Kjo i jep Shqiperise nje rol te ri ne fushen e sigurise ne rajon, Europe dhe Mesdhe, duke e bere Shqiperine edhe nje faktor ushtarak ne rajon dhe me gjere.
Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale për Europën (SOCEUR) do të ngrejë një shtab të saj në Shqipëri, duke i thelluar maredhenjet ne fushen e sigurise mes dy vendeve.Kjo i jep Shqiperise nje rol te ri ne fushen e sigurise ne rajon, Europe dhe Mesdhe, duke e bere Shqiperine edhe nje faktor ushtarak ne rajon dhe me gjere.
Shtabi i Forcave të Operacioneve Speciale do të vendoset në vendin tonë për të siguruar ndërveprueshmëri më të madhe me Shqipërinë, qasje të rëndësishme në qendrat e transportit në Ballkan dhe fleksibilitet më të madh logjistik.
Në një reagim në Twitter, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim e cilëson këtë një zhvillim domethënëse për vitin e ri për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe të rëndësishme për sigurinë e rajonit.
Komanda e Operacioneve Speciale në Evropë ka njoftuar sot se ka vendosur që të ngrejë në Shqipëri një shtab bazë të Forcave të Operacioneve Speciale, me rotacion.
Pas këtij lajmi ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në Yuri Kim, e cila në një postim në llogarinë e saj në Twitter shprehet se kjo është një mënyrë shumë e mirë për të nisur vitin sa i përket zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA sa i përket mbrojtjes.
Kjo është hera e parë që SHBA vendos një bazë të këtij lloj i Shqipëri, shton kryediplomatja amerikane ndërsa shton se ky zhvillim është i rëndësishëm edhe për sigurinë rajonale.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një reagimi në Facebook, e cilëson këtë zhvillim si shumë pozitiv për rritjen e sigurisë në vendin tonë.
“Sot kemi marrë një lajm fantastik për të cilin kemi disa kohë që punojmë. Është shprehje bashkëpunimi dhe besimi shumë të lartë. Dua të falënderoj publikisht ambasadoren Yuri Kim për lehtësimin që i ka bërë këtij ndërveprimi”, tha Rama.
Në deklaratën e SOCEUR thuhet se kjo vendndodhje “redukton në masë të madhe kohën e udhëtimit dhe rrit fleksibilitetin e operacioneve speciale dhe forcave konvencionale në rajon”.
“Aftësia për të lëvizur dhe trajnuar me shpejtësi brenda Ballkanit, në bashkëpunim të ngushtë me forcat e tjera aleate dhe partnere, e bëri Shqipërinë vendndodhjen më të mirë për këtë përpjekje”, tha Gjeneral Major David H. Tabor, Komandant i Komandës së Operacioneve Speciale në Europë.
Sipas tij nëpërmjet trajnimeve të vazhdueshme dhe bashkëpunimit të ngushtë, Forcat e Operacioneve Speciale të SHBA-së sigurojnë një lidhje të rëndësishme midis aleatëve dhe partnerëve tanë në rajon, duke rritur kështu stabilitetin rajonal.
2.