Haxhi Robin Kransiqi shkruan me gërma të arta emrin e tij në historinë e boksit shqiptar dhe jo vetëm. Ai u bë shqiptari i parë që shpallet kampion bote teksa shkurorëzoi gjermanin Dominik Bozel duke e hedhur që në raundin e 3-të me knock-out. Bozel ishte kampion bote në kategorinë WBA dhe po luftonte për të mbrojtur titullin në peshën e mesme.
Në këtë mënyrë, Krasniqi bëhet shqiptari i parë kampion bote, ndonëse ne boks ai përfaqësohet me flamurin e Gjermanisë.
Një arritje historike kjo për Krasniqin, që ka bërë krenar jo vetëm boksierin, por të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. Në fund Krasniqi festoi duke vendosur gjerdanin e kampionit të botës në brez.