Flori Bruqi: SHKRIMTARI I NJOHUR DHE GAZETARI SPORTIV SKIFTER KELLICI MBUSH 85 VJEC

Skifter Këllici ka lindur me 17 janar te vitit 1938 në Tiranë. Ka mbaruar studimet e larta ne UT më 1959 në degën gjuhë-letërsi të Universitetit të Tiranës.

Krjimtaria gazetareske në fushën e sportit:
Më 1954, në moshën 16-vjecare, pra 69 vjet më parë, nxënës paramaturant, nis të botojë shkrime në faqet e gazetës “Sporti Popullor”. Nga viti 1957, 20-vjecar, nis të botojë edhe në faqet e gazetës ”Zëri i Rinisë “ për ngjarje sportive ndëkombëtare, sidomos kushtuar të botërorit të Fubollit në Suedi, (1958), bazuar në shtypin sportiv sovjetik , “Sovjetskij Sport’, “Sport za Rubezhom”, ‘Futboll- Hokei”,etj. dhe pas vitit 1970 në gazetën italiane ” La Gazzetta Dello Sport””. (Vazhdon të shkruajë për ngjarje sportive edhe në shtypin shqiptar dhe të Diasporë)

Në gusht të vitit vitit 1959 emërohet redaktor i emisioneve artistiko-kulturore në Radio Tirana.
Në tetor të atij viti bëhet radiokronisti i tretë sportiv i Radio Tiranës, pas radiokomentatorëve të njohur, Anton Mazrekut dhe Ismet Bellovës; mw 1971 kalon telekomentator në TVSH dhe me disa ndërprerje vazhdon këtë veprimtari deri në vitin 1999, pra për 40 vjet, vit kur së bashku me familjen vendoset në SHBA.

Në komentimet e ndeshjeve të futbollit në TVSH, krijon një gjuhë të mbështetur në terma të rinj teknikë dhe të pasur edhe me figura artistike te krijuara prej tij , duke ndjekur kështu traditën e Anton Mazrekut, babait të gazetarisë sportive radiofonike dhe të shkruar shqiptare.
Eshtë shkrimtari i parë shqiptar, i cili nga viti 1968 ka nisur të trajtojë temën sportive në letërsi me vëllimet me tregime “Një ndodhi në stadium”, (1958), “Shkallët e murrme”, (1969), novelën “Në tokë të huaj, (1969), pastaj me romanet “Shpërthimi, ”(1978), ”Tirana dy orë para dënimit”, (1998), përsëri me vëllimin me tregime, këtë radhë humoristik, “Unë Celentano dhe polici, (1914) dhe së fundi me librin publicistiko-letrar sportiv “Topi nën këmbët e tyre”, (2021, kujtime, analiza, skica dhe tregime), që mund të konsiderohet libri më mirë i këtij lloji, botuar deri tani në Shqipëri.

Ka botuar edhe librat me temë publicistiko-shkencore sportive -“Historia e futbollit, (1980), ” “Nga 2-3-5, në 4-4-2’”, (1987), “ Yjet e futbollit botëror” (1998) dhe në shtypin e përditshëm cikle artikujsh kushtuar historisë së evropianëve dhe botërorëve të futbollit.

Eshtë autor i skenarit të filmit dokumentar “Nëpër fushat e futbollit”, (1973 ) dhe i filmit artistik, po me temë sportive, “Fushë e blertë, fushë e kuqe”, (1984).
Nga viti 1987 deri në vitin 1999 ka qenë bashkëpunëtor i botimit të përvitshëm të librit “The Europian Football Yerbook” për kapitullin e Shqipërisë, botim i UEFA-s.

Në vitin 1988 së bashku me gazetarin belg Serge Van Hoof ka botuar në Belgjikë doracakun “Albanian Football’.
Eshtë krijuesi dhe drejtuesi i ”Rubrikës Sportive” në “Radio Tirana” me 1960 dhe në RTVSH më 1970, si dhe nismëtari i komentimit të veprimtarive sportive ndërkombëtare nga studiot e TVSH-së, marrë nga televizionet e huaja, (1972), të cilat edhe sot janë shumë popullore.

Ka shkruar për fëmijë romanet “Kujtimet e mëhallës së vjetër”, (1968) dhe “Pas gjurmëve’, (1972); ky i fundit realizuar film me të njejtin titull dhe fitues i cmimit special në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmjë në Xhifoni, (Itali), më 1979.
Ka lëvruar me sukses romanin me temë historike :
“Atentat në Paris”, (1978), (ribotuar me ripunime në vitin 2011,) vënë në skenë nga Teatri “Bylis” i Fierit nën titullin “Dy krisma në Paris’”, (1981), kushtuar vrasjes së Esat pashë Toptanit nga atdhetari i njohur Avni Rustemi, si dhe romanet ”Vrasje në pranverë”, (1984), ”Vrasës me duar te bardha”, ( 1991, kushtuar atdhetarit të shquar Themistokli Gërmenji dhe vrasjes së tij mizore nga Sigurimi i Ushtrisë franceze, (1917), “Dashuri e gdhendur në shkëmb”, (2006), me temë ilire.

Pas rënies së komunizmit ka botuar disa romane, ndër të cilët:
“Vdekja është midis nesh”, (1994), “Tradhti bashkëshortore?“, (1996), “Fotografia misterioze”, (1998).
I ndodhur nga viti 1999 familiarisht në SHBA, ka botuar gjithashtu romanet humoristike “Tirani ngrihet nga varri”, (2002), “Politikanët mëkatarë fluturojnë në Mars”, (2005) dhe nw vazhdim është shkrimtari i parë shqiptar që ka botuar romane me temë amerikano-shqiptare:
“Shtatori i gjëmës së madhe”, (2010), kushtuar tragjedisë së 11 shtatorit 2001, ku midis 3000 viktimave mbetën të vdekur edhe tre shqiptarë, personazhe të romanit, “Një grua midis dy burrave” me temë shoqërore të ditëve tona, (të dy të botuar edhe në SHBA përkatësisht me titujt “Disastrous September” dhe “A Woman Between Two Men” në vitet 2021-2022). Këtyre u shtohet edhe romani ‘’C 35 rënë në tokën shqiptare”,(2000), kushtuar rrugëtimit prej dy muajsh, nëntor-dhjetor 1943, të një grupi mjekësh ushtarakë amerikanë, burra dhe gra, të cilët nga një avion që u detyrua të ulej në në Belsh të Elbasanit, të ndihmuar nga fshatarw dhe qytetarw tw viseve tw Shqipwrisw sw Jugut dhe njësi komuniste dhe balliste, iu shmangën ndjekjeve të pushtuesve gjërmanë, dhe nga brigjet e Karaburunit mundën të hidheshin me anije në Bari, i cliruar nga ushtritë anglo-amerikane, ku kishin detyrë të arrinin.
Nw fushën shkencore ka botuar në vitin 2003 librin “Historia e Radio-Televizionit Shqiptar, (1938-1990) dhe punimet e gjata “Si u bë toskërishtja gjuhë standarde”, ( botuar në disa gazeta dhe portale në vitin 2013 dhe ribotuar në VOAL në vitin 2020), “Lexim ndryshe i “Lahutës sw Mwlësisë”, (Revista “Studime Albanologjike”, Prishtinë- Shkup, janar – shkurt 2017), deri tani i pari studim shumëplanesh i kësaj vepre madhore letrare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here