Vlerësim enciklopedisë për luftërat e UÇK-së , “Bardhësitë e Atdheut “ të autorit Afrim Mustafa
“BARDHËSITË E ATDHEUT” – ENCIKLOPEDIA KOMBËTARE E ATDHEUT
Ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Libri enciklopedik “Bardhësitë e Atdheut” me autor reporterin e luftës, Afrim Mustafa me të drejtë ka marrë shumë vlerësime të larta nga personalitete të shumta intelektuale, institucionale dhe akademike mbarëshqiptare. Që nga recensioni parë i njeriut të rëndësishëm të luftës, lirisë, paqes dhe vetëndërtuesit të historisë, Dr. Jakup Krasniqi, vlerësimet e mbara nuk janë ndalur dhe vazhdojnë edhe sot. Para se të jap vlerësimin tim, kuptohet me shumë respekt, nder dhe dashamirësi për veprën madhore, “Bardhësitë e Atdheut” të z. Afrim Mustafa, unë do të përmend edhe disa opinione tejet miradie për librin e rëndësisë së veçantë për një histori të veçantë. Akademiku Esat Stavileci enciklopedinë e z. Afrim Mustafa me ploy arsye e quajti,” Një Libër enciklopedi nga i cili duhet të nxjerrim shumë porosi” . Ndërkaq , gjeneralmajori i UÇK-së dhe njëri nga themeluesit e kësaj lavdie , Shukri Buja , me vlerësimet e tij , librin “Bardhësitë e Atdheut” e vlerson si kapitalin më të jashtzakonshëm të luftërave të UÇK-së. Libri, për herë të parë bashkon si një emblemë të gjithë dëshmorët e të tri luftërave të UÇK-së, ashtu siç ishin të bashkuar me idealin e tyre dëshmorët e ardheut tonë. Po ashtu, ineresant dhe shumë domethënës është pa dyshim vlerësimi që enciklopedisë “Bardhësitë Atdheut” ia bën gjenerali i shquar i UÇK-së, Kudusi Lama. Ai, librin e veçantë për lavdinë e veçantë e quan, “Libër i dinjitetshëm për njerëz shumë të dinjitetshëm “, duke përgëzuar autorin për sjelljen në jetë të një vepre aq të dinjitetshme , madhështore dhe me shumë vlerë për kombin shqiptar. Lartësim të merituar librit të Afrim Mustafës i jep edhe edhe njëri nga anëtarët e familjes emblematike Jasharaj të Prekazit legjendar, z. Xhavit Jashari. Z. Jashari librin “Bardhësitë e Atdheut” e quan ,“Një libër i vërtetë për histori të ndritshme dhe të vërtetë”. Po ashtu, z. Xhavit Jashari, i cili është kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së të Republikës së Kosovës, i bën thirje kryeministrit Hashim Thaçi dhe institucioneve tona për ta financuar këtë botim encikolpedik, por edhe arkivin dhe të bëmat e mëdha të autorit Mustafa. Libri përshkruan në tërësi madhështitë dhe heroizmat e dëshmorëve të luftërave të UÇK-së në Kosovë, Kosovë Lindore dhe në Maqedoni. Është krenari e thellë për të gjithë çlirimtarët , e veçmas për familjarët e dëshmorëve që në librin,” Bardhësitë e Atdheut” autori Afrim Musatafa ka përfshirë të gjithë – 2225 dëshmorët e rënë heroikisht nga 1997 – 2002. Por, me shumë nder dhe saktësi në libër autori përfshin edhe dëshmorë të lavdisë e të krenarisë kombëtare të viteve 43,44,45,68,81,89 etj, si Shaban Polluzha, Avdyl Dura, Ramë Beka , Mulla Idriz Gjilani, Fazli Graiçevci, Ramiz Cërnica, Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, Ylfete Humolli, Mirvete Maksutaj etj., kuptohet, në qendër të vëmendjes është kryelufta me kryeheronjtë e UÇK-së: Kryekomandanti legjendar Adem Jashari, Shabani e Hamza, Zahir Pajaziti, Fehmi e Xhevë LLadrovci, Agim Ramdani, Ilaz Kodra, Luan Haradinaj, Agim Çelaj, Tahir Sinani, Hyrë Emini, Rrahim Beqiri, Rexhep Bislimi, Qamil Ilazi, Ahmet Kaçiku, Ismet Asllani, Remzi Ademaj, Fadil Nimani, Beqir Limani, Shemsi Ahmeti, Vëllezëit Gursel e Bajram Sylejmani, Toni e Mici, etj, etj. Duke vlerësuar enciklopedinë e veçantë,” Bardhësitë e Atdheut”, kam krenarinë që autorin e librit z. Afrim Mustafa e kemi patur reporter drejtpërdrejt nga lufta e UÇK-së dhe ai ka kryer punë shumë të rëndësishme gjatë luftës sonë të lavdishme. Uroj që autori të vazhdojë në punë dhe angazhim në përkthimin e kësaj vepre kapitale në gjuhë të ndryshme të botës. Ftoj institucionet qeveritare që sa më parë ta përkrahin, z. Afrim Mustafa në misionin e tij të shenjtë dhe të dobishëm për gjithë kombin shqiptar.
Poshtëshënim:
Autori i këtij recensioni, Mr. Bislim Zyrapi, është Gjeneralmajor dhe ishte Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Ai është njëri nga kryerecensentët e Enciklopedisë Gjithkombëtare, ”Bardhesitë e Atdheut” të Autorit, Afrim Mustafa. Ishte ligjërues- këshilltar i lartë për Siguri i ish-Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Është ligjërues niversitar në Kolegjin,” Biznesi”