Flet albanologu shqiptaro-belg Albert V. Nikolla:KOMBI DHE KULTURA SHQIPTARE RREZIKOJNË TË ZHDUKEN!

“Volumi “Love Songs Evolution” është me parathënien e kritikes së artit strukturalist modern, Anne Englebert dhe të akademikut Ukrahinas, prof.dr. Dmytro Tchystiak, një ndër penat më të fuqishme aktuale në Evropë, i cili është kujdesur edhe për botimin e poezive te mia në një libër xhepi në gjuhën ukrainase të quajtur “Galaxi”në vitin 2015. Libri i dytë, “Kolonia Nibelungen” është një roman psikologjik, mbi manipulimin social të njeriut, kur ai kthehet në një krijesë të paftë për t’u vetë-punësuar, vetë-ushqyer dhe për tu vetë-kontrolluar”. Këto libra janë shkruar edhe në versionin shqip, dhe shpresoj që sa me shpejt t’ia prezantoj lexuesit shqiptar”.

Intervistoi Dr. Mujë Buçpapaj

M. Buçpapaj; Zoti Albert V. Nikolla! Le ta nisim këtë intervistë me një ngjarje të rëndësishme për jetën tuaj letrare. Sapo kanë dalë në drite dy libra të rinj të botuar në gjuhën frënge , vëllimi me “mini-tregime, përjetime dhe poezi”- titulluar « Love Songs Evolution » dhe romani « Kolonia Nibelungen »! Dy fjalë rreth këtyre dy botimeve te reja në gjuhën frënge:

– Albert Nikolla: Po, janë dy volume letrare që i kam shkruar direkt në frëngjisht, të cilat kanë parë dritën e botimit në Belgjikë dhe brenda vitit besoj do të ribotohen edhe ne France. Volumi “Love Songs Evolution” është me parathënien e kritikes së artit strukturalist modern, Anne Englebert dhe të akademikut Ukrahinas, prof.dr. Dmytro Tchystiak, një ndër penat më të fuqishme aktuale në Evropë, i cili është kujdesur edhe për botimin e poezive te mia në një libër xhepi në gjuhën ukrainase të quajtur “Galaxi”në vitin 2015. Libri i dytë, “Kolonia Nibelungen” është një roman psikologjik, mbi manipulimin social të njeriut, kur ai kthehet në një krijesë të paftë për t’u vetë-punësuar, vetë-ushqyer dhe për tu vetë-kontrolluar”. Këto libra janë shkruar edhe në versionin shqip, dhe shpresoj që sa me shpejt t’ia prezantoj lexuesit shqiptar.

M. Buçpapaj : Ju njiheni në Shqipëri kryesisht si gazetar i rubrikave investigative kundër mafies botuar tek “Koha Jone” dhe Gazeta “Shekulli” , por më shumë si tregimtar që keni marrë vlerësime të madhe nga shkrimtarë si Dritero Agolli, Bardhyl Londo dhe Teodor Keko, ndërkohë që me largimin tuaj nga Shqipëria në Belgjikë jeni marrë kryesisht me shkrime romanesh, poezi dhe sidomos studime gjuhësore. A po tentoni të hyni si shkrimtar, filozof dhe gjuhëtar në arenën e madhe të artit evropian?

– Albert Nikolla: E vërtetë, po shkruaj kryesisht në gjuhen frënge. Një filozof apo shkrimtar, nëse do të rriskojë në maksimum duhet të provojë të shkruajë në një gjuhë tjetër. Frëngjishtja si gjuhë kulturore dhe diplomatike shumë e vështirë është njëkohësisht edhe “katakomba e shumë shkrimtarëve të panjohur”. E ka thënë Milan Kundera. Janë me qindra shkrimtarë gjenialë që shkojnë të jetojnë në Paris dhe ndërrojnë jetë si të panjohur, pa mundur të botohen në gjuhën frënge. Kështuqë është guxim i çmendur të provosh të imponohesh në “xhunglën e egër” të kulturës Franceze. Po gjithësi unë kam marrë rriskun e madh dhe kam shkruar pesë libra në këtë gjuhë, plus studimet e mia gjuhësore në dy volume të pranuara si punime të pastra shkencore nga autoritetet akademike Belge. Volumi “Love Explosion” i botuar ne France me 2014, i klasifikuar ne Kolonën e Poeteve më të mirë të Botës, më ka dhënë këtë kuroja. Gjej rastin te përkujtoj Akademikun e madh Francez me origjine Bullgare Athanase Vantchev de Trasy, i cili pat shkruar parathënien e librit, pa me njohur personalisht, thjesht i ndikuar nga cilësia e poezive të mia. Me vonë para rastin ta takoj ne Paris e Bruksel. Ishte një mik i madh dhe adhurues i popullit shqiptar, si shumë personalitet te tjera shkencore me origjine bullgare, siç kemi edhe rastin antropologut e Georgi Georgiev, por sidomos të gjuhëtarit që merret me shqipen primitive Vladimir Georgiev.

M. Buçpapaj: Me studimin tuaj gjuhësor, “Shqipja primitive Gege-Nëna e gjuhëve të botës”, keni thyer një dogmë dhe shumë gjuhëtarë perëndimore tani kanë filluar të merren seriozisht me gjuhën shqipe.

-Albert Nikolla: Duhet pranuar se ka një rezistencë të madhe, kur flitet për trajtimin e gjuhës shqipe si gjuhë primare origjine” , sepse imazhi i keq i të ashtuquajturës “mafie shqiptare”, bën që akademikët dhe profesorët perëndimore të meken. Drejtori i Qendrës së kërkimeve Gjuhësore të Universitet të “Luvein la Neuve”, Charles Doyen i specializuar në gjuhën e vjetër greke, pasi lexoi këtë verë veprën time mbi “etimologjinë dhe semantikën e shqipes”, i kërkoi zyrtarisht profesorit që merret me studimet Indo-evropiane, të merrte përsipër të udhëhiqte doktoratën time të shkalles akademike, pasi e gjeti punën time shkencore si shumë të saktë. “Kundërpërgjigja e tij ishte tipike anti-shkencore dhe antishqiptare: Jam në prag pensioni dhe nuk mund t’i hedh të gjitha arritjet e mia mbi “armenishten si bazë të proto-indo-evropianishtes në Koshin e Plehrave”. Dihet që teza armene financohet nga Akademia Ruse, megjithëse është një tezë krejt qesharake, që bien në kundërshtim me postulatet e gjuhësisë së përgjithme, që na ka lënë Saussure.
Por duhet te jemi optimiste. Profesori i universitetit te Lozanes Michiel De Vaan, tashme po e trajton shqipen e vjetër ne aspektin Gramatikor me shume kujdes ashtu si dhe Franz Bopp dhe ka arritur në të njëjtin konkluzion me kërkimet e mia gjuhësore. Është shumë e thjeshtë të vërtetohet si nga ana leksikore po ashtu nga ana gramatikore se shqipja ka një lidhje të drejtpërdrejtë me Sumerishten dhe gjuhën Hittite, dhe këtu fillon origjina e gjuhëve Indo-Evropiane.

-M. Buçpapaj: Le të kalojmë në një temë tjetër: Këtë verë ju vizituar Greqinë. A ishte thjesht një vizitë turistike?

– Albert Nikolla: Po ishte një vizite turistike, ku pata rastin të frekuentoj plazhin e Patras dhe njëkohësisht një vizitë kulturore. Vajza ime e cila është edukuar me dashuri të madhe për kulturën e vjetër Greke, e kishte ëndërr të vizitonte Akropolin, tempullin e Zeusit ne Athinë, si dhe muzeun e madh përballë tyre. Kështuqë përfitova të nga rasti ta njoh me vendin ku kanë jetuar grekët antikë me perenditë e tyre.

-M. Buçpapaj: Mund të na thoni cilat ishin çastet me pikante te vizitës tuaj? Disa detaje pikante të kësaj vizite?.

– Albert Nikolla: Ishte shume emocionuese për ne të vizitonin fillimisht lagjen Plaka, e cila dihet është lagjia e arvanitasve të Athinës. Sipas traditës shkuam të blejmë kurorat e dafinave që mbanin filozofët e vjetër grekë në kokë, diku afër hyrjes në parkun arkeologjik. Duke pyetur vajzën time në shqip se cilën kurorë dëshironte të blinte, nënlokja plakë që punonte në kinkaleri me foli gjuhën arvanite. Më pyeti. “Haj de ore, ju flas në skip”. “E,- ja ktheva, – skypnë e flasna na”. Ishte si të flisje për një krijesë kozmike. Po ajo vazhdonte të ishte shumë miqësore. “Ktunjë në Plaka edhe gurat flasnë skip “- tha ajo krenare. “Mir e dinj, -ja ktheva, – gurnjët flasnë skip po njerztë nuk flasnë më. Flasnë Gek Koinea t’kishës”. Nuk e di po u nuk u ndjeva mirë. Një popull që harron kulturën dhe gjuhen e tij, s’mund të quhet popull,- kështuqë preferova ta mbyll me kaq. Kishte idenë se deshi të më thoshte diçka por kishte një frikë të çuditshme. E përshëndeta thjesht me një buzëqeshje dhe me një: “Shëndet o Nëna”. Shpresoj të mos e kem fyer atë grua të fisnike.

M. Buçpapaj. Cilat ishin gjërat më të bukura që ju bënë përshtypje gjatë kësaj vizite?

– Albert Nikolla: Ishte një moment që më emocionoi: Gjatë vizitës, vajza ime zbuloi se veshjet e gdhendura të statujave greke në kolonat e ndërtesës anash Akropolit ishin shume të ngjashme me veshjet e grave Mirditore. I thashë me të qeshur se “gratë mirditore, në kohën e Turqisë bënin plazh ne Greqi dhe me dredhi i kishin kopjuar veshjet grave të grekëve të vjetër. Është vështirë t’u shpjegosh fëmijëve historinë e vërtetë. E lashë në dashurinë e saj pa kushte mbi kulturën e vjetër greke. Tek e fundit çdonjëri ka nevojë ta zbulojë të vërtetën sipas mënyrës së tij.

-M. Buçpapaj: A janë respektues grekët ndaj shqiptarëve?

– Albert Nikolla: Për të qenë i drejtë me të vërtetën, mua më kanë respektuar çdoherë që kam vizituar këtë vend, dhe s’mund të them të kundërtën, por duhet të dini se kam nënshtetësi belge dhe nuk kam shkuar si varfanjak shqiptar. Kam zbuluar se ata dinë të presin turistë, dinë ta reklamojnë shumë mirë kulturën e vjetër greke, dinë të buzëqeshin, të respektojnë, por dinë edhe të marrin edhe rreth 100 euro biletë në të gjitha stacionet turistike, nga ku 20 euro i takojnë vetëm akropolit. Pra kanë një turizëm njëqind fish më të zhvilluar sesa turizmi ynë. Thjesht ata janë përshtatur mrekullueshëm . Por unë mendoj se grekët modernë tashmë janë një popull i konsoliduar me një vetëdije kombëtare dhe meritojnë të respektohen si grekë të rinj. Interesonte ishte dreka jonë në një restorant poshtë akropolit. Vajza ime, gjithmonë e dehur nga bukuria e lashtësisë Greke, duke e ditur se grekët antikë konsumonin shumë makaronat, me t’u ulur në restorant pati guximin dhe kërkoi makarona të gatuara sipas stilit antik grek dhe një sallatë të modelit antik gjithashtu. Ne pritëm të na binin fjushkat dibrane me mish të pjekur, lëng mishi dhe djathë të bardhë të grirë, po ata na sollën spageti italian me mish të zier, dhe një sallatë domatesh e specash. Vajza ime e pyeti kamerierin në anglisht nëse këto “ishin vërtet gatime tipike të grekeve të vjetër”, dhe ai tha: “Po Grekët e vjetër hanin shumë domatet dhe specat e grira me qepë. Vajza i kthye nga unë dhe më tha: “Baba, këta grekët e rinj nuk e dinë se çfarë ushqimi hanin grekët e vjetër. Domaten dhe specat e kanë sjellë në Evropë spanjollet në shekullin e XVI, dhe Grekët e vjetër nuk i kanë njohur”. Nganjëherë fëmijët janë shumë të zgjuar dhe na vënë me shpatulla per muri. Po shumë evropianë i hanë domatet sipas stilit të vjetër grek pa e ditur se grekët e vjetër s’kanë shijuar kurrë domate. U bëra kurioz dhe e pyeta vajzën: Po më thuaj si ishte sallata e grekëve të vjetër: “Thjeshtë qepë të njoma, sallatë jeshile, uthull, vaj ulliri dhe kripë. Makaronat ishin peta brumi të prera në rriska të holla dhe të ziera me ajkë qumështi e djathë kaçkavall të grirë sipër, siç i bëjnë Arbëreshët edhe në ditë e sotme.
Pra ne ja kaluam shumë bukur jo vetëm me kulturën e vjetër greke, por bëmë dhe shumë humor dhe qeshëm pafund me “padituritë” e grekëve të rinj, të cilët duhet pranuar se janë simpatikë.

-M. Buçpapaj: Sipas mendimit tuaj, cili qytet shqiptar mund të konkurrojë me Athinë nëse bëhen kërkime arkeologjike dhe del i gjithi në dritë?

– Albert Nikolla: Dyrrahu i vjetër, nëse nuk do të ishte betonuar, pas tre mijë vitesh, ose Orikumi i Vlorës, nëse dalin në dritë rrënojat, po mbi të gjitha Lisi prehistorik. Nëse pastrohet tërësisht, nëse nxirren në dritë muret dhe shkallët ngjitëse në anën perëndimore nga qyteti deri në kala, nëse hiqen rrënojat e kishave dhe xhamia brenda dhe rindërtohet godinat antike, siç ndodhi me Akropolin e Athinës, do të kthehej në një minierë ari për ekonominë shqiptare. Ju duhet ta dini se gjetjet arkeologjike të një rangu botëror do të ishin reklamat më të bukura që mund të transmetohen nga TV-te e botës për Shqipërinë. Lezha ka muret e poshtme rrethuese, shkallaret e ngjitjes nderi ne kështjellë, kolonat poshtë ndërtimeve bizantine. Akropoli i Lezhës do të ishte i barasvlershëm nga ana arkeologjike me akropolin Athinjot. Fakti që ka 12 porta antike, siç ka pasur Troja e vjetër, e bën me intriguese këtë qytet mister. Gjer më tani asnjë qeveri post diktatoriale nuk ka qenë e aftë të tërheqë universitet amerikane dhe evropiane në kërkimin e perlave arkeologjike qe fsheh Shqipëria nën tokë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here