Giuseppe Bova: “Petku i shekujve”, poezi. Perktheu: Anila Dahriu

“Petku i shekujve”

1-
Përher, anija mund të ndalet në breg
të lundrosh në çdo vend
është gjithësesi për hajër
Nëse, në çdo frymë ka jetë,
madje edhe brenda erës.
Zbulova ishujt e qiellit.
Jo gjithmonë koha është bujare
Por, kur e këqyrin njëri-tjetrin së largu
Ende, mund të ëndërrosh,
madje, të dëgjohen dhe sirenat.

2-
Ndonjëherë gjethja përkulet
në degën që ndien dhimbje.
është një mënyrë për të dëgjuar
kohën e heshtur.
Ka zëra që nuk kanë jehonë
teksa gëlltiten brenda muzikës së erës.
Gjithësesi, nuk janë të humbur mes kohës.
Çdo shpirt ka të ngjashmin e vet,
që tundin heshtjet,
Madje, dhe sytë shkulmohen nga habia
si figura e Krishtit.

3-
Mbi gur nuk mund të varem
sesa në kryq.
Madje, në udhët shkretëtirë udhëtoj,
dhe interstiksionet zbuloj
me të tjera lëngështime .
Jeta ime gufon nga zhurmat e shpirtit
Dhe, befas bie në angështi.

4-

Hajde më tutje
Ti erdhe
Ti erdhe
më thërret era
më përzemërsi.
sapo kishte mbirë një lule
mes oshtimës së shkëmbit,
Për çudi nuk e kisha këqyrur kurrë.

5-
Kështu dëshiroj
që at dhe bir,
i dashur im,
të gjejmë mënyrën për të folur
përher me njëri-tjetrin,
Madje, të kapërcejmë tundimet absurde
për të shkëputur të vërteta të ndryshme.
Unë, lisi i lashtë
Ti, kërcell njomështak
Aspak, për t’u shkëputur
as për t’u larguar.

Shkëputur nga vëllimi me poezi
“Kaq e butë dhe aq e arratisur”

1-Uragan uragan
përse shpirti është i trazuar
Ndër folje dhe plotësuesve
nëse emri nuk e thyen pikën.
Dy pikë
Rasti i sipërm është një sediment periferik
Teksa del përpara gjumit të trazuar.
Ndoshta ka lëkurë mavi.
ndoshta është një tipar i tepërt i fletës.
Por gërshetimi i detyruar nuk ka kuptim.
Po lundrojmë në detin e emergjencave
madje konturet e përfunduar
janë mashtrime:
Si ne që jetojmë iluzionin.

2-

Oh, Ëngjëll i arratisur
në këto shpella ku krupat
shfaqen në sipërfaqe me dufe e mllefe
e të papritura histerie.

Është e mundur që kafka
si një gjellë të avullohet
si draprër qelbësh të rrjedh ,
ndërsa të shfryni kulmet e çmendurisë.

Tavolina e vendosur në mes,
sakaq afrohem i vetëm,
ndiej njomështi të njohur
ku zemra rehatohet,
Madje, dhe unë rilind filiz
për fëmijët e artit.

3-

Për nënën time

Të vështroj me butësinë e zemrës
dhe nuk i di më horizontet,
as në gjuhë
as në gur të gdhendur nga poeti.
Kështu të mendoj,
teksa je ulur afër telefonit
për të lidhur minutat me fije,
Madje më pëshpërit që:
“Jam mirë,
mos u shqetëso për asgjë biri im.”
Dhe ,nata e thellë tashmë mbërrin
aq me nxitimin teksa mbytë frymët.

Unë,nuk jam jeta e adhuruar
I jap pak buzëqeshje vdekjes
Madje, ta dish çfarë dhimbje më shtyn
Për t’u kthyer përsëri në shtratin e lumit.
Dhe, ti nuk e di që pjeshka nuk lulëzon më,
sepse i lashë të ikin datat
sepse fitoi vdekja,
ndërsa korri shpirtin.

Ti nuk e di
dhe nuk dua të të përsëris më,
Madje e mira është kështu,
madje, kështu është dashuria.

4-
Mirëserdhe dashuri
Nga stirpet e largëta.
Mirëserdhe vend që buzëqesh
Bregdeti i rigjetur
Frymë e agut të ri.

E lidhur me zinxhirë
tashmë ndihet e lirë.
Vrapon me një tufë xixëllonjash
ndër kolonat e forta shekullore.
ndizet
ndizet
ndërsa, shkulmon vezullim.

5-
Më vonë
dikush do të këqyri
ndërsa pi vetëm ujë,
vetëm një përbërje organike
të zbrazëtirave të qëndrueshme.
Më vonë
do të këqyrin pafundësinë e detit,
turmat e pafundme të njerëzve
duke formuar një oqean,
madje, do të kenë frikë nga mbytja.

6-
Unë dëshiroj fjalët
që rrjedhin si lumenj,
dhe, janë currila burimi
të dobishme për njerëzinë.

Kam nevojë për qiellin
sepse në pasqyrat e shpirtit
nuk vështrova,
Tek transparenca gjënden reflektimet
Teksa, luan çdo kufi.
Këtë mbrëmje më duhet të fluturoj lart
për të ndjerë dashurinë e botës.

Shqipëroi Anila Dahriu

Biografia
Ka lindur në Reggio Calabria në 08.01.1946
Studimet në Ekonomi dhe Tregti
Master për Operatorët e Zhvillimit c/o Instituti i Lartë Evropian i Studimeve Politike;
Këshilltar dhe vlerë sus për kulturë,për shërbimet demografike dhe planifikimin urban të Bashkisë së Reggio Calabria (1980 – 1989);
Drejtor i shtetit që nga viti 1990;
Koordinatori Rajonal i Sektorit të Motorizimit Civil të Kalabrisë;
Ish-drejtor i përgjithshëm i spitalit pulian Ciaccio CZ
Çmimi i Kulturës nga Kryesia e Këshillit të Ministrave 1974;
Superintendent i Teatrit Bashkiak “Francesco Cilea” të Reggio Calabria.
Ish-kryetar dhe përfaqësues ligjor i Universitetit për të huajt “Dante Alighieri” të Reggio Calabria.
Anëtar i Këshillit Kombëtar të Shoqatës Dante Alighieri;
President pro-tempore i rrethit kulturor Rhegium Julii
Anëtar nderi i Akademisë ndërkombëtare “Mihai Eminescu” të Krajovës
Medalja “Mihai Eminescu” për veprimtarinë poetike kombëtare dhe botërore.
Autori i nr. 10 vëllime:
Le të shtrëngojmë duart (1968),
Gjithmonë njerëzia(1977 – ed. Parallelo 38),
Madhësia e njeriut (1984 – Ed. Parallelo 38);
Pema e Bukës (1991 – Ed. Laruffa)
Kaq i butë, aq i arratisur (2003 – Ed. Rhegium Julii)
Millennium coat(2003 – Ed Rhegium Julii)
Fjala e përjashtuar (2003 – Ed. Iiriti)
Oksigjen (2021 – g Rubbettino Iris);
Dëshmi (2021 – Ed. Rhegium Julii);
Politika dhe shoqëria (2021 – Botimet Rhegium Julii)
Dy ese: Perpendicularly e zbrazë t (1982) një ese kritike për poetin Lorenzo Calogero (ed. Parallelo 38); Plani strategjik për zhvillimin e qytetit metropolitane të Reggio Calabria (2005 – Botime të Klubit Rotary rC);
Veprat e tij janë përkthyer në anglisht, spanjisht, rumanisht.

Shkrimet mbi krijmtarinë e Giuseppe Bova
Botimet e tij janë vlerësuar nga Çmimi Nobel për letërsinë Seamus Heaney, nga Ë alter Mauro, Corrado Calabrò, Dante Maffia, Nelo Risi, Claudio Marabini, Antonio Piromalli, Giuseppe Amoroso, Gilda Trisolini, Roberto Pazzi, Giuseppe Selvaggi, Dante Troisiti, , Luca Desiato dhe shumë të tjerë.
Ka fituar çmime të shumta letrare në të gjithë Italinë dhe ka shkruar disa parathënie dhe recensione.

Pregatiti Anila Dahriu