Intervistë me gjuhëtarin Albert Vlash Nikolla -Bruksel: Kongresi i Dytë Drejtshkrimit të Shqipes – një nevojë urgjente

“Gjuha Shqipe ka hyrë në “Erën Digjitale” dhe duhen të përmirësohet në drejtshkrimin e saj, por edhe në krijimin e terminologjive shkencore”.

Intervistoi: Dr. Mujë Buçpapaj

-Mujë Buçpapaj; Zoti Nikolla, ju keni bërë thirrje disa herë autoriteteve Akademike të Shtetit Shqiptar për një kongres drejtshkrimi të ri për gjuhën shqipe?
-A.V.N. Nuk e kërkoj unë, e kërkon logjika normale e shkencës së kërkimit gjuhësor. Unë e kam theksuar një gjë të tillë në shumë intervista , pasi kam patur mundësi të njihem me modelin kërkimor të një shteti evropian, që dominon botën kulturalisht. Bëhet fjalë për Francën, që është modeli kulturor dhe akademik më i suksesshëm i gjithë historisë botërore dhe ka një qendër të kërkime shkencore me mbi 30 mijë kërkues, një pjesë e tyre, (3 mijë) në janë gjuhëtarë Terreni dhe Specialistë të Kërkimeve Laboratorike mbi komunikimin njerëzor. Sistemi francez është një model akademik i pakonkurrueshëm në efikasitet dhe rezultate, por ne mund ta gremë një mini-sistem të ngjashëm në Shqipëri, në dobi të zhvillimit kulturor dhe teknologjik të vendit. Sa i takon kërkimeve gjuhësore, Aktualisht jemi përpara një faze të re të zhvillimit të Gjuhës Shqipe, ose më saktë në epokën digjitale të saj, dhe dalin në shesh të gjitha “gafat” e bëra në Kongresin e Parë të Drejtshkrimit. Kongresi i dytë do ta përshtaste Gjuhën Shqipe me epokën digjitale. Paralelisht me këtë duhet të ngrihet edhe Qendra Nacionale e Kërkimeve Shkencore, e cila do të krijonte laboratorët e kërkimeve, të Nano-teknologjisë, të kërkimeve Biologjike, atyre gjeologjike, etj, ku një ndër më kryesorët do të ishte laboratori i Kërkimeve Gjuhësore, që do merrej me studimin e fenomeneve gramatike, observimet e fenomeneve fonetike, fjalëformuese dhe anë të tjera ende të pastudiuara të gjuhën shqipe.
-Mujë Buçpapaj: Ju këmbëngulni që një Kongresi II, është jetik për të ardhmen e gjuhës shqipe! A mund të na jepni për shembull disa anomali gjuhësorë që duhen riparuar ?
-Piksëpari, riparimet gjuhësore dhe përshtatjet ndaj epokave të reja kryen në mënyrë periodike në të gjitha gjuhën e botës. Pse në Shqipëri ka 50 vjet që ky proces është injoruar, këtë nuk di ta them dhe sinqerisht nuk e kuptoj. Po jam disa shembuj të thjeshtë për lexuesin. Çfarë duhet riparuar? Le të marrim dy fjalë sinonimike, fjalën */influence/ që pretendohet se ka ardhur nga Italishtja dhe fjalën */dikim/, që është autoktone e gjuhës shqipe… Fjala */Influence/, sipas studiuesve të huaj është me origjinë nga Greqishtja e vjetër. Por nëse e shohim fjalën nga ana strukturale, pra nga ndërtimi i saj morfologjik, vjen nga dialekti arvanites i shqiptarëve të Greqisë konkretisht fraza */ in flu e nte/ ( hin flu e nte = hyn flu e në të … që është e njejtë me të gegërisht */hin flu e n’te/ ( hyn në mënyrë të padukshme në të – pra koncepti semantik i ndikimit të vazhdueshëm) . Shkëmbimi bashkëtingëlloreve dhëmbore */t-s-c/ rezulton mjaft i njohur në mesin e gjuhëve indoevropiane dhe është vënë në dukje nga Bopp, në studimet e tij. Pra kemi të bëjmë me një frazë të vjetër të proto-shqipes, e hyrë në gjuhët e standardizuara të antikitetit siç ishte Greqishtja e vjetër dhe Latinishtja, e cila është e rimarrë në formën */influencë/ nga shqipje sotme. Pra kjo është një fjalë e trungut të përbashkët por që shqipja e motivon nga ana e origjinës etimologjike dhe semantike. Kemi të bëjmë me një idiomë. Sa i takon fjalës */ndikim/ , vjen nga togfjalëshi i Shqipes gege */ndi/ (ndjerë) dhe */kim/ (kemi) / që në shqipen e sotme do të thote */ndjerë kemi/. Nëse do të ndiqnim parimet e ndërtimit struktural, në gjuhen e sotme standarte ka një “përplasje” mes fjalës */ndikim/ e cila i takon versionit geg si origjinë etimologjike, dhe që në standart do të krijonte në bazë të rregullave të fjalëformimit që fjalën */ndjerëkemi/ , ndërkohë që fjalë */influence/ do të ishte /hyrëfluente/… Pra ka stonaturë të frikshme gramatikore brenda standartit, e cila duhet të korrigjohet dhe ti përshtatet strukturës historike të shqipe. Fjalën e gegnishten */ndi/, e cila vjen nga folja togfjalëshi primitiv i gegnishtes */në di/( në e ndiej -toskërisht) , haset edhe në */indice/ , e cila konsiderohet si e marrë nga frëngjishtja, por që është nga para-greqishtja e vjetër dmth Ilirishtja */hin ndi se /( hyj dhe ndiej se ) , dhe */indikation/, etj. Pra kemi të bëjmë me mekanizmat e krijimit të gjuhës indoevropiane, nga gjuha para-indoevropiane. Si ka mundësi që shqipja ta ketë ruajtur këtë mekanizëm kaq të komplikuar njëkohësisht kaq të vjetër që lidhet me fillesat?! Dhe a ka pasur nevojë shqipja të huazojë fjalë kur ajo i krijuar fjalët edhe për gjuhët e tjera?!
-Mujë Buçpapaj: Me sa po kuptoj ju këmbëngulni për parime historike, morfologjike dhe idiomatike që duhet të merren parasysh nga gjuhëtarët?
-Nuk mund të ngremë strukturën e një gjuhe standarte, bazuar në gjuhën shqipe jashtë rregullave të saja morfologjike aq më pak, përkundër evolucionit të saj historik. Po japim një shembull tjetër edhe me sinjifikativ. Marrim foljen e shqipes standarte */është/. Në gjuhën shqipe ka një rrjedhshmëri historike të foljes, nga forma */a/, tek forma */ash/ dhe */asht/… Nga folja */asht/ e gegnishtes rrjedhin format */asht /(trup), dhe ndajfoljet */ashtu/ – */gjithashtu/ , etj . Nëse do ridrejtoheshim gjuhës standarte, sipas konceptive të Kongresit të Drejtshkrimit të 2 nëntorit të vitin 1972 , do kishte format */ësht/, */ështu/ */gjithështu/ në vend të fjalës */ashtu/ ; */gjithashtu/…. Edhe fjala */rërë/, e shqipes standarte e cila ka si sinonim fjalën */ran/ ( me */a/ të gjatë) do të krijonin jo */ranishte/ por */rërishte/ , ( me një theks të rëndë jomuzikor). Ndërkohë që “vendi ku ka shumë rërë”, quhet */ranishte/, sipas formës gege. Pra gjuha standarte aktuale, nuk është një drejtshkrim historik i Shqipes, por një keq-drejtshkrim i gjuhës shqipe…. Dëmet e të cilës i amortizon versioni Geg , me morfologjinë efikase dhe muzikalitetin e zanoreve.
-Mujë Buçpapaj; Zoti Nikolla, ju jepni raste flagrante, të cilat duhet të shihen me kujdes nga gjuhëtarët… Sa përqind e gjuhës standarte është e këtij modeli që etiketohet si “keq-drejtshkrim” gramatik e morfologjik i Shqipes, dhe sa ndikon në studimet e gjuhës shqipe, për keq?
-Nga testet e fundit , mua më rezulton se raportet e versionit Geg me atë Tosk të shqipes, janë në fakt 70 për qind për Gegnishten dhe 30 për qind për toskërishten. Pra përmbysen! Morfologjia dhe fjalëformimi të gjuhës shqipe është totalisht mekanizmi i vjetër i Gegnishtes. Toskërishtja është një gjuhë më e kultivuar dhe është vazhdim logjik i Atikishtes pra Gjuhës nga rrjedh gjuha sotme Arvanite. Meqenëse Kodikët e Beratit janë shkruar në Atikishte, i bie të jenë shkruar në toskërishten e hershme. Me kodikët e Beratit nis transformimi i popullatave Ilire në etni Arbëreshe. Unë kam deshifruar një pjesë të tyre për nevojat e mia studimore dhe më dalin të shkruara në një toskërishte të hershme! Kjo tregon se Bibla e parë e shkruar në shqip nuk është Meshari, por Bibla e Beratit. Duke parë edhe cilësinë e botimit dhe teknologjinë e përdorur, bëhet fjalë për një Botim Konsiliar, pra të një institucioni Dijetarësh. Pra bëhet fjalë për një Akademi.
-Mujë Buçpapaj: Por le ti kthemi shqipes aktuale?
-Po ka probleme të madha… për shembull si në jug ashtu dhe në veri, ne nuk e shqiptojmë ta zëmë fjalën */punë/ të standartit me */ë/ në fund… ndërkohë që në praktikën komunikative ne themi */puun/( pra me */u/ të gjatë) me shkrim e shkruajmë */Punë/ ..nëse do të aplikojmë parimin fonetik, siç pretendohet sot nga autoritet akademike , ne do të kishim fjalën */puun/ në standart , për rjedhojë në përdorim do të ishte një */u/ të shkurtër dhe */u/ të gjatë . … por në drejtshkrimin e vitit 1972 , shqipja standarte rezulton një gjuhë pa bosht idiomatik. Ta zëmë në standart kemi foljen */ndreq/ që korrespondon me një frazë të gegnishte */në dreç/ (në djall)… ndërkohe që genishtja ka formën */katis/ dhe toskërishtja formën */gatis/ që janë dy forma shumë më të bukura se folja */ndreq/ … nga folja */gatis/ rrjedhin foljet e tjera si */përgatis/ … Vetë folja */katis ose gatis/ rrjedhin nga togfjalësha krejt primitive e Shqipes */Ka tis/, e cila gjendet në të dyja dialektet , si */Tis/ , */ka tis/ (gegnisht) dhe */gatis/ e toskërishtes, */përgatis/, */gatuj ose gatuaj/ e prejardhur nga bashkimi e fjalëve */gatis + uj/ = */gatuj/ (bie prapashtesa */is/) … Fjala */tis/ është folje */tis/( tis diçka, ose e tis fillin; e tij avullin), është emër; */tis/ (*/një tis bore ka rënë/, apo */tisi i mjegullës/ – mbulesa e mjegullës) … por kemi dhe forma të tjera si */gatitu/, */gati/ (është gati) , ngaku ka rrjedhur edhe fjala frëngjishtes */gateau/ (shqiptohet ; gato ) në shqip */gatim/… Pra mosshkrimi i një gjuhe standarte moderne, bëhet shkak për konkluzione qesharake të Albanologëve të huaj ( këtë fenomen e kam hasur tek një numër i madh profesorësh që bëjnë etimologji të shqipes bazuar në standardin e vitit 1972), dhe nxjerrin fjalën Shqipe */zemër/ të prejardhur nga sllavishtja */sembra/ ndërkohë që */zemër/ vjen nga togfjalëshi inicial */Ze mer/ ( ‘ze e merr’ – ‘fillimi i jetës’ dmth ‘fillon krijimi i trupit’- pra ka kuptimin semantik brenda saj ) dhe është një togfjalësh nostratik i shqipes (Para-indoevropian) atëherë kur sllavishtja nuk ekzistonte . I takon gjeneratës së re të gjuhëtarëve të bëjnë korrigjimet e nevojshme, për të shmangur gafat etimologjike, që hasen rëndom në shqipen e sotme standarte… dhe që e keq-pozicionojnë përballë gjuhëve të tjera, për shkak të përfundimeve të gabuara.
-Shqipja “akuzohet” nga vetë “profat e saj “ se ka huazuar shumë fjalë nga gjuhët e tjera? Cili është këndvështrimi juaj rreth këtyre huazimeve të pretenduara? 80 përqind e doktoraturave në Shqipëri janë mbrojtur me huazime … Ju si mendoni?
-Fakti që gjuha shqipe është një gjuhë proto- indoevropiane, pra gjuhë parantale, sipas Baskologut Michel Morvan që tregon se Baskishtja u nda para 23 mijë vitesh nga Shqipja Nostratike, Akademikut Louis Benloew, filozofi Leibniz, e shumë të tjerë, do të thotë se ajo ka ekzistuar para gjuhëve të tjera, dhe studimet e Institutit të madh Max Planck e vërtetojnë faktin se shqipja është gjuha më e vjetër e njerëzimit ende gjallë…Ajo ka një sistem gramatikor universal, dhe si e tillë nuk është se ka pasur nevojë ta kompletojë arsenalin e saj me huazime. Për shembull fjala */dom/ (shtëpi) e sllavishtes lidhet me fjalën */Hom’e/ të keltishte dhe */Dhom/ – me */o/ të gjatë të shqipes … Studimet kanë treguar se në sllavishtja kur i huazon fjalët , u heq */h/-në… për shembull fjala */dhome/ e shqipes, që lidhet me fjalën */the homme/ (që ka thënë */thomë/ e më pas */dhom/), ka derivuar në sllavisht në formën */dom/ . Nëse shqipja do ta kishte huazuar nga sllavishtja do ta kishte */Dom/, pra do ta kishte marrë në formën e saj origjinale. Pra fjala */dhom/ e shqipes del të jetë burimi etimologjik si i fjalës së Keltishtes po ashtu dhe i fjalës në gjuhët sllave… e njëjta gjë mund të thuhet për fjalën */Ulica/(Rrugë) të sllavishtes e cila është një derivim i fjalës */udhisa/ të shqipes në sllavisht (ku */dh/-ja – është zëvendësuar me */l / . Ju do të thoni; mund ta ketë marrë shqipja nga Sllavishtja… jo, sepse fjala */udhisë/ vjen nga fjala */udh/ e gegnishtes… që është shumë primitive si fjalë pasi është njërrokëshe… Dua t’ju jap një shembull : vazhdon të thuhet malësorëve të Tropojës së toponimia */Krasniqe/ , është një prejardhje nga bullgarishtja (sllavishtja e vjetër kishtare) */hrasto/, që do të thotë */lis/, ose nga serbishtja */Krasnik/ që do të thotë */e bukur/. Në këtë konkluzion gjuhëtarët kanë dalë pasi kanë parë ngjashmërinë fonetike. Por këtë lloj etimologjike “popullore” e shemb teoria e Semantikës së aplikuar e Roland Barthet, ose dhe “parimi derivativ” i Ferdinand de Saussure, sipas të cilit është aksioni ( folja) që etiketon objektin (emërtimin).. në rastin tonë toponimi */Krasniqe/, vjen nga tradita malësore e komunikimit në distanca të largëta , thënë ndryshe nga komunikimit me zë të lartë sipas teknikës së */Krahqafës/. Pra malësori e vinte njërën dorë tek veshi dhe tjetrën tek goja dhe ligjëronte duke përdorur hapësirat e mëdha mes malesh në distanca ku komunikimi ndryshe ishte i pamundur. Pra është togfjalëshi */Krah nike/ ( krahun dëgjoke) një metodë komunikimi në male që ka emërtuar zonën.
-Mujë Buçpapaj : Aktualisht po përgatitet fjalori i madh i gjuhës shqipe, dhe ju keni shprehur rezervat tuaja ?
-Të botohet një fjalor nuk ka asgjë të keqe. Por çfarë metodologjie është përdorur për ndërtimin e konstruktit të këtij fjalori… Piksëpari deri më sot nuk është prezantuar ndonjë manual metodik , për krijimin e konstruktit të këtij fjalori. Është kërkuar krijimi i një fjalori, pa një prezantim të kritereve shkencore që do ndiqeshin, dhe pa një diskutim parimor mes të interesuarve. Nëse unë do të isha në grupin fillestar të perceptimit të fjalorit, pikësëpari do të përpiloja metodologjinë e ndërtimit struktural të fjalorit… Do të përcaktoja flukset e origjinës etimologjike të fjalës, të cilat janë : Fjalët me origjinë onomatopeike të shqipes si */Shi/( zhurma e shiut kur bie), */uj/ nga zhurma që bën uji kur shkon lumit (uuuu), */tokë/ ( nga tokja e gurëve) , */ha/ (origjinë onomatopeike emocionale) etj… Pastaj fjalët e brumit origjinal të shqipes, fjalët e fondit nostratik, si */ie /(nënë) , */nuse/ , */buk/, */derr/, */thik/ . */bujk/ */suk/ */dhi/ – */çap/ , etj; fjalët e fondin indoevropian; fjalët e fondit të huazuar nga gjuhë të ndryshme… Bazuar në këtë lloj klasifikimi të fjalëve, ne mund të ndërtojmë një fjalor i cili do tu jepte mundësi të gjithë studiuesve të gjuhës shqipe në botë të kishin burime gjuhësore, gramatike, morfologjike , idiomatike dhe strukturale të sakta, të cilat do të çonin drejt një drejtshkrimi të saktë të gjuhës sonë. Gjith çka mund të themi është: “Le të shpresojmë të kemi një fjalor profesional”.
Pra në gjuhën shqipe kemi pesë lloje leksiku:
1- Leksikun me origjinë natyrore (leksikun onamatopeik dhe atë te gjuhë emocionale)
2- Leksikun burimor nostratik të shqipes (leksikun e krijuar nga shqipja me atë të mekanizmit të saj morfologjik dhe gramatikor).
3- Leksikun e origjinës së përbashkët indoevropiane (leksiku me burim nga gjuha fillestare indoevropiane)
4- Leksikun e shkëmbimit historik (leksik i dhënë dhe i rimarrë në një formë të re)
5- Dhe leksikun e huazuar dhe të përshtatur në sistemin gramatikor të shqipes….

-Mujë Buçpapaj: Një ndër problemet që hasen sot në shqipe, janë edhe ato të ashtuquajturat turqizma në shqip?
-Po, janë disa fjalë të marrë nga Osmanishtja. Por ka shumë abuzim nga disa orientalistë të thekur, pasi numri i fjalëve të shqipes nga gjuha turke, është dhjetëfishuar për “përfitim financiar”, dmth studimet kanë qenë të financuara nga fondacione të caktuara . Po japim disa shembuj flagrantë ; Kemi fjalën */ogjak/ (oxhak) , e cila vjen nga shqipja e zonës së Mirditës, togfjalëshi */ō gjak/ (është gjak- pra pasardhësit e një shtëpie të caktuar) . Pastaj Kemi fjalën */bajrak/ , e cila vjen po nga të folmet e Mirditës */baj rrak/ (bëj trimëri – i dal zot), kemi fjalën */xhade/, që lidhet me formën */gjad/ (Xhad) ose */gjat/, e cila ka dhënë një familje fjalësh në shqip , si */gjade/, */gjatësi/, */zgjas / */zgjatim/, */përgjatë/ etj. Kjo lloj etimologjie e modelit struktural , nxjerr në pah faktin se shqipja operon me familje fjalësh që kanë të njëjtin etimon, por me keqardhje shohim se edhe këtu kemi një keq-drejtshkrim të gjuhës shqipe, bashkëtingëllorja */Xh/ dhe */GJ/, janë dy forma koloristike të së njëjtës bashkëtingëllore… vet fjala */Gjat/, vjen nga folja */Gja/ (gjej) dhe ka dhënà në gegërisht çiftin idiomatik */gja/ (send) */Gjatsi-Gjansi/ (Gjatësi-Gjërësi), por edhe fjalë të tilla si */gja/(kafshë) , ajo që krijohet nga lëkura e kafshës, */gjamadan/, */gjakovente/, */gjarpën/, */gjaketë* */gjakovent/, etj. Nuk ka sesi togfjalëshi */ ō gjak/ (është gjak) të jetë i shqipes gege dhe fjalët e prejardhur kësaj morfologjie primitive fillestare si */Ogjak/ ose */Oxhak/(tosk), të jetë i huazuar nga turqishtja. Fjalë që janë të shqipes, por që me padrejtësi i janë akorduar turqishtes, janë fjalë të tilla si; */defter/ , */dëftoj/, (e cila gjendet edhe në gjuhën Achene-homerike) etj. fjalët */sevda/, që vjen nga togfjalëshi i shqipes */Sheh da/, (Shikon ndarë-pra të dashurën e shikon ndarë- fshetas), por edhe fjalë të tjera si */dyzen/, nga numërori */dy/, i shqipes, */sakat/ që vjen nga folja */sa ka/ (se ka- mangësi) për rrjedhojë dhe folja */sakatoj/, gjithashtu */sheqer / që është e gjuhëve indoevropiane */Sugar/ ; */papuçe/, që vjen nga togfjalëshi i shqipes * /pa puce/ (Pucë në gegnisht dhe këpucë në toskërisht, që vjen nga folja Puç ( Këmba i puçet këpucës- shqipja operon me terma logjike) , */çizme/ (që vjen nga togfjalësh */çish me/ (dibrançe; */ato që i vendos në këmbë , i vesh/) , */sapun/, nga */sapin/ (boçja e pishës nga prodhohej fija primitive për larje) në keltishtes, */hallv/ ( diçka e ngrënshme) që ka si etimon foljen */ha/; */pite/ që lidhet me fjalët */petë/ të shqipes dhe */pitz/ të italishtes; */bakllavë/; */byrek/, apo */barek/, */bak /(e pjekur në gjuhët keltike, ose */buuk/ e shqipes që lidhen me */baker/ (procesi i gatimit të gjuhëve Kelte) ; */boza/, (‘bo me zan’ – ‘bërë me nxënie’, ose me tharmim po e shqipes gege); */xhezve/, që vjen nga dialekti geg */çes me/ (i nxjerr mikut = qeras) ; */dyshek/( dy që shihen, vendi i çiftit dyshe, -), */çantë/ nga togfjalëshi */ ça ntë/ (çfarë është në të) dhe */xhep/ nga folja */gje/(gjen) – shkëmbimi */Gj-XH dhe Ç/ etj. Në gjuhësinë moderne por edhe në Albanologji , nuk bëhet etimologji vetëm me ngjashmërinë fonetike të fjalëve, por me “Koncepte Semantike” dhe “etimone fillestare” dhe Matrica gjuhësore që na i garanton sistemi logjik i gramatikës së aplikuar…. Kuptohet janë sërë fjalësh që kemi marrë nga Osmanishtja si */akinxhi, */allajbe/, */sulltan/, */pasha/, */jeniçer/ , */spahi/, */shejtan/ */shilte/, */hajvan/ …. por këto fjalë kanë shumë pak përdorim në shqip. Duhet të kemi parasysh se huazimet Arabe, Perse dhe ato Turke, janë në fakt fjalë të Koptishtes (Egjiptianes së vjetër, e cila ka një lidhje të fortë me Shqipen Gege, si fjalët */minare/ (Min a re- vendosur në re), */Xhehnem/ (Gje namën -gjej namën) , */xhenet /, (gjen etër- gjen baballarët) , */ortak/, (orën tak = takim me orën e fatit) , */cilim /nga */çi rrim/ ( gjendet që Sumerishte) , */kalldram/, nga epiteti */i kall rand/ … Shikojeni pra , çfarë gafash etimologjike dalin për shumë persona që e kanë hequr veten si gjuhëtarë. Pretendojnë se gjuha turke, një gjuhës standarte e krijuar nga Sami Bej Frashëri, (deri në vitin 1904, kur ai vdiq, me përzierje të dialekteve Selçuke, Shqipes Toske dhe asaj Galiciane të Anadollit dhe Gjuhës zyrtare Osmane , i ka dhënë shqipes fjalë ndërkohë që ajo e ka ditëlindjen më 1917 , shpallur me dekret nga Parlamenti Turk i kohës) , Gjuha shqipe ka në përbërje të saj ka fjalë të njëjta me Sumerishten, Sanskritishten dhe Hitishten, Akadishten, dhe Greqishten e vjetër… A ka pretendim më qesharak dhe më antishkencor se ky pretendimi i orientalistëve të dehur nga nështrimi . Dua të sqaroj se nuk kam asnjë problem me popullin turk… E respektoj pa masë, jan një popull shumë i mirë e mikpritës, por s’duhet të na asfiksojnë me ideologji fetare, por të na lënë të jetojmë në truallin tonë, në shenjë respekti, se u kemi dhënë pafund Turqve dije e gjene dardane, Universitet me Hoxha Tasim, Enciklopedi me Sami Frashërin, flamurin me kurorën Ilirike të Lekës së Madh dhe tekstin e Himnit të tyre , me poetin e madh pejan Mehmet Akif…. duhet të na lënë dhe ne ta shijojmë madhështinë e kulturës dhe gjuhës tonë, që të jemi vërtet popuj miq, dhe jo të na kthejnë në “hije arabeske” pa identitet me financime të errëta.

-Mujë Buçpapaj: Sot ne kemi shumë persona që pretendojnë të merren me gjuhësi, e që se kanë shpikur (sipas tyre) metoda të reja etimologjike?
-Kam vënë re se ka shumë amatorizëm në kërkimet gjuhësore, në të dyja krahët si tek ata që pretendojnë lashtësi superiore të Shqipes, (Turbologët) po ashtu dhe nga ata që pretendojnë origjinë sllave të korpusit të fjalëve të gjuhës shqipes (Breshkologët). Ndërkohë që studimet gjuhësore kanë vetëm një matës : Saktësinë dhe vërtetësinë shkencore. Nuk ka përfundime shkencore, jashtë metodologjive shkencore të kërkimit. Në kushtet aktuale të studimeve gjuhësore botërore, nevojitet një shkollim i specializuar në gjuhësi për të marrë përsipër hartimin e fjalorëve, apo të librave etimologjike… të gjitha studimet amatore me sens patriotik, kanë vlerë parashkencore, dhe mund të shërbejnë si piknisje për studime shkencore. Por edhe mund të dëmtojnë studimet gjuhësore nëse manipulojnë publikun e thjeshtë. “Një gjuhë mund të vritet edhe me etimologji të rreme joshkencore- pasi e kthen në një gjuhë qesharake- pra pseudo-etimologjia është vrastare për të ardhmen e Albanistikës, dhe ky ka qenë shkaku që më ka detyruar ti kushtoj jetën Gjuhësisë.
Unë isha i ftuar në një takim të dashamirëve të gjuhës shqipe para ca vitesh në Tirane, dhe më habiti urrejtja me të cilën pjesëmarrësit flisnin për Bopp, Leibniz, Saussure, Pedersen etj -etj, dhe u detyrova ti sqaroj se gjuhëtarët perëndimore jo vetëm që kanë qenë shumë miqësore me gjuhën shqipe dhe vjetërsinë e saj, por kanë qenë shumë më të avancuar në teza, se vetë albanologjia zyrtare e shtetit shqiptar… Nuk e kuptoja nga vinte gjithë ajo urrejtje, dhe në fund u detyrova të largohem, pasi në shkencë nuk ka “emocione dhe urrejtje”… shkenca njeh vetëm “arsyen e shëndoshë racionale….”

-Mujë Buçpapaj : Po për veprën tuaj Gjuhësore, cilat janë garancitë që ju jepni për nivelin e saj shkencore?
-Përveç shkollimit akademik që e kam në fushën e filologjisë dhe komunikimit njerëzor, shkrimet e mia janë certifikuar edhe në sitin e akademisë Amerikane të Edukacionit (EDU) por dhe nga Biblioteka Mbretërore e Belgjikës dhe një nga Universitetet më të mira të Europës, ai i Genk -ut, etj, dhe janë ribotuar dy veprat e mia në frëngjisht (rreth 700 faqe punim etimiologjik dhe semantik) nga Shtepia Botuese e Universiteteve Evropiane me qendër në Londër (2023). Por çertifikimi përfundimtar shkencor është kryer nga Biblioteka Nacionale Gjermane. Për shembull , kur unë publikoma librin tim në gjermanisht, të përkthyer nga prof.doc. Albert Gjoka dhe bashkëshortja e tij Frida Vokopola, (Gjej rastin ti falënderoj për punën e shkëlqyer që kanë bërë), Biblioteka Kombëtare Gjermane i kaloj me Kriticizëm në një komision shkencor prej 6 personalitetesh filologjike, të cilët e kontrolluan librin me imtësi, dhe pas 6 muajsh e klasifikuan atë në fondin për përdorim shkencor, pasi nuk gjetën asnjë defekt shkencor për sa i takon metodologjisë së kërkimit dhe renditjes së fakteve gjuhësore. Mos harroni se në atë libër ka mbi 20 mijë shembuj dhe analiza konkrete etimologjike dhe semantike, bazuar mbi ligjet dhe rregullat e Indo-Europianistikës. Unë e kam kryer këtë punë shkencore, jo me financime fondacionesh të pista, por me ndihmën e pakursyer të Prof. Doc . Arben Laskut, dhe bashkëshortes së tij Stomatologes së mirënjohur në Amerikë, Elonia Lasku, dhe shumë miqve të tjerë, të cilët kanë organizuar aktivitete të mirëfillta shkencore me albanologët amerikanë dhe ata evropianë, në kuadër të asosacionit të organizatave joqeveritare Shqiptaro-Amerikane.
-Mujë Buçpapaj:Zoti Nikolla, ju falënderojmë për mendimet me vlera shkencore në fushën e Albanologjisë së Aplikuar!
-Faleminderit gazetës “Nacional” dhe veçanërisht ju, si drejtues i saj për ndihmën, e pakursyer që më keni dhënë?