Imer Selmani: Ligji i gjuhës është mbyllur para pesë viteve, rikthimi në këtë çështje mund të shihet si provokim

Ligji për Zbatimin e Gjuhëve, pavarësisht mangësive eventuale, tashmë është pjesë e sistemit juridik dhe rikthimi i një çështje që është mbyllur para 5 vjetësh ndikon që një pjesë e qytetarëve ta shohin këtë veprim si tendencë për provokim, thotë për Klan Maqedoni analisti Imer Selmani.
Ai ngre pyetjen se nëse ligji ka pasur nevojë për ndërhyrje, atëherë përse Gjykata Kushtetuese u desh të presë 5 vjet për të reaguar.
Sipas tij, riaktualizimi i një çështje tashmë të mbyllur është i pakuptimtë, sepse nuk duhet t’u kthehemi temave që nxisin tensione tek shqiptarët apo tek bashkëqytetarët maqedonas.
IMER SELMANI
“Në qoftë se ka pasur një arsye edhe më të vogël për një ndërhyrje, Gjykata Kushtetuese, çfarë ka pritur 5 vjet? 14:42 Ashtu që pas pesë vitesh, kur ky ligj është bërë më pjesë e sistemit juridik dhe është pjesë e funskionit të sistemit juridik, unë mendoj se është nonsense tani të kthehemi mbrapa dhe të shfuqizojmë diçka e cila funksionon më në vendin tonë edhe pse tham me disa defekte, të cilat në qoftë se e lexojmë ligjin do të vërejmë se ende nuk është 100% në implementim dhe në aplikim, por gradualisht është duke u bërë pjesë e sistemit juridik dhe vonësat e pesë viteve dhe pas 5 viteve të hapim një çështje të tillë, mendoj se është e panevojshme dhe këtu me siguri se një pjesë e qytetarëve të vendit tonë do ta kuptojnë si një tendencë për provokim.”
Selmani thotë se gjithmonë ka pasur individë të margjinalizuar politikisht që kanë përdorur fjalor të rëndë nacional ndaj shqiptarëve për të tërhequr vëmendje, por rrethanat e tilla janë tejkaluar me elegancë.
Sipas tij, situata bëhet serioze kur deklarata të tilla vijnë nga kryetari i një institucioni aq të rëndësishëm në vend, siç është Gjykata Kushtetuese.
IMER SELMANI
“Mirëpo, kjo që ju e cekët dhe që jemi dëshmitarë muajin e fundit veçanërisht, si një koordinim për provokim ndaj disa çështjeve shqiptare ose ndaj shqiptarëve, përsëri kur vjen nga individë dhe kur vjen nga persona jo të rëndësishëm dhe nuk është aq diçka të cilës duhet popullata, pa marr parasysh cilës bashkësi etnike i takon, t’i frikësohet dhe ta vendos ne top prioritetin e gjendjes ose të kemi një alarm se ja na ndodhi kiameti. 11:04 Në qoftë se porosi të tilla vijnë nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese , kjo veçmë është diçka serioze. Dhe kjo duhet të merret shumë me një përkushtim si nga ana e pushtetit 11:36 por edhe nga opozita, sepse ne si sistëm parlamentar edhe opoizita e ka rolin e vet.”
I pyetur nëse ngjarjet e muajve të fundit, të ndjeshme për harmoninë etnike në vend, mund të ndikojnë që të krijohet destabilizim që do të shkaktohej nga tensionimi i raporteve ndër etnike, Selmani vlerëson se situatat e të kaluarës nuk mund të krahasohen me ato aktuale, sepse në 2024 kemi institucione më demokratike, Kushtetutë të ndryshuar disa herë, jemi anëtarë të NATO-s dhe madje edhe mentaliteti në shoqëri është tjetër.
Sipas tij, individët të cilët duhet të kthejnë situata të ngjashme me të disa viteve më parë, duhet të parandalohen, nga institucionet dhe partite politike në pushtet dhe opozitë.