Oh,kjo “Garda e Vjetër”
Më rrëmbeu muzën,
Gjeti zgjidhje tjetër,
Më dhuroi tërkuzën.
Muza dhe tërkuza,
Vrik një bashkësi…
Që nga Kartagjena,
Vjen motiv i ri.
Në strofa trencine ,
Sa vuan zavalli…
Vetëlindi poet,
Nuk del dot i pari.
Poezia e tij
Rrodhishtë e egër…
Dokrrat e pazarit,
Djeg “Garda e Vjetër”!
Letra e një emigranti
Nga Ibrahim Gani – Poemë –
“ E dashur Nënë,do ju ndihmoj përsëri …,por kurrë nuk do të shkel në vëndim tim të mallkuar.”
1.
Mos përbalt vatrën amtare,
Mos derdh helm mbi tëndin gur
Që mes shqotash ,përmes zjarresh,
Fap mbulohet me flamur.
Në male ,pyje lëndinë,
Në çdo grykë e burim
Pllajave me trëndelinë,
Vlon një këngë ,prehet një trim.
Në se i prek vatrën trimit,
Ai rrasën e bën kalë,
Jep sinjalin e kushtrimit,
Prin me mijëra të gjallë.
Se të gjallët mirë e dijnë ,
Flamurtar sërish ai,
Dhëndër i parë me Lirinë,
Sapo mbylli buzë e sy.
2.
Mos e fyej këtë baltë,
Mbi të popla mos vërvit,
Bukë e saj e ëmbël mjaltë,
Fllad i saj shpirtin flladit.
Kaltërsi, diell e yje,
Treqind ditë ku mund ti gjesh?
Borë e bardhë përmbi krye,
Portokallja bregut qësh.
E njom buzën te burimi,
Beh mbi supe çelin fletë,
Ҫ’ka të thotë Vjosa e Drini,
Nuk thotë Oqeani i Qetë.
3.
Mos e fyej këtë vatër,
Se prijnë ca bukëshkalë,
Që helmojnë si një gjarpër
Helm të vdekur,hem të gjallë.
Lër se ç’ pjellë pabesia
Ҫ’bar të keq që rriti moti,
Loti ynë ,lot varfërie
Mos ua ndaftë turpin Zoti!
Mos e fyej tokën tënde
Përqafuar nga dy dete,
Ish e mbeti “ mollë helene”
Për gjitonë e supershtete.
Malet tona jargavan,
Detet tona rrezear,
Si prek dot ,thikë e shafran.
Kur i puth,mjaltë e havjar.
Ndaj dhe “krushqit” shkojnë e vijnë ,
Ca me skeptër ,ca pa skeptër,
Në një dorë “bromp”dollinë
Mashtrimin në dorën tjetër.
Pas rrenës plumbi në ballë
Copë – copë një lis i ri,
Dhe një Nënë rrenjëdalë,
Nis e qan me logori
Derdhen ligjet valë – valë,
Plagëplot vatër e brigje.
Bregut qan një pulëbardhe,
Kulmeve kukat një qyqe.
4.
Mos e përbuz vatrën tënde,
Toka jonë,tokë e bekuar,
Bir i Nënës mos u çmënde
N’udhë bote shpirt trazuar?
I përbuzur ,i drobitur ,
Gjiri yt det pikëllimi,
Dorëlypës, i goditur,
Si qen pas të ndjekë dyshimi.
Shtëpia jonë e mirë,
Derëhapur jetë e mot,
Kurrkujt si kërkoi mëshirë,
Rastësisht s’erdhi gjer sot.
Themelet mbirë mbi shkëmb,
Mbrujturo me gurrë gjaku,
Sot të flasin nga ky vënd:
-Eja bir se të do pragu!
Po çatia duhet ndërruar,
Bir i Nënës ,herëpashere,
Dritaret duhen zgjeruar,
Që të mbushet fllad pranvere.
Me dritare flatragjerë,
Bukur yjet do pikojnë,
Si në dimër dhe në verë
Më larg syri do shikojë:
5.
Ty po të flet vatra jote:
-Biri im,drita e syrit
Ktheu shpejt në vatrën amë,
Djepi i artë i Naimit!