Flet për gazetën “Nacional” gazetari, poeti dhe editori i njour irakien,HAMED AL – DHABANI.Intervistoi: NGA ANGELA KOSTA

Flet për gazetën “Nacional” gazetari, poeti dhe editori i njour irakien, Presidenti i Shoqatës së Krijuesve Arabë, Dega e Irakut

HAMED AL – DHABANI : Ju tregoj rolin e dijetarit të famshëm shqiptar, shkodranit Al-Albani në kulturën irakiene dhe botërore

“Jam unë ai që duhet t’u falënderojë Ju dhe mund te them se ndihem vërtet i lumtur Znj. Angela per kete interviste në një media europiane siç eshte gazeta Nacional. Unë ju ndjek dhe ju lexoj me zell dhe ndiej shpirtin tuaj poetik të bukur. Faleminderit Gazetës Nacional, nje javore elitare me rol ne promovimin e letersise nderkombetare, mirenjohje për këtë intervistë, ashtu sikurse falenderoj me përzemërsi Drejtorin e gazetes dhe Shtepise Botuese “Nacional”, Doktorin e shkencave letrare dhe studiuesin me fame nderkombetare Mujë Buçpapaj.
Jam krenar, dhe shpresoj që përmes jush të njihem globalisht dhe të përcjell kulturën e bukur irakiane e cila ka shkëlqim hyjnor në të gjitha fushat, dhe kushdo që mohon qytetërimin e vendit tim nuk mund të jetë intelektual, sepse ne ishim të parët që i mësuam njerëzimit të shkruante me shkronja kuneiforme në Babiloni”.

Intervistoi: NGA ANGELA KOSTA

Për Dashurinë e Diyalas…

Hamed është poeti që shkruan për dashurinë dhe kërkon paqe për komunitetin që e rrethon. Dashuria për vendin e tij është më e madhja nga të gjitha dashuritë që ekzistojnë. Ne gjithmonë do ta ndeshim atë krenar për historinë e vendit të tij. Dhe ai njihet nga bota pikërisht për këtë… Hamed nuk dëshiron që dikush ta shohë Diyala-n veçse si një “nuse” të veshur me të bardha. Vendi i tij është kultura që mundi të kapërcejë kufijtë përtej atdheut të tij të madh. Ai shkroi historinë për Marokun, Algjerinë dhe Libanin. Hamed mori titullin “Murg i Dashurisë” nga Libani si dhe titullin “Land Love” në Algjeri. Hamed është i vetmi gazetar që e prezantoi Diyalan në botë me penën dhe komunikimin përmes faqeve të shkruara prej tij. Me këtë ai bëri që shumica e lexuesve ta vizitojnë dhe të dashurohen me vendin e tij. Ky është mesazhi që ai gjithmonë thekson: ta bëjë Irakun dhe qytetin e tij Diyala një platformë për bukuritë e mrekullueshme dhe jo një skenar urrejtjeje.

INTERVISTA

A. Kosta: Z. Hamed mirësevini në gazetën Nacional në Shqipëri. Ju ftojmë të flisni për veten tuaj për t’i dhënë mundësinë lexuesve t’ju njohin nga afër…

– Unë jam gazetari dhe poeti iraken Hamed Abd al-Muhammad al-Dhubyani lindur në vitin 1968 në një shtëpi të vogël rurale në zonën Tal al-Asmar në Bazayez Khuraisan. Që herët, mësova dhe studiova letërsi nga gjyshi dhe babai im, Abd al-Muhammed. Kur isha i vogël dëgjoja tregimet e gjyshes sime të thurura nga bota e imagjinatës. Mësimet dhe kulturën e traditat i përqafova në qytetërimet e para në Ashnouna. Pasi mbarova shkollën e mesme, hyra në një nga institutet teknike, por nuk u diplomova për shkak të shtypjes që ndieja si pasojë e mos emërimit të njerëzve të kualifikuar me çertifikatë. Fillimi im i parë ka qenë si amator arti derisa takova shokët e mi në shkollën e mesme dhe bashkëpunova me ta. Unë i përkisja grupit Baquba Youth Lights, nën drejtimin e regjisorit të mrekullueshëm Dr. Ibrahim Al-Naama, i cili i përkiste Shoqatës së Poetëve Popullorë në Diyala ku edhe unë fillova karrierën e time të parë poetike, nëpërmjet së cilës u prezantova në mjedisin kulturor. Gjithashtu kam studiuar me shkrimtarin e madh dhe personalitetin e radios Z. Saadoun Shafiq Saeed, të cilin e konsideroj si babain tim shpirtëror. Krijimet e mia gjenden në shumicën e mediave arabe dhe ndërkombëtare. Unë bëj pjesë edhe në Organizatat ndërkombëtare dhe kulturore të shoqërisë civile, dhe jam:
– Presidenti i Shoqatës së Krijuesve Arabë, Dega e Irakut
– Deputet i Shoqatës Ndërkombëtare të Krijuesve në Botë

– Anëtar i Shoqatës së Poetëve Popullorë ku më pas u zgjodha si Nënkryetar.

– Ambasador i Krijuesve Arabë për Kulturën, Median e Letërsisë

– Themelues i Unionit Iraken të Gazetarëve dhe Profesionistëve të medias

– Anëtar themelues i Unionit të Gazetarëve të Irakut

– Anëtar i Sindikatës së Artistëve Irakenë

– Anëtar i Unionit të Dramatistëve të Irakut

Unë kam themeluar “Balalama International Neës Agency for Culture and Arts”, por u shkëputa kur themelova Agjencinë tjetër Ndërkombëtare të lajmeve “Addad for Culture and Arts”, në të cilë punoj ende si Drejtor.

A. Kosta: Cili ka qenë fillimi juaj në letërsi?

– Unë e konsideroj fillimin pikërisht në pozicionin ku kam arritur tani, teksa mendoj se po hedh hapat drejt rrugës së duhur në fazën e pjekurisë intelektuale dhe kulturore që kam fituar nëpërmjet përvojave jetësore që kam kaluar. Shpesh herë them se kam mbërritur e megjithatë e ndjej se jam ende në fillim, dhe kjo është ajo që pasqyrohet më korrekte midis të gjithë atyre që thonë se kam arritur, sepse fundi i krijimtarisë do të thotë vdekja e saj, vdekja e shkrimtarit dhe e poetit dhe dua t’ju kujtoj se vij nga një qytetërim që shkroi shkronjën e parë dhe nga i cili filloi krijimtaria. Qytetërimi im është zbuluesi i parë i shkrimit, i bujqësisë, astronomisë, mjekësisë, muzikës dhe epikës së parë, Eposi i Gilgameshit, qytetërim ky i luginës Mesopotamia Sumer, Asiria, Babilonia, Ëashnuna, etjer…

A. Kosta: Çfarë ju inkurajoi drejt letërsisë dhe artit? Nga kush u frymëzuat?

– Së pari, ajo që më inkurajoi ishte babai, nëna ime dhe të gjithë të afërmit dhe shokët e mi, pra e kam fjalën për komunitetin në të cilin jetoj. Njëri plotëson tjetrin dhe çdo talent ka një ndjenjë tjetër ndryshe. Nëse reflektojmë pak, do ta kuptojmë se kjo vjen nga përvuajtjet e shoqërisë. Ja pse poezia quhet “Lisan al-Arab” e gazetaria dhe media sot, janë gjithashtu të tilla në epokën e zhvillimit. Unë e rigjej veten time në të gjitha këto fusha.

A. Kosta: Cila është tema kryesore në krijimet dhe shkrimet tuaja?

– Në shumicën e shkrimeve dhe poezive të mia mediatike, do të gjeni përballimin dhe durimin jo vetëm të përvuajtjes sime shpirtërore por të të gjithëve në përgjithësi. Ndonjëherë unë “qaj” dhe trishtohem por herë të tjera shpreh edhe gëzimin që ndiej. Mundohem të vargëzoj bukurinë dhe mrekullinë e jetës, mundohem të jap mesazhin e mënyrës se si ta pranojmë dhe ta përballojmë atë edhe me vuajtjet që na ofron. E kush nga ne nuk vuan, sidomos duke pasur parasysh situatën e tanishme? Unë isha gazetar para se të bëhesha poet; më parë kam qenë kryeredaktor i një gazete mjaft prestigjoze kulturore. Kam qenë gjithashtu Drejtori i transmetimit radiofonik për Radion Kur’anore të Shenjtë. Shumë gazeta fizike dhe portale kanë shkruar për mua, gjithashtu jam nderuar nga shumë institucione kulturore evropiane dhe arabe. Kam marrë disa tituj, i pari prej të cilëve është: Poeti i Dashurisë dhe Paqes në Irak; Princi i Fjalës Arabe të Medias në Marok. Jam vlerësuar edhe në Algjeri dhe Liban si dhe shumë të tjera si këto. Gjithashtu jam nderuar me shumë çertifikata vlerësimi, medalje të arta, gjerdane të krijimtarisë e shumë të tjera si këto.

A. Kosta: Ku, kur dhe si shkruani?

– Fëmijëria ime është ajo që e zbuloi talentin tim. Unë vij nga një zonë rurale. E kam përjetuar totalisht bukurinë e natyrës edhe për faktin se gjyshi im Muhamed ishte poet natyral. Ai ishte Kryetari i një këshilli të madh letrar arab, dhe njerëzit shpesh shkonin tek ai për të dëgjuar kujtimet e tij, të tregimeve dhe komenteve arabe nga poetët e epokës paraislamike dhe pikërisht pas kësaj letërsie u adoptova edhe unë. Vetë, vazhdova studimin dhe leximin e librave të letërsisë botërore si dhe të librave të tjerë arabë.

A. Kosta: Cilët janë shkrimtarët dhe poetët tuaj të preferuar irakianë? Cilët poetë dhe shkrimtarë nga e gjithë bota admironi?

– Preferoj poetin e madh Abdul Razzaq Abdul Ëahid dhe Mohsen Al-Kazemi, Marouf Al-Rusafi, Al-Sayyab, Ahmed Matar dhe Nazik Al-Malaika, Al-Jahiz, Al-Asma’i, Abu Al-Ala’ Al-Ma’ari, Al-Mutanabbi si dhe shumë e shumë shkrimtarë të tjerë të shquar në kulturën irakiane: Behnan Abu Al-Suf, Taha Baqir, dhe Mustafa Jaëad.
Përsa i përket poetëve dhe filozofeve ndërkombëtarë adhuroj: Sokratin, Platonin, Ahmed Shaqi, Abbas Mahmoud Al-Akkad, Muhammad Abdou, Taha Huseini i Egjiptit e shumë të tjerë.

A. Kosta: Ka një lidhje midis letërsisë së Irakut dhe Evropës. Çfarë mendoni për këtë?

– Të gjitha literaturat takohen me njëra-tjetrën, por jemi ne ata që u ndikuam nga të gjitha qytetërimet në botë. Edhe qytetërimi grek mori shumë nga ne, por pas rënies së këtyre qytetërimeve dhe dobësisë që i ndodhi kombit tonë si pasojë e humbjes së pasurisë, (kjo ngaqë ishte i pasur), shumë shtete e sulmuan dhe vodhën qytetërimin tonë.

A. Kosta: Cilët shkrimtarë apo poetë shqiptarë qe njihni?

– Një pyetje e gjatë për t’u përgjigjur, dhe ndoshta ju nuk dini diçka. Gjëja më e njohur për të cilën lexojmë në fenë tonë islame është nga ju, dhe ai është dijetari Sheikh Muhammad Nasir al-Din al-Albani, një nga dijetarët më të shquar muslimanë në epokën moderne. Sheiku Al-Albani konsiderohet dhe është një nga dijetarët e shquar të hadithit i cili është unik në shkencën e jarh dhe tadeel. Sheiku El-Albani është një autoritet shumë i shquar në terminologjinë e hadithit. Dijetarët modernë thonë për të, se ai e ktheu epokën e Ibn Haxherit el-Asqalani, el-Hafiz ibn Katheer dhe dijetarëve të tjerë të jarhut dhe tadeelit. Sheiku Al-Albani lindi në vitin 1333 AH, në qytetin e Shkodrës në Shqipëri. Në atë kohë, ai vinte nga një familje e varfër, fetare me natyrë kryesisht shkencore. Babai i tij ishte një udhëzues i vyer për njerëzit. Mendoj se kultura shqiptare sot ndikohet nga disa kultura, pasi ka kaluar nëpër shumë faza që nga shekulli i XV-të.
Shqipëria është vençanërisht e famshme ne bote për trashëgiminë e saj të pasur dhe të larmishme kulturore dhe letrare, poezinë e saj. Shkrimtari i shquar Ismail Kadare konsiderohet si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm në historinë e vendit tuaj dhe te botes. Ai sapo eshte ndare nga jeta por la si trashëgimi një bagazh shumë të madh veprash.

Përsa i përket muzikës tuaj, ajo karakterizohet nga përzierja e muzikës lindore me atë perëndimore, dhe mbështetet shumë në instrumentet muzikore tradicionale si: lahuta klarineta, ciftelia apo daullja. Vallet tuaja folklorike, tradicionale, konsiderohen një pjesë e mirë thelbësore e trashëgimisë kulturore të vendit tuaj dhe njerezimit. Rajoni i Tropojes është mjaft i famshëm për vallet. Vendi juaj është gjithashtu i famshëm për punimet artizanale të larmishme dhe të mrekullueshme, si rruazat orientale, pëlhurat e bëra me dorë apo tezgjah, qilimat tradicionalë dhe qeramika.

A. Kosta: Ju jeni gazetar në të njëjtën kohë. Sa vite keni që punoni?

– Unë kam filluar të punoj në fushën e kulturës që nga viti 1985, dhe siç e përmenda më sipër, fillova të bashkëpunoja me revista dhe gazeta, nëpërmjet të cilave, karriera ime u zhvillua shumë. Jam konsideruar gjithashtu si një nga themeluesit e shumicës së institucioneve të medias, duke i rindërtuar ato, si për shembull gazeta “Saët Al-Ahrar” dhe jo vetëm kaq.

A. Kosta: Poezitë tuaja janë botuar në revista të ndryshme letrare. Çfarë mendoni për revistat në shqip dhe italisht?

– Eshte vërtet e mrekullueshme kam botuar ne gazeten prestigjioze Nacional, nje javore letrare dhe kulturore me fame dhe rol ne kulturen nderkombetare. Kjo gazete ka edhe perkthyes shume te mire.
Nga ana tjeter do të këshilloja që portalet të mos e vendosnin applikacionin e përkthyesit të tekstit nga Google translated, sepse shumë nga kuptimet e fjalëve humbasin dhe ndryshojnë kur transformohen në gjuhë të tjera. Prandaj, mendoj të botohet vetëm në gjuhën që poeti dërgon, në mënyrë që kuptimi i tij të mos shtrembërohet. Shpresoj me zemër, se do të jem një nga shkrimtarët e miratuar në këto portale dhe se poezitë e mia do të botohen rregullisht ashtu sikurse shumë artikuj të mi. Unë kam katër vëllime poezish: “Një Britmë Dashurie në Shpirtin e një Emigranti”, “Toka e Dashurisë”, “Përmbledhje Poezish me vargje të lashta popullore irakiane”, “Bint al-Sayyab” si dhe një autobiografi. Së shpejti do të botohet libri im i ri, të cilin do ua bëj të ditur lexuesve në kohën e duhur.

A. Kosta: Ju falënderoj për këtë intervistë. Dëshironi të shtoni diçka tjetër?

– Unë jam ai që dua t’u falënderoj Ju dhe ndihem vërtet i lumtur Znj. Angela per kete interviste ne nje media europiane. Unë ju ndjek dhe ju lexoj me zell dhe ndiej shpirtin tuaj poetik të bukur. Faleminderit Gazetës Nacional, nje javore elitare me rol ne promovimin e letersise nderkombetare, mirenjohje për këtë intervistë, ashtu sikurse falenderoj me përzemërsi Drejtorin e gazetes dhe shtepise botuese “Nacional”, Doktorin e shkencave letrare dhe studiuesin me fame nderkombetare Mujë Buçpapaj.
Jam krenar, dhe shpresoj që përmes jush të njihem globalisht dhe të përcjell kulturën e bukur irakiane e cila ka shkëlqim hyjnor në të gjitha fushat, dhe kushdo që mohon qytetërimin e vendit tim nuk mund të jetë intelektual, sepse ne ishim të parët që i mësuam njerëzimit të shkruante me shkronja kuneiforme në Babiloni.

A. Kosta: Faleminderit shumë Juve për intervistën Hamed.

Intervistoi Angela Kosta Akademike, Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese