Në muajin e Nëntorit – Nëntorit të Pavarësisë së Shqipërisë
dhe 100-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane
Ribotim i një fjalimi të mbajtur nga autori — në darkën e shtruar nga Federata Pan-Shqiptare Vatra me rastin e 28 Nëntorit, 2009, në Nju Jork. Po e ndaj me lexuesit 13 vjetë më vonë, në frymën e Ditës së Pavarësisë të 28 Nëntorit, 2022. Tema ishte “Bashkimi”, realizimi i të cilit, fatkeqësisht, mbetet ende një ëndërr e parealizuar në të gjitha nivelet kombëtare për shqiptarët, por një ëndërr që nuk shuhet kurrë dhe nga e cila nuk duhet hequr dorë.
——————————————
“…E ndjejë veten fatlum dhe pushtohem nga një ndjesi e vecantë tërheqëse që gjëndem sonte këtu në mesin tuaj. Sonte, ne të gjithë jemi pjesëmarrës në një aktivitet të bashkimit kombëtar, të lidhur shpirtërisht me kryeqendrat më të mëdha shqiptare në Balkan, me Tiranën, Prishtinën e Shkupin, për të celebruar festën e madhe pan-shqiptare, 28 Nentorin, Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë.
Jo se organizatave tjera u mungon pritja, por besoj se askund jashtë trojeve tona nuk ndihet fryma e atdheut, si ndihet sonte në ketë mes. Është shumë domethënës fakti që qendrat fetare dhe organizatat politike e kulturore të komunitetit shqiptaro-amerikan bashkohen sonte këtu për të festuar Përvjetorin e ngritjes së Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë.
Bashkimi është një ënderrë që na fton — e nuk duhet të heqim dorë prej kësaj endërre.
Vatra e Fan Nolit dhe e Faik Konicës vazhdon të jetë një pohim dhe simbol i shqiptarizmës së vërtetë. Gjatë një shekull histori, ajo i tregoi botës se mbi kufij arbitrarë politikë, mbi përpjekjet përdhunuese 50-vjeçare të komunizmit shqiptar e ndërkombtar mbi kombin tonë – rreh fryma unjisuese e zanafillës së njejtë, si edhe vetdija se në vlerat tradicionale arbërore të shqiptarit qëndron fisnikëria e kombit tonë.
Më lejoni pra të propozoj që sonte — në kete përvjetor të pavarësisë dhe lirisë kombëtare — të kujtojmë me respekt ata burra dhe gra që patën guximin, karakterin, nderin e burrëninë të themelonin VATRËN –në mergim — por në shërbim të Atdheut. VATRËN dhe komunitetit shqiptaro-amerikan, e cila bëri që emri shqiptar të gjëmonte nepër Kancelaritë, Kongreset dhe Parlamentet e botës, ateherë kur dielli nuk bënte dritë për Kombin shqiptar, duke çuar më në fund në njohjen e të drejtave të shqiptarëve; VATRËN e Nolit e cila ndezi zemrat e gjithë shqiptarve për liri e demokraci — në falënderim ua dedikojmë ket natë.
Megjithse është natë festimi, nuk mund durohem pa venë në dukje se kohët e fundit janë dëgjuar zëra nga Shqipëria që denigronin udheheqjen e Vatrës, dhe të gjithë veprimtarinë e sajë dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan në përgjithësi, komunitet ky që bëri aq shume për Shqipërinë e Kosovën, duke mos kursyer asgjë për lirinë dhe demokracinë e shqiptarëve në trojet e veta. Vatra dhe organizata të komunitetit shqiptaro-amerikan të pranishme sonte këtu — në të kaluarën dhe sot — terrorit dhe vuajtjeve te bashk-kombasve në Shqipëri, Kosovë e gjetiu, u janë përgjigjur gjithmonë, njëzëri:
“Mbahu nëno mos kijë frikë
Se ke djemt në Amerikë.”
Si çdo president i Amerikës në të kaluarën ashtu edhe sot, Presidenti amerikan Barack Obama në deklaratën që ka berë ketë javë me rastin e 28 Nëntorit, i ben homazh komunitetit shqiptaro-amerikan duke thenë se: “Këtu në Amerike, ata që prejardhjen e kanë nga Shqipëria, përbejnë një pjesë të rëndësishme të këtij Kombi.”
Në ketë ditë te shenjte, të gjithe ne kujtojmë me mall atdheun, trimeritë e herojtë kombetarë, fuqinë, guximin dhe ndjenjat e atdheut. Siç vertetojnë edhe kenget e arbereshve, qe ne kohet me te lashta, Shqipenia formonte nje teresi ne mendje dhe në zemer e nuk ndahej në fise, siç e paraqitnin armiqët e sajë. Sot, keto ndjenja jane edhe me të thella ne radhet e shqiptarëve kudo, por posaçërisht për ne shqiptaret e Amerikes. Sot, si asnjë ditë tjetër, ne jemi me afër Atdheut dhe flamurit të Arbërit.
Në Ameriken e Washingtonit, Jeffersonit dhe Lincolnit, djepit të demokracise dhe të drejtave te njeriut, ne e kujtojmë kete ditë kaq të shënuar të kombit tonë, i cili për shekuj me radhë, “jetoi me armë në dorë dhe me dorë në armë”, vetëm e vetëm per të qenë zot në truallin e vet.
Si për shqiptarët kudo, ashtu edhe për në ketu në Amerike, 28 Nentori ndeze një zjarr dashurie, ngjallë shpresë dhe në jehonen e kesaje dite, secili shpalos kujtimet e luftëtareve shqiptarë. Sot, patriotët e vertetë, duke lenë menjanë bindjet e ndryshme dhe ndasitë politike, të gjithe e ndjejmë veten se bejmë pjesë në një sofër kombetare — duke festuar 28 Nentorin, Diten e Flamurit dhe të shpalljes së Pavaresise se Shqiperisë.
Pasi shpallja e pavaresise u be nga perfaqsues te te gjitha trevave shqiptare, ajo u shpall per te gjithe shqiptaret, prandej sonte, ne kujtojme Gjergj Kastriotin në Lezhe, Abdyl Frasherin në Prizren, bashke me zbrijtjen në Vlorë te Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, Pandeli Cales, Isa Boletinit, e të tjereve. Në veshët tonë, jehon sonte kushtrimi i Bajram Currit, Ded Gjo Lulit, Mihal Gramenos e i Çerciz Topullit.
Ne, si shtetas amerikanë, kjo ditë na sjell gjithashtu ne mend, perpjekjet e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe udhëheqësve të tij në periudha të ndryshme, në mbrojtje të interesave kombëtare. Por na kujton gjithashtu edhe përpjekjet e ish-presidentit amerikan Woodrow Wilson, i cili kishte në zemer fatin dhe interesin e kombeve të vegjel – në një kohe kur ato ishin në planet perçarëse të fuqive te medha të asaje kohe.
Interesimi dhe përkrahja e Presidentit Wilson për pavaresinë e Shqiperisë eshtë venë ne dukje shpesheherë dhe tashti eshtë berë pjesë e historisë. Por dua të permend vetem përvojen e një shqiptaro-amerikani të dalluar, dmth. te Fan Nolit, sipas te cilit gjate nje takimi me të, ai i beri thirrje Presidentit Wilson qe te shpetonte racen heroike shqiptare. Sipas Nolit, Wilsoni iu pergjigj: “Nje ze do te keme ne Konferencen e Paqes dhe kete ze do ta perdor per te miren e Shqiperise”.
Sa herë eshtë perseritur kejo skene takimesh midis perfaqsuesve te komunitetit shqiptaro-amerikan me presidente dhe kongresiste amerikane gjate shekullit te kaluar e deri me sot. Ne kohet moderne, ishte Presidenti Bill Clinton — ai qe ne fund te shekullit te kaluar bindi dhe udhehoqi boten që te vërsulej kundër forcave armike serbe — duke shpëtuar kështu shqiptaret e Kosoves nga mizoritë me të egra dhe nga shfarosja, duke u siguruar atyre lirinë e mohuar për nje kohe aqe të gjate.
Me kujtohet mire takimi i perfaqsuesve te komunitetit shqiptaro-amerikan me Presidentin demokrat Bill Clinton dhe keshilltaret e tij te sigurimit kombetar, me 31 Mars, 1999. Ne kete takim, ne te cilin merrnin pjese antare te dalluar te komunitetit shqiptaro-amerikan, nder ta edhe kryetari i Vatres Zoti Agim Karagjozi — iu bë thirrje qeverise amerikane qe bombardimet kunder Serbise te vazhdonin derisa forcat e Millosheviqit të terhiqeshin nga Kosova dhe që qindra mijëra shqiqptarë të Kosovës të ketheheshin ne shtepitë e tyre.
Dhe pak vite me vonë, ishte nje president tjeter amerikan, Presidenti republikan George W. Bush, ai i cili nga Tirana i beri thirrje botes, qe me ne fund, te njihej pavaresia e Kosoves. “Mjaft eshte Mjaft, tha Zoti Bush dhe vazhdoi duke thene se “Kosova do te jetë e pavarur. Ky eshte qendrimi im – Kosova duhet ta dije se ky eshte nje qendrim i prere dhe i forte”, ka thenë presidenti Bush. Dhe keshtu u bë. Sot, Kosova eshte shteti me i ri i botes, fale perkrahjes së patundur të Shteteve te Bashkuara të Amerikes.
Komuniteti shqiptaro-amerikan duhet te jete shume krenar per arritjet ne favor te kombit dhe, ne te njejten kohe, mos te harrojme se ishte flamuri amerikan, perkrah atij kombëtar i cili solli lirinë per shqiptarët. Ishte flamuri amerikan ai qe u beri te mundur shqiptarëve qe perseri te jetojne te lire e me dinjitet ne trojet e tyre mijevjëçare.
Dhe mos te harrojme se perkrahja e Shteteve te Bashkuara per shqiptaret gjatë historisë — me perjashtim të periudhes së zezë komuniste — ishte dhe eshte percaktuese per arritjen e sukseseve tona kombëtare.
Ishte i ndjeri President Ibrahim Rugova, ai i cili e kishte kuptuar kete me mirë se çdo kush tjeter. Më kujtohet se ne çdo takim e bisede zyrtare dhe jo zyrtare me amerikanë, gjithmonë, bente thirrje — e jo më kot — “per miqesi te perhershme të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Vete Presidenti Bill Clinton gjate vizitës se tij muajin e kaluar ne Kosove, ku mori pjese ne per-urimin e statujes se tij ne Prishtine, tha se e ndiente veten krenar se kishte pasur nje mik te posacem dhe shume te çmueshëm: Presidentin historik te Kosoves, Ibrahim Rugoven, i cili sipas Zotit Clinton, ia kishte shpjeguar atij, si askush me parë, realitetin e shqiptarëve në Ballkan.
Ky 28 Nentor eshte gjithashtu nje dite per te festuar, nder te tjera, arritjet e permasave kombetare: pavaresine e Kosoves sigurisht, por edhe antaresimin e Shqiperise në NATO, gje qe realizoi enderrën euroatlantike të shqiptareve, si dhe ndertimin e autostrades kombëtare. Jam i sigurt se te gjithe ne jemi krenarë per keto fitore, ndërsa pergezojme qeverinë e Kryeministrit Sali Berisha per këto arritje historike te kombit.
Shpresojme qe ne 28 Nentorin e ardheshem, ketyre sukseseve tu shtohet edhe festimi i antaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. 28 Nentori eshte gjithashtu nje rast i mire per te reflektuar se si kemi ardhur deri ketu dhe cila duhet te jete e ardhmja e Shqiperise, e Kosoves dhe e gjithe shqiptareve ne Balkan.
Brezi i sotem i politikaneve shqiptare ka nje rast si kurr me pare, por edhe pergjegjesi te larte para kombit dhe historise qe te jete i vetdijshem se situata e soteme e favorshme e shqiptareve ne Ballkan ka kushtuar shume sakrifica dhe sakrifikime si familja e Adem Jasharit, e të tjera anë e mbanë Kosovës — mundime të papërshkrueshme, djersë e gjak të breznive c’prej Gjergj Kastriotit Skenderbe e deri me sot.
Per te shtuar dhe fuqizuar ndjenjat e atdhedashurise dhe t[ mires se perbashket kombetare, politikanet e sotem shqiptarë kudo, por sidomos ne Shqiperi e Kosove, duhet te kene gjithmone parasysh perpjekjet e atyre qe me urtesi te mendjes dhe me trimeri luftarake, siguruan emrin e ndershem qe kombi yne gezon sot ne radhët e kombeve perendimore – e tu kushtojne me pak vemendje interesave te perkoheshme personale e partiake.
Ështe pra, nje gje e denje dhe e drejte qe ne kete dite, te perkujtojme deshmoret te cilet me sakrificen, virtytin dhe meriten e tyre shpetuan kombin dhe na sollen si kurr me pare ne histori, ne prak te realizimit te enderrave tona shekullore, per te ndertuar — të lirë — të ardhmen e Kombit shqiptar, të bashkuar ne trojet arbërore mijëvjecare, ku të parët tanë kanë jetuar gjataë gjithë historisë.
Dua te perfundoj duke bere thirrje qe sot, institucionet shteterore ne Shqiperi e Kosove, partitë politike dhe shoqëria shqiptare, ne pergjithesi si dhe te gjithe shqiptarët kudo qe jetojne, te zotohen dhe të angazhohen që të jetojne ne lartesite e flamurit kombetar, per konsolidimin e shtetit modern, per bashkpunim te te gjitha forcave politike per te miren e kombit, per dialog – dhe jo bojkotim – ne reformat madhore qe do te bejne te mundur arritje edhe me te medha te kombit, ne vitet e ardheshem.
“Të lidhim besa besen, të lëftojmë për të drejtat e për nderin e Shqiperisë dhe t’u rrefejmë te huajve se rrojme e duam të rrojme me nder ne vendin tonë.” Keshtu porosiste Faik Konica. Dhe një bashk-kohas i Konices, At Pjetër Mëshkalla ka thene: “Prej të Parëve, pritëm nji Shqipëni te lirë—Nipat tonë presin prej nesh nji Shqipëni të lumtun”.
Gjithmonë me besimin dhe shpresën se drita e agimeve të reja po shendritë mbi bashkimin e shqiptarëve dhe bashke me te edhe rrezja e bekimit te Madhit Zot.
Urime mbarëkombetare per kete dite te shenjte.
Ju falem nderit.
Frank
Shkreli
New York
11/28/09