MBYTUR, NOTOJ DETIN
Do rrëfehem,
ndoshta vonë,
do flas.
Jam mbyt në det, një ditë kohë e largët,
Aty nga bregu i Valbardhës, shkita në një gur.
Nëpër ujë të nëndheshëm, vrap pas syve tu t`jeshilt,
Asnjëherë s`ndalova në asnjë sy tjetër, krejt prej guri.
Deti madhështor blu nuk gjendej syri lehtë.
Notova mbytur, harrova se kam vdek.
Në një larë dielli pranvere, delfini ladronte ,
Valët e detit një pas një mbi fytyrë,
Piskam detari, i përhershëm,
Shikoj,
Syrin jeshil mbante në gojë.
Dhuratë e ditës sotme pas kaq mijëra vjetësh,
Unë dhe delfini krushq në këtë festë.
Tani unë vdek, varros në det,
Ti shetit me zanat në bjeshkë.
Legjenda bashkoi kumonë dashi, fyell e përtej jetë,
lahutë, furkë mbështjellë me lekurë gjarpëri.
Shpatën gurrë kroni, gërshetin të pa tharë,
Syri jeshil lind me diellin çdo mëngjes.
Durrës me, 21.08.2025


















