Gjovalin Progni: Si Hoxhë Shefki Hoxha, imami i Dukagjinit të Kukësit që mbrojti me besnikëri, Kumonën dhe Ungjillin e Kishës së Fanit, të Mirëditës. Toleranca fetare në Shqipëri është një vlerë dhe krenari për çdo shqiptar, është një karakteristikë kombëtare ku në thelb të saj qëndron postulati i pavdekshëm dhe i gjithpranuar i Pashko Vasës, “ Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Toleranca fetare është një virtyt që i rezistoi kohëve të vështira me të cilat shqiptarët u përballën ndër shekuj. Shqiptarët kanë qënë dhe janë simbol i harmonisë fetare në historinë e popujve të Ballkanit. Bashkëjetesa në harmoni, e besimeve fetare në trojet shqiptare përgjatë historisë e deri më sot është shembulli dhe dhurata më e mirë. E padiskutim që rolin më të madh në krijimin dhe ruajtjen e kësaj vlere e kanë priftërinjtë dhe hoxhallarët. Një ndër klerikët që duhet të kujtohet për atë çka bëri për ruajtjen dhe trashigimin e kësaj vlere është edhe Imami i Dukagjinit të Kukësit, Hoxhë Shefki Xheladin Hoxha. Gjatë kohës që unë punova në Kukës,( Korrik 2009- Maj 2010), pata mundësi të njihem me miq të mirë dhe të paharruar prej të cilëve mora shumë eksperiencë, respekt dhe mirënjohje. Pjesë e administratës me të cilën unë punova ishte edhe Xhelal Hoxha, nga Dukagjini, komuna, Malzi, Kukës, me profesion, Inxhinier. Me Xhelalin shpesh bisedonim, jo vetëm për çështjet e punës. Më kishte fol disa herë për të jatin dhe jetën e tij, Shefki Xheladin Hoxhën, Imamin e Dukagjinit, Kukës. Historia e këtij intelektuali dhe bariu shpirtnor të pashoq më la shumë mbresa, ndaj i kisha shprehur Xhelalit dëshirën për ta takuar. Ishte mesi i Prillit 2010-të, në një aktivitet të organizuar nga Bashkia e Kukësit, takoj z. Shefki. Mbasi u prezantuam, u ulëm së bashku në kafe. Biseda me të ishte shumë e këndshme dhe mbreslënëse. Rrëfimet e tij, kujtimet që sillte nga jeta plot sfida dhe rreziqe, të jepnin shumë emocion, të ngarkonin me një ndjesi të veçantë. Shefkiu kishte lindur në vitin 1928 dhe vdiq në Mars të 2012. Ishte një intelektual i mirëarsimuar. Shkollën fillore e kishte mbaruar në vendlindje, Dukagjin të Kukësit. Me ndërmjetësimin e një familjeje fisnike shkodrane, vazhdon studimet në qytetin e Shkodrës. Nga Shkodra transferohet me studime në Medresenë e Prizërenit. Nga Prizëreni shkon në Medresenë e Tiranës ku studion për 6 vjet pa shkëputje. Mbas barimit të studimeve në vitin 1946, shërbyer si Imam në xhaminë e fshatit të tij, njëherësh punon edhe si mësues vullnetar po në fshatin e tij në Dukagjin dhe jo vetëm. Si Imam shërben deri në vitin 1967, vit në të cilin u shkatërruan institucionet e kultit dhe u ndalua feja. Nga viti 1967 e në vazhdim, Shefkiu punon si llogaritar dhe shitës. Në fshatin Dukagjin, krahas xhamisë kishte edhe kishë, quhej, “Kisha e Manit”, në vend të së cilës komunistët ndërtuan depozitën e ujit. Shefkiu më tregon me dhimbje një moment shumë prekës: Kur u ndërtua depozita e ujit, depozitë e ndërtuar në themelet e kishës, eskavatori, gjatë punimeve, kishte ncjerr në sipërfaqe eshtrat e shumë personave të varrosur në varrezat afër kishës dhe në truallin e saj. Shefkiu, së bashku me vëllezërit e tij kishin mbledh eshtrat e dhunuar nga katilët komunist dhe gjatë natës kishin hapur një varr, në të cilin i kishin futur të gjitha eshtrat e mbledhura. Një moment shumë interesant në rrëfimin e Shefkiut ishte historia e kumonës së Kishës së Fanit, histori për të cilën ky burrë i fisshëm, besimtar i pashoq, shërbëtor i Zotit deri në flijim, meriton respekt dhe mirënjohje të pamat. Dukagjini i Kukësit ishte kufitar me Fanin e Mirëditës. Këto të dy krahina kishin njohje, shkuesi e kumari të hershme me njana tjetrën. Në këtë kuadër, Shefkiu si Imam i Dukagjinit kishte shumë marrdhënje të mira dhe miqësi të fortë me Fratin e Fanit, Dom Nikoll Lulin. Bënin vizita të shpeshta tek njëri tjetri, bisedonin gjërë e gjatë për hallet e komuniteteve që përfaqësonin. Kur u ndalua praktikimi i fesë dhe u mbyllën vëndet e kultit, Dom Nikolla merr me veti kumonën e kishës dhe ungjillin dhe shkon në Dukagjin për tu takuar me Hoxhë Shefkiun. Mbasi u përshëndetën u ulën dhe po bisedonin me njëri tjetrin, kësaj here jo si gjithmonë, shumë të shqetësuar, diskutuan për situatën që po kalonin. Dom Nikolla i drejtohet Hoxhë Shefkiut. -Vllau jem, t’kam msy për një nder, ashtë barrë e rand por nuk kam rrugë tjetër. -Fol, -i thotë Hoxhë Shefkiu,- ne s’kemi çka i fshehim njani tjetrit. -Kishën po na e shkatrrojnë e për mos me i lanë në dorë të komunistave, due me i sjell tek ti për me mi ruejt, kumonën e kishës dhe ungjillin. Mue nuk e di si më shkon puna por i ke amanet prej meje. Ndoshta një ditë ju duhen prap atyne banorëve t’përvuejtun. Shefkiu ngrihet në kamë e i drejtohet: -Dom Nikolla, bjeri kur të duesh, i ke n’besë tëme e t’madhit Zot. Mbasi ia dorëzon, u ndanë me njani tjertrin shumë përmallshëm, për të mos u pa ma kurrë. Shefkiu i merr kumonën dhe ungjillin dhe i fsheh në një vend të sigurtë. Ju tregon edhe vëllezërve të tij për këtë veprim. Një ditë, tek shpia e Hoxhë Shefkiut, vijnë për kontroll të banesës një ekip shtetror. Shefkiu shqetësohet shumë, nuk dinte si t’ia bante, shqetësim që e reflektonte në mimik dhe në sjellje. Një bashkëfshatar i tij, i cili ishte pjesë e ekipit të kontrollit, duke e njoftë mirë gjëndjen e tij psikologjike dhe shpirtrore, i afrohet dhe e pyet: -Shefki, të shoh shumë të shqetësuar, më thuaj, çfarë halli ke? Shefkiu e sheh, e kishte bashkëfshatar dhe dashamir, i afrohet dhe i thotë: -Hajde mbas meje. Largohen pak dhe i thotë: -Jam ka ta them një gja, në besë të Zotit e tënden. -Fol,-i thotë bashkëfshatari. -Kam në shpi, kumonën e kishës së Fanit, kurrsesi nuk due me ma marr, ma mirë t’më marrin shpirtin. E kam marrë n’besë të Zotit me e ruejt deri si ti vinë dita. Bashkëfshatari, shtangu në vend, u mendue pak dhe tha: -Hoxhë Shefki, më jep pak kohë. Mbas një gjysë ore, kthehehet prap dhe i thotë Shefkiut: -Ma dorëzo mue, në besë të Zotit e timen, nuk ka me e shkatrrue askush. Me zgjuarsinë dhe vendosmërinë e bashkëfshatarit të Shefkiut, kumona e kishës u muar dhe u vendos mbi pallatin e beçarëve në qytetin e Kukësit dhe përdorej si sirenë alarmi deri në vitin 1990. Hoxhë Shefkiu e mëson për vendndodhjen e kumonës të cilën asnjëherë se hoqi nga mendja. Me rënjen e komunizmit, Shefkiu i kërkon vëllait të tij, Mustafës që sa më parë të gjente mundësinë që kumona të shkonte në vendin e saj. Dhe Mustafa, menjëherë vën në dijeni drejtuesit e kishës së Fanit se kumona e kishës ndodhet në Kukës dhe se do përpiqeshin që me çdo kusht e sa më parë të vijë në vendin e saj. Me ndërmjetsimin e familjes së Hoxhë Shefkiut dhe ndihmën e z. Preng Vorfi nga Fani i cili punonte në Kukës, kumona e Kishës së Fanit kumboi sërish në vendin e vet, në kumnaren kësaj Kishe. Nderim për jetë Hoxhë Shefki Hoxhës, Dom Nikoll Lulit dhe të gjithë atyre klerikëve dhe besimtarëve që punuan dhe punojnë për ruajtjen dhe mbajtjen gjallë të vlerave tona kombëtare siq është bashkëjetesa dhe toleranca fetare.

Toleranca fetare në Shqipëri është një vlerë dhe krenari për çdo shqiptar

 

Toleranca fetare në Shqipëri është një vlerë dhe krenari për çdo shqiptar, është një karakteristikë kombëtare ku në thelb të saj qëndron postulati i pavdekshëm dhe i gjithpranuar i Pashko Vasës, “ Feja e shqiptarit është shqiptaria”.

Toleranca fetare është një virtyt që i rezistoi kohëve të vështira me të cilat shqiptarët u përballën ndër shekuj.

Shqiptarët kanë qënë dhe janë simbol i harmonisë fetare në historinë e popujve të Ballkanit.

Bashkëjetesa në harmoni, e besimeve fetare në trojet shqiptare përgjatë historisë e deri më sot është shembulli dhe dhurata më e mirë.

E padiskutim që rolin më të madh në krijimin dhe ruajtjen e kësaj vlere e kanë priftërinjtë dhe hoxhallarët.

Një ndër klerikët që duhet të kujtohet për atë çka bëri për ruajtjen dhe trashigimin e kësaj vlere është edhe Imami i Dukagjinit të Kukësit, Hoxhë Shefki Xheladin Hoxha.

Gjatë kohës që unë punova në Kukës,( Korrik 2009- Maj 2010), pata mundësi të njihem me miq të mirë dhe të paharruar prej të cilëve mora shumë eksperiencë, respekt dhe mirënjohje.

Pjesë e administratës me të

cilën unë punova ishte edhe Xhelal Hoxha, nga Dukagjini, komuna, Malzi, Kukës, me profesion, Inxhinier.

Me Xhelalin shpesh bisedonim, jo vetëm për çështjet e punës.

Më kishte fol disa herë për të jatin dhe jetën e tij, Shefki Xheladin Hoxhën, Imamin e Dukagjinit, Kukës.

Historia e këtij intelektuali dhe bariu shpirtnor të pashoq më la  shumë mbresa, ndaj i kisha shprehur Xhelalit dëshirën për ta takuar.

Ishte mesi i Prillit 2010-të, në një aktivitet të organizuar nga Bashkia e Kukësit, takoj z. Shefki.

Mbasi u prezantuam, u ulëm së bashku në kafe.

Biseda me të ishte shumë e këndshme dhe mbreslënëse.

Rrëfimet  e tij, kujtimet që sillte nga jeta plot sfida dhe rreziqe, të jepnin shumë emocion, të ngarkonin me një ndjesi të veçantë.

Shefkiu kishte  lindur në vitin 1928 dhe vdiq në Mars të 2012.

Ishte një intelektual i mirëarsimuar.

Shkollën fillore e kishte mbaruar në vendlindje, Dukagjin të Kukësit.

Me ndërmjetësimin e një familjeje fisnike shkodrane, vazhdon studimet në qytetin e Shkodrës.

Nga Shkodra transferohet me studime në Medresenë e Prizërenit.

Nga Prizëreni shkon në Medresenë e Tiranës ku studion për 6 vjet pa shkëputje.

Mbas barimit të studimeve në vitin 1946, shërbyer si Imam në xhaminë e fshatit të tij, njëherësh punon edhe si mësues vullnetar po në fshatin e tij në Dukagjin dhe jo vetëm.

Si Imam shërben deri në vitin 1967, vit në të cilin u shkatërruan institucionet e kultit dhe u ndalua feja.

Nga viti 1967 e në vazhdim, Shefkiu punon si llogaritar dhe shitës.

Në fshatin Dukagjin, krahas xhamisë kishte edhe kishë, quhej, “Kisha e Manit”, në vend të së cilës komunistët ndërtuan depozitën e ujit.

Shefkiu më tregon me dhimbje një moment shumë prekës:

Kur u ndërtua depozita e ujit, depozitë e ndërtuar në themelet e kishës, eskavatori, gjatë punimeve, kishte ncjerr në sipërfaqe eshtrat e shumë personave të varrosur në varrezat afër kishës dhe në truallin e saj.

Shefkiu, së bashku me vëllezërit e tij kishin mbledh eshtrat e dhunuar nga katilët komunist dhe gjatë natës kishin hapur një varr, në të cilin i kishin  futur të gjitha eshtrat e mbledhura.

Një moment shumë interesant në rrëfimin e Shefkiut ishte historia e kumonës së Kishës së Fanit, histori për të cilën ky burrë i fisshëm, besimtar i pashoq, shërbëtor i Zotit deri në flijim, meriton respekt dhe mirënjohje të pamat.

Dukagjini i Kukësit ishte kufitar me Fanin e Mirëditës.

Këto të dy krahina kishin njohje, shkuesi e kumari të hershme me njana  tjetrën.

Në këtë kuadër, Shefkiu si Imam i Dukagjinit kishte shumë marrdhënje të mira dhe miqësi të fortë me Fratin e Fanit, Dom Nikoll Lulin.

Bënin vizita të shpeshta tek njëri  tjetri, bisedonin gjërë e gjatë për hallet e komuniteteve që përfaqësonin.

Kur u ndalua praktikimi i fesë dhe u mbyllën vëndet e kultit, Dom Nikolla merr me veti kumonën e kishës dhe ungjillin dhe shkon në Dukagjin për tu takuar me Hoxhë Shefkiun.

Mbasi u përshëndetën u ulën dhe po bisedonin me njëri tjetrin, kësaj here jo si gjithmonë, shumë të shqetësuar, diskutuan për situatën që po kalonin.

Dom Nikolla i drejtohet Hoxhë Shefkiut.

-Vllau jem, t’kam msy për një nder, ashtë barrë e rand por nuk kam rrugë tjetër.

-Fol, -i thotë Hoxhë Shefkiu,- ne s’kemi çka i fshehim njani tjetrit.

-Kishën po na e shkatrrojnë e për mos me i lanë në dorë të komunistave, due me i sjell tek ti për me mi ruejt, kumonën e kishës dhe ungjillin.

Mue nuk e di si më shkon puna por i ke amanet prej meje. Ndoshta një ditë ju duhen prap atyne banorëve t’përvuejtun.

Shefkiu ngrihet në kamë e i drejtohet:

-Dom Nikolla, bjeri kur të duesh, i ke n’besë tëme e t’madhit Zot.

Mbasi ia dorëzon, u ndanë me njani tjertrin shumë përmallshëm, për të mos u pa ma kurrë.

Shefkiu i merr kumonën dhe ungjillin dhe i fsheh në një vend të sigurtë.

Ju tregon edhe vëllezërve të tij për këtë veprim.

Një ditë, tek shpia e Hoxhë Shefkiut, vijnë për kontroll të banesës një ekip shtetror.

Shefkiu shqetësohet shumë, nuk dinte si t’ia bante, shqetësim që e reflektonte në mimik dhe në sjellje.

Një bashkëfshatar i tij, i cili ishte pjesë e ekipit të kontrollit, duke e njoftë mirë gjëndjen e tij psikologjike dhe shpirtrore, i afrohet dhe e pyet:

-Shefki, të shoh shumë të shqetësuar, më thuaj, çfarë halli ke?

Shefkiu e sheh, e kishte bashkëfshatar dhe dashamir, i afrohet dhe i thotë:

-Hajde mbas meje.

Largohen pak dhe i thotë:

-Jam ka ta them një gja, në besë të Zotit e tënden.

-Fol,-i thotë bashkëfshatari.

-Kam në shpi, kumonën e kishës së Fanit, kurrsesi nuk due me ma marr, ma mirë t’më marrin shpirtin. E kam marrë n’besë të Zotit me e ruejt deri si ti vinë dita.

Bashkëfshatari, shtangu në vend, u mendue pak dhe tha:

-Hoxhë Shefki, më jep pak kohë.

Mbas një gjysë ore, kthehehet prap dhe i thotë Shefkiut:

-Ma dorëzo mue, në besë të Zotit e timen, nuk ka me e shkatrrue askush.

Me zgjuarsinë dhe vendosmërinë e bashkëfshatarit të Shefkiut, kumona e kishës u muar dhe u vendos mbi pallatin e beçarëve në qytetin e Kukësit dhe përdorej si sirenë alarmi deri në vitin 1990.

Hoxhë Shefkiu e mëson për vendndodhjen e kumonës të cilën asnjëherë se hoqi nga mendja.

Me rënjen e komunizmit, Shefkiu i kërkon vëllait të tij, Mustafës që sa më parë të gjente mundësinë që kumona të shkonte në vendin e saj.

Dhe Mustafa, menjëherë vën në dijeni drejtuesit e kishës së Fanit se kumona e kishës ndodhet në Kukës dhe se do përpiqeshin që me çdo kusht e sa më parë të vijë në vendin e saj.

Me ndërmjetsimin e familjes së Hoxhë Shefkiut dhe ndihmën e z. Preng Vorfi nga Fani i cili punonte në Kukës, kumona e Kishës së Fanit kumboi sërish në vendin e vet, në kumnaren kësaj Kishe.

Nderim për jetë Hoxhë Shefki Hoxhës, Dom Nikoll Lulit dhe të gjithë atyre klerikëve dhe besimtarëve që punuan dhe punojnë për ruajtjen dhe mbajtjen gjallë të vlerave tona kombëtare siq është bashkëjetesa dhe toleranca fetare.