gazeta italianeLa Republica: “Moska e ndez konfliktin në Kosovë”

gazeta italianeLa Republica: “Moska e ndez konfliktin në Kosovë”

Por, derisa italianët, bëjnë thirrje apo alarmojnë se një furtunë lufte po i afrohet Italisë, e motivuar dhe e ndihmuar nga Rusia, mediat shqipe në Kosovë, shumica janë në mos në anën retorike të Serbisë, gjithsesi janë neutrale ndaj të ardhmes së Kosovës, përkatësisht të veriut.

Kush i ndez luftërat

closevolume_off
“Një zjarr mbi të cilin fryjnë me kokëfortësi emisarët e Kremlinit, me të njëjtin qëllim si për pushtimin e Ukrainës: të vihet në dyshim arkitektura e sigurisë në Europë e projektuar në tridhjetë vitet e fundit. Duke filluar nga ku filloi gjithçka: Ballkani”, shkruan ky medium i rëndësishëm italian.

Pra, mediat italiane e shohin si një rikthim të luftës në ‘vendin e origjinës’, në Ballkan.

Por, kush i ndezi luftërat deri më tash në këtë truall? Pa dyshim që ishte Serbia, por që gjithmonë sigurinë ia ofronte Rusia.

Edhe kësaj here, tregimi duket i njëjtë, megjithëse tashmë Rusia është e lodhur dhe e dobësuar nga lufta pushtuese në Ukrainë, ku Perëndimi po e thyen papushim, falë edhe forcës së guximshme, dhe zgjuarsisë ukrainase.

Derisa për italianët është e qartë se janë emisarët rusë, ata që duan ta ndezin zjarrin në Ballkan, partitë opozitare janë indiferente apo thuajse nuk iu intereson fare, nëse ka gisht apo jo Rusia në këtë prag-zjarri!

E tillë tregohet Qeveria e Shqipërisë e udhëhequr nga Rama, indiferente dhe e paskrupullt në raport me veriun e vendit.

Ka reaguar vetëm presidenti Begaj, megjithëse edhe pse me një mesazh të rëndësishëm, nuk ishte krejt lucid në ofrimin e mbështetjes nga Shqipëria, por duke e theksuar rëndësinë e NATO-s.

Po ashtu, janë treguar thuaja në tërësi indiferente mediat në Shqipëri, sigurisht duke e ndjekur frymën e Ramës.

Në vazhdimësi ka pasur raportime këtë vit për elemente ruse, njerëz të uniformuar me flamuj e simbole ruse, armatim, deri tek afishimi i portreteve të Putinit në veri.

Po ashtu thuajse në vazhdimësi e papushim e kanë theksuar edhe autoritete të BE-së e NATO- s se Ballkani Perëndimor është i kërcënuar, vatër e rrezikuar ku Rusia është e interesuar ta bart konfliktin, dhe që të veprojë pak më lirshëm në tokat e okupuara në Ukrainë.

Po ashtu mediumi italian ka frikë se nga Rusia “po vihet në dyshim arkitektura e sigurisë në Europë”!

Pra, për këtë anë të tregimit, të realitetit të zymtë e të vështirë nuk flasin, nuk kritikojnë dhe nuk deklarohen, me ndonjë përjashtim individual, partitë opozitare në vend.

Nuk mjafton as të thuhet si në disa raste Qeveria ka të drejtë për vendimet e saj që lidhen me veriun, nëse në fund të mesazhit trysnia bie mbi institucionet, dhe gjithnjë duke i sugjeruar tërheqjen.

Kërkesat e tilla duhet të jenë të sqaruara qartësisht. Edhe ne kemi thënë shprehimisht se duhet të dëgjuar kërkesën amerikan, por, jo që të bëhen lëshime, duke shkelur Kushtetutën dhe premtimet e saj, ky koalicion qeverisës, mbi të cilat parime e ka arritur fitoren.

Rrezikim

Opozita sikurse e kemi thënë më parë ajo duhet të kritikojë, por duke gjetur dhe numëruar dobësitë e qeverisjes, dhe jo duke e goditur, ashtu që institucionet apo Qeveria të bëjë kompromise, të rrezikojë vendi të humbasë integritet e sovranitet.

Kompromiset për Kosovën duhet t’i takojnë të kaluarës.

Serbët, sot dëshmuan që e kanë humbur fuqinë dhe përkrahjen dhe se në ditët e ardhshme, shumë prej tyre do të kërkojnë të rikthehen në vendet e punës, mjafton që disa nga krerët e krimit të arrestohen ose që të izolohen, pra që t’ju pamundësohet veprimi në Kosovë.

Sot, Perëndimi ia pa fytyrën e vërtetë destruktive edhe njëherë Serbisë dhe grupeve kriminale që ajo i kontrollon dhe abuzon me lirinë e tyre.

Situata është vërtetë shqetësuese, sepse një përpjekje hibride ruse, dhe ndonjë veprim të luftës speciale nga Serbia me serbët brenda Kosovës në veri, mund ta ndezin zjarrin e luftës vërtetë, pavarësisht se shteti ynë nuk e ka një vullnet të tillë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here