Gazeta kombetare Nacional uron Hirësinë e Tij, Joan Pelushi, me rastin e zgjedhjes Kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë
Me rastin e zgjedhjes së Hirësisë së Tij, Joan Pelushi, Kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, gazeta Nacional i shpreh urimet më të sinqerta dhe më të ngrohta. Kjo është një ngjarje e shënuar dhe historike për besimtarët ortodoksë shqiptarë, dhe ne besojmë se Hirësia juaj do të vazhdojë të udhëheqë me mençuri dhe devotshmëri këtë kishë të shenjtë shqiptare.
Me diturinë dhe përvojën që keni fituar gjatë viteve të studimeve dhe shërbimit tuaj, jemi të bindur se do të vazhdoni të forconi dhe udhëhiqni besimin dhe unitetin brenda komunitetit ortodoks shqiptar, duke ruajtur trashëgiminë dhe vlerat më të shenjta të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në sherbim te unitetit kombetar shqiptar.
Për këtë moment të rëndësishëm, ne lutemi që Zoti të ju bekojë dhe të ju udhëzojë në çdo hap të shërbimit tuaj të shenjtë në sherbim të kombit shqiptar!
Urime Hirësisë së Tij, Joan Pelushi, dhe suksese të mëtejshme në udhëheqjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë!
Gazeta Nacional, Tiranë, 16 mars 2925