Intervistoi: Dr. Mujë Buçpapaj, Tiranë
“Gjuha shqipe shërben si limfë jetësore që e mban gjallë trungun dhe i bashkon degët me rrënjët. Duke lëvizur me anë të kësaj limfe jetësore brenda pemës gjuhësore drejt mugëtirave të historisë, mund të preket fillesa !” -Norbert Jokl-
Dr. Mujë Buçpapaj: Zoti Nikolla, sapo ka dalë nga botimi në gjermanisht vepra juaj “Etimologjia dhe Semantika Struktura”, një botim i realizuar në shqip nga Instituti Filologjik i studimeve “Nacional’ në vitin 2022. Piksëpari urime për këtë eveniment të rëndësishëm për gjuhën shqipe dhe Albanologjinë!
Faleminderit . Vepra ime Gjuhësore “Etimologjia dhe Semantika Strukturale”, Sapo ka marrë certifikimin shkencor nga Autoritetet Belge. Kjo vepër është botuar me parathënie të Akademikut, filozofit dhe filologut Belg Philippe Preux. Kam patur fatin që me përkthimin e kësaj vepre në Gjermanisht të merret njeri nga specialistët më të mëdhenj të gjuhëve gjermanike në Europë Doc. Albert Gjoka. Gjithashtu vepra ka pasur përkujdesjen stilistike dhe grafike të Frida Vokopolës (Gjoka) , bashkëshortes së zotit Gjoka. Por një vepër e tille voluminoze nuk do te arrinte të vihej nën përkujdesje shkencore dhe më pas të publikohej pa dashamirësinë dhe sponsorizonim Profesorit të Universitetit të Arizonës Prof.Doc. Arben Lasku , të bashkëshortes së tij Stomatologes së mirënjohur në USA, Elonia Lasku, gjithashtu të Botuesit dhe Profesorit të asociuar të Universitetit të Charleroi, metodistit të gjuhëve Evropiane Ndue Beleshi. Dua ti falënderoj përzemërsisht; Faleminderit Miqtë e mi për ndihmën e pakursyer që keni dhënë e jepni, për përparimin e Shkencës së Albanologjisë…
M:B; Zoti Nikolla! Ju keni kryer mbi 100 transkriptime të shkrimeve të vjetra në gjuhët indoevropiane, përfshirë këtu disa gjuhë që kanë lidhje me shqipen, si Shkrime Kopte, shkrime Eline të Atikës, shkrime Etruske, dhe keni forcuar dukshëm tezen Babait të Indo-europianistikës anglezit Sir William Jones (28 September 1746 – 27 April 1794) për një Gjenezë unike të gjitha Gjuhëve Indoevropiane, ku rol principal ka luajtur një gjuhë muzikore iniciale e panjohur më parë (sipas Jones) që ju e identifikoni me versioni Geg të shqipes? Kush ka qenë frymëzuesi juaj në këtë punë titaneske, që zakonisht e kryejnë grupe Akademikësh?
Sigurisht , Heroi im sa i takon kërkimeve gjuhësore ka qenë Martiri i gjuhës shqipe; Norbert Jokl i cili u dogj ne furrat e nazistëve te shfarosjes mes datave 6 -11 maj 1942 me fjalorin etimologjik te gjuhës shqipe ne Gji, si një Shenjt. Jam mrekulluar nga thënien e tij se ; “Gjuha shqipe shërben si limfë jetësore që e mban gjallë trungun dhe i bashkon degët me rrënjët. Duke lëvizur me anë të kësaj limfe jetësore brenda pemës gjuhësore drejt mugëtirave të historisë, mund të preket fillesa !” . Kjo thënie na ka ardhur si një legjende, e transmetuar nga Pogradecari Gjergj Pegmezi , dhe ka qenë një fragment nga parathënia e Fjalorit te tij 2000 faqesh te daktilografuara, i cili fatkeqësisht u kthyen në hi bashkë me autorin. Nëse ky fjalor nuk do te ishte zhdukur, atë që thane 33 shkencëtaret në vitin 2023, mbi shqipen, do të ishte thënë që në vitet 50 të shekullit te kaluar. Në fakt studiuesi gjerman Hans Krahe, me 5 veprat e tij mbi Ilirinë , sidomos me transkriptimin e shkrimeve ilire, por mbi të gjitha Vepra “Hidronimia e Europës” , e ka shprehur Hapur dhe me argumente shkencore, atë që Jokli pat vërtetuar me punën e tij shkencore para Luftës së Dytë Botërore. Fatkeqësisht të gjitha sakrificat e Joklit dhe Hans Krahes, nuk u morën parasysh nga Akademia Bolshevike e kohës së Enver Hoxhes dhe në kongresin e Drejtshkrimit te Nëntorit 1972, u pranuan tezat e Gjuhëtarit Serb, Aljoz Banak , i cili gjatë Kongresit mbi Ilirologjinë në vitin shtatorin e vitit 1972, propozoi kufizimin e hapësirës se ndikimit Ilir, vetëm në Ballkanin perëndimor, duke përjashtuar nga studimet gjuhe te tilla Ilire si Gjuhen Venedikase, Mesapishten, Japishten, Shekelikishten, sardishten, Atikishten , maqedonishten e vjetër, Koptishten, dhe duke tjetërsuan në greke shkrimet Ardiane dhe Kaonë. Kjo platformë politike-gjuhësore është gjallë edhe sot, me gjithë goditjen që ka marrë nga Gjuhësia e pa-manipuluar perëndimore.
M.B.; Ju keni kryer studime te thella etimologjike lidhjet e shqipes me Koptishten ? Ne fakt artikujt tuaj janë botuar ne sitin e Akademise Ameriakane Edu, dhe kane qenë burim i rëndësishëm për autorët e huaj , të cilët i dhanë Shqipes statusin e gjuhës më të vjetër origjinale ende gjallë, shkëputur nga fillesa indo-evropiane ?
Unë mendoj se Hans Krahe, është dhe më i saktë, kur thotë se “Prehistoria e Evropës ka folur ilirisht” pra shqip. Unë do të shtoja edhe prehistoria dhe antikiteti i veriut te Afrikës…. Shkrimet në gur janë gurë themeli i Studimeve albanologjike… dokumenta te pashkatërrueshëm? Shihni mbishkrimin e varri të Lehonës ne Tehneh te Egjiptit
(Foto : Stèle cintrée 100 / 199 (Haut Empire) Lieu de découverte : Tehneh, E 12160 Département des Antiquités égyptiennes).
Në pllakën e varrit te gruas qe vdiç gjatë lindjes pa mundur ta sjelle fëmijën e saj në jetë është shkruar më Shqip se Shqip. Eshtë një Shkrim i Ilirishtes, i konsideruar si grek (helenët vjetër në fakt ishin etni e dale nga trungu ilir) , por që është shkruar me alfabet më të zgjeruar, pra alfabet Fenikas ; Gruaja nuk arriti te lindte fëmijën e saj dhe vdiç… tek guri i varrit i shkruan; « XENAP -ATHICPA NEX Ö TOY LND (Gjehnah Athispa nek ö toj l’nd – Gjynah Athispa nuk është tuj lind). Kur flasim për Fenikasit, në fakt flasim për Pellazgët, ose Para-iliret. Vini re, kryeqyteti Finikisë në para-antikitet ka qenë Finiqi ne Sarandë, i cili paraprihet nga Qyteti prehistorik i Xarës ( 50 mijë vjeçar) dhe fakti që mes Ilireve dhe Kartagjenasve, nuk kishte konflikt detar , as ekonomik e as politik, tregon se ato ishin një popull dhe se Kartagjena ishte Koloni Ilire. Atlantet (Rreth malit të Tomorit) të quajtur Fenikas ishin edhe gjeneza e Popullit antik Egjiptian: Gjithë kultura arabe nuk është gjë tjetër veçse një kodifikim i Kulturës dhe gjuhës Kopte! Le të marrim fjalët e arabishtes që gjenden në Kuran; Ta zëmë fjala */Xenap/ (Gjenaf) – et Xenase (gjenaze) , jane fjalë të vjetra të Koptishtes të “vjedhura” nga Arabishtja (që është një gjuhë më e re në moshë) . Këto fjalë rrjedhin nga fjalët njërrokëshe të shqipes , siç janë fjalët-folje */Gje/ dhe */Gja/ . Nga Folja */Gje/ rrjedhin edhe fjalët e Kuranit */Gjenet/ (gjen eterit → gjen njerëzit e mirë) dhe */Gjehenem (Gjeh e Nem= gje e nemur = gjë e nëmur = Ferr)…. Dhe pas kësaj; Kush guxon të thotë se Shqipja nuk është gjuha e Zotit…madje shumë më përpara Arabishtes…
M.B; Ju jepni dokumente dhe fakte gjuhësore. Por në aspektin idiomatik e struktural të gjuhës, ku mund ta dallojmë vjetërsinë e shqipes.
Në simbolikën gjuhësore! Edhe në këtë aspekt shqipja është e jashtëzakonshme : A e dini se Zoti i Parë quhej */Ai/ ngaku vjen edhe emri i shqiponjës në gjuhën Kopte dhe */Ain/ në versioni Atikas dhe Arbëresh të shqipes. Dhe kjo ishte arsye që Franz Bopp studimin e parë të tij mbi gjuhën ja ka kushtuar Përemrit vetor të gjuhës shqipe, formës */Ai /-veta e tretë. Gjuha shqipe, ka ruajtur brenda vetes konceptin e respektit hyjnor, që gjuhët e tjera e kanë humbur. Dhe unë këte e kam zbuluar thjesht nga përvoja komunikative në familjen time: Po ju jap një shembull të konceptit idiomatik fillestar të gjuhës shqipe që haset në jetën e përditshme, te shqiptareve : Më kujtohet nga fëmijëria, Nandaja ime e ndjerë, asnjëherë në jetën e saj nuk ju drejtua Bashkëshortin e saj, (Dajmadhit) në Emër, por thjesht */Ai/, si */Po vjen Ai/, */Ai vendos/, /Ai ka të drejtë/. Kur ishte përballe tij, ajo i drejtohet me frazën */Or T’AI/ ( Që do thotë Ora e Zotit) …. ngaqë nuk e dija të vërtetën mbi fjale */AI/, në adoleshence mendoja se Nandaja i adresohej Dajmadhit pa respekt, prandaj një ditë mora guximin e-e pyeta ; “Pse nuk e thirr në emër; NUE , thjesht ?!” Ajo qeshi dhe mu përgjigj…. “Asht Zoti em e skam të drejtë me e thirr në emën”…. Kur u rrita dhe zbulova se Fjala */Ai/, nuk ishte vetëm Përemri Vetor i Shqipes, por ishte emri i Zotit në Prehistori, kuptova sesa hyjnorë i kisha gjyshërit e mi. / UN, E TI, E AI/ (Unë e ti e Zoti- ) ishte fraza më thoshte Gjyshi nga Babai kur më tregonte diçka sekrete, të cilën s’duhej t’ja tregoja gjyshes. (Sigurisht ai ketë e bënte për lojë) . Por*/Ai/ është Emri i Shqiponjës në Gjuhën e Vjetër Egjiptiane dhe në dialektin Arvanit e Arbëresh të shqipes…. E kuptoni tani pse Franz Bopp punën e parë shkencore të tij, e filloi me përemrin vetor të shqipes…. Ne quhemi Shqiptarë sepse Jemi */Bijtë e AI/ ( bijtë e Shqiponjës). Kjo tregon se shqipja gjuhë fillese, sepse ruaj konceptet fillestare të ekzistencës se qenies Humane.
Foto; Hurriyet Daily News . (Archaeologists have resumed excavations in Hadrianapolis an ancient city in southwestern Paphlagonia, the land of the Paphlagonians, one of the most ancient nations of Anatolia. The ancient site, located in modern Turkey), about 3km west of modern Eskipazar, is believed to have been established between the first century BC and the 8th century AD. It was named after the Roman emperor Hadrian in the 2nd century AD. Nanatoli axhans)
M.B; Deri në mesin e shekullit te XIX, pjesa me e madhe e Turqisë, vendi ku jetonin Hittitet e Lashte është populluar nga një popullsi qe quhej galiciane… Kjo popullsi ka folur një version të shqipes toske. A ka mbishkrime ilire në këto zana dhe cili ka qenë fati i tyre?
Ka pafund. Po ata etiketohen ende pa u deshifruar si Greke! Dëgjoni këtu, Greqia Post-Arvanite, u kolonizuar me Karamanlinj Ortodoks Turq , kështuqë ka një marrëveshje te heshtura qe gjithçka të quhet greke. Është marrëveshje “vëllezërish”. Turqia nuk do të ndaloje asimilimin e shqiptareve, derisa të mos mbetet as një këmbë, sepse ekzistenca e shqiptareve e ve në diskutim ekzistencën morale të Shtetit Turk. Ky është një program i fshehtë shkombëtarizimi. Vizitat e Erdoganit në Greqi, dhe sidomos Aleanca Ushtarake dhe Fetare me Serbinë synojnë eliminimin përfundimtar të Gjuhës Shqipe dhe Kombit Shqiptar, sepse Turqia, Greqia dhe Serbia si shtete janë ngritur mbi rrënojat e kombit Iliro- shqiptar. Në këtë aspekt tjetërsimi i kulturës Pellazgo-Ilire realizohet mbi një platformë tjetërsimesh të artefakteve Arkeologjike. Shihni një mozaik të gjetur në Anatolia Turqi. Është konsideruar nga arkeologët turq si Grek. Por në realitet është një inskripsionit në gjuhën Ilire dhe lexohet me shqipen qartësisht ; Shkruhet ; */Gea on phi kõn/, dhe korrespondon me shqipen gege */Dhea ïon pi kõn/. Folja */Kon/ haset në shqip në format */Un koj/ */ti kon/; /ai kon/ ; */ne kojmë/; */ju koni/; */ata kojnë/. Pra qartësisht */Dheu yne po na ushqen/ . Ka përdorimin në kontekstin e dhënies së ushqimit për fëmijët dhe të moshuarit. Turqit e përcaktojnë si mbishkrim i kohës Të perandorit Hadrian (edhe ku perandor Ilir) në qytetin që Ai e emërtoj në nder të vetvetes së tij… Problemi është se ne epokën romake përdorej shkrimi latin dhe shkrimi grek kishte dalë nga përdorimi…. Pra turqit gënjejnë si dreqi, por vërtet shumë trashe! Dhe gënjeshtra e tyre ecën goxha mire në shpëlarjen e trurit me “Superioritet Grek” që ka pllakosur akademikët dhe popullin shqiptar.
M. B.; Ju flisni për një vjetërsi 50 mijë vjeçare të kulturës gjuhësore, shpirtërore dhe materiale te shqiptareve ? A nuk është paksa e ekzagjeruar?
Nuk flas unë. Flasin rrënoja e qytetit primitiv të Xarës… artefaktet 50 mije vjeçare të njeriut primitiv ne Gjirokastër, Sarandë, dhe rrënojat arkeologjike të qyteteve në luginën e Vjosës… flasin majat e shigjetave prej stralli, flet gjuha, fjala “lopat”, vegël pune bujqësore të cilën njeriu primitiv e krijoi me shpatullën e Lopës; flasin shtresat gjeologjike, të zonës Mallakaster-Gjirokaster-Sarandë, të cilat vërtetojnë se kjo zonë ka qenë banuar nga Homo Sapiensi para 50 mijë vitesh. Por flasin sidomos gjuhëtarë të huaj, që për interesat e tyre studimore kanë qenë të detyruar ti drejtohen shqipes. Për shembull, baskologu Michel Morvan për te vërtetuar vjetërsinë e gjuhës baske, thote se Baskishtja u nda nga shtrati i saj nostratik (Shqipja iniciale) para rreth 25 mije viteve dhe për ketë përmend fjalët që kjo gjuhë Iberike ka të përbashkëta me Shqipen dhe me Sardishten. Pra ai përdor gjuhën shqipe si “Etalon të vjetërisë”, për të vërtetuar vjetërsinë e gjuhës Baske…
M.B.; Ne fund një opinion! Si ju duket ardhja e gjuhëtarit Paul Heggarty në akademinë shkencave të Shqipërisë?
A.V.N; Një gjuhëtar i madh, që vjen të nderojë Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Nuk e di nëse akademikë shqiptarë dhe publiku do të kenë kapacitetin nevojshëm kulturor që ta kuptojnë. Por duhet sqaruar publiku se një ndihmesë të madhe, për përcaktimin e vjetërisë se gjuhës shqipe ka dhenë Prof doc Rassel Gray…. që “nuk është një mik i madh i shqiptarëve”, por një mik i madh i së vërtetës….