AT GJERGJ FISHTËS E DED GJON LULIT
Nata përkundet nëpër bisqe të prillit
duert e heshtjes fshehun pas hijeve t’mermerit,
çajnë gushën e rrezeve të hanës
deri në thellësi të amshimit
Gërryen plumbi i duerve kutitë e territ,
që koha qepi në lëndinat e yjeve
qëndisma thurun mbi përjetësinë e vdekjes.
Uji i hanës
zveshë ndryshkun e gjakut
peshojnëeshtnat e At Gjergjit e t’Gjon Lulit
argjendin e Drinit
Malet ulin kokën
mbi prehrin e dhimbjes
Lavdia merr rrugën e kthimit.
Tiranë, qershor 2002
Nata e vdekjes së dytë
At Gjergj Fishtës e Ded Gjon Lulit
Bredh shkrumbi fshehtas nëpër bisqe dielli,
vetveten mbështjell me pelerinën tone,
nëç’kosë argjenti karafili i gjakut
harkun e byzylykve lidh për duersh,
mbas urës psherëtimave dritën ka me e pa,
e nanën ngri në meloditë e qyqes.
Limonin nata shtrydh në kokërr t’hanës,
në heshtje rrezet lajnëçatinë e kishës,
ku mbrendë çekiçë e dalta shkepin kohën
mermer e eshtra e gjumë i llakaçisin,
kah Drini rrugën merr mesnata qorre,
thasët me kocka nëpër hanëi nisin,
çjerrin vetveten gurët e Rozafës,
qumështin e thamë të nanës Arbëni,
malet përqethjen çojnë deri në thellësi.
Vehten shtrin vala breg më breg të Drinit,
zanat e malit zbresin fluturimthi,
buzëqeshin dhimbshëm Tringa e Eufrosina,
kah nëpër duer thasët me serm ua veshin,
drejt detit nisen kocka gishta e krena,
malet trokasin n’qiell për t’fshehun kryet’
pas tyne turret nata e vdekjes së dytë.
Gjëmon e shkrep, a thue po shembet dheu,
gjamën nga lufta e Trojës bjen lahuta,
në flakë t’barutit shkrihet Oso Kuka,
me djemtë e tij, e djemt e Malit t’Zi,
në kthim shtrëngue çuditet Mark Milani,
ç’kusur i dhimbshëm duhet kapërdi,
folenë e shqipes kush për gjak e nguci
nuk flenë e s’e ndalë kambën Marash Uci.
Krahët e shqipes mbledh mbi shpinë Prizreni,
kuvendi n’çerdhe t’gjakut lyp urti,
shurdhin bajn’ veshët e prefët të qytetnimit,
skllevër për Sllav, mavrinë me e mbajtun hopa,
kur bindja s’vjen ka dhe kryqëzorë e topa,
dhe gjakun lumë deri kur t’krruset shpina,
lulen e bukurisë e mbyll n’vorr Tringa.
Kopështin me trëndafila mbush Jerina,
therin e dhembin Anzat e Parnasit,
e qiejve endet Vallja e Parrizit,
e Laura vjen në dritë si lule vjeshte,
e ujnat nisen nëpër lugje kreshte,
ndër luftra ndrisin armt’ e bardha t’fisit,
mban shtylla e kombit gjallë buzën e gazit,
vargjet blerimin gjejnë në katër stina.
Flamurin Dedë kurrë mos e lësho prej dore,
se mbas do të vijnë ndër kohë breznitë e reja,
se kemi gjak që thirret gjak shqiptari,
s’na trembin kurrë me bojë dredhnitë e reja,
veprën At Fishtë s’ta thau as gjama e moti,
rrfanën e shpirtit temperu në dhimbje,
qëndroni burra e mos e ulni kryet,
kto desha t’them natën e vdekjes së dytë.
Tiranë, 24 prill 2004
*) Nata e Vdekjes Dytë” : Eshtrat e Fishtës dhe të Dded Gjon Lulit u hodhën në Drin në vitin 1967.
Te “Mrizi i Zanave”
në Fishtë
Gurët e duerve t’muranës
kryqin nën kambët e qiellit,
katër rreshta muri i themelit
pret lindjet e perëndimet,
ku bujnë dielli, hana e yjet
ngrenë e ditës e të natës.
Trarët e konakut
brinjët e dhimbjes të shekujve Shqiptarë,
mbështetun n’cepin e kohës,
plumba neneve t’kanuni thesi
fijen e kuqe të trëndafilit
lidh tehu i shpatës së huej.
Plagve t’etnisë
vinte në jetë Zefi i vogël,
që një ditë do të quhej Gjergji i dytë,
Gjergji i Fishtës
Gjergji i “Lahutës” e i “Anzave t’Parnasit”
Gjergji i “Mrizit të Zanave”
Zanave që do t’i venin flakën Vraninës
e do ta shtinin Lugatin
në dhomat e Knjazit.
Gjakun mbi vetull
do t’ia fshihnin Trinkës Zanat
e sytë e bukur të Eufrosinës
do t’ia shtonin blunë
ujnave t’liqenit.
Dyzetë fletë Jerina
mbretnesha e trëndafilave
“Lule vjeshte” në katër stinat
çel në vllajën e përjetshme,
n’hullinë moderne
vargu i parë Alb.
Drita e “Hyllit të Dritës”
hapsinat ndjejnë largimin
lëndinave të mangta
të dijes Shqiptare.
Nuk do të kishte zog nane
të fliste për Atme e fe ndryshe
as për flamurin, as për Shqipninë
hymnin e të cilit e shkruajti me lot,
as për kryqin
bindjen e shpirtit në Zot.
Ati do t’i vinin nishanet
rresht mbretnit
për të mos mbetun shage n’histori.
N’heshtjen e rrezeve të dritës
brilantet e vesës thyejnë ylberë,
gërshetë të blertë vargjesh
rreth mureve t’themelit.
Fishtë, 6 qershor 2012
“Te Mrizi i Zanave” lokal në Fishtë
Gjergji i dytë
1.
N’ditët e njoma të fëminisë
muret e klasës cicëronin gushë bylbylash,
sqepët hapeshin e mbylleshin me fletët e kerubinit,
prilli përkundte në djepin e pranverës
flladin e goxheve të trëndafilit,
bregu ynëi detit
puthte harkun e valës
duke e shtri në bardhësinë e shkumës.
Asht gjuha jonë e bukur Shqipe,
thonte mësuesi plak Mehmeti,
nga kathedra
ndërkohë lehtësonte harkun e shpinës
me një psherëtimëtë lehtë.
Vitet na rritën me “Lahutën e Malcis” gotike,
rrënqethjen e nji kombi
njimijëe nji ndeshtrasha kapërdi,
murgën e shekujve për hise,
buzë dritës ku vezullonte perëndimi.
Fitilin e vdekjes kulla n’duert t’Oso Kukës
gishtat e Kaçelitshkëputun mbi lahutë,
kurmi i Eufrosinës veshë qefinin blu,
nga shpina e qiellit,
gurë e krena deri n’pellg t’liqenit.
2.
N’shpijat e nji kryeqyteti
gratë e lagjes i ka zverdhë lugati,
shetitë në dhoma shpijash e oda pallati,
Lugati i Gjakovës
prekë duert e ftohta e t’Zotit odës akull
veshë,
n’uniformë të mpiksin gjaku.
E këputi Trinkën bash plaga në ballë,
kullojnë gjak shamija, flokët nën të,
shtri ke ndera e shpisë
nji vlla merr në nishan vrasësit e zezë,
këputë rrezja e dritës bijën e malsisë,
dhe bukurinë që ndezë ia kishin zanat e malit
në dritat e amshimit e ka nisë.
E turret qiellit maja e Deçiçit
ka marrë në duer flamurin kuq e zi,
nga strofkat poshtë vijnë tytat e zaptimit,
e mbulojnë mbajën me kaftan të zi
dhe bijtë e Dedë Gjo Lulit duert e gurit
kullojnë gjakun përmbi.
Kishin nëntëmbëdhjetëshekuj gozhdat në Krishtin
dhe dymbëdhjetë vite,
nëntori njëzet e tetë
goditi mbi thembrën e Akilit
forcave t’zaptimit u kishte ngri
gishti i çarkut.
3.
Ai që jetën e kthen në vdekje,
dorë me nji,
Ambasadorët në Londër kokë më kokë
ia këputën kërthizën Shqipnisë,
shkimë Kosovë e Camëri
në një vilajet e gjysëm erdhi liria,
lot e gjak përsëri.
Kur s’mund të qajë
në punë të njerëzve qeshëm,
thonte Bajroni dashamiri i shqiptarëve,
e vuni moto mbi “Anzat e Parnasit”
Drejt Palokë Cucës kishte nisun grenzat
këtij atdhetari që orvatejpër Shqipninë,
po gogsonte për fiq,
ndaj atdhetari t’sotshëm
na la këtë zanat iksiq.
Lulet u mblodhën bashkë
në kopshtarinë parajsës
kush ishte ma e bukura midis,
me za t’erandshëm foli trandafili
ndër ne ma e bukura asht Jerina,
mbretneshë kunora e folkut
me e pas zili dielli.
E shkurtën jeta sa “Nji lule vjeshte”
bash mbrenda vorrit t’errshëm kthye n’pluhur,
shue zani në t’amblat dridhje fjala,
sytë terr i zi,
shpirtin ndër yje ta kërkon poeti.
4.
Parajsën në shtrimje t’qiellit,
kurrë s’do të lodhen sytë e mi,
n’vranimet e njerëzimit
sa hana e diellina shueti vdekja
në këtë shekulltë ri.
Vargu s’t’u tha
po mbeti i përjetshëm si gjethi i dafinës,
atdheun e deshe edhe mbernda vorrit t’errshëm
atdheu duhet edhe kur t’vret
tha më vonë Kuteli,
ashtu siç banë dyzet bashkullazit tuej
para kathedrales së vdekjes
“falim ato që po na vrasin
rroftë Krishti mbret
edhe mbas nesh
rroftë e qoftë Shqipnija!”
Qiellin e Shqipnisë
e mbushe me “Hyllin e Dritës”
kombit ia mbajte parzmin drejtë
hasmit i tregove vendin
me amanetin që ju le breznive
liri e dije,
kështu niset vepra jote nëpër kohna,
që s’kanë mbarim,
shpirtin në blunë e qiellit
në blunë e detit
eshtrat e shtatit tim.
Tiranë, 30 dhjetor 2017