Fondacioni Biberaj me qender në SHBA nderohet keto ditë nga Këshilli Amerikan për Arsimin Ndërkombëtar me Çmimin e tij Vizionar në Arsimin Ndërkombëtar.
Fondacioni Biberaj në pak vite të jetës së tij është bërë i famshëm në hapsirat shqiptare në Ballkan për veprimtarinë e tij humantare duke bashkë-sponsorizuar me AADF 40 bursa diplomimi për studentë nga Shqipëria të cilët ndoqën diplomimin e tyre në nivel Master në universitetet e Shteteve të Bashkuara.
Fondacioni Biberaj ka sponsorizuar gjithashtu bursa katërvjeçare për 40 studentë për të marrë një diplomë Bachelori në Institutin Teknologjik Rochester në Kosovë/Fondacioni i Universitetit Amerikan në Kosovë, duke i dhënë përparësi femrave përfituese të bursave dhe duke kërkuar një komponent të studimit në SHBA jashtë vendit.
Sipas një njoftimi të Fondacionit Biberaj “Çmimi u pranua në emër të familjes Biberaj nga Buta Biberaj, e cila falënderoi ACIE-në për ndihmën që “për të kthyer në realitet vizionin e familjes sonë për t’u ofruar mundësi studentëve nga Shqipëria për të ndjekur studimet pasuniversitare në Shtetet e Bashkuara. Shpresa e familjes sonë është që studentët shqiptarë të diplomuar që përfitojnë nga këto bursa do të marrin më të mirën nga Amerika, ta sjellin atë në Shqipëri, ta mbjellin, ta shohin të rritet dhe më pas të vlerësojnë atë që bën për pjesën tjetër të kombit”.
Në një periudhë kur shteti shqiptar ka hequr dorë nga sposorizmi i studimeve të thelluara pasuniversitare jashtë shtetit të studentëve të shkelqyer, ndërkohë që nuk ka fondacione të tjera që kontribuojnë në këtë fushë, kontributi i Fondacionit Biberaj merr një rëndësi të madhe për edukimin e të rinjve shqiptarë me një kulturë konkuruese amerikane.
Mbeshtetja e studentëve shqiptarë që nuk i kanë mundësitë të shkollohen në SHBA ka jo vetëm një vlerë humane, por edhe shihet nga opinioni vendas si një investim bujar nga Familja e mirënjohur Biberaj për të ardhmen e Shqipërisë pasi studentët do të sjellën dijenitë dhe përvojën amerikane në Shqipëri, kaq të rëndësishme për të ardhmen e kombit shqiptar.
Gazeta Nacional që ka përcjellë prej themelimit veprimtaritë e Fondacionit Biberaj i uron suksese dhe arritje të tjera këtij Fonadcioni dhe familjes së madhe patriotike Biberaj !
Njoftimi I Fondacionit Biberaj:
Our heartfelt thanks to the American Councils for International Education for presenting the Biberaj Foundation ëith its Visionary Aëard in International Education. The Foundation has co-sponsored ëith the AADF 40 graduate felloëships for students from Albania to pursue their Master’s degrees in universities in the United States. The aëard ëas accepted on behalf of the Biberaj family by Buta Biberaj, ëho thanked the ACIE for helping “turn into reality our family’s vision of providing opportunities to students from Albania to pursue graduate level study in the United States. Our family’s hope is that Albanian graduate students ëho benefit from these felloëships ëill get the best from America, bring it back to Albania, plant it, see it groë and then cherish ëhat it does for the rest of the nation.”
The Biberaj Foundation has also sponsored four-year scholarships for 40 students to study to obtain a Bachelor’s degree at Rochester Institute of Technology in Kosova/American University in Kosova Foundation, prioritizing female scholarship recipients and requiring a U.S. study abroad component.