Departamenti i Shtetit përdor lojra fjalësh me Europën ish-Komuniste. Soros e do botën në kaos.
-Ikona e Konservatorizmit Amerikan, Bill O’Relly përsëri ekslusive për Fokus.-
Robert Papa: Urime për librin e fundit “Vrasja e Shtrigave”, e di se keni shitur 250 mijë kopje për dy muaj.
Bill O’Relly: Po, po ecim shumë mirë më “Vrasja e Shtrigave”.
Robert Papa :Nuk është e lehtë sot, se pak njerëz lexojnë.
Bill O’Reilly: E shikon këtë gjë në dorën time (celulari). Ky ka vdekur industrinë e librit. Njerëzit përdorin 5 minuta këtë (celularin). Aq duan dhe kur ju jep një libër thonë ”Jo,jo asnjë libër. Por kur ke një libër të shkruar mirë, si libri ynë, ku çdo faqe lëviz rrjedhshëm, ju arrini sukses. Jemi shumë të kënaqur se si po shitet shpejt
Robert Papa: Për një të huaj është një histori që nuk e dimë. Por duket se “Gjuetia e shtrigave” po vazhdon sot në politikën amerikane. Apo jo?
Bill O’Reilly: Nuk e di se sa keq është kjo gjë në Europë,ti mund të ma thuash mua Robert, por këtu në Amerikë media ka përqafuar akuzimet si të vërteta, kjo pati ndodhur në Salem, 1692 në Masacuset. Një vajzë 12 vjeçare tregoi me gisht dikë, ai person është te Liga e Djallit. Ajo më detyroi te firmosja te Libri i Djallit dhe pas dy javësh atë do e varnin. Jo njerëzore, pa proçes gjyqësor. E njëjta po ndodh sot në Amerikë. Askush nuk është i sigurt në të gjithë vendin. Nëse don të shkatërrosh dikë, mjafton të bësh akuzime. Disa avoketër padisin dhe çdo gjë mbaron. Dhe media bie dakord me këtë. Nuk e di nëse kjo ngjet në Shqiperi apo në vendet europiane, por është e tmerrshme.
Robert Papa: Vendet janë thuajse të njëjta si këtu. A mendoni se 2024 do jetë një vit i rëndësishëm, në mes tradicionalistëve dhe uokistëve? E shikoni rrezikun?
Bill O’Reilly: Po! Kemi kërcënime në Botë, ti e di këtë. Kemi Putin në Rusi. Kemi Kinën që kërkon të zgjerojë ndikimin e saj komunist. Keni Iranin, një shtet terrorist, duan të vrasin hebrejhtë dhe të “pafetë”, amerikanët. Duan të vrasin gjithkënd. Dhe ne kemi një president të dobët. Xhoe Biden. Jo i fortë. Jo për muskujt, jo. Djajtë përfitojnë. Putini në Ukrainë, gjithkush e shikon këtë. Nëse dobësia vazhdon pas zgjedhjeve të nëntorit 2024 në Amërike, e gjithë bota është në vështirësi të madhe.
Robert Papa: Departamenti i Shtetit mbështet ish -komunistët dhe jo nacionalistët e krahut të djathtë në Europën ish-Komuniste. A është kjo e drejtë?
Bill O’Reilly: Eshtë një filozofi e përgjithshme. Kur ishte president Bush dhe ndodhi 11 shtatori, administrata Bush tha se ne do të shkatërrojme Alkaedën. Dhe ata e bënë. Gjatë procesit ndodhën gjëra të këqija ndaj nesh. Lufta në Irak nuk ishte një sukses. Afganistani ishte një miks. Por ne e shkatërruam Alkaedën. Tani Departamenti i Shtetit po orvatet të luajë me Izraelin. Izraeli është e njëjta gjë me atë që thoni ju. Hamas vjen dhe vrau gjithë ata njerëz dhe tani e majta progresive në Amerikë edhe në Londër, çka ështe qëndra e së majtës progresive, thonë se Izralei nuk ka të drejtë të vetembrohet dhe të luftojë Hamasin. Ne duam armëpushim, duam që Hamasi të bëjë të njëjtën gjë përsëri. Jo njerëzore, në vend që t’i dënojnë, Departamenti luan këtë lojë fjalësh, ashtu edhe me ju.Dhe kjo është shumë e rrezikshme në gjithë planetin.
Robert Papa:A po tregon këtë dobësi Uokizmi në Kolegjet Amerikane? Se po shikojmë protesta pro-Hamasit nga Harvard deri në Kolumbia University, apo jo?
Bill O’Reilly: Këta kalmajtë nuk dinë asgjë. Unë kam qenë student gjatë Luftës në Vietnam. Asokohe kishin protesta më të mëdha, siç mund ta dini kundër luftës. Dhe lufta doli që nuk ishte gjëja e drejtë qe duhet të bënte SHBA, sepse qeveria e Vietnamit të Jugut ishte shumë e korruptuar dhe nuk mund t’i ngrenim ata aq sa të fitonim ndaj komunistëve ne Veri. 60 mijë amerikane u vranë. Por shumica e demonstruesve atë kohë, nuk e kuptonin realisht se çfarë ishte Vietami i Veriut apo Vietnami i Jugut, apo se si Franca drejtonte shoun atje për një fare kohe. Ata nuk dinin asgjë. Dinin se Franca ishte kundër luftës. E njëjta gjë, sot. Mund t’i pyesni këta fëmijët sot edhe në Harvard, universiteti im, Kolumbia apo MIT dhe t’i pyesësh: Kur nisi Izraeli? Ose t’i pyesësh për Genesis në sensin biblik, ata nuk e dinë Robert. Janë si një tufë dhe kjo është diçka trendi. A janë realisht urrejtës ndaj Hebrenjve? Dyshoj se janë. Nuk janë në masë, nuk besoj, por është një pjesë e vogël që urrejnë hebrenjtë. Por në Angli, në Londër aty është më shumë intensive.
Robert Papa: Xhorxh Soros, ka mbështetur Hamasin financiarisht.Pse ky del gjithmonë nga ana e keqe?
Bill O’Reilly: Sepse kaosi është në interes të tij. Ata duan mungesë rendi. E shikon këtë me Putinin. E shikon me Iranin. Ata nuk e duan Perëndimin, dhe Izraeli është pjesë e Perendimit, duan të jëtë kaos dhe jo me sundim ligji, me rregull. Të jetë me dhunë se ajo i ndihmon ata sepse dobëson Perëndimin ja pse duket e pakuptimtë që askush të ndihmojë Hamasin. Ti mund ta dish, unë kam shkruar: ’Vrasja e vrasësve”, Robert. Këta janë vrasësit më mizorë në botë dhe ju mbeshtesni ata? Pa kuptim.
Robert Papa: Biden është kapur mes dy zjarresh. Ai merr donacione pa fund nga hebrenjte, Katzenberg, Spilberg, dhe nga ana tjeter ai nuk po e mbështe rëalisht Nentanjahun. A do e dëmtoje kjo Bidenin te zgjedhjet?
Bill O’Reilly:Nuk e di se kjo do shkojë der te zgjedhjet, por është një histori fantastike dhe të falenderoj që e ndjek transmetimin tim çdo natë, Robert. Netanjahu nuk është shumë popullor në Aemrikë. Arsyeja pse është se e quajnë Njeri i Fuqishëm. Jo i fortë për të ngritur pesha, por ai është autoritarian dhe e majta nuk e pëlqen këtë gjë. Por Netanjahu po drejton shfaqjen. Edhe Trump nuk e pëlqen më Netanjahun. As Biden nuk e do, por i duhet të bëjnë bisnez me njëri-tjetrin dhe po bëjnë. Amerika po mbështet Izraelin. Në të njëjtën kohë hebrenj-amerikanë, shumica e të cilëve mbështesin Izraelin, totalisht po financojnë fushatën elektorale të Bidenit. Dollarë të hebrenjve që po derdhen te fushata e Bidenit. Pra, shumica mbështet Izraelin por shumë para po shkojnë për Bidenin. Biden është kapur në mes të mogulve të Hollivudit që po çojnë dollarët te thesari i fushatës së Bidenit dhe bazës esktreme të së majtës progresive .
Robert Papa: Netuorket po thonë çdo lloj epitetesh për Trump. Dikush e quan Hitler, diktator. Fundi i demokracisë. A nuk shikojnë dobësinë me Bidenin? Ne na duhet një Amerikë e fortë.
Bill O’Reilly :Media e Korporatave e urren Donal Trumpin. Nuk do jenë kur te drejtë me atë. Strategjia e fushatës së tyre , është t’u thonë votuesve amerikanë:Nëse ju votoni përsëri për Trumpin dhe nëse ai rizgjidhet, ai do bëhet fashist, diktator. Kjo është situata sot në Amerikë me shumë probleme që nuk i ka zgjidhur Bideni dhe do bëhet më keq. Trump qeverisi shumë mirë. Nëse kthehemi pas të shikojmë çfarë bëri, dhe po të heqim atë dukje shoumeni, ai i drejtoi vendin me shumë efikasitet. Ai nuk kishte probleme me Putinin, nuk kishte probleme me Hamasin. Nuk kishte probleme. E vetmja rrugë që demokratët mund të fitojnë,është që ta bëjnë Trumpin- Djall. Dhe media koporative është më shumë se e lumtur, ta bëjë këtë.
Robert Papa: A mendoni, ende se Biden nuk do të garojë për president?
Bill O’Reilly:Unë , ende nuk e besoj se ai do jetë kandidati i demokratëve. Mund ta kem gabim, por numërat tij nga pollet po shkojnë teposhtë shumë shpejt. Skandali i Hunter Bidenit dhe i familjes që ka marrë miliona dollarë; nuk do ikë si skandal. Skandali thellohet me situatën e kufirit jugor. Skandali me fentanil. Rekordi i shpenzimve. Unë mund të jem gabim, por nuk do suprizohesha që një ditë ai mund thotë: E dini, për arësye shëndetësore nuk garoj dot dhe do dorezohem. Demokratët mund të përzgjedhin dikë tjetër.
Robert Papa:Pra mund të ndodhë?
Bill O’Reilly: Po, mund të ndodhë por demokratët nuk kanë ndonjë tjetër. Nuk janë të zot të zgjedhin dikë që të jetë i zoti të mundë Donald Trumpin. Nëse e gjejnë, Biden do kishte ikur me kohë sepse Partia Demokrate, realisht, nuk e duan sepse e dinë sa i dobët është por nuk kanë dikë që ta zëvendësojnë.
Robert Papa: Ka një problem me faqën tuaj në internet. Kur isha ne Europë nuk isha i zoti të hyja në Zvicër dhe ne Shqipëri, në Austri mund të hyja..E zhurmojnë?
Bill O’Reilly: Djali im është në Oskord, ata e bllokojnë faqen time në Angli. Qeveria britanike bllokon emisionit tim atje. Disa vende nuk e bllokojnë, por disa po. Është skandaloze. Nuk bëj do asgjë, por ka disa variangte që ta shikosh nëse je njeri i kompjuterave.Unë jam habitur, kisha menduar se Europa donte lirinë e shprehjes. Eshtë dicka e çmendur.
Robert Papa:Por CNN del në Europë. Kanë frikë nga emisoni juaj.
Bill O’Reilly:CNN paguan për aksesin atje.
Robert Papa: A mendoni se FOX Njuz do rikuperohet nga skandali i vjedhjeve të votave me makinat e numërimit?
Bill O’Reilly: Jo! Nuk besoj se FoxNjuz do bëhet çka ka qenë dikur. Ka një milionë arësye pse. Unë isha atjë në kohën e duhur dhe ne ishim dominues, për 16 vjet rresht ishim numëri një. Nuk mendoj se ata nuk do rikuperohen kurrë nga kjo situatë. Ende njerëezit e shikojnë, por jo aspak afër asaj se sa shumë e shikonin më parë.
Robert Papa:Netuorket nuk i japin hapësire librave të tu, të Mark Levin,por i japin hapësirë librit të Liz Cenej.Pse?
Bill O’Reilly: E dashurojnë Liz. Nëse ju shkrua ni një libër që urren Trumpin, netuorket do të ftojnë në çast. Nëse shkruani një libër normal dhe nuk jeni një liberal, çka unë nuk jam, natyrisht,ata nuk duan të dëgjojnë asgjë prej teje. Kjo është çensura që ne këmi këtu në Amerikë.
Robert Papa: Ju fituat një fushatë te FozNjuz per te kthyer urimin:Gezuar Krishtlindjet. E kam te saktë?
Bill O’Reilly:Duke përdorur platformën time në Fox Neës, raportova se një sërë qytetesh dhe shitës me pakicë po përjashtonin çdo përmendje të Krishtlindjeve dhe këmbëngulnin që fraza “gëzuar festat” të bëhej urimi universal i dhjetorit. O’Reilly Factor përmendi shembuj të shumtë të “luftës në Krishtlindje”.
Epo, ne fituam. Fitorja u arrit kur përmenda në transmetim bizneset specifike që promovonin sulmet laike. Pra, shumë blerës shmangën shkuarjen në ato vende dhe, shpejt, flamuri i bardhë valëviti. Macy’s më pas miratoi një temë të sezonit të Krishtlindjeve që thoshte thjesht: “Beso”.Ishte efektive.
Robert Papa: Po sot?
Bill O’Reilly:Sot, Amerika ka një problem në rritje, sepse shumë prej nesh “besojnë” atë që duam të besojmë. Të bindësh njerëzit për çdo gjë po bëhet shumë e vështirë. Faktet po bëhen dytësore ndaj “ndjenjave”.
Votuesit e MAGA besojnë se Donald Trump është një shpëtimtar dhe gjithçka tjetër nuk ka rëndësi për ta.Nga ana liberale, Joe Biden është një president i jashtëzakonshëm, dhe kaq!
Sot vlerësimet racionale janë të rralla sepse dominon promovimi i ideologjisë. Ja një shembull i gjallë. Duke shkruar në uebsajtin politik The Hill javën e kaluar, liberali i flaktë Al Hunt ankohet për rënien e numrit të anketave të Presidentit Biden dhe sugjeron që zoti Biden të mos kandidojë për rizgjedhje që Donald Trump të mos dalë fitimtar.Shkruan Hunt për Biden: “Ai do të largohej si presidenti më i suksesshëm me një mandat i Amerikës, me shumë gjasa me një pasardhës që synon të ruajë pjesën më të madhe të atij rekordi.”
Një fjalë përmbledh besimin e zotit Hunt: absurd.
Para së gjithash, Presidenti James Polk ishte presidenti më i suksesshëm me një mandat, dhe Joe Biden nuk është Polk, siç thotë fjala.Gjithashtu, Al Hunt mund të dëshirojë të kontrollojë dëmin kolosal që po i bëhet vendit nga politika e kufirit të hapur të Biden. Për më tepër, fakti që amerikanët po paguajnë shumë më tepër për gjërat thelbësore sesa paguanin katër vjet më parë. Po në lidhje me çrregullimin e tmerrshëm publik që ka pllakosur shumë nga qytetet e vendit, duke përfshirë Uashingtonin, ku punon Al Hunt?
Robert Papa: A mendon se Trumpi ka shanse të mira të rivijë si president?
Bill O’Reilly: Çdo gjë mund të ndodhë Robert. Do flas me ju përsëri rreth kesaj, diku nga shtatori. Atëhere do e di, por o zot, çdo ditë është situatë e ndryshme. Dua t’ju uroj juve dhe shikuesiy të tu ne Europë dhe Shqipër, Gëzuar Krishtlindjet. Shpresoj të gjithe te relaksohen sepse nuk jemi në kohë të mira për botën sot, por gjithkush t’a lerë këtë mënjanë dhe të gëzojë sezonin e Krishtlindjeve. Realishtt e vlerëroj qe ju e ndiqni NoSpin Njuz dhe që flisni me mua shpesh , Robert. Shumë e kendshme prej teje.
Robert Papa: Ështe kënaqesia ime. Sir.
Bill O’Reilly: Gëzuar!
ROBERT PAPA Msc
FOKUSTV
President& CEO
718-767-3513
www.livestream.com/fokustv