RRETH ROMANIT “GASTARJA E LOTEVE” TË SHKRIMTARIT HAXHI AHMETAJ
“GASTARJA E LOTEVE” është romani i ri i shkrimtarit Haxhi Ahmetaj, i cili vjen në rrugën e prozës së gjatë pas botimit të pese vëllimeve të sukseshme poetike.
Ky liber eshte nje krijim serioz i autorit, i cili ka shmangur atë që quhet synim thjeshte estetik, duke përcjellë në thelb filozofinë e mbjetesës së individit shqiptar gjatë viteve të tranzicionit.
Kunderthenjet dhe dialogjet e personazheve duke i levizuar nga nje skaj i Shqiperise ne nje tjeter e jashte saj,qe mund te shijoje lexuesi gjate leximit te vepres, si ndryshimet ilogjizmat qe marrin frazat, e komplementon romanin voluminoz.
Te papriturat gjate zhvillimi te vepres qe u ndodhin heroit (Adilit) dhe heroines (Flores) e bejne me terheqes vepren,duke krijuar situate ne pritje te intriguara dhe nxjerjen nga intriga per situatat qe shpesh u krijohen gjate udhetimit te konsolidimit te dashurise. Ne te gjitha pikat e permendura ku marin pjese, mbi 91 personazhe ne funksion te personazheve kryesore, qe nepermjet dialogut e nderthurjeve te interesave, funksionojne si mekanizma te dhembezuara qe vihen ne levizje nerpermjet transmesionit, nepermjet ngjarjeve qe trajtohen me figura letrare, ngarkuar aresyeshem ne roman.
Ne roman permendet vlerat e qytetit te Gjakoves si qytet elektik, ku eshte perplasur lindja e perendimi dhe kurre nuk eshte pushtuar, si aset kombetar, qender intelektuale dhe e kultures se Kosoves. Permendet dhe tragjedia e nje nene kosovare me humbjen e familjes saj nga dora gjakatare e paramilitareve serbe e cila zen ven dhimbeshem ne roman.
Autori nuk mungon te vere ne dukje me force te metat e dobesite, mungese vizioni, neglizhence me dashje e shkaterimin, vjedhjen e perdhunimin e aseteve te shtetit shqiptar ne vitet e tranzicionit, si dhe ofron zgjidhjet e duhura, deshiren e sinqerte per permiresimin e treguesve te anes sociale .
Ne veper trajtohen me ndjenje humane problemet mes brezave dhe mardhenjet prinde femije, dhe sillen ne memorjen e secilit modelet civilizuese qe duhen huajezuar qe sjellin zhvillim e presporitet,e jo degjenerim e vese, qe harmonizojne mardhenjet e ndersjellta e mbeshtetur fort ne traditen tone kombetare.
Eshte trajtuar me elegance pozita e femeres shqiptare qe ne dekada e deri ne ditet e sotme duke percjelle mesazhe,per poziten civilizuese ne shoqerine pluraliste shqiptare.
Nuk mungojne momentet e humorit, dhe trajtimi ne menyre sarkaztike e dashamirese, ku thumbohen veset, apo menyra e te menduarit te personazheve te vepres.
Teme e ketij romani eshte edhe gjakmarja e hakmarja si plage te hershme te shoqerise shqiptare qe ngrene koken sa here qe ligji nuk ka vullnetin e forcen goditese te shtetit. Autori nuk ka lene pa cekur mardhenjet dashurore te shqiptareve me studime jashte shtetit dhe dramen e ndarjes e te perjetimit.
Autori ka aftesi te parashikoi me syte e mendjes e per te gjykuar me psikologjine e moshes e te kohes dhe nje prognoze si per parane agresive (term i ri) dhe nje detaj per te ardhmen e riprodhimit njerzor dhe psikologjine e pushtuesit nga shtetet dominuese.
Romani mbyllet me konsolidimin e dashurise te heronjve te vepres, pas nje rruge te gjate, nepermjet sfidave te kohes, me lindjen e nje femije si frut i dashurise,te ardhur ne jete nga rrace e mire ku merr pjese edhe Hyjnori.