Fondi i veprimtarisë letrare të Kadaresë, do të ruhet në Arkivin e Shtetit Shqiptar, në Tiranë. Ishte dëshirë e vet Kadaresë

Fondi i vyer i veprimtarisë letrare të shkrimtarit të madh Ismail Kadare do të ruhet në një pavion të veçantë të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave tw Shtetit ne Tirane.
Lajmin e ka bërë me drejtori I Përgjithshëm i Arkivit të Shteti Ardit Bido, i cili tha sot në një prononcim për mediar së bashku me vajzën e madhe të kadaresë, Gresa Kadare.

Bido tha për mediar se familjarët e shkrimtarit të madh kanë dorëzuar për ruajtje, administrim, restaurim dhe digjitalizim të gjithë koleksionin e tij letrar përfshirë dorëshkrime, skicë idesh, dorëshkrime të veprave të pabotuara si dhe drafte fillestare të punimeve të tij.

Sic tha Bido për mediat, ka qenë vetë Kadare që ka vendosur që krijimtaria e tij letrare të ruhet në Shqipëri, duke refuzuar kështu kërkesën e shumë shteteve të Europës, të cilët donin të ishin të ruajtës të veprës e Kadare. Për familjarët Kadare këto çdo dorëshkrim i shkrimtarit Kadare duhet të jetë aty jo vetëm për tu ruajtur por edhe për tu studiuar dhe frymëzuar njerëzit e apasionuar pas gjuhës dhe letërsisë, studnetëve dhe kërkuesve shkencorë.