“… njohja e gjuhës shqipe si zyrtare në Maqedoninë e Veriut është efikase. Unë vecse kam manaxhuar seancat dhe procesin deri në konstituimin e ligjit dhe institucioneve gjegjëse për zbatimin e tij.Cështja e zbatimit përkonte dhe me afatet kohore, pasi tani të gjitha institucionet gjegjëse për zbatim janë ndertuar. Mbetet obligimi im dhe i krejt strukturës zbatimi në terren, në cdo gjë dhe për cdo gjë. Jam në krye të detyrës.
Nacional: Për herë të parë jeni zgjedhur kryetar i parlamentit të Maqedonisë së Veriut. Gjatë kësaj periudhe ra në sy drejtimi me integritet i parlamentit por edhe lidërshipi juaj i fortë? Cfarë ka qënë për ju kjo eksperiencë ku një shqiptar vihet në krye të parlamentit maqedon?
- Xhaferi: Fillimisht nga puna si bartës I funksionit të kryeparlamentarit, pikërisht ngaqë është hera e parë atëherë përgjegjesia ime përsonale dhe gjegjësia pozitive në manaxhimin e seancave ka qënë pozitive. Sepse dështimi në drejtim, nuk do të ishte vetëm personal, ndjesia e përgjegjësisë dhe respekti ndaj elektoratit dhe deputetëve shqiptarë në vecanti dhe gjithë deputëve të Maqedonisë së Veriut si ushtrues I detyrës ka qënë primare. Në maksimum jam përpjekur të jem konciz.
Nacional: Gjatë këtij mandati një nga arritjet e mëdha ishte ligji i gjuhëve, bërja e shqipes gjuhë zyrtare më Maqedoninë e Veriut, sa vështirësi ka në implementimin e kësaj arritje ?
- Xhaferi: Nuk është arritje personale, dhe pse sadisfaksioni për këtë arritje është gjegjësisht I plotë.Për faktin se u dedikohet deputetëve shqiptarë e në vecanti Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), njohja e gjuhës shqipe si zyrtare në Maqedoninë e Veriut është efikase. Unë vecse kam manaxhuar seancat dhe procesin deri në konstituimin e ligjit dhe institucioneve gjegjëse për zbatimin e tij.Cështja e zbatimit përkonte dhe me afatet kohore, pasi tani të gjitha institucionet gjegjëse për zbatim janë ndertuar. Mbetet obligimi im dhe I krejt strukturës zbatimi në terren, në cdo gjë dhe për cdo gjë. Jam në krye të detyrës.
Nacional: Si i vlersoni marrëdhënjet Shqipëri -Maqedoni e Veriut, posacerisht ato parlamentare Shqipëri- Maqedoni dhe rolin kryesor në këto marrëdhënje që luan faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut?
-T. Xhaferi: Bashkëpunimi ndërparlamentar, është një nga elementët përbërëse në demokraci.Unë si kryetar I Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, I kam dhënë një rëndësi të vecantë. Në rajon kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe komunikim perfekt, qoftë me Kosovën , dhe me Shqipërinë. Përvec me parlamentin e Greqisë derisa u ndryshua emri i Republikës , por dhe me ta tashmë kemi një bashkëpunim të frytshëm. Për Shqipërinë dhe Kosovën bashkëpunimi I shkëlqyer në të gjitha nivelet, falenderoj homologët për koordinimin në bashkëpunim.
Nacional: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin në këtë pranverë hapjen e negociatve me BE-në, cilat janë parshikimet dhe rëndësia e avancimit të statutit drejt BE-së, për të dyja vendet ?
– T. Xhaferi: Që në vitin e kaluar me progres raportin e Bashkimit Europian është vlerësuar se të dyja vendet I plotësojnë kushtet për anëtarësim. Në tetor 2019 kjo nuk ndodhi, jo për arsye të Maqedonisë apo Shqipërisë, por për arsye të vendeve brenda Unionit Europian, për shkak të ndryshimit të gjegjës ndryshe të faktorëvë të BE-së. Disa vende penguan pa asnjë arsye kuptimplotë.Fakti që Bashkimi Europian po shpreh përmes Nonpaperit (në mënyrë informale) të Presidentit Macron, shpreh dëshirë për hapje të Unionit, tregon se në pranverë, gjegjësisht në Samitin e Zagrebit, brenda majit, të dyja vendeve do tu hapen negociatat për anëtarësim.Kemi shpresë se kjo do të ndodhë patjetër.
Nacional: Me datë 12 prill Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje të parakoshme, si i parashikon ato dhe a do të ketë rikonfirmim të koalicionit qeverisës LSDM –BDI dhe në përgjithësi si janë pritshmeritë për partitë shqiptare?
– N. Xhaferi:Zgjedhjet sic dihen do të mbahen në 12 prill 2020. Cka do të thotë se në 12 shkurt do të shpërndahet parlamenti për të krijuar ambientin e zgjedhjeve të reja.Cështja e rezultatit u takon qytetarëve , varet nga vullneti I plotë I tyre.Ata e përcaktojnë fituesin. Pa dyshim që ndryshime të mëdha në votë nuk priten, as të mandatëvë për deputetë, e kësisoj dhe atyre deputëve shqiptarë. Për koalicionet do të shihet pas rezultatit të zgjedhjeve , faktori shqiptar më pas do të zgjedhë gjithashtu. Që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut në vitet 1990, është një rregull I pashkruar që një ose disa subjekte shqiptare janë në qeverisje në Maqedoninë e Veriut, pasi që ështe garanti kryesor I eksistencës së vetë Republikës. Faktori shqiptar pritet në rritje, por atë e vendosin dhe unë e respektoj vullnetin e lire të votuesve ata janë sovrani.
Nacional: Morët pjesë në një event biznesi në Tiranë. A mendoni se Shqipëria duhet të jetë edhe më atraktive, tërheqëse për biznesin shqiptar në rajon, por edhe bisnesin rajonal në përgjithësi për shkak të disa vecorive të saj të njohura?
-T. Xhaferi: Eventi I mbrëmshëm në Sheraton, ishte nga Dhoma e Tregtisë së Tiranës, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës dhe atë të Maqedonisë së Veriut, por kryesisht bizneset shqiptare ne rajon. Po patjetetër bashkëpunimi mes bisnesit duhet dhe e forcon marrëdhëniet tona. Koperimi I bisneseve sipas parimit të fjalës së urtë’”Së Bashku më të fortë”, unë e përshëndes vizionin dhe iniciativën e tyre. Ne si bartës I institucionit të parlamentit dhe ushtrues I detyrës së kryeparlamentarit, përsa kohë jam në pushtetmbajtje e mbështes iniciativën e CCIT AËARDS(CMIMET E BISNESIT).Bashkëpunimi duhet të shtohet e fuqizohet, ka mbështetjen time personale për begati dhe harmoni mes nesh.
Ju faleminderit