Guri i rëndë në mitin e vet…  Prozë  filozofike:  “ sprovë”…  nga Ilir Paja

 

Kur ishte ngjitur lart ( po se në cilën lartësi, këtë ende se dimë),pra, shumë lart; guri nisi të kundrojë të zonë, Sizifin.Curg, deri lagështuar si retë, miti hoqi sytë nga guri.I mbylli kur drejtoi shikimin për poshtë.Duket, se këtë mijëvjeçar të tretë, e shqetëson jo më ngjtja e pakuptimtë dhe e padobishme, por zbritja…

Kështu e la veten të rrokullisej vetë, pa gurin.Kështu iu duk, sepse dhe guri jo larg si kohë momentale, nisi dhe ai rrokullimën pas Sizifit.Meqë guri peshon gjithnjë më shumë se sa dhe një qyetet grumbulluar në shesh me njerëz, e padobishmja, pra identiteti antik i gurit ia doli të zbresë më parë.Miti Sizif, nga frika,se mos guri e braktiste, duke kërkuar t’i ngjitej pas ndonjë makinë që mund të kalonte andej, ngarkuar me inerte doktrinash , përplasi kokën poshtë tij.Nga tëmth në anën e djathtë të kokës nisi t’i rrjedhë venë gjaku.Në fillim guri u tremb.Mendoi, se mos vërtet kishte mbërritur çasti ideal i së dobishmes.Por, kur drejtoi kokën e tij trupore dhe të padukshme drejtë lartësisë, u qetua… “Gjithçka nis nga e para, tha me vete.S’mund të jetë as fillim,e as fund”.Megjithëse, mendimi i fundit i tij, bëri të lënë fundjavën pa ngrënë proletarët…

Dhembja e mitit ishte e padobishme, ashtu dhe gjaku.Ndërsa lartësia priste si triumfi i një boksieri,që pret arbitrin të numërojë sekondat e ringjalljes!Nga rënia e të dyve pranë njëri-tjetrit, toka poshtë tyre, mori formën e zgavrës së gojës, por, jo i një goje plot uri,sesa i një goje, sikur pret të pi qiellin me pak gllënka.Tek guri pa të shtrirë të zonë, i shtrirë dhe jo i kërrusur, ndjeu ftohtë.Mendoi, se pas vdekjes së tij, s’do lëvizte më.Pa e nga pak, sytë e gurit shkuan tek këmbët e Sizifit.U tremb.Dyshoi në fuqinë e tij ngritëse.Sepse këmbët e tij ishin gjumtyar aq keq, sa s’kishte mbetur prej tyre, as lavdi akiliane,e as shënjestër prej dashnori si e Paridit.Nëse shputat e tij do t’i merrnim e t’i skanonim, për të gjetur  se kujt epoke gjurmësh i përkisnin, guri i së padobishmes do e shtrëngonte fort Sizifin si dhembshurinë e vetme , që fati i kishte caktuar.Gjurmët e tij i përkisnin Dy Luftrave Botërore.Kurrë njerëzimi s’kishte ecur në këmbë sa në këto dy “beteja”.

Tani që gjaku kishte nisur të mpiksej, guri vendosi të përgjojë si të afërmit të vdekurin.Nga të shumë anët e tokës mëmë u dyndën si barbarë, por me muzën skulptorët.E lutën gurin ta merrnin me vete. I premtuan ta ngrinin me një nga avionët ushtarakë më të fuqishëm se pesha e padukshme e qiellit, por më kot.Dhe kjo për një arsye: asnjë artist i Rilindjes nuk mbërriti aty.Por dhe asnjë artist nuk zgjodhi të rrinte aty, në varrin e vetëm ku kishte nisur të prehej Absurdi…Ky ngulmim kaq absurd, por jo i padobishëm me ç’dukej kishte një të fshehtë…

Gjatë ulje e zbritjeve pa fund të të dyve, s’dihet se kur, por një çast, si ta kishin menduar më parë të dy, miti dhe guri kishin ndalur në mes të kësaj udhe,e quajtur “rruga pa dobi”.Ne nuk dime; ndalesa kishte ndodhur në ngjitje apo në zbritje.Por dime ,se ata ndaluan.Kështu frika jonë, se çdo “shplodhje” e tyre do ishte dënimi i ynë  me vdekje, doli se ishte veç egoja jonë për të ecur ngado,e për mos të mbërritu gjëkundi kurrë.Kishte qenë Sizifi, i cili kishte hequr duart nga guri.Vuri re, se në pëllëmbët e tij lëkura mbante mostra si kokrriza rëre të këtij guri.

Ndezi një cingare, bërë me letër resh, e duhan nga lutjet e shpirtrave.Tymosi ajër plot.Pas një pauze ekzistenciale, dëgjoi një të kollitur qiellore.U mat t’i kërkonte ndjesë Parajsës për pirjen e duhanit, por e kollitura ishte njerëzore.Hodhi sytë rreth e rrotull dhe pa, se të dy ishin rrethuar nga njerëzit, si poshtë, po ashtu dhe në majë…

Vendosi të vazhdojë veprën e vet.Duart nuk ia vuri më poshtë gurit, që i krijonte më siguri shtytjeje, por diçka më lart.Kjo do kishte pasojën e parë. Sizifi mit do niste hakmarrjen ndaj njerëzve.Ai do shtypte të gjithë ata, që s’do kishin dritën e dhururar nga Prometeu.Errësirën e të tjerëve do e shkëndijonte në dhembje,e dhembjen në heroizëm të verbër.por ky nuk është (ishte) faj i Tij!

Ndërsa motivi i së padobishmes-guri, nuk ndjeu më gishtërinj shtrënguar pas tij si kthetra.Për herë të parë ndjeu përkëdhelje.Kuptoi se armiku i tij s’kishte qenë miti…Kuptoi ,se midis tij dhe një guri bërë piedestal nuk kishte dallim.Nëse i pari rrinte mbi eshtrat e një njeriu të madh, ky gur e kishte këtë njeri pas vetes…nëse e padobishmja ishte lëvizje, vepra e dobishme ishte përjetësi… “E ku ka gjë më të padobishme, se e përtejmja”mendoi vepra – gur ?!

Në këto e sipër dilemash, të dy panë dy ngjarje të kundërta epokash.E para, që një bujk mendonte ta “parkonte” plugun në pagjumësinë e tij eshtrore nga lodhja.Dhe e dyta, kur një njeri urban “e parkoi” makinën e tij duke e vënë në gjumë atë para vetes…

Të dy rastet,si  gurit dhe mitit iu dukën kotësi të një qëllimi.Sepse të dyve u mungon një ide.Idetë lindin nga ëndrrat.Kur ato mungojnë, trupi shembet si i vdekuri në arkëmort!Sepse çdo kotësi është naiviteti ynë për të mos u burrurr!

   Tek vazhdonin të padobinë e ngjitjes dhe uljes, askush prej nesh s’mbante mend vendin ose pikën e ndaljes së tyre.ndoshta ngaqë pjerrësia aty ishte reale.kështu dhe vetë Krijuesi, kur t’i bekojë dhe këta dy shpirtra, gjithmonë nëse ata pranojnë të vdesin, do lutet si në zgrip.Rreziku i një aksidenti prej tij, nga rënia poshtë, do i lë këta të dy skajshmërisht njerëz të thjeshtë.Podobia e tyre deri në modesti, nuk do i dhurojë qiellit shpirtra, i cili sado që “ushqehet” me to, ne kurrë s’kuptojmë dhe s’shohim ngopmërinë e tij.Madje, ai gjithnjë e më shumë kristalet nga yjet…

Gjithsesi vetë pjerrësia (mendoj) se është dobia më ekzistenciale.Së paku hija e gurit i rri mbi trup të hijes së njeriut.Dhe kjo, quhet vepër e padobishme?Ndërsa Sizifi përveç gurit shtyn dhe hijen e tij.E kundërta me njeriun, që uron kundërshtarin: Mbetsh hije!Ndaj,  o njeri! Mos shty hijen tënde, por veprën.Së paku dielli do mërzitej më pak…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here