Intervistë me këngëtarin e njohur  të muzikës qytetare Admir Preka: Ju tregoj axhendën time muzikore për vitin 2020

Preka: “Kam traditë familjare në muzikë,  sepse  daja im Tom Nikolla ka këndue në Ansamblin Shtetëror të këngëve dhe Valleve Popullore, duke qënë këngëtari i parë verior që ka këndue për shumë vite në atë institucion, kryesisht baladat e veriut. Tom Nikolla ishte një  këngëtar shumë  i njohur dhe  ka qënë për mua  frymëzim dhe nxitje.”

 

1.Admir, tashmë jeni një këngëtar i mirënjohur i këngës qytetare, për interesin e lexuesve tanë, a mund të na thoni, qysh kur zë fill pasioni juaj për këngën?

A.Preka: Si për shumë artistë të tjerë edhe pasioni im për këngën  zë fill qysh në femijërinë time. Mbaj mend qysh në klasë të tretë dhe të katërt në  shkollën e Bujanit në Tropojë, ky mesuesit  më nxirrnin para klase për të me kendue. Këndoja në  koncertet  e klases dhe të shkollës. Me kujtohet që kam këndue kangen e Selim Arifit ‘Fluturi moj flutur” në vitet 1989-1990, kur kishin filluar të hynin kasetafonat e parë dhe kaseta me këngëtarë të njohur kosovarë përfshirë edhe Selim Arifin.

 

2.Si shumë të tjerë edhe familja juaj u shpërngul në Tiranë në fillim të viteve 1990?

-A.Preka: Në vitin 1992-1993 erdha në Tiranë bashkë me familjen time, ku vijova mësimet ne  gjimnazin Eqrem Cabej. Gjatë kësaj kohe  u perfshiva në koncertete e shkollës dhe veprimtari të ndryshme kulturore.

 

3.Në cfarë viti dolet për herë të parë  në skenë, jashte veprimtarive te shkollës?

 

A.Preka: Në vitin 1999 kam marrë pjese për herë të parë në një dasëm.   Kisha emocione të mëdha, pasi për mua ishte një përgjegjësi e madhe. Ja dola shkelqyer falë edhe orkestrës profesionale me Bujar Kurtin organist dhe Saimir Mucen klarinetë, saksofon. Këndova këngë kryesisht të veriut pasi dasmën e organizonin verioret.

 

4.Si shkoj karriera në vijim?

-A.Preka: Në vitin 2000 kam realizue këngët e para përfshirë edhe  “Katunare”,  e cila ka ba bujë shumë në atë kohë. Pas ketij viti  kam dhënë koncerte anembanë Shqipërisë me Sinan Hoxhen, Soni Malaj dhe grupin  “The dreams”, e thuajse me të gjithë këngëtarët e shquar shqiptarë. Pastaj nëpër dasma kam bashkepunua me gjithe kengërtaret shqiptar.

 

  1. Si janë maredhënjet tua me kolegët këngëtarë?

A.Preka: Maredhënjet e mia me kolëget janë gjithnjë shumë të mira.I respektoj shumë dhe ata po kështu.

 

  1. Cila është harta e koncerteve tua?

-A. Preka: Kam dhënë koncerte në Shqiëpri, Kosovë , Maqedoni dhe  Euprope.

 

  1. Si ju kanë pritur?

-A. Preka: Në diapsorë jam prit shumë mire, kudo në Europë dhe  deri në Autsralinë e largët. Nuk e harroj kurrë pritjen entuziaste qe me kane ba. Vetëm në Kanada dhe në  Kinë nuk kamë qënë.

  1. Cili është repertori yt?

-A. Preka: I këndoj të gjitha këngët qyterare, burimore të lehta, përpunuara dhe me të njëjtin pasion  të të gjitha krahinave.

 

  1. A keni një traditë në familje, apo ju jeni i pari si të thuash që këndoni?

-A.Preka: Kam traditë,  sepse  daja im Tom Nikolla ka këndue në Ansamblin Shtetëror të këngëve dhe Valleve Popullore, duke qënë këngëtari i parë verior që ka këndue për shumë vite në atë institucion, kryesisht baladat e veriut. Tom Nikolla ishte një  këngëtar i njohur.Toma ka qënë për mua një frymëzim dhe nxitje.

 

  1. Cili nga këngëtarët shqiptarë ka qënë për ty një frymëzim prej fillimit të karrierës muzikore?
  2. Preka: Nga kengëtaret që më ka frymëzuar më shumë në femijërinë dhe rininë time ka qënë, sic thashë në fillim të kësaj interviste, Selim Arifi.
  3. Cilat nga këngët tua do të veconit?

-A.Preka: kanë patur shumë suksese këngët: Halle-halle kjo dynja, Autoktoni, Katunare, Nip dhe dajë, por mjaft të tjera, si duetin  e famshëm me Lilin, një kolazh shumë  I pëlqyer edhe në youtobe.

 

  1. Cfarë projetesh keni tani së shpejti?

-A.Preka: Jam në përfudnim të një dueti tjetër me Lilin  dhe  me Arbër  Vidricën.

 

  1. Kujt ja dedikoni suksesin tuaj ?

-A. Preka: Së pari familjes time që më ka mbështetur, pastaj edhe gjithë fansave të mij besnik  të cilët i  pershendes, sepse më kanë  dashur dhe inkurajuar gjtihmonë pandërprerje. Komunikoj  cdo ditë me ta ne fb dhe instagram, gjej kohe per te folur me ta  gjtohmone, pasi  jam I lidhur me fansat e mij dhe i falendeorj shume.

 

 

14.A mendoni se këndimi live i seleksionon këngëtarë e vertetë?

-A. Preka: Muzika live vertetë i seleksionon kengetaret. Une vetë nuk kam kendue kurre me superpozim, edhe ne koncerte kur me kane thirre une kam kendue live.

 

  1. Jemi në fillim të vitit, a mund të na thoni cila është axhenda juaj per 2020-tën ?

 

-A.Preka: Jam i zënë me një axhendë artistike  të ngjeshur, në Shipëri, Kosovë, Maqedoni, por edhe në Diapsore.Kam besim tek zoti se do t’ia dal me sukses.

 

  1. Cfarë doni të shtoni tjetër?

-A. preka: Uroj që ky vit të me japë suksese të reja, të kam shendet te kem mire famijen dhe djalin tim.

 

Ju faleminderit !

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here