Fausti i Gëtes “duri i jetës duhet mbajtur gjithmonë i gjelbërt”, na frymëson për obligime
Në këtë fillimviti shkollor shfletova librin e letërsisë së shkollave 9-vjeçare dhe të mesme dhe gjëkundi nuk gjeta një poezi të Bilal Xhaferit, shkrimtarit të madh të një bote me andrralla. Por edhe asnjë autor nga Çasmëria nuk gjenden në këtëo tekste. Nga pakujdesia apo nga mosdashja e qëllimshme, këtë nuk di ta them, por dua të shpreh indinjatën jo vetëm time personale si patriot i krahinës së Çamërisë, por edhe të gjithë atyre që e deshën dhe e respektuan Bilalin derisa iku në arrati në fundgushtin 1969. Pyeta autoritete përgjegjëse për këtë situatë që në programet e letërsisë nuk i gjindet një gërmë Bilalit, poetit të gjenisë dhe të etnisë, bashkëkohës të shkrimtarit tjetër të madh Ismail Kadare ?
Kam folur dhe biseduar me shumë e shumë personalitete të letrave dhe shqiptarë që jetojnë në Çikago të SHBA që më kanë folur për jetën mes kasandrave që bëri ky çam i devotshëm deri në vdekje të tij. Nga intervistat e bëra me shumë miq të Bilalit, ata flisnin dhe flasin me admirim për natyrën e atij njeiru dhe forcën e karakterit të tij, por edhe për personalitetin e tij në fushën e letrave. I papërsëritshëm si një meteor ndriçues dhe një njeri i rritr mes dramave si të tërë familjeve çame, askujt nuk ia ka marrë mendja për këtë diskriminim, si një vrasje e shpirtit artist të shkrimtarit të madh.
14 tetori shënon edhe ditën kur ndrroi jetë shkrimtari i madh në një spital të Çikagos më 1986. Patriotë tanë që kanë jetuar në Çikago më kanë thënë që “Bilali nuk vdiq vetë nga opieracioni, por u krijua një situatë e tillë nga një person i ardhur nga Shqipëria për të kryer këtë mision me vrasjen e një shkrimtari”. Shkrimtari Bedri Myftari qe e ka njohur dhe ka pasur miqesi si shkrimtar dhe si patriot me Bilalin derisa ai u arratis, ma ka thene se “detashmenti i jashtëm i sigurimit të shtetit përgatiste njerëz që i merrte nga kontigjentet e të dënuarve për krime dhe i përgatiste për misione jashtë vendit pasi i paiste me dokumentat përkatëse. Ai personi, siç më ka thënë Bedri Myftari, ishte një i dënuar për vrasje dhe e futën në spitalin psikiatrik të Elbasanit duke e paisur me një raport mjekoligjor si të papërgjegjshëm dhe , pasi e instruktuan mirë, e nisën jashtë vendit për të shkuar në Amerikën pikërisht për misionin e vrasjes së Bilalit që ishte një antikomunist dhe që fliste kundër sistemit diktatorial. Ai personi ishte një shqiptar nga Pecani i Kuksit që, pasi kreu vrasjen, shkoi në Austri ku edhe jetoi dhe u mor me një biznes”.
Nga ana tjetër një mik që ka jetuar në Çikago që ishte historian me orgjinë nga fshatrat e Konispolit dhe një tjetër nga Kolonja që jetonte po në Çikago më kanë thënë “Bilali ishte shtruar në një spital të Çikagos ku iu bë një operacion nga një tumor në kokë dhe i kishte dalë me sukses. Personi i porositur nga detashmenti i jashtëm i sigurimit kishte shkuar në Amerikë dhe kishte studiuar rrethanat e jetës së Bilalit, me ndihmën e shqiptarëve të atyshëm, duke u hequr si dashamirës i shkrimtarit dhe antikomunist. Ai kishte marrë me vete disa libra të Bilalit dhe në çantën e tij personale kishte futur një send hekuri. Në bisedën me një doktor të spitalit që ishte me orgjinë serbe, gjuhën e të cilit e njihte mirë, bie dakord që t’i bënte një vizitë pacientit Bilal Xhaferi, duke e mashtruar që e ka njeriun e vet dhe i tregoi edhe disa libra të Bilalit. Pasi e çoi te dhoma ku ishte Bilali, i jep të njohur dhe i tregon edhe librat e tij duke i thënë që jam një lexues i joti. E besoi Bilali dhe, pasi iku doktori që e shoqrpnte, me sendin e hekurt që kishte marrë me vete, e godet në kokë tek vendi i plagës së operacionit duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja krijoi alarm, e arrestojnë shqiptarin dhe doktorin serb që e dënuan me burg, kurse shqiptarin e shkuar atje e izolojnë si të sëmurë me raportin e paisur nga Shqipëria për problemet mendore që kishte”.
Kështu u eleminuar pena e artë e Bilal Xhaferit me porosi nga sigurimi i shtetit si shërbim edhe ndaj atyre që kishin xhelozi për gjeninë e çamit të jashtëzakonshëm siç e ka cilësuar edhe vetë Kadrareja. Eshtrat e tij u sollën në atdhe bashkë me ato të mendimtarit të madh Faik Konica më 7 maj 1995 në Tiranë dhe u varros në shëtitoren në bregun e detit në Sarandë, pranë varrit të të madhit Hasan Tahsini, babait të Rilindjes Kombëtare, ku edhe i është bërë një memorial nga skulptori çam Idriz Balani.
Ajo që më bën një përshtypje të madhe është fakti se në këtë përvjetor të vdekjes së Bilalit ata që mbajnë mandate deputetit me cilësimi si “çam” nuk kanë zë, as dëshirë të flasin e të nderojnë personalitetin e një shkrimtari të Çamërisë. Aq më keq ata që flasin në emër të Çamërisë dhe merren me çështjen “Beleri” apo kotësitë e punëve pa vlerë, nuk kanë kurajon ta kujtojnë edhe me aktivitete sepse Bilali ishte ai që nuk pushoi dhe nuk reshti së shkruari për vendin e tij të dashur.
Më keq akoma që tu japin përgjigje shpifjeve të padenja që bëjnë ata që mbronin kufirin si qen të sigurimit apo ata që si servil të partisë mashtronin me emrin e Bilalit për interes të kënaqësive egoiste të ndonjë shkrimtari rival apo për të bërë kujdes që të funmksiononte lufta e klasave. Pikërisht për këtë do të doja të bëja publike letrën që ka shkruar vetë Bilali pasi u largua nga vendi i tij i dashur :
Pasi kalova kufirin…
(Faqja 1) Ishte fundi i gushtit, një ditë e bukur me atë diellin veror, ku çdo gjë duket e qeshur e lulëzuar, por përveç zemrave dhe fytyrave të atij populli të varfër dhe të raskapitur. Tamam në atë ditë të bukur verore mora rrugën e arratis. Pas kaq mundimesh dhe vuajtjesh në kufi me patrullën ushtarake e kalova kufirin dhe ja tani i dorezohemi një shteti që e urrenim më tepër se çdo gjë tjetër për çfarrosjen e rracës Çame. Kështu e sjell koha që t’i thuash derrit dajo.
Pasi u futa në tokën greke, duke rendur e duke vrapuar nga frika e patrullës ushtarake se mos më gjurmonin nga mbrapa, u pengova dhe u rrëzova buzë një perroi duke u shtrirë sa gjatë e gjerë para 2 shkurreve te cilat u tundën që nga rrënja. I shtrirë aty pa pikën e fuqisë rri e mendohem.. deri tani çdo gjë më shkoi së prapmi , sa më tepër që qetësohesha aty aq më tepër i ndjeja dhimbjet e trupit qe isha goditur e gërvishur dhe sa më tepër ftohesha e qetësohesha aq më tepër me dhimbnin gjymtyret.
(Faqja 2) Këto janë të mirat që ka sjellë partia dhe pushteti me xhaxha Enverin në krye. ëetyre të mirave e vyrtyteve u therrasin urra,urraa oburra të nëertojmë socializmin me forcat tona . Cilin socializem ? Me çfarë force ? Të pangrenë e të paveshur.. Me çfarë force ? Kush kishte mbetur jashtë listave e apeleve të kampeve te përqendrimit, burgjeve dhe punës së detyruar. Si ndërtohet socializmi kur polici me ushtarinë të rrinë me automatik mbi kokë.
Tani e di fare mirë që tani jam i lirë, larg duarve të partisë e duke e parë veten time nga ana tjetër e telit me gjemba kam mjafte kohë të rri e të mendohem.
Kjo ishte liria që ju premtua popullit në kohën e luftës që une ende nuk kisha lindur . Kjo ishte barazia që do sillte partia duke ia marrë tokën atij fshatarit dhe duke i folur kulak, gjakpirës , bajazit etj etj.Çfarë ndodhi në këtë moment ? Erdhi vëlla-vrasja , filloi urrejtja te njeri-tjetri se iu dha toka atij fukaras dembelit, atij që s’dinte t’i vinte zgjedhën kaut apo kalit, dhe që u gjend i ngarkuar me toga te rënda.
(Faqja 3) Dhe prap kthehemi te vuajtjet e jetës në komunizem. Duke më kaluar në mendje brohoritjet dhe duartrokitjet rroft partia, rroft Enveri. Pse vallë ? Çfarë bëri Enveri me partinë ? Kush ishte partia ? Me se u krijua kjo parti ? Kush ishte Enveri ? A nuk ishte Enveri me partinë që vret e pret dhe rron me gjakun e njerëzve te pafajshëm, e beri popullin shqiptar rob te partisë së tij. E torturuan, e munduan, e shtypi, e shkretoi, i kalli tmerrin ne zemër edhe femijes së djepit. Prishi vyrtytet Shqiptare e kombëtare duke e bërë vendin një varr me kufoma te gjalla. E bëri spiunllëkun si punë të ndershme. Ka varrosur dhe vazhdon të varrosi sot e kësaj dite burra, gra, femijë në kampet e përqëndrimeve, ne moçalet dhe kënatat e Myzeqes. E bëri popullin rob në vendin e tij, në vatren e tij . Shkatërroi traditat shekullore të burrërisë, prishi fenë, familjet, besën dhe nderin duke i zvendësuar ato me ateizem, me frikë, me spiunlëek, me tradhëti me turp etj..Ky ishte përparimi që bëri komunizmi në vendin tonë.
Faqja 4) Vallë a ka mundësi që historia të tregojë se në Shqipëri toka polli vezë, lesh, mishë, djath etj?
Ku mund t’i gjente fshatari ato qoft i pasur, qoft i varfer.
E më von o burra ne koperativ bujqësore, çdo gjë është falas, bashkohuni ne koperativ .E populli i mërzitur ia dërgoi me njëher duke menduar se do të gjente një sistem me të mirë. Ateherë e panë dhe po e shohin me sytë e tyre të zinjtë e ullirit duke u bërë robër në pronën e tyre. Duke mos ditur se ishte ditë e djel apo dite e hën, ditëve të pushimit nuk u dëgjohej emri gjakundi.Ky ishte komunizmi, kjo ishte partia mbi të gjitha, që na vuri zjarrin e që na kalli tmerrin. Ju trembem vllait, nënës, babait, shokëve e miqëve se mos na jepnin te partia.
Këto ishin proverbat e Marksit-Engelsit puno brenda mundësive, paguhu brenda nevojës.
Dhe tani rri i shtrirë këtu në pyllin e Çamërisë që është zaptuar me forcë nga greku. I dqrmuar, i friksuar e i vetmuar mendoi tq ardhmen si ? Ku ? Çfar do bëj ? Si do më përfundoj jeta të gjorit ?
E mblodha veten e u ngrita…
Ndihem i vetmuar larg gjirit të Atdheut.
- Bilal Xhaferi•
Përtej çdo paragjykimi të bërë për personalitetin e Bilal Xzhaferit nga servilët e pushtetit të kohës, por edhe nga ata që u lëpihen shkrimtarëve të tjerë për të ulur lavdinë e Bilalit, dua të them se lindja e tij si njeri më 2 nëntor 1935 ishte një fatmadhësi e Zotit që të kishim një shkrimtar të etnisë sot dhe të krenoheshim me gjeninën e tij. Porse vdekja e tij është një mesazh i madh që ua ul kokën shpifësve dhe atyre që nuk e deshën Bilalin, që edhe pas vdekjes nuk e lanë të qetë shpirtin e shkrimtarit atje në botën tjetër. Bilalin e lartëson vepra e tij madhore që la pas edhe pse ia dogjën shtypshkronjën ku kishte dorëshkrimet e tij që prisnin dritën e botimit. Bilal Xhaferi u rilind kur vepra e tij u botua e plotë dhe vdekja është një dëshmi e së vërttetës se gjurmët e vrasjes së tij i kanë nga dera e sigurimit të shtetit shqiptar që nuk e durante dot lirininë e vërtetë të shkrimtarit të shquar që nuk ka nevojë për dekorata, por për nderim dhe vëmendje mbi të jgitha nga bashkëkombasit e tij se ai edhe zyrtaisht është “Nderi i Kombit”.
Në këtë përvjetor të 90-të të lindjes së tij më vjen ndër mend fjalët e Faustit të Gëtëes ku tha “Mbajeni të gjelbërt drurin e jetës” që do ta thoja në përshatshmëri se duhet mbajtur i gjelbërt kujtesa për Çamërinë dhe personalitetet e saj që të mos ketë mendje perverse si ato të sigurimit të shtetit të harrojnë krahinën tonë me histori të lashtë dhe personalitete e saj ndër shekuj deri tek Bilali që janë simbole të pavdekësisë.

