Idriz Lamaj: Si e përgatita librin “Dokumente angleze mbi konfliktin shqiptaro-malazez, rreth Plavës dhe Gucisë

Idriz Lamaj: Si e përgatita librin “Dokumente angleze mbi konfliktin shqiptaro-malazez, rreth Plavës dhe Gucisë

Hyrje
Ekzistenca e këtyre dokumenteve mbi Plavën dhe Gucinë doli rastësisht gjatë një bisede që po zhvillonim më zotin Zenun Çelaj, këtu e tre vjet më parë. Në shkurt të vitit të 1996 z. Çelaj, gazetar veteran dhe veprimtar i njohur i “Këshillit për Mbrojtjën e të Drejtavë dhe Lirive të Njeriut ” në Kosovë, duke biseduar në bibliotekën time rreth disa shkrimeve që kishin të bëjnë me mua tha se në Londër gjindeshin shumë dokumente mbi Plavën dhe Gucinë. Ai tha se dokumentet i kishte shikuar zoti Bejtullah Destani, njeri i pasionuar pas hulumtimit të së kaluarës tonë historike në arkivat dhe muzeumet britanike. Tash sa vjet ai bën gjurmime në këto institucione britanike dhe shumë dokumente më vlerë i ka dërguar Bibliotekës Kombëtare dhe Arkivit Shtetëror në Tiranë. Duke qenë i bindur se mund të bënja diçka për botimin e tyre, rash në kontakt më zotin Destani dhe pas bisedave të shpeshta telefonike dhe një korrespondence të dendur mora prej tij afër 400 faqe dorëshkrim. Pasi mora pjesën e parë, mbi 200 faqe, fillova transkribimin, i cili thënë të vërtetën më qiti mjaftë vështirësi. Botimi i të gjitha raporteve, kërkonte shpenzime të mëdha për arsye të vëllimit voluminoz. Në këtë vëllim modest përfshihen vetëm një pjesë e raporteve të konsullit britanik Kirbi Green, pjesa tjetër e tyre ndodhet në bibliotekën time Raportet janë radhitur sipas datës së dërgimit dhe ndarë në vitet 1879-1880, duke pasë parasysh se ato dy vjet ishin vite të veçanta për krahinën e Plavës e Gucisë, vitet më të sukseshme të luftimeve që zhvilloi Lidhja e Prizrenit për mbrojtjen e tërësisë territoriale. Vite që fuqitë e mëdha të asaj kohe detyrohen ta shikojnë më me seriozitet faktorin shqiptar në Ballkan dhe Mali i Zi e sheh qartë se Plava e Gucia nuk mund të pushtohej nga forcat malazeze. *
Krahina e Plavës e Gucisë shtrihet në veriperëndim të trojeve shqiptare e kufizohet me Malin e Zi, Rugovën, Malësinë e Gjakovës, Dukagjinin e Kelmendin e Gurit. Kjo luginë, midis alpeve të larta, përbëhet nga dy qytete. Dhjetra katunde e mbyllin luginën në formë rrethorje. Katundet tjera shtrihen në thellësi të grykave të shenave dhe lumenjve që derdhën në lumin Luçë, i cili vërshon përmidis luginës deri në Liqe të Plavës. Nga ky liqe del lumi Lim. Në të derdhën shena e lumenjë të tjerë. Pamja e këtij pellgu bëhet madhështore nga bjeshkët e larta që e rrethojnë si Çakorri, Qafa e Diellit, Vizitori, Brada e Vezirit, Bori, Grebeni, etj. Historikisht është e njohur së kjo krahinë ka qenë e banuar qysh në lashtësi nga Ilirët dhe pasardhësit e tyre shqiptarët. Nga pikëpamja historikë, etnike dhe ekonomike kjo krahinë lidhet me Shkodrën dhe Pejën. Për këtë dëshmojnë rrugët që kalojnë: Shkodër- Guci – Plavë Qafë e Diellit – Pejë si dhe toponimet Çakorr, Qafë e Diellit, Gërdhatë, etj. emra që shpjegohën me anë të gjuhës shqipe. Krahina e Plavës dhe Gucisë për më shumë së një gjysëm shekullit, prej vitit 1850 deri në vitin 1912 kur ra nën sundimin e Malit të Zi, ishtë një prej krahinavë më të pavarura të trevës shqiptare nën perandorinë turke. Disa studiues këtë ia atribojnë personalitetit të asaj krahine, Ali Pashë Gusisë, të cilët pohojnë së prania ushtarake turke në atë krahinë ishte vetëm simbolike. Krahina në fjalë gjatë viteve 1879-1880 ishte plotësisht e pavarur. Forcat e pakta turke që ishin të dislokuara më parë aty ishin tërhequr tërësisht dhe qeveria turke zyrtarisht e njifte këtë krahinë si pjesë të Malit të Zi, kurse forcat sulmuese malazeze në të gjitha përpjekjet për pushtimin e Plavës dhe Gucisë kishin dështuar me humbje të mëdha nga forcat mbrojtëse shqiptare. “Megjithëse në gjendje lufte aty kalohet një jetë normale”, vënë në dukje një raport austriak i kohës. Siç shihet në këtë dokumentar, letrat janë dërguar në Londër nga Shkodra dhe Cetina. Vlen për t’u shënuar se, sipas disa letrave kuptohet se Pasha i Gucisë nuk kishte besim në politikën angleze e franceze dhe konsujt e këtyre dy vendeve nuk ishin të mirëpritur në krahinën e tij të cilën e drejtonte në fushën e luftës. Qëndrimi i Ali Pashës Gucisë ndaj konsujve austriak ndryshonte. Disa historiane janë të mendimit se caktimi i fuqive të mëdha për aneksimin e Plavës e Gucisë Malit të Zi e nxiti krijimin e Lidhjes së Prizrenit si kërkesë këmbëngulëse e Ali Pashë Gucisë. Dalja në dritë e këtyre dokumentave është meritë e veçantë e z. Çelaj dhe z. Destani.