Gerbrand BAKKER:VITI I VEÇANTË, Fragment romani.

Nga anglishtja: Zymber Elshani

Në vitin 2002, ndërsa ishte me pushime në malet e Korsikës ai mendon të shkruajë një histori, e cila do të kthehej në një nga librat më të shitur e vlerësuar, “Binjakët”. Deri në atë moment ai nuk e kishte menduar se mund të shkruante. Bakker ishte shkrimtari i parë holandez i cili fitoi çmimin më fitimprurës në botën e letrave, 100.000 €, në Festivalin e Letërsisë në Dublin. Kritika i ka quajtur shkrimet e tij si të mrekullueshme. JM Coetzee e ka quajtur letërsinë e tij si befasuese.Fragmenti wshtw marrw nga romani “Binjaket.”

1.

Kam për ta vënë Babain në katin e sipërm. Fillimisht duhej ta ulja në një karrigë ta zbërtheja krevatin. Ai u ul atje si viçi, i cili nuk kishte dy minuta që kishte lindur, para se ta kishte duruar pastrimin me lëpirje nga e ëma: me kokën pa drejtim të caktuar, të lëvizshme dhe sytë që i dyndeshin mbi gjerat. Hoqa batanijet, çarçafët dhe nënçarçafët, mbështeta dyshekun dhe dërrasat e krevatit pas murit, dhe zhvidhosa anët e krevatit. Provova sa qe e mundur të mbushem frymë. Isha duke e pastruar tashmë dhomën në katin e sipërm – dhomën time.
“Çka po bën?” më pyeti ai.
“Ti do të zhvendosësh,” thashë.
“Dua të qëndroj këtu.”
“Jo.”
E lashë ta ketë krevatin. Gjysma e krevatit kishte qenë e ftohtë për më tepër se dhjetë vjet tashmë, por pjesa ku nuk flinte është ende me jastëkun te kryet. E vidhosa e bëra krevatin prapë bashkë në dhomën e katit të sipërm, me fytyrë nga dritarja. Këmbët e krevatit i vura mbi blloka guri dhe e ndreqa me çarçafë dhe dy jastëkë të pastër. Pas kësaj e çova babain në katin e sipërm. Kur e rroka nga karrigia babai nguli sytë e tij në sytë e mi dhe i mbajti aty derisa e shtriva në krevat kur fytyrat tona pothuaj po prekeshin.
“Unë mund të ec,” tha, vetëm atëherë.
“Jo nuk mundesh.”
Nëpërmjet dritares ai pa gjerat të cilat nuk kishte pritur t’i shoh. “Jam lart.” tha.
“Po, kjo do të thotë se mund të shikosh jashtë dhe të shohësh ndonjë gjë tjetër përveç qiellit.”
Pavarësisht dhomës së re dhe çarçafëve e jastëkëve të pastër vinte erë myku, AI binte erë myku. Hapa njërën nga dy dritaret. Jashtë ishte qetësi. Një ftohtësi e freskët ishte në ajër dhe vetëm pakëz gjethe të zhubrosura kishin ngelur në degët më të larta të frashërit të kërrusur në kopshtin përballë. Atje në largësi pashë tre çiklistë duke vozitur përgjatë digës. Po të isha larguar cazë anash tre çiklistët babai do t’i kishte parë poashtu. Unë i qëndrova në rrugë.
“Gjej mjekun,” tha Babai.
“Jo,” u përgjigja, duke u kthyer të dal jashtë dhomës.
Tamam para se dera të mbyllej, ai bërtiti, “Lëkurëdelen!”

Në dhomën e tij të mëhershme të fjetjes ishte një drejtkëndësh i pluhurit mbi dysheme, pakëz më i vogël se dimenzionet e krevatit. E pastrova dhomën, duke i vënë dy karrigat, dollapët anash krevatit dhe tryezën e tualetit të Mamasë në dhomën e ndenjes. Në një qoshe të dhomës së fjetjes përdrodha dy gishta në hapësirën nën qilim. “Mos e bëj me zamkë,” e dëgjoja të thotë Mamanë një përjetësi më parë ndërsa Babai ishte gati të ulej në gjunjtë e tij me poçen me zamkë në dorën e majtë dhe furçën në dorën e djathtë, kokat tona pothuaj duke u vërtitur prej aromës së athët. “Mos e bëj me zamkë, dhjetë vjet prej tash do t’i dua qilimat të ri.” Nënshtresa shkërmoqej nën gishtat e mi. E mbështolla qilimin dhe e mbarta nëpër lokalin e mjeljes te mesi i oborrit, ku papritmas nuk e dija ç’të bëj me të. E lëshova, tamam aty ku po qëndroja. Trembur nga zhurma habitshëm e lartë, disa stërqoka fluturuan lart prej drurëve që rrethojnë oborrin.

Dyshemeja e dhomës së fjetjes ishte mbuluar me sipërfaqe dërrasash të forta, ana e vrazhdë sipër. Pas zbrazjes së shpejtë të dhomës, përdora furçën e gjerë, të rrafshët t’i bojatis dërrasat e forta me dorën e parë gri, pa u brengosur ta bëjë së pari me rërë. Derisa po e bëja bojatisjen në pjesën e fundit, përpara derës, e vura re lëkurëdelen.

Tash jam në kuzhinë, duke pritur të thahet boja. Vetëm atëherë do të jem në gjendje ta mbuloj bojatisjen e errët me lëkurat e një kopeje delesh të zeza zbritur poshtë prej murit. Ai dëshiron të shikojë në lëkurëdelen e tij, kështu unë do vë gozhdë me çekiç në mur në njërën anë të dritares dhe ta var pikturën për të. Dera e kuzhinës është e hapur dhe dera e dhomës së fjetjes është e hapur poashtu. Prej vendit ku jam, mund të shoh pranë tryezës së tualetit dhe dy ormanave anash krevatit në bojatisjen mbi mur. Por kjo është aq e errët dhe e çngjyrosur sa nuk mund të shquaj ndonjë lëkurëdele fare, nuk ka rëndësi sa me ngulm provoj.

2.

Po bie shi dhe era e fortë ka shkundur gjethet e fundit të dru frashërit. Nëntori nuk është më gjatë i qetë me ftohtësinë e freskët në ajër. Dhoma e gjumit e prindërve të mi është dhomë imja tash. Kam bojatisur muret dhe tavanin bardhë dhe sipërfaqeve të dërrasave të forta u kam dhënë veshjen e dytë të bojes gri. Kam larguar karrigat, tryezën e tualetit të Mamasë dhe ormanat/dollapët anash krevatit në katin e sipërm. Një orman të anës së krevatit e vura pranë krevatit të Babait dhe i vendosa pjesët e mbetura në odën e miqve pranë dhomës së fjetjes. Dhomës së Henkut.
Lopët kishin qenë brenda për dy ditë tash. Ato janë të shqetësuara gjatë mjeljes.
Të kishte qenë hapur këtë mëngjes kapanxha e rrumbullakët në majë të kamionit cisternë, gjysma e qumështit do të ishte derdhur si geizeri, kjo është sa fort vozitësi i kamionit cisternë frenoi të shmang qilimin e shtrirë i cili ishte ende në mesin e oborrit. Ai ishte ende duke sharë me vete qetë kur erdha në vendin e mjeljes. Qenë dy vozitës të kamionit cisternë dhe ky ishte më i moshuari, më tersi. Pak a shum i moshës time, ma merr mendja. Edhe ca vite vozitje dhe ai do të pensionohej.

***
Pavarësisht nga krevati, dhoma ime e re e fjetjes është krejtësisht bosh. Unë do të ngjyros punimet prej druri, derën dhe veshjen me dërrasa. Mund ta bëj këtë me bojë të njëjtë si dyshemeja, por nuk jam ende i sigurt. Kam ndër mend një gri kaltëroshe, ngjyrën e Liqenit IJssel në ditë vere me re të stuhisë kërcënuese në largësi.

Në kohën e cila mund të kishte qenë Korrik i vonë, apo Gusht i hershëm dy djelm të ri shkonin me kaike. Kjo nuk ndodhte shpesh rrugët zyrtare të kaikeve nuk kalonin nëpër fermën time. Vetëm kaikengarësit marrin këtë largësi. Ishte nxehtë dhe ata kishin zhveshur këmishat, muskujt në krahët dhe shpatullat e tyre vezullonin në rrezet e diellit. Unë po qëndroja në anën e shtëpisë, i pavënëre, dhe i vëzhgoja ata duke provuar ta blokojnë njëri tjetrin. Lopatat e tyre të dorës godisnin në zambakët e verdhë të ujit. Kaikja përpara u kthye anash dhe me hundën e saj u kurthua në bregun e kanalit. Djaloshi vështroi lart. “Shihe këtë fermë,” tha ai për mikun e tij, flokëkuqin me shpatulla me prenka e djegie dielli, “kjo është e përjetshme. Kjo është këtu në këtë rrugë tash, por pati mundësinë të jetë më 1967 apo më 1930.”
Flokëkuqi vështroi fermën time, drurët dhe fushën ku gomarët po kullotnin në kohën e një vlerësimi të mirë. Unë currova veshët. “Po,” tha ai pas ca kohe, “këta gomarë janë të dalë mode. Dakord.”
Miku i tij e iku kaiken prej bregut dhe e ktheu në drejtimin e duhur. Ai tha diçka si përgjigje diç që unë nuk e rroka pasi një lloj zogu me këmbë të kuqe të zbehta – një këmbëqirithi – kishte filluar me një gurgule. Një lloj zogu i vonë ky: shumica prej tyre shkojnë nga fundi i korrikut. Flokëkuqi u nis ngadalë pas tij, ende duke shikuar ngultas në dy gomarët e mi. Unë kisha ngecur pa shkuar ndokund, nuk kishte asgjë që mbase do të duhej punuar asaj ane të shtëpisë. Qëndrova atje i palëvizshëm dhe e mbajta frymëmarrjen.
Djaloshi më pa mua. Mendova se do t’i thoshte diçka djaloshit tjetër, buzët e tij u ndanë dhe ai e ktheu kokën e tij, por nuk e tha asnjë fjalë. Ai shikoi dhe mua më la të pavënëre nga miku i tij. Pakëz më vonë ata u kthyen nëpër Opperwoud Canal dhe zambakët e verdhë të ujit lëvizën së bashku përsëri. Unë u ngjita te rruga t’i shoh si e nisin ngasjen me rrema. Pas ca minutash zërat e tyre nuk do t’i dëgjoja më gjatë. Provova ta shoh fermën time nëpërmjet syve të tyre. “1967,” thashë qetë, duke e tundur kokën. Pse ky vit i veçantë. Njëri prej djelmoshave e pati emëruar vitin, tjetri, flokëkuqi me shpatullat me prenka e djegie dielli, e pa atë. Qe nxehtësi e madhe atë ditë, mesditë, pothuaj koha t’i fusësh brenda bagëtitë. Këmbët e mia papritur u ndjenë të rënduara dhe mesdita ishte e zbrazët dhe e pagjallëri…

Nga anglishtja: Zymber Elshani
_______.

Gerbrand Bakker është fituesi i çmimit “The Independent” për letërsinë e huaj për vitin 2013. Edhe pse gjasat dukeshin që ky çmim t’i shkonte shkrimtarit nga Shqipëria, Ismail Kadare, juria e “The Independent” vlerësoi me këtë trofe shkrimtarin Bakker i cili është fituesi i 10.000 paundëve britanikë, të cilat do t’i ndajë në mënyrë të barabartë bashkë me përkthyesin David Colme. Subjekti i librit të Bakkers tregon historinë e një dijetari holandez i cili tërhiqet nga jeta akademike për të jetuar në një fermë të Uellsit pasi ka fituar një çmim të madh.
Këtë çmim të rëndësishëm – çmimin e The Independent -e kanë fituar në të shkuarën autorë të njohur si Jose Saramango dhe Orhan Pamuk. Në listën e kandidatëve që Bakker la pas janë shkrimtari Andres Neuman, romancieri Elif Shafak, Gabriel Josipovic si dhe shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare, i cili është dhe fitues i “Man booker prize”. Me humor ai është shprehur pas këtij çmimi “se ndihej i lumtur pasi ky çmim ka shumë para që mund t’i përdorë për të rregulluar kopshtin e tij”. Gerbrand Bakker është fitues i çmimit ndërkombëtar IMPAC në Festivalin e Letërsisë në Dublin për përkthimin në anglisht të romanit të tij “Binjakët”. Pjesë e letërsisë së shkruar prej tij janë dhe librat për fëmijë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here