
Objekti: Propozim për një reformë gjithëpërfshirëse në ushtrinë shqiptare, me qëllim garantimin e mbrojtjes territoriale, rritjen e gatishmërisë strategjike dhe përballimin e sfidave të sigurisë së kohës sonë.
Krijimi i një flote ajrore moderne
Shqipëria duhet të ndërtojë një flotë luftarake ajrore me të paktën 12 avionë luftarakë F-16 ose Mirage francezë, për të siguruar mbrojtjen e hapësirës ajrore dhe mbështetjen taktike të trupave tokësore.
Krijimi i bazës ajrore të mirëmbajtjes dhe trajnimi i kuadrit pilot dhe teknik është domosdoshmëri kombëtare.
-Pajisja me artileri moderne dhe sisteme raketore
-Instalimi i sistemeve të artilerisë moderne dhe raketave tokë-ajër, tokë-tokë dhe mbrojtje ajrore në zona të caktuara strategjike.
-Integrimi i sistemeve të mbrojtjes kundër raketave dhe dronëve, në bashkëpunim me aleatët e NATO-s.
-Rindërtimi dhe aktivizimi i infrastrukturës së mbrojtjes civile
-Pastrimi dhe rifunksionalizimi i tuneleve dhe strehimeve antigaz, me standarde bashkëkohore për emergjenca ushtarake apo natyrore.
-Organizimi i ushtrimeve zbor dhe trajnimeve për popullatën për përgatitje në raste konflikti.
– Ristrukturimi i Forcave Tokësore: Ngritja e Tre Divizioneve
-Divizioni Verior në Kukës – mbrojtje strategjike dhe koordinim me Kosovën.
-Divizioni Jugor në Gjirokastër – mbrojtja e kufirit me Greqinë.
-Divizioni Lindor në Korçë – kontroll i zonës juglindore dhe bashkëveprim me Maqedoninë e Veriut.
– Rikthimi i Shërbimit të Detyrueshëm Ushtarak dhe Forca Rezervë
-Vendosja e një shërbimi ushtarak të detyrueshëm të shkurtër për qytetarët shqiptarë, për ndërtimin e një trupe të gjerë të aftë për mobilizim të menjëhershëm.
-Zhvillimi i një trupe të mirëorganizuar rezervistësh, të trajnuar dhe të regjistruar sipas zonave.
-Krijimi i Industrisë Ushtarake Kombëtare
-Investimi shtetëror dhe publik-privat për ngritjen e uzinave të prodhimit të armëve, municioneve, dronëve, mjeteve të blinduara dhe raketave.
-Fokusi në vetëprodhim strategjik, reduktimin e varësisë nga importet dhe zhvillimin e kapaciteteve kombëtare teknologjike.
– Modernizimi i Flotës Detare
-Rritja e kapaciteteve të Forcave Detare Shqiptare me njësi të reja patrullimi, mjete detare të shpejta, dhe dronë të monitorimit detar.
-Krijimi i një sistemi të mbrojtjes bregdetare në Adriatik dhe Jon.
-Hartimi i një Doktrine të Re Kombëtare të Mbrojtjes
-Nevojitet një strategji e re kombëtare e sigurisë, e cila të përfshijë:
-Parimet e reagimit të shpejtë,
-Mbrojtjen hibride dhe kibernetike,
-Angazhimin aktiv në NATO dhe partneritetet bilaterale,
-Rol aktiv të qytetarit në siguri.
Shqipëria ka hyrë në një fazë ku siguria nuk mund të mbështetet vetëm në retorikë apo në garancinë e aleatëve. Sovraniteti fillon me mbrojtjen efektive të territorit dhe popullsisë. Ky propozim është një thirrje për veprim të menjëhershëm dhe të organizuar, që e vendos mbrojtjen kombëtare në qendër të politikës shtetërore.


















