Një qasje kritike mbi strukturën, përfaqësimin dhe rolin e medias publike në Shqipëri
Nga Flamur Bucpapaj
Abstrakt
Ky artikull trajton problematikat që lidhen me gjendjen aktuale të Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH), si institucion publik i transmetimit, në kontekstin e demokracisë së brishtë shqiptare dhe zhvillimeve të reja teknologjike. Duke u mbështetur në një përvojë të drejtpërdrejtë në procesin e kandidimit për bord drejtues, evidentohen elementë të politizimit, mungesës së meritokracisë, përfaqësimit joprofesional dhe mungesës së transparencës. Artikulli argumenton për nevojën e një reforme të thellë institucionale në përputhje me parimet e qeverisjes së mirë, autonomisë editoriale dhe përshtatjes me teknologjitë e reja të informacionit.
Gabimi më i madh i jetës sime ,që kandidiova, por po ua tregoj si histori
Pasi kam kaluar vite të tëra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vend ku vlerat demokratike, liria dhe meritokracia janë të prekshme në çdo aspekt të jetës, vendosa të kthehem në atdheun tim për të kontribuar me përvojën dhe njohuritë e mia. Nuk u ktheva për përfitime personale, e as për interesa politike. Nuk më interesoi kush ishte në pushtet, sepse si profesionist e dija mirë se ajo çfarë quhet “pushtet” në Shqipëri, shpeshherë është një rikthim i strukturuar i ish-Sigurimit të Shtetit, i transformuar sot në oligarki dhe i shpërndarë në të dy partitë kryesore politike.
Vendosa të kandidoj për postin e drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar – një institucion me rëndësi kombëtare, që për dekada ka formësuar ndërgjegjen publike dhe ka qenë një dritare për kulturën dhe informacionin. E mora seriozisht këtë hap. Përgatita një platformë profesionale, me përmbajtje programore dhe ekonomike, të ndërtuar mbi standarde akademike dhe praktika ndërkombëtare. Media dhe portalet e pavarura filluan të flisnin për kandidaturën time, mes të tjerash, edhe për faktin se përfaqësoja një alternativë të pastër, një zë jashtë klaneve politike. Jam Shkrimtari dhe publicisti Flamur Bucpapaj ndër kandidaturat më të pëlqyera dhe më serioze të garës.
Pas tridhjetë vjetësh, vendosa të vizitoj godinën e RTSH-së. Ishte një kthim emocional, një rikthim në një vend që dikur kishte pasur kuptim për shoqërinë shqiptare. U afrova te dera kryesore, ku më priti një roje i moshuar privat dhe një recepsioniste. Menjëherë ndjeva se asgjë nuk kishte ndryshuar. Të njëjtat porta, të njëjtat xhama, të njëjtat vetrata. Muret ishin të papërlyera nga koha, por edhe të pa lyera nga mungesa e investimit. Shkallët? Po ato të kohës së Partisë së Punës. Sistemi elektronik për hyrje-dalje? Inexistent.
Ngjita shkallët me emocion, sepse struktura kishte mbetur e njëjtë – si një skelet i ngrirë në kohë. Asgjë s’kishte ndryshuar. U ndjeva sikur po ecja në një muze të tranzicionit të dështuar. Në katin e dytë, më shoqëroi një asistente e kulturuar, që dukej se kishte një pozicion drejtues në ndonjë departament. Ajo dhe pjesa tjetër e stafit ishin të trembur, por gjithashtu të edukuar dhe të sjellshëm.
Ky kontrast mes kulturës njerëzore dhe frikës së përditshme, mes dëshirës për të ndryshuar dhe sistemit të pandryshueshëm, ishte thelbësor për të kuptuar pse Shqipëria nuk ecën përpara. Një frikë sistematike, e trashëguar, që i ndal njerëzit të ëndërrojnë më shumë, të flasin më fort dhe të veprojnë ndryshe. Një frikë që ndoshta është arma më e fuqishme e atyre që duan ta mbajnë këtë vend të varur nga e kaluara dhe jo të lidhur me të ardhmen.
Unë nuk u tërhoqa. Përkundrazi, kjo përvojë më dha më shumë shtysë për të besuar se Shqipëria ka nevojë për profesionistë të ndershëm, për individë që nuk bëjnë kompromise me parimet, që nuk bien pre e frikës apo e interesave të ulëta. E ardhmja e një vendi nuk ndërtohet me rikthime nostalgjike të diktaturës në formën e oligarkëve modernë, por me guxim, dije dhe përkushtim për të ndryshuar realitetin. Kjo është arsyeja pse u ktheva. Dhe për këtë do të vazhdoj të kontribuoj, me fjalën, me veprën dhe me shembullin tim.
Një piano e vjetër dhe një institucion i kalbur
Në katin e dytë ishte një piano e vjetër, një relike. Shkova dhe fillova t’i bie. Një shef, duke u tallur, më tha: “Lëre Bucpapaj, se kjo ka kohë që ka vdekur.” Qesha. Qeshi dhe ekipi im i shoqërimit. U ulëm në një sallë të vogël.
Menjëherë më afruan disa shefa dhe më thanë: “Gara është e trukuar dhe do fitojë Eni Vasili. Nuk shikohet platforma, por me kë parti je.” Unë, që nuk isha me asnjë, pyeta veten. Dhe përgjigjja ishte: “Po largohem, s’po kandidoj.”
Pas shumë debatesh, pranova të futem. Një sallë që binte erë lagështi, pa monitor, pa ujë për kandidatët që do flisnin. Mikrofonat nuk punonin. Përballë pashë ish-artista të vjetër të kohës së komunizmit. Disa që s’kishin lidhje fare me RTSH-në dhe me periudhën e teknologjisë AI. Ishin disa ish-saksofonistë, ish-aktorë të teatrit komunist dhe disa anëtarë të Partisë Socialiste e opinionistë të zjarrtë të saj. Kishte dhe një Pano që e kishte hequr Preza si të paaftë, dhe tani vendoste për fatet e RTSH-së.
Mua më dha fjala. U ndjeva i tronditur. Unë, profesor, akademik dhe shkrimtar i njohur ndërkombëtarisht, biznesmen, po ulja veten para këtij këshilli që më kujtonte këshillin e frontit që kishte dënuar babain tim – dhe më vonë, edhe mua.
U ndjeva keq. Doja të ikja. Aq më shumë kur mora vesh se ishte zgjedhur njëfarë spikere lajmesh, Eni Vasili. Këtë e tha para të gjithëve kandidati guximtar Jetmir Shpuza. Por shumë bukur foli dhe mbrojti temën Mimoza Haxhiaj – doktore shkencash, gazetare prej shumë vitesh në RTSH, që e kanë hequr padrejtësisht, sepse politika e saj editoriale dhe paanshmëria nuk i kanë pëlqyer drejtorit të radhës.
E mbarova temën. Por më pas më pyesnin disa ish-aktorë dhe regjisorë – le të themi “punonjës të institucioneve”, sepse nuk kanë asnjë vepër, asnjë dramë të vendosur në skena ndërkombëtare apo jehonë botërore. Aktorë dhe regjisorë të partisë që iku, por që nuk dihet çfarë prapavijash kanë pasur e kanë.
U përgjigja: “Unë jam akademik, profesor. E njoh mirë median, pasi kam krijuar radio dhe TV-të më të suksesshme në Ballkan – Nacional.al. Ky ishte një institucion me dorë të Sandrit dhe Vjollcës.” Tani flitet se do e marrë njëfarë Luca…
Ndersa po flasim unë iu kujtova atyre që Media publike në një demokraci moderne luan një rol kyç në garantimin e informacionit të paanshëm, edukimit qytetar dhe pasqyrimit të diversitetit kulturor. RTSH, si institucioni kombëtar i transmetimit në Shqipëri, duhet të jetë shembulli i transparencës, përfaqësimit profesional dhe mbrojtjes së interesit publik. Megjithatë, praktikat e fundit në përzgjedhjen e organeve drejtuese dhe politizimi i skajshëm i strukturave të tij rrezikojnë seriozisht këtë mision.
Vëzhgime të drejtpërdrejta nga procesi i kandidimit
Gjatë pjesëmarrjes time në një proces formal për drejtimin e RTSH-së, konstatova mangësi serioze procedurale dhe institucionale. Mjedisi fizik ku zhvilloheshin intervistat ishte i papërshtatshëm, pa pajisje teknologjike bazë, pa respekt për kandidatët dhe pa garanci për një garë të ndershme. Deklaratat paraprake të anëtarëve të bordit, të cilët parashikonin fituesin përpara diskutimit të platformave, tregojnë qartë për mungesën e objektivitetit.
Struktura e bordit dhe përfaqësimi ideologjik.
Një pjesë e konsiderueshme e përfaqësuesve në bord nuk kishin asnjë lidhje me median moderne apo me teknologjinë e informacionit. Ish-funksionarë të sistemit komunist, ish-artistë të lidhur me ideologjitë e kaluar dhe individë pa kontribut akademik apo mediatik vendosnin për fatet e një institucioni publik. Kjo përbën jo vetëm regres institucional, por edhe një krizë legjitimiteti.
Politizimi dhe mungesa e meritokracisë
Rasti i përzgjedhjes së një spikereje lajmesh si drejtues potencial i RTSH-së ilustron qartë problematikën e ndikimit politik dhe të lidhjeve personale në vendimmarrje. Në mungesë të një platforme konkrete reformuese dhe me eksperiencë të kufizuar editoriale, emërime të tilla tregojnë për mungesën e standardeve meritokratike në administrimin e medias publike.
Nevoja për reformë institucionale
RTSH duhet të shkëputet nga ndikimet partiake dhe oligarkike. Në vend të nostalgjisë për figurat e së kaluarës, institucionit i nevojiten drejtues të rinj, të arsimuar, të pavarur dhe të pajisur me vizion strategjik. Për më tepër, RTSH duhet të përshtatet me teknologjitë moderne si inteligjenca artificiale, prodhimi digjital dhe platformat e reja të transmetimit – duke garantuar përfshirje, shpejtësi dhe transparencë.
Politizimi dhe përzgjedhja jomeritokratike
Emërimi i një ish-spikereje lajmesh si drejtore e mundshme e RTSH-së, në mungesë të një platforme të mirëfilltë strategjike, pa përvojë në menaxhim mediatik apo vizion editorial, ilustron problematikën e përzgjedhjeve partiake dhe jomeritokratike. Të drejtuarit e një institucioni me buxhet publik dhe mision kombëtar kërkon kompetencë të lartë, jo thjesht prani televizive (McQuail, 2010).
Platforma e nevojshme për reformë
Në një vend ku një parti politike ka sunduar për më shumë se një dekadë, siç është rasti i Shqipërisë, media publike është bërë shpesh vegël e propagandës dhe jo zë i qytetarëve (Freedom House, 2023). RTSH duhet të shkëputet nga kapja politike dhe të ndjekë një reformë gjithëpërfshirëse që përfshin:
Riorganizimin e bordeve mbi baza profesionale dhe jo politike.
Përdorimin e teknologjive të inteligjencës artificiale për prodhimin dhe shpërndarjen e përmbajtjes.Krijimin e hapësirave për debat të vërtetë dhe diversitet pikëpamjesh.
Mbështetjen e hulumtimit, dokumentarit investigativ dhe edukimit qytetar.
RTSH, në formën e saj aktuale, është një institucion i dështuar në përmbushjen e misionit të tij. Politizimi, mungesa e meritokracisë, përfaqësimi ideologjik i së kaluarës dhe paaftësia për t’u përshtatur me kohën e re janë simptoma të një krize të thellë. Reforma duhet të nisë menjëherë pas zgjedhjeve, dhe nuk mund të jetë në dorë të figurave me lidhje të dyshimta apo përfaqësuesve të mediave të oligarkisë.
Vetëm përmes transparencës, përfshirjes së brezave të rinj dhe profesionalizmit, RTSH mund të rikthehet si një platformë publike me standarde europiane dhe ndikim real në zhvillimin demokratik të vendit.
Perspektiva ndërkombëtare dhe nevoja për aligjim me praktikat më të mira.
Për të mundësuar një ndryshim të vërtetë në RTSH dhe për të forcuar besimin publik, Shqipëria duhet të ndjekë praktikat më të mira të institucioneve të mediave publike nga shtetet europiane. Përdorimi i teknologjive moderne dhe përditësimi i strukturave të menaxhimit duhet të jenë në qendër të kësaj reforme. Për shembull, vendet si Suedia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë krijuar media publike të pavarura, të cilat janë të fokusuar në shërbimin e interesave të qytetarëve dhe ofrojnë përmbajtje me cilësi të lartë, të paanshme dhe të bazuar në fakte. Integrimi i këtyre praktika në Shqipëri mund të kontribuojë në forcimin e një medie të pavarur dhe të përgjegjshme. Ndikimi i teknologjisë dhe shoqërisë moderne
Në një periudhë kur përhapja e informacionit është shpejtuar përmes rrjeteve sociale dhe platformave digjitale, RTSH duhet të adaptohet për të mbajtur hapin me zhvillimet teknologjike. Kjo kërkon investime në infrastrukturë moderne dhe trajnimin e personelit për të përdorur mjetet më të avancuara të komunikimit dhe shpërndarjes së informacionit. Transmetuesit e huaj, si BBC, kanë ndërmarrë reforma të thella për t’u përshtatur me kërkesat e shoqërisë moderne, dhe RTSH mund të përfitojë shumë nga këto shembuj. E ardhmja e medias publike është e lidhur ngushtë me përdorimin e teknologjive të reja dhe krijimin e një platforme që të jetë sa më interaktive dhe transparente.
Një tjetër aspekt që kërkon një vëmendje të veçantë është ndikimi i mediave publike mbi zhvillimin e demokracisë. RTSH, si media kryesore në Shqipëri, ka një përgjegjësi të jashtëzakonshme në ruajtjen e pluralizmit politik dhe ndihmën në formimin e opinionit publik. Nëse ky institucion është i kapur nga interesat partiake, ai kontribuon drejtpërdrejt në dobësimin e sistemit demokratik dhe lë një ndikim të dëmshëm mbi qytetarët, duke i bërë ata të humbasin besimin te informacioni dhe të pasivizohen në jetën politike. Kjo është një kërcënim i drejtpërdrejtë për funksionimin e një shoqërie të shëndoshë dhe për zhvillimin e një demokracie të vërtetë. Reforma në RTSH është, pra, një nevojë urgjente për të ruajtur stabilitetin politik dhe për të përmirësuar ndjeshëm klimën e transparencës dhe besimit te mediat.
Për të garantuar një reformë të suksesshme në RTSH, duhen ndërmarrë disa hapa specifikë:
Përmirësimi i përzgjedhjes dhe menaxhimit të burimeve njerëzore: Duhet të krijohet një sistem transparent dhe meritokratik për emërimin e drejtorëve dhe anëtarëve të bordit. Ky sistem duhet të bazohet në kualifikimet profesionale, jo në lidhjet politike.
Përforcimi i pavarësisë editoriale: RTSH duhet të krijojë politika të qarta për të mbrojtur pavarësinë e saj editorial, duke e mbajtur atë të pakapshme nga ndikimet politike.
Investimi në teknologji dhe përmbajtje inovative: RTSH duhet të investojë në krijimin e platformave të reja digjitale, të cilat ofrojnë përmbajtje në kohë reale dhe janë të aksesueshme për të rinjtë. Ky është një hap i domosdoshëm për të mbajtur ritmin me zhvillimet globale dhe për t’u bërë një aktor i fortë në tregun mediatik ndërkombëtar.
Fokusimi në përmbajtje edukative dhe informatike: RTSH duhet të luajë një rol më të fuqishëm në edukimin qytetar dhe nxitjen e debatit publik. Kjo mund të arrihet përmes programeve që fokusohet në zhvillimin e aftësive kritike të qytetarëve dhe në pasqyrimin e realiteteve shoqërore dhe ekonomike që i prekin ata.
Problematika e përbërjes së këshillit drejtues të RTSH-së dhe cakimi i drejtorit Eni Vasili
Një nga çështjet më të diskutueshme në RTSH është mënyra se si është formuar këshilli drejtues dhe, në mënyrë specifike, caktimi i Eni Vasilit si drejtor. Ky vendim ka shkaktuar shumë shqetësime, për shkak të përbërjes së këshillit drejtues dhe lidhjeve të tij me partitë politike dhe individët që kanë pasur një rol të rëndësishëm në periudhën e kaluar të medias në Shqipëri. Pjesëmarrësit në këshillin drejtues, duke përfshirë ish-artikë të partisë së punës dhe opinionistë të partisë socialiste, kanë tërhequr kritika të forta, pasi shumë prej tyre janë të lidhur ngushtë me politikën dhe kanë një histori që nuk i shërben objektivave të pavarur dhe objektiv të një medieje publike.
Në këtë kuadër, cakimi i Eni Vasilit si drejtor i RTSH-së, ne mediat shqiptare, ka shkaktuar shqetësime për mundësinë e një kontrolli të brendshëm të mediave, i cili i nënshtrohet interesave politike. Pavarësisht angazhimit të mundshëm për përmirësimin e kanalit dhe një reformë të mundshme, shumë vëzhgues e konsiderojnë këtë caktim si një vazhdimësi të sistemit të vjetër të menaxhimit të RTSH, ku politikat e partive dhe ndikimet e jashtme ishin të shfaqura qartësisht.
Ky këshill drejtues, përfshirë individët që kanë pasur funksione të larta në kohën e regjimit të kaluar, shpesh të pensionuar, si dhe disa ish-gazetarë që janë larguar nga puna për paaftësi ose për shkak të mendimeve të papërshtatshme, nuk mund të jenë ata që përcaktojnë fatin e RTSH. Ata, që kanë mbetur në funksione të tilla, duket se janë të lidhur me një periudhë të kaluar dhe me politikat që nuk kanë pasur të bëjnë me zhvillimet e fundit në media dhe teknologji.
Një ndërhyrje e menjëhershme është e nevojshme. Ky këshill drejtues duhet të përbëhet nga individë që nuk kanë lidhje me politikën e kaluar dhe që kanë ekspertizë në fushat e medias, teknologjisë dhe komunikimit, për të mundësuar një reformim të vërtetë dhe të qëndrueshëm të RTSH. Kjo nuk do të ndihmojë vetëm në rritjen e kredibilitetit të RTSH-së si media publike, por gjithashtu do të sigurojë që ajo të jetë në gjendje të përballojë sfidat e kohës moderne dhe të ofrojë shërbime të cilësisë së lartë për publikun shqiptar.
Për këtë arsye, është e domosdoshme që këshilli I ri drejtues i RTSH të shqyrtojnë mundësinë e një reformimi të thellë të strukturës së menaxhimit të RTSH-së, duke ofruar mundësinë e përfshirjes së individëve të rinj dhe të pavarur, që kanë një kuptim të thellë të mediave dhe të nevojave të shoqërisë shqiptare në këtë periudhë transformimesh.
Konkluzion
Në përfundim, RTSH është një institucion që ka potencialin për të qenë një forcë e fuqishme në edukimin dhe informimin e qytetarëve shqiptarë, por për të realizuar këtë potencial, është e domosdoshme të kalojë përmes një reforme të thellë. Reforma duhet të jetë gjithëpërfshirëse, të përfshijë riorganizimin e strukturave drejtuese, të përforcojë pavarësinë dhe profesionalizmin e stafit dhe të inkurajojë përfshirjen e teknologjive të reja. Vetëm në këtë mënyrë, RTSH mund të kthehet në një pasuri për shoqërinë shqiptare, duke kontribuar në zhvillimin e një demokracie të vërtetë dhe duke ofruar një platformë të paanshme dhe inovative për të gjithë qytetarët.
Referenca
Freedom House. (2023). Nations in Transit: Albania.
Habermas, J. (1989). The Structural Transformation of the Public Sphere. Polity Press.
Jakuboëicz, K. (2003). “Public Service Broadcasting: A Neë Beginning, or the Beginning of the End?” Knoëledge Politics Quarterly.
McQuail, D. (2010). McQuail’s Mass Communication Theory. Sage Publications.
Mungiu-Pippidi, A. (2006). “Corruption: Diagnosis and Treatment.” Journal of Democracy, 17(3), 86–99