Flet rusja Edyshuar edhe më parë për spiunazh: Nuk më paguajnë agjencitë e inteligjencës

Flet rusja Edyshuar edhe më parë për spiunazh: Nuk më paguajnë agjencitë e inteligjencës

Pasi tentuan të fotografonin në zonë të ndaluar ushtarake, shtetasit e huaj rus lënduan po ashtu edhe dy ushtarakët që ishin roje në Uzinën e Gramshit u vunë në pranga nga autoritet përkatëse. Dhe tashmë po hetohen si të dyshuar për spiunazh.

Megjithatë, duke folur për autoritete 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva dhe Mikhail Zorin 23-vjeç kanë thënë që ata janë blogerë dhe se fotot dhe videot i bëjnë për t’i shpërndarë në mediat e tyre sociale.

LEXO EDHE:
Vrasja e të riut Armend Xhika në Britani, zbulohet identiteti i 29-vjeçarit shqiptar që ra në pranga

Svetlana njihet në Instagram, ku ndiqet nga 253 mijë përdorues, si Lana Sator dhe e përshkruan veten si një fotografe që shkrep foto të trashëgimeve të shekullit të XX dhe të godinave të braktisura.

Si duket, kjo nuk është hera e parë që mbi të rëndojnë akauzat e spiunazhit. Në jë postim të bërë një vit më parë ajo sqaron se blogu i saj nuk sponsorizohet nga ndonjë inteligjencë e huaj. Përkundrazi, thotë ajo, paratë për biletat, udhëtimet dhe pajisjet me të cilat filmon, i nxjerr nga xhepi i saj. Sipas asaj që thotë Svetlana, këtë punë ajo e bën prej 15 vitesh.

Image

Siç tha dhe ministri Peleshi më herët në deklaratën e tij, tani mbetet vetëm për t’u zbuluar përfundimisht nëse kemi të bëjmë me tre turistë “aventurierë” apo për diçka tjetër më serioze.

Postimi i Svetlana Timofoeva-s në Instagram, 4 tetor 2021

“Kush qëndron pas këtij blogu?

Kush i financon të gjitha këto udhëtime? Si i gjeni këto vende? Ku janë aventurat e ardhshme dhe si mund të mbështeten ato? A mund të blej reklama në blogun tuaj?

Shpesh marr pyetje si kjo – dhe vazhdoj ta shoh blogun tim të referuar diku në internet si “projekti i fotografisë Lana Sator” – edhe pse @lanasator është vetëm një person. Unë udhëtoj shumë, vetëm kështu – blej biletat, gjej një vend për të qëndruar, kap çantën e shpinës dhe nis rrugën! Këtë e bëj prej më shumë se 15 vitesh.

Blogu im nuk sponsorizohet nga ndonjë inteligjencë e huaj, për të cilën do të përpiqesha të gjeja dhe të tregoja vende të ndryshme të harruara. Të gjitha pajisjet janë të miat, askush nuk më jep kamerën dhe nuk më thotë se çfarë të shkrep.

Meqë ra fjala, ka një mënyrë për të mbështetur blogun tim pa rezervuar guida ose pa blerë printime – thjesht tregoni miqve tuaj për faqen time. Në fund të fundit, ju jeni abonuar tek unë sepse është interesante- po sikur të mos jetë vetëm për ju?

Nëse ju pëlqen diçka këtu, thjesht postoni ose fotografoni çdo postim në story ose në ndonjë rrjet tjetër social me një link aktiv në llogarinë time.”

Ditëve të fundit ajo kishte shpërndarë në mediat e saj sociale pamje nga godina të braktisura në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here