Gazeta “Nacional”, uron të gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë
Në këtë ditë të shënuar, ku flamuri ynë ngrihet lart si simbol i lirisë dhe pavarësisë, gazeta letrare dhe kulturore, “Nacional” shpreh përuljen dhe respektin më të thellë për ato sakrifica që na sollën deri këtu. Me 28 nëntor, festojmë jo vetëm një ngjarje historike, por edhe vlerat e pafundme të një kombi që e ka kaluar nëpërmjet sprovash të vështira, por ka mbetur i fortë dhe i qëndrueshëm në identitetin e tij.
Si një organ i dedikuar letrësisë, artit dhe studimeve albanologjike, “Nacional” vazhdon të mbështesë dhe kultivojë trashëgiminë kulturore të kombit shqiptar, duke u angazhuar gjithashtu për ndihmën dhe përhapjen e ideve të bashkimit kombëtar, të një Shqipërie të bashkuar, perëndimore dhe demokratike që i jep shpresë çdo qytetari të saj, çdo shqiptari kudo ku jeton.
Në këtë ditë, kujtojmë se Shqipëria është e fortë vetëm kur është një, dhe vetëm duke mbajtur të hapura dyert për një miqësi të ngushtë dhe bashkëpunim të frytshëm me aleatin tonë të madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetëm kështu mund të realizojmë ëndrrën e një kombi të lirë, të bashkuar dhe të zhvilluar.
Gëzuar Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë!
Me respekt dhe përkushtim,
Gazeta “Nacional“

















