GJENERAL ZENEL KUÇANA: Nga libri “Bukë e kripë dhe zemër”.Si i priti populli i Tropojës 30 mijë refugjatë të luftës nga Kosova, më 1998-1999

Nga libri “Bukë e kripë dhe zemër”. Si i priti populli i Tropojës 30 mijë refugjatë të luftës nga Kosova, më 1998-1999

“Përkujtojmë me krenari të ligjshme 25-vjetorin e mikpritjes se banorve të njësive administrative (atëherë komunave) dhe bashkisë Tropojë të shqiptarëve të Kosovës në vitin 1988 dhe po me kaq krenari përkujtojmë qëndresën dhe mbijetesën historike e titanike të vllezërve tanë të një gjuhe e të një gjaku të Kosovës , të cilët kurrë nuk ju nënshtruan invazionit serb të Millosheviçit.”

Tropoja është treva e parë që u ballafaque me pritjen e shqiptarëve të Kosovës, të cilët nën dhunën e egër të makinës ushtarake serbe u detyruan të lëshojnë vatrat e tyre dhe të drejtohen drejt Shqipërisë. Përkujtojmë me krenari të ligjshme 25-vjetorin e mikpritjes se banorve të njësive administrative (atëherë komunave) dhe bashkisë Tropojë të shqiptarëve të Kosovës në vitin 1988 dhe po me kaq krenari përkujtojmë qëndresën dhe mbijetesën historike e titanike të vllezërve tanë të një gjuhe e të një gjaku të Kosovës , të cilët kurrë nuk ju nënshtruan invazionit serb të Millosheviçit. Në këtë luftë kosovarët humben shumë pjestarë të familjeve të tyre , atyre ja u dogjën shtëpitë dhe ua vranë bagëtitë, ja u bënë tokën e djegur, që ata kurrë të mos ktheheshin më në Kosovë … por serbët gabuan.
Kosovarët mbijetuan, ata gjeten forcë e kurajo, patën fuqinë e dhënë nga zoti, patën mbështetjen dhe përkrahjen e të gjithë banorëve të Tropojës dhe të gjithë Shqipërisë.
Në periudhën 1997-1998 pata fatin të jem në detyrën e komandantit të Brigadës në Tropojë, të jem aktor dhe faktor i sfidave mjaft të vështira që po na prisnin. Detyrimi i braktisjes së tokës dhe shtëpive të tyre nga pleqtë dhe fëmijët e Kosovës nga regjimi serbo-sllav i Millosheviçit ishte një sfidë e madhe jo vetem për Kosovën, por edhe për Shqipërinë.
Ishte data 31. 5. 1988 ora 16. 00 në komunën Tropojë ku së bashku me kom. e policisë ushtarake major Rexhep Kortoçin takuam një prej kosovarve që vinin nga Juniku, ai quhet Muhamet Gjoci. Ai u shpreh se janë nisur për Tropojë rreth 5 000 veta gra, fëmijë, pleq, andej e këndej kufirit ….. serbët na kanë vrarë, na kanë djegur shtëpitë, kush ka mbetë gjallë është nisur për në Tropojë ….gjendja është shumë e vështirë…. Që në fillim nisa dy makina në drejtim të Padeshit me kom. makinash oficerët Arben Kuliçi e Besnik Kuliçi dhe shofer Skender Aga e Avni Balija që të transportonin të deportuarit (Asnjëherë nuk i emertuam vllezërit tanë kosovarë-refugjat) në Tropojë e B. Curr. Nuk mund të lë pa përmendur punën e shkëlqyer të kryetarit komunës Tropojë Isa Memia dhe stafit të tij ku nga kjo pritje dhe organizim morën shembull të gjitha komunat e rrethit dhe më gjërë.

DUKE LEXUAR DITARIN E KËSAJ DATE JANË EDHE KËTO SHËNIME :
– Deri sot ora 20. 00 janë regjistruar nga komuna Tropojë mbi 300 veta, janë pa regjistruar më shumë se 100 veta, janë vizituar 4 fëmijë, 2 gra, 2 vajza, rreth 50 veta janë mjekuar pasi kanë patur plagë nga këmbët …
Në orën 20. 00 bisedova me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral Aleks Andoni dhe i raportoj për situatën e re të krijuar dhe masat që kemi marrë ……
Dt.01. 6. 1998 ora 22. 30 shefi i teknikës brigadës oficer Arben Kuliçi raporon : vazhdon transprtimi i kosovarëve…(nga ditari)
Tropoja dhe Tropojanët filluan punën në epokën e marrëzisë së Serbisë deri në madhështinë e Shqiptarisë.
Çdo ditë në ditarin tim janë të pasqyruara qartë me aktivitete, shifra e fakte puna voluminoze e gjithë aktorve që përballuan me sukses këtë sfidë të jashtëzakonshme.
Në një takim me shtabin e Brigadës dhe komandantët e reparteve me dt.29. 5. 1998 theksoj : “Dua t’ju rikujtoj se lufta në Kosovë ka filluar dhe duam, s’duam ne, jemi të përfshirë në këtë luftë, secili shef e komandant duhet të marrë masat e plota duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë që kemi.”(nga ditari).
Së bashku me shtabin e Brigadës dhe kom. e reparteve kemi bërë një punë të jashtëzakonshme në këtë drejtim, duke u angazhuar direkt prane çdo Komune e fshati. Çdo ditë mblidhej shtabi i Mbrojtjes së rrethit dhe raportohej nga çdo sektor për punën e bërë.
Me datë 03. 6. 1998 vjen një ekip qeveritar kryesuar nga zv.kryeministri i ndjeri Bashkim Fino, ministri i jashtëm Paskal Milo, ministrat i ndjeri Perikli Teta, ministri i shëndetsisë Leonard Solis, ministri i bujqësisë, gjeneralët Aleks Andoni e Kudusi Lame, prefekti Qemal Elezi etj.
Takimi u zhvillue në zyren time, raportova për situatën, masat që janë marrë dhe pritshmëritë në ditët e ardhshme. U vlersue puna dhe u dhanë detyra për të ardhmen….
Me datë 09. 6. 1998 ora 18.00 në mbledhjen e shtabit të mbrojtjes së rrethit ku merrte pjesë edhe Musë Rexha përfaqësues i qeverisë së Kosovës, janë raportuar këto të dhëna:
Të ardhur nga Kosova 7700 përsona, në rreth janë këto rezerva ushqimore: 101 ton miell, 7 ton oriz, 3 ton makarona,10 ton fasule, 3 ton sheqer, rreth 2500 komplete fjetje etj…..(nga ditari)
Në Mollen e Kuqe u ngrit një kamping me çadra me të gjithë elementët e tjerë si dushe, banjo etj për 400 veta, nga MCR e Forcave të Armatosura drejtuar nga komandanti MCR kol. Bashkim Shehu.
Pak ditë më vonë ky kamping u vizitue nga Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani dhe ambasadorja Amerikane Mariza Lino. ( Për hirë të së ardhurit nga Kosova u sistemuan nga banorët vendas).
Sa vuajtje e dhimbje kanë hequr vllezërit tanë për të kaluar malet e Rebes e të Padeshit dhe për të ardhur në Tropojë . Ka patur pleq dhe plaka që kanë qënë të pamundur për të ecur dhe kanë mbetur në rrugë. Ata janë marr në krah me rejse, disa kanë ndrruar jetë. Ka patur gra shtazëna që kanë lindur gjatë udhëtimit …. një prej tyre lindi djalë dhe e pagëzuan me emrin Kushtrim. ……Kushtrim për Shqipëtarët, Kushtrim për ndërkombëtarët …. Kushtrim një popull në rrezik …!
Duhet të theksoj se në të gjitha komunat, fillimsht për grumbullimin e të ardhurve nga Kosova u përdoren ambientet publike si palestrat e shkollave, pallati i kulturës në qëndër dhe nga aty familjarët Tropojanë merrnin sipas mundësive dhe në të shumten e rasteve sipas familjeve deri në 10 e 15 veta, pasi ata nuk dëshironin të ndaheshin …..Nuk dua të lë pa përmendur të gjithë mjekët dhe infermierët e të gjithë spitaleve dhe infermierive në komuna, si dhe spitalit të qytetit B. Curri, për një përkushtim të jashtëzakonshëm në shërbim të popullsisë shqiptare të Kosovës, nder dhe respekt për bluzat e bardha.
Si aktor dhe faktor, si dëshmitar okular i atyre ngjarjeve, deklaroj me gjithë forcën e zemrës dhe shpirtit tim, se populli i rrethit të Tropojës nuk kursej asgjë, për t’ju gjendur sa më pranë vllezërve e motrave të tyre shqiptarë të Kosovës, duke realizuar këtë mision kaq fisnik, humanitar dhe atëdhetar .
Kjo është dekorata më e lartë dhe më e rëndësishme e banorëve të rrethit të Tropojës, e cila është e shkruar me gërma të arta në mendjet dhe zemrat e çdo Tropojani e Kosovari të cilët situata e luftës i detyroj të bashkëveprojnë dhe të rimiqësohen për jetë të jetëve …..( Nuk ka rëndësi fare vlersimi ose jo i institucioneve shtetërore të Kosovës , është një veprimtari që nuk zhbëhet dot , ajo është një panteon, një dëshmitar që nuk venitet në jetë të jetëve, është një madhështi e Tropojanve dhe e Shqiptarve).
Në ato ditë Tropoja u kthye në një kryeqytet të vogel, ku krahas autoriteteve më të larta vendase, ajo u vizitue nga Ministri i jashtëm i Gjermanisë Klaus Kinkel, Ministri i jashtëm i Turqisë Hikmet Çetin, Ambasadorja e Shba Mariza Lino, Shefi i OSBE Dan Everts , Bill Faxton, Drejtuesi i UNCHR Daniel Enders, Laora Bolderini.
Salli Beker , ëngjëlli i Mostarit që ngriti e lartësoj emrin e Tropojës në pritjen e vllezërve të tyre Kosovar.
Laora Bolderini në atë kohë shefe e misionit të UNHCR-së , ish kryetare e dhomës së Deputetëve të Parlamentin Italian, ” QYTETARE NDERI”e qytetit të Kukësit , thekson në një artikull që ka botuar në fund të marsit 1999 :
“Kamionët e UNHCR-së lënë refugjatët para bashkisë së Bajram Curri, apo të qyteteve të tjera . Në këtë moment ndodh diçka e veçantë dhe e jashtëzakonshme për një vëzhgues të huaj. Brenda një ore nga momenti i mbërritjes të gjithë refugjatët merren nga familjet të cilat janë të gatëshme t’i strhojnë. Pikërisht në këtë zonë të thellë të Shqipërisë hasim në një shembull të jashtëzakonshëm dhe prekës të solidaritetit. Pavarësisht vështirësive materiale që hasen në këtë qark, i konsideruar si një nga qarqet më të varfëra në Evropë, shqiptarët e Tropojës nuk hezitonin të hapnin dyert për ata që i quanin vëllezër dhe jo refugjatë .“
Pra të huajt, ata që kanë punuar këtu, na kanë vlersuar, kanë vlersuar popullin e kësaj treve , doket dhe zakonet tona që janë vlera të pa diskutueshme, që pak kush i ka.
Edhe ky libër i botuesit Mujo Buçpapaj edhe pse i vonuar do të i afirmojë më mirë dhe do t’i nxjerrin në pah për brezat që nuk i kanë përjetuar këto ngjarje e sfida, vlerat e traditat më të mira të banorëve të trevës tonë, siç është mikpritja dhe hapja e dyerve për atë që janë në rrezik e në nevojë, vlerë kjo e treguar mëse njëherë …
Një rol mjaft të rëndësishëm në këtë kohë luajten mediat vendase dhe ato të huaja për pasqyrimin në kohë rekord të situatës si dhe për sensibilizimin e faktorëve të ndryshëm vendas dhe ndërkombëtar , ku mund të përmendim TV. B Curri, Radio Nacional, Radio Kukësi, Zëri i Amerikës, Reuter, Deutche Ëelle, Euro Neës , Rai, CNN, BBC etj…..etj
Nga TV. B Curri dhamë shumë intervista, bëmë shumë thirrje, sensibilizuam njerzit për situatën e krijuar, ky TV bashkoi me dhjetra qindra familje Kosovare të shpërndara, pa ditë gjë njëri për tjetrën, nga situata e reprezaljes makinës ushtarake serbe në Kosovë …..
Nuk mund të lë pa përmendur bashkëpunëtorët e pushtetit vendor të asaj kohe të cilët me profesionalizëm të lartë aritën të menaxhojnë një situatë mjaft të vështirë dhe komlekse duke e kurorzuar atë me sukses si Xhevdet Hoxha kryetar i këshillit të rrethit, Sadri Isufi Kryetar i Bashkisë B Curri, Kryetarët e Komunave Isa Memija Tropojë, Beqir Sinani Bytyç, Hamëz Kolbiba Llugaj, Hamit Novaku Bujan, Avni Ukshini Margegaj, Besnik Dusha Fierzë, Prend Gjura Lekbibaj, si dhe të gjithë pjestarët e administratave të tyre, të 69 kryetarët e fshatrave të rrethit Tropojë si baza e piramidës së organizimit dhe funksionimit të çdo gjëje, të gjithë ushtarakët e forcave të armatosura, punonjësit e policisë së shtetit, pjestarët e shërbimit informativ që shërbyen në atë kohë në rrethin e Tropojës.
Në fillim të muajt maj i bëjmë një kërkesë kryetarit kshillit rrethit z. Xhevdet Hoxha për takim me kryetarët e komunave dhe kryetarët e fshatrave të rrethit për një freskim e ballancim të DUR (të detyruarve ushtarak e rezervistë) .
Po pasqyrjmë edhe (përgjigjen) , njoftimin që bën Kryetari i Këshillit të rrethit :

Një bashkëpunim të shkëlqyer pata edhe me të plotëfuqishmin e qeverisë zt. Taulant Dedja i cili drejtoi, koordinoi mjaft mirë të gjitha punët në këtë situatë të vështirë.
Një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë situatë të vështirë dramatike kanë dhënë edhe gazetarët i ndjeri Ilir Buçpapa i RTSH-së, Ismail Buçpapa i Tv B. Curri, Mujë Buçpapaj i gazetës Rilindja Demokratike Tiranë, Asllan Osmanaj korrspondent, Myrteza Gjyriqi, Flamur Buçpapaj, Jonuz Hallaçi , Rexhep Shahu të radio Kukësit, Pëllumb Sulaji Zërit të Amerikës etj ,etj.
Ndjesë për të gjithë ata përsona që kanë kontribuar në pritjen e eksodit Kosovar dhe unë nuk ja u kam përmendur emrin, ku realisht është e pamundur, por kontributi i tyre është i pamohueshëm.
Mirënjohje e respekt për të gjithë banorët e rrethit të Tropojës që me devotshmëri e përkushtim të lartë arritën të u vinë në ndihmë popullsisë shqipëtare të Kosovës, në trysninë dhe kushtet më të vështira të saj, të luftës së fundit 1998-1999.
Mirënjohje e respekt për të gjithë kuadrot drejtues të pushtetit qëndror e vendor, civil e ushtarak të cilët me profesionalizëm të lartë arritën të menaxhonin një situatë mjaft të vështirë duke e kurorzuar atë me sukses si madhështia e Shqiptarisë në paqe e në luftë.
Gjatë viteve 2017-2022 ushtrova detyrën e Prefektit të Qarkut Kukës. Në sekretarinë e institucionit të Prefektit krahas dokumenteve të tjera ishin edhe dokumentët e pritjes së Kosovarve dhe luftës së fundit në Kosovë.Në zbatim të urdhërit të Prefektit, këto dokumente administrata e Prefektit i digjitalizoj të gjitha( mbi 6000 faqe) në këtë sekretari, përpara se të dorzoheshin e administroheshin në arkivat e Rrëshenit. Këto dokumente janë të gatshme për të i ardhur në ndihmë çdo studiusi ose hulumtuesi të kësaj periudhe.

*Ish Kombandant Brigade. Tropojë ( 2230) dt.14.5. 1997 – 01. 10. 1998
Zenel Kuçana

I nderuar profesor Petrit Palushi !
Para tre ditesh me dhuruat nje liber tuajn per ta lexuar – Kukesi ne 79 dite- te them te drejten me terhoqi shume dhe e lexova shpejt , njelloj si ai ushqimi qe e shijon dhe nuk te ben zarare. Duke lexuar këtë liber me vinin ne mendje vargjet e nje kenge qe kishte subjekt te njejte, por diku me 1912’ , “Te njefsha te miren moj malesi 12 vete ma e vogla shpi “. Pavaresisht se emri im nuk ishte shkruar ne asnje vend , une gjeta veten time pothuajse ne çdo faqe e rrjesht e mes rrjeshtash te ketij libri, me nje ndryshim te vogel te shtrire ne kohe mbi dhjete muaj me perpara dhe me uniforme ushtarake dhe jo ne Kukes, por ne Tropoje. Ne qytetin tim ne ate kohe, erdhen nga Kosova rreth 26 000 veta , po aq edhe ne Has . Mbaj mend ne ate kohe te gjitha partite ne pushtet dhe ne opozite “u shkrine ne nje te vetme” , dhe mori emrin “Partia e mikpritjes dhe e perkujdesjes njerzore” , u regjistruan ne gjykaten e “Vlerave Njezore “, e cila vazhdoj aktivitetin e vet deri ne futjen e forcave te NATO-s, në Kosove e me vone.
Me plote te drejte shkruani per deshmorin Halit Riza Coka , qe ra ne fushen e betejes ne radhet e UÇK-se , por ne kemi 20 deshmore ne Tropoje dhe 37 deshmore ne Has, pra 58 deshmore ne shkalle Qarku.
Ju shkruani se “Kukesi eshte kthyer ne nje keshtjelle me te gjitha dyert e hapta, ku njerzit hyjne me mijra ne çdo kohe te dites e te nates. Ata hyjne pa trokite. Ata s’kane ku te trokasin. Ata s’kane ku te trokasin se çdo dere eshte e hapte”. Me duket profesor se edhe ju edhe une dhe te gjithe ata qe kishim rreth vetes, kemi qene shume me fisnik atehere se sa jemi sot …. atehere dyert e hapura ….. sot nje ure qe kemi ( Ura e Drinit të zi) duam ta zeme … sa turp !! A zihet rruga e ura profesor ? E kujt, vetes tone dhe atyre qe u hapem dyert dje. A mos po na kap virusi i marrezise si ai i ‘97- nuk e besoj …
Profesor libri juaj ka vlera humanitare ku i keni pasqyruar me aq mjeshtri, ka vlera artistike qe ju e shtrini ne epoken prej marrezise se Serbise ….. deri ne madheshtine Shqiptare, ka dhe vlera historike ku ju pasqyroni ngjarjet me dite, date , dhe ne ndonje rast edhe me ore.
Te jeni te bindur profesor qe edhe ne qofte se ndonjeri do te “tentoje “te shkruaj emrin e tij ne vazhdim te emrave te tjere ne këte liber sepse ju nuk i keni shkruejt krejt , ( nje gje e pamundur kjo dhe ky liber eshte shkruar per Kukesin , por i perket edhe Tropojes e Hasit veç me emra te tjere), apo te shtoje ndonje ngjarje tjeter, mos i qortoni. Libri juaj do te ruhet pergjithmone ne arkivat e “diçitalizuara paprekshme “ te Shkelzenit, Pashtrikut e Gjallices.
Faleminderit miku im Profesor Petrit Palushi per shkrimin e këtij libri, me gjuhen e shpirtit e te zemres, ku pasqyruat me mjeshtri te rralle, mikpritjen dhe perkujdesjen njerzore te popullit te qarkut Kukesit dhe te gjithe Shqiperise ndaj gjysmes tjeter shqipetare, Kosoves.
Nder dhe respekt per ju!
Zenel Kuçana