Për ty
Thinjat t’i përkëdhela
Në belbëzime puthjesh Kokëmbështetur mbi gjunjët e tua Duart i ngrita
Flokët e mi
Njomi loti yt
Duart e tua
Lëmuan krifën e tët biri
Më shtrëngove në gjoksin tënd Tik-taku zemrës
Malli yt
Si të porsalindur
Puthe sytë e mi të lagur
Të burrit fëmijë.
Të zgjova
Rëndë u ngrita
Të putha në retë
Në mes qiellit e tokës Si kthimzgjimnajë Zbrita tek Ty
Me pupla reshë
Të zgjova
Nga kumti qiellor.
Át
Në pritjen e gjatë
I fundmi përqafim
S’të erdhi
Ç’brengë do ketë marrë shpirti yt Në dheun që të mbuloi!
Me fotografinë tënde në duar Lotët lagën shiun.
** *
I kryqëzuar
Në shpupurisjen e flokëve Prej gishtave të saj
Kurorë e bekimit
Më mbështolli
Nën belbëzimin e një fjale Që nuk u dëgjua
Jehona krijoi
Valë oktavash hyjnore
Në buzët e lagura
Loti ra si rubin i shpirtit t’lir.
* * *
Vera e derdhur bëri të sajën
Në festën e karnavaleve
Jemi vetëm
Përballë
Në orët e vdekura.
Fund vjeshte
Nga pema e rënduar
U këput
Në valsin e lamtumirës u valëvit
Si “rastësisht” dikush kaloi
Me hapin e rëndë e groposi
Dhimbja zhveshi pemët
Njerëzit vazhdojnë të shkelin
Sytë iu drejtuan qiellit.
Të kërkova
Buzëqeshjen tënde pikturova
Me të gjitha ngjyrat e stinëve
Drejtpeshimin humba
Në ofshamën e fundit
Të kërkova
Ti më ndeze qirinjtë.
** *
Natyrshëm erdhe tek unë
Një rozë epshesh
Të mbuloj fytyrën
Buzët t’u drodhën lehtas Pëshpërite
Të dua!
Ç’fjalë magjike
Për të më vrarë përsëri.
** *
I kërkova zogjve
A mund të fluturoj me ju?
Më thanë: pi dhe vetëm pi
Piva deri në zbardhje
Ju drejtova dallgëve
A mund të lundroj me ju?
Më thanë pi dhe vetëm pi
Lundrova në bregun përtej
Ju drejtova mikut
Do të vishë të pimë?
Me tha: po.
Ktheva gotën e parë
Kish mbushur kupën e helmit
Midis jetës dhe vdekjes
E pashë në ikje
Valëvitej si qefini të vdekurit.
** *
U shtrimë me peshën e mëkatit
Duke përqafuar ferrin
Në qiellin e parajsës
Kënga e gjinkallave
Me simfoninë e valëve
Ulën yjet mbi oqean
N’ofshama mbyllëm sytë
Së bashku me kandilat e fundit
Të varkëtarëve në kërkim limanesh Agoi!
Gjurmët e bardha
Patën rënë mbi gotat e zbrazura
Të një nate më parë.
** *
Ne jashtë
Turma e trembur strehët kap
Gjarpërinj rrufesh derdhen flakë mbi tokë
Pas nesh kërcasin dyer, rënkojnë dritare
Tretet njerëzia
Shiun e lanë të bjerë mbi trupat tanë
Ne këndonim
Ata lotonin
Rrezet e shikimit krehën flokët e tu
Kurorë e lagur nusërie
Zjarret shpërthyen në damarë
Shkreptima e qullur
Shiun e pushoj
Ne hymë në strehën tonë
Kullonte ende ajo plagë.