Ibrahim Abedini, Strugë: Trimëria matet me zemër, tregim.

Pushimet e verës afroheshin në kalendarin e shokëve të grupit. Dita e 25-së Qershorit nuk ishte e largët. Dhe kush do duronte të priste 15 Shtatorin qe shokët6 të takoheshin përsëri pas pushimit të gjatë. Ishin edhe shumë pikpyetje të tjera që rrotulloheshin në kokat e tyre e që kërkonin përgjigje. Ishin pikërisht ditët e fundit të vitit shkollor.
Grupit të lexuesve iu bashkua edhe një antar, Mili, nga klasa e tretë (B). Ishte një çun nga katundi Z. Meqë numëri i shokëve rritej me kohën, nevoja për një lokal ku mund të takoheshin pa u penguar bëhej edhe më e madhe. Biblioteka e qytetit i hapi një dhome të qetë, me dalje edhe hyrja kryesore në anën e Drinit të zi.
Viti 2001 ishte vala e luftimeve midis forcave Sllavo-Maqedeone dhe ushtrisë Çlirimtare Kombëtare -UÇK-së.
Sipas zakonit të grupit lexues, rrëfimin e filloi antari më të ri të grupit, Mili:
Melaim Kodra, bëri valixhen gati dhe i tha të shoqes, Lules:
– Bëje gati edhe ti tënden. Preva tre bileta për në vendlindje. Do nisemi nesër në ora 21.40 nga Göteborgu për në Shkup.
– Të psaka luajtur mëndja! Ç´është ky udhëtim në kohë lufte? Në këtë situatë turbullie, ku s´e njeh qeni të zotin edhe ti gjete të na çosh në pushim, iu përgjigj Lulja me një ton të lartë dhe qortues Melaimit!
– Ne nuk do shkojmë në pushime. Do shkojmë në shtëpinë tonë. Në shtëpinë që me duartë tona e kemi ndërtuar. Në shtëpinë që na pret tërë vitin, që rri e boshatisur dhe si një nënë e vetmuar. Më ka marrë malli. Do shkojmë t´ia hapim dyertë e dritaret, ta shijojmë të paktën disa javë. T´ia ndezim zjarrin, që të duket se edhe në atë shtëpi tymon oxhaku!
– Melaim, është kohë lufte! Nuk e kupton që ve në rrezik veten, mua dhe djalin? Para dy orëve dëgjove lajmet e që thanë se, UÇK-ja ka vrarë dhjetë reservistë të ushtrisë sllavo-Maqedone si, hakmarrje për vrasjen e civilëve që po ajo ushtri vrau në fshatin Luboten të Shkupit! Jo më largë se para disa ditëve në qytetin e Manastirit, qytetarët Sllavo-Maqedonë u revoltuan kur i erdhën me dhjetra policë të vrarë nga luftimet me UÇK-në dhe mllefin e derdhën tek djegja e shtëpive të shqiptarëve të pafajshëm.
– E dashur Lule, ne nuk kemi marrë pjesë në luftë. Ne shkojmë si qytetarë të lirë dhe të thjeshtë. Ne do tregojmë pasaportat Suedeze. Do udhëtojmë si qytetarë Suedez.
– E kupton ti që plumbi nuk di të bëj dallim pasaportash? Edi ti, atë proverbin popullor, ” Pas të thatit e ha edhe i njomi”, i tha më tej Luleja, dhe iku për në dhomën ku mbante valixhen!
Nuk ka kush që të më ndryshj mëndjen mua kur bëhet fjalë për të shkuar në atdhe. As edhe lufta nuk mund të më ndal. Biletat i kam në dorë dhe ne do shkojmë, pa sikur edhe bota të përmbyset. Me këto fjalë Melaimi e trimëroi veten dhe më pas i vuri kapakun edhe dyshimit!
Luleja e dinte që Melaimi ishte kokfort dhe e njihte mirë që, ai nuk kthente rrugë, sidomos kur bëhej fjalë për të shkuar për në vendlindje. Meqë nuk mundi t´i ndërroj mëndje për disa orë me rradhë, Lule-ja ia la natës dhe krevatit fjalën e fundit.
Nata si natë nuk solli asnjë të re, e as ndryshim. As edhe krevati që nuk u tund.
Tre valixhe dhe tre pasagjerë u ngjitën shkallëve të aeroplatit për në drejtim të Shkupit. Megjithatë, në vendosmërinë dhe në kokfortësinë e Melaimit manifestohej edhe një lloj frike dhe pasigurie, por e fshehtë brënda vetes. Sa më shumë që afrohej afër aeroportit ajo frikë rritej si një kodër që rritet nga mbeturinat e hedhura. Atë e mundonin ca pyetje, të cilat tani mundohej t´i gllabëronte e t´i zbërthente me arsye dhe pa arsye:
(Si do vepronte në një situatë, nëse i dilnin përpara forcat ushtarake dhe i ndalonin? Si do e arsyetonte veten, nëse familjes i ndodhte një e keqe?)
Pa patur mundësinë të vazhdonte me këto mendime për të gjetur një arsye zbutëse, aeroplani aterroj në aeroportin e Shkupit! Aeroporti zjente nga policë dhe ushtarakë të armatosur deri në dhëmb. Më e friksuara nga të tre dukej që ishte Lule-ja.
Një burrë i moshës 45 vjeçe u afrua afër tyre dhe i pyeti:
– Dëshironi taksi?
– Kush je ti, e pyeti, Melaimi?
– Më quajnë Shaban, jam Boshnjak nga Shkupi por e flas edhe gjuhën shqipe. Kam punuar si polic rezervist por meqë mbeta pa punë, tani punoj si taksit. Kjo paraqitje siduket i pëlqeu, Melaimit.
(Ky do të jet person i përshtatshëm për ne, për të bërë rrugën e gjatë që kemi përpara, i tha vetes, Melaimi)
Biseda me Shabanin nuk u ndërpre gjatë tërë rrugës së gjatë. Në të kaluar Tetovën dhe me t´u ngjitur rrugës së malit, një postbllok policor i zuri udhën makinës dhe urdhëroi: – Zbrisni nga makina! Kryepolici dukej që ishte me grade të larta. Rreshtohuni në anë të rrugës, na urdhëroj një tjetër. Kurse një i tretë mbante të drejtuar kallashin drejtë nesh sikur të ishim rrobër lufte. Kontrolluan makinën dhe valixhet dhe na kërkuan letrat e identifikimit. Pasaportat tona Suedeze atyre nuk i bënë shumë përshtypje. Kur panë se Shabani kishte letrën e identifikimit të njejtë me atë që mbajnë polocët e rregullt, Polici me grade të larta, i tha Shabanit:
– Pse nuk u identifikove që në fillim? Nuk do ishte nevoja t´u bezdisnim fare.
– Nuk desha të ndërhy në rregullat e punës së policisë! E përshëndeti policin duke i dhënë dorën dhe u fut në makinë!
Policët na e hapën rrugën dhe ne vazhduam më tej rrugën e malit. Deri në Strugë u ndaluam edhe gjashtë herë të tjera por asnjëherë nuk hasëm në patrullat e UÇK-së!
U pa haptas që kësaj rradhe Shaban taksisti ishte shpëtimtari ynë.
Me të arritur në shtëpinë tonë e harruam të gjithë udhëtimin dhe u përqëndruam tek kopshti, tek vetë shtëpia dhe tek plani se, çfarë do bënim ditëve dhe javëve në vijim. Lufta nuk kishte prekur as edhe nuk kishte arritur në anët tona.
Me gjithë atë ngarkesë mendimesh, Melaimi harroi ta porosiste Shabanin, taksistin, që të vinte e t´i merrte prapë pas tre javësh. Por Struga kishte taksi plotë, sa të hanin qentë! E keqeja qëndronte se në kohë lufte asnjëri nuk pranonte të bënte rrugën e Shkupit dhe sidomos kur udhëtimi duhej të bëhej natën. I vetmi që pranoj ishte Asllan Tufa. Asllani ishte kojshi dhe pak i afërt nga fisi i Melaimit. Por si për siguri, Melaimi i mori edhe numërin e telefonit. Dhe pas dy ditësh, Melaimi i bën një telefonatë Asllan Tufës për tu siguruar se mos kishte ndërruar mendim:
– Alo, kush është në telefon? U përgjigj Asllani me zërin e tij të trashë e karakteristik.
– Hë, si thua, të jemi të qetë se do na shpiesh në aeroport në datën që caktuam?
– Patjetër, nuk ka asnjë dyshimm! Unë kur e jap fjalën nuk pështyj në të njejtën.
– Je më i miri, Asllan, ashtu siç e ke edhe emrin e madh.
Asllanit iu bë qejfi shumë për fjalët e mira që i tha Melaimi dhe u përgjigj:
– Nuk ka pse ta diskutojmë këtë punë. Ky muhabet ka mbaruar! Gjallë a vdekur unë do t´iu shpie në aeroport. Burri njëherë flet dhe i vë kapak.
– Do nisemi pak më parë që të arrijmë me kohë. Nga shtëpia do dalim pas mesit të natës që të arrijmë fluturimin që është më ora 06.20 në mëngjes. Êshtë dhe kohë lufte, dua të sigurohem edhe njëherë se, mos kesh frikë dhe e humbasim fluturimin?
– Ky gjoks nuk nuk është frikuar asnjëherë dhe nuk frikohet as tani! Të thashë se mbaroj kjo punë, mos e ki merak fare! Ju çoj deri në aeroport sa çil e mbyll sytë.
Melaim Kodra u qetësua pasi siguroj edhe udhëtimin për t´u kthyer prapë deri në aeroportin e Shkupit. Tani i mbeti të shfrytëzonte ditët e mira e me diell në mënyrën më të mirë bashkë me familjen. Meqë luftimet vazhdonin në disa teritore të Maqedonisë Veriore, dukej sikur lufta po afrohej edhe në Strugë. Bisedat nëpër kafene për temë kryesore kishin luftimet. Shpeshëherë edhe natën dëgjoheshin të shtëna artilerie dhe armatimesh të tjera që prishnin qetsinë e qytetarëve.
Pushimi vazhdonte pa marrë parasysh lajmeve, bisedave nëpër katund e nëpër kafene, nëpër qytet dhe në restorante. Ditët shkonin edhe ashtu, se ishte luftë apo jo koha nuk e përcaktonte. Pas çdo krisme që ndodhte natën Lulja zgjohej dhe zgjonte edhe Melaimin:
– Melaim, dëgjohen krisma këtej afër, i përshpëriste me zë të ulët në vesh!
– Flij se janë nga mali i Belicës së sipërme dhe jo këtu afër, e qetsonte me fjalë të buta Melaimi!
– Po frikohem shumë, Melaim, kam një parandjenjë se luftimet do vinë edhe në Strugë.
– Nga e di ti këtë?
– Dje kur isha tek nëna ime e dëgjova nga Demiri, që është me ata të luftës, se në, Dellogozhdë, paska ardhur Komandant Struga dhe ka vendosur se ku do hapen istikamet e UÇK-së në rast një sulmi. A nuk të thotë kjo se, lufta është afër pragut të derës sonë? Eja të ikim sa më parë, Melaim!
Melaimi bëri sikur nuk i dëgjoj këto fjalë dhe u ngjit në katin e tretë të shtëpisë, hapi derën e ballkonit, shikoj tërë fushën e Strugës dhe qytetin më tej si për t´u siguruar. Në mëndje i zjenin zgjidhje dhe ngatërresa por që nuk dinte cilën të zgjidhte në atë moment. Mori telefonin dhe i ra Taksistit, Asllan:
– Alo, jam Melaimi, si je?
– jam mirë, top fare!
– Thash të sigurohem dhe njëherë se mos ke ndryshuar mëndje meqë është kohë lufte dhe është edhe udhëtim me rreziqe rruga që do bëjmë.
– Të thash që në fillim se nuk ndryshon ky gjoks. Plumbat e tyre ynë i pres në grusht të dorës, dhe atë, duke pirë shishen e koka kolës njëkohësishtë.
– Mirë pra, më hoqe merakun me këto fjalë. Natën e mirë!
Nuk kishte natë që të mos dëgjohen të shtëna armësh, në disa raste edhe afër lokalitetit. U përhap lajmi se në Belicë të sipërme kishin parë Arkanin, paramilitarin serb që vrau dhe plaçkiti njerës të pambrojtur e të pafajshëm në Kosovë,Bosnjë dhe Kroaci e tani kishte ardhur edhe këtu. Banorët e pambrojtur të zonës ishin në dilemë dhe në panik. Secili mendonte cilën rrugë të merrte e të largohej një orë e më parë për të siguruar një vënd të sigurtë për familjen.
Melaim Kodra zgjodhi ditët e pushimit në kohën më të keqe. Në kafenenë e vetme të fshatit u ul në tavolinën e disa puntorëve të rrethit, ku ishte i ulur edhe Shukri Taksisti. Ndër të tjerat e muhabeteve katundarçe ra fjala dhe u zu në gojë edhe biseda e shkuarjes së Melaim Kodrës për në aeroport. Kishin mbetur vetëm edhe katër ditë dhe jo më shumë.
– Më kë do udhëtoni, Pyeti Shukriu?
– Me Asllan Tufën!
– Do të lër në baltë. Nuk të çon, është i dobët! Unë u habita nga kjo përgjigje e shpejtë dhe e prerë. Pasi e mora veten një çik, iu përgjigja:
– E ka gjoksin si të Skënderbeut. Me një të pirë e sos shishen e kokakolës prej dy litrash, pa e hequr nga buzët. Gjithë ai burrë i madh me një shtat dy metra, qenka i dobët?
– Nuk e pata llafin për shtatin dhe fuqinë trupore që ka, por e pata tek dobësia që ka në fjalë. I hanë fjalët, e përsëriti dy herë, Shukri Taksisti.
– Tani më fute frikën. Nuk ka mundësi të luaj nga fjala gjithë ai goxha burrë, që duket sa ne të dy bashkë.
Meqë Shukriu shpejtonte për të marrë një pasagjer nga aeroporti i Ohrit, nga xhepi qiti një kartelë me numërin e telefonit dhe e zgjati:
– Merre ta kesh për çdo të papritur!
Kafeneja e vetme e katundit rrinte hapur derisa largohej edhe klienti i fundit.
Kësaj rradhe isha unë klienti i fundit.
Të nesërmen Melaim Kodra me gruan dhe djalin u gjind në Pogradec për të ngrënë drekë në hotelin ” Një Maj” buzë liqenit, i pa shqetsuar dhe i bindur se Asllan Tufa nuk do ta linte në baltë, ashtu siç i kishin thënë edhe shumë të tjerë, përveç Shukriut.
Melaimi, rastin e Asllanit e diskutoj edhe me Lulen, sa u ulën në tavolinën e hotelit ku do hanin e do pinin të qetë:
– Nga katundarët po marrë sinjale se, Asllan Tufa nuk do na dal i mirë!
– Mos e dëgjo botën se ç´thonë.
– Po kur të thonë më shumë se tri vetë të njejtën gjë, duhet të jesh kurreshtar dhe sy çelur, mendoj unë.
– Mua nuk më duket që ai të jet aq frikacak. Pastaj, ndoshta ka edhe të drejtë të tërhiqet nga udhëtimi se çfarë kohë me rreziqe është, e sidomos kur udhëtimi do bëhet natën.
– Ndoshta dhe ka të drejtë, por ama nuk duhet të rrah gjoksin si Gorila në xhunglë dhe në fund të tërhiqet e ne të humbasim tre bileta!
Erdhi kamerieri me pjatat me ushqime dhe biseda u ndërpre, mori një kahje tjetër.
Rrugëve të katundit herë herë kalonin kamioneta të ngarkuar me ushtarë dhe armatim. Kamionetat kishin drejtim, Belicën e sipërme. Në çdo dalje të çdo katundi ishin vendosur postoblloqe nga policia Sllavo-Maqedone, të cilat ishin ngriur me thasë zalli dhe përbrënda të armatosur edhe me nga një mitraloz dhe granatahedhës. Në çdo anë që të shkoje, pasonte një kontrol i rreptë ndaj njerëzve dhe makinave.
Netët nuk ishin të qeta. Askush nuk dilte natën për të dëgjuar këngën e zogjve të natës ose edhe muzikalitetin e insekteve. Në vënd të tyre jashtë dëgjoheshin shkrepje armësh të lehta dhe të rënda.
Mbeti vetëm edhe një ditë nga pushimi. Po afrohej koha për të marrë rrugën e gjatë për në qytetin e Shkupit dhe për të vazhduar mëtej për në perëndim.
Melaim Kodra pinte kafenë e mëngjesit përpara shtëpisë së tij duke shikuar lëvizjet drejtë rrugë,s i qetë dhe i pa shqetsuar. Taksinë e kishte të pazaruar dhe nuk ishte nevoja të shqetsohej fare për këtë punë. Lule-ja doli nga dera e përparme e shtëpisë dhe në dorë mbante një ëmbëlsirë që e kishte bërë vetë dhe pasi e lëshoj mbi tavolinën e qelqit, pyeti:
– Të është paraqitur Asllan Tufa?
– Po ç´ne të paraqitet, ne jemi marrë vesh dhe ai duhet ta dij se, sonte pas orës 24.00 do të nisemi.
– Sipas rendit që e kërkon, duhej të paraqitej e të pyeste, kur dhe si do nisemi?
Jo, një gjë të tillë nuk e ka bërë deri tani, fakt! Ne kemi udhëtuar edhe herë të tjera me të.
– Pasi të pish kafenë, mos harro dhe merre njëherë në telefon?
Iu prish qetësia Melaim Kodrës. I shkoj nja dyherë rrotull kopshtit me mollë, dardhë e kumbulla dhe hapi telefonin. Telefoni binte pa ndërprerë por përgjigje nuk kishte.
Nuk e hap telefonin qerratai, i tha vetes! Pastaj doli para shtëpisë dhe iu drejtua Lule-s:
– Nuk ma hap telefonin, po i bëj pa ndërprerë! Siduket p ona dalin fjalët e botës.
– Prit pak, ndoshta është i zënë me punë? Merre dhe njëherë më vonë!
Minutat tani rrotullonin më shpejtë. Koha po shkonte dhe momenti i nisjes po afronte. Asllan Taksisti nuk po paraqitej.
– Do t´i shkoj në shtëpi, s´më ka mbetur gjë tjetër!
– Jo se është turp, i tha e shoqeja! Melaimi mori guximin dhe u nis për tek shtëpia e taksistit që e kishte shumë afër. Trokiti disa herë në derë dhe priti derisa u hap! Doli e bija e Asllanit:
– Urdhëroni!
– Ku është Asllani?
– U ndie sëmurë dhe shkoj në spital, sikur kishte të vjella të shpeshta dhe dhimbje kohe. Edhe telefonin tani e pash që këtu e paska lënë.
Milaimi u tërhoq drejtë makinës dhe në një moment ndjeu dhimbje në gjoks nga ky mashtrim pa logjikë dhe pa shtresë. Vendosi ta blej gënjeshtrën duke e lënë të bindur të bijën e Asllanit se, gënjeshtra e sajuar prej saj dhe të jatit zuri besimin e Melaimit. Pas disa minutave Melaimi u kthye përsëri tek shtëpia e Asllan Tufës dhe ndejti vetëm disa metra larg shtëpisë. Meqë nuk i durohej nis drejtë oborrit të tyre që ishte i zbukuruar me lule të shumë llojshme. Por kësaj rradhe Melaimi e hapi portën pa trokitur dhe pa paralajmërim. Në tavolinën e oborrit gjeti të ulur Asllanin të shoqen e tij duke pirë kafe. I shikoj drejtë në sy dhe u ktheu kurrizin pa i thënë gjë.
Melaim kodra e gjeti veten të lënë në baltë, tamam ashtu siç edhe i kishin thënë të tjerët. Vetëm pështyu njëherë në oborrin e tyre dhe u largua.
Tani minutat në orën e Melaimit ecnin më shpejtë se zakonisht dhe koha nuk priste.
– Si t´ia bëjmë, i tha të Lules? meqë nuk mori përgjigje nga ajo, iu kujtua kartela që i dha Shukriu. Mori telefonin me të shpejtë:
– Alo, Shukri!
– Urdhëro, Melaim, të njoha pas zërit!
– Doli fjala jote. I hëngri fjalët burri me trup të madh!
– Po a nuk të thash unë se, ”burri matet me zemër dhe jo me trup”!
– Ke mundësinë të na zgjatësh deri në aeroportin e shkupit?
– Edhe sikur të vdees bashkë me ju, unë do t´iu çoj!
Mili, antari më i ri i grupit grupit të lexuesve u duartrokit dhe u prit me buzëqeshje nga të gjithë…
Tregim: Shkruar nga, Ibrahim Abedini